VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NUK KA MË MIRË SE POLITIKAT EKONOMIKE QË PRODHOJNË MË SHUMË TË DIPLOMUAR TË SUKSESSHËM

Nga BARACK OBAMA, President i SHBA


E Premte, 03.11.2011, 09:09am (GMT1)

Unë i kam bërë këtu në Massachusetts (presidenti flet për studentët e TechBoston,) një pjesë të studimeve të mia. Isha më i ri, nuk kisha asnjë flokë gri, në atë kohë nuk ka pasur dërrasa të zeza inteligjente dhe teknologjia më emocionuese ishte ajo e lapsit elektrik. Kohët kanë ndryshuar. Mos dini gjë rastësisht se çfarë janë lapsat? Ju djem dhe vajza keni përdorur lapsa? Unë i jam mirënjohës Melinda Gates dhe burrit të saj Bill, dy liderët e reformës së edukimit special. Microsoft dhe Fondacioni Gates kanë qenë në krah të TechBoston që në fillim dhe i jam mirënjohës atyre për këtë. Unë jam krenar për ato. Ne jemi tani në muajin që Shtëpia e Bardhë i ka kushtuar arsimit dhe kam kërkuar që të vij këtu që pjesa tjetër e Amerikës mund të shikojë se çfarë keni bërë. Ju jeni një model për të gjithë. Ju keni një grup mësuesish të shquar, studentët mund të mësojnë dhe të kenë sukses, pa marrë parasysh se kush dhe çfarë janë dhe si duken. Arritja e një arsimimi më të mirë të mundshëm nuk ka qenë aq e rëndësishme sa në këtë kohë dhe kjo është arsyeja se sot një punë e mirë kërkon një trajnim të mirë. Udhëtoj në të gjithë kombin, vizitoj fabrika dhe ndërmarrje. Nuk ka rëndësi se çfarë pune është, por nëse nuk keni një arsim të mirë nuk mund të ketë sukses. Gjatë dhjetë viteve të ardhshme, gati gjysma e të gjitha vendeve të reja të punës do të kërkojnë arsimim superior nga licenca e shkollës së lartë. Për fat të keq, realiteti është, se shumë studentë sot nuk janë të përgatitur sa duhet. Shumë lënë shkollën pa pasur aftësitë e nevojshme për një punë që paguan. Sot, një e katërta e studentëve në Amerikë nuk përfundojnë shkollën e mesme. Kualiteti i formimit tonë në matematikë dhe shkencë është më i ulët se ajo e vendeve të tjera. Amerika ka rënë në vendin e nëntë në renditje të vendeve sipas numrit të të diplomuarve. Ne ishim të parët, tani jemi të nëntët. Kjo nuk është e pranueshme.


Mënyra më efektive për të krijuar vende pune në Amerikë është që të ndryshojë këto statistika. Nuk ka më mirë se politikat ekonomike që prodhojnë më shumë të diplomuar me aftësitë e nevojshme që të kenë sukses, duke themeluar kompani të reja dhe duke krijuar Microsoftin e tyre. Kjo është arsyeja pse reforma arsimore është përgjegjësi e çdo amerikani të vetëm. Çdo prind, çdo mësues, çdo punëdhënës, çdo nëpunës civil dhe gjithashtu çdo student. Çfarë ne kemi nevojë janë standardet më të larta: më shumë kohë e kaluar në klasë, më shumë përqendrim në tema të tilla si matematika dhe shkenca. Ne kemi nevojë për mësues të jashtëzakonshëm të cilët duhet të jenë edhe udhëheqës fleksibël dhe të përgjigjen për rezultatet që marrin. Këtu janë të gjithë përbërësit që ju në TechBoston i keni. Studentët marrin një kompjuter sapo ata të kalojnë pragun e hyrjes. Sigurisht, kushton por është edhe një dritare drejt hapit për të mësuar. Nëse do të shpëtojmë në shekullin e njëzet, në qoftë se do të vazhdojmë ta mbajmë të gjallë "American Dream"(ëndrrën amerikane), ne duhet të rritemi së bashku për të siguruar që të gjithë fëmijët tanë të kenë të njëjtin nivel arsimi botëror që ju merrni këtu në TechBoston. Për sa kohë që unë jam president unë do të luftoj për këtë.

*Fjalimi i mbajtur nga Presidenti amerikan Obama në Akademinë e TechBoston në Boston, Massachusetts.

Përgatiti: Lavdrim Lita


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.