VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Lufta e UÇK, dëshmi e identitetit shqiptarNga Ismail KADARE

                                                                                      

E Djelë, 12.08.2024, 11:17am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

Lufta e UÇK, dëshmi e identitetit shqiptar

Nga Ismail KADARE


E Shtunë, 04.25.2009, 11:38am (GMT+1)

 

Lufta e UÇK, dëshmi e identitetit shqiptar

 

Nga Ismail KADARE

Mund të thuhet pa asnjë droje se ky libër i Uk Lushit për batalionin "Atlantik", është një ndër më të veçantit në historinë e shkrimit e të botimit shqiptar.
Është i tillë, sepse e veçantë dhe e pakrahasueshme me asnjë tjetër është saga e këtij batalioni në krejt historinë shqiptare. Në një vështrim të parë ky vlerësim mund të duket i tepruar.

 

Historia e botës është e mbushur plot me emra njësish ushtarake, të famshme e të pafamshme, ngadhënjyese e të mundura. Regjimente, brigada, divizione, legjione, armata, trupa sulmi, regjimente të blinduar, brigada internacionale, tabore të vdekjes e kështu me radhë. E po aq i mbushur me to është gadishulli ynë ballkanik, e jo më pak se gadishulli, hapësira shqiptare në Ballkan.

 

Ndër gjithë këto njësi, me emra zakonisht tingëllues e krenarë, batalioni ...(pavarësisht se fjala ngjan tepër e përdorur dhe e rëndomtë) përbën një farë thelbi, siç e tregon vetë rrënja e emërtimit të tij nga latinishtja e vonshme. Për të respektuar atë thelb, në shqip batalionin mund ta quanim "luftues" ngaqë ndjesia e parë që rrezaton fjala, është pikërisht fjala "luftë".

Në morinë e pafundme të ndeshjeve ushtarake, sado të shumta të kenë qenë ato, historia e batalionit "Atlantiku" do të jetë përherë e dallueshme. Do të jetë përherë kështu, sepse ky batalion u krijua, pra lindi dhe njëmendësoi arsyen e të qenit të tij, luftën për çlirimin e Kosovës më 1999, për t'u shpërndarë pastaj menjëherë kur misioni "u kry".

Batalioni u tret, njerëzit u shpërndanë, shkuan andej nga ku kishin ardhur, drejt shtëpisë, familjes, lumturisë ose vetmisë së tyre, në të katër anët e globit, kryesisht në SHBA. Por historia e batalionit "Atlantiku", ajo e madhja, e dyta, ajo që s'njeh shpërndarje dhe tretje, historia shpirtërore e tij, ka nisur pikërisht pas misionit të kryer të tij. Ajo bën pjesë tashmë në mozaikun emblematik të kombit shqiptar.

Ndjenja e solidaritetit njerëzor është e njohur në botë. Ajo e përgjigjes kur tjetri të thërret ngaqë ndodhet në rrezik, gjithashtu. E aq më tepër kur ndihmën ta kërkon kombi yt, të cilit po i merret fryma.
Rendja drejt atdheut që kërkon ndihmë ka qenë një ëndërrim i vjetër shqiptar. Ky ëndërrim bën pjesë në bazat e kulturës dhe moralitetit europian e botëror.

Shumica e njerëzve janë të pajisur me këtë ndjesi të fisme, por shansi për ta përjetuar në mënyrë të rrokshme atë, qëllon tepër rrallë. Ndër këngët e krijuara gjatë kohës së Rilindjes shqiptare, në prag të shkëputjes nga perandoria osmane, refreni i njërës këngë, "Eja, mblidhuni këtu, këtu!" ka qenë, ndoshta, më tronditësi. Shumë herë shqiptarët kanë dashur të mblidhen, të rendin atje ku duhet rendur, për motive të mëdha, e jo veç për shkaqe vetjake, por, siç u tha mê lart, dëshira ka mbetur dëshirë.

 

Në fillim të shekullit të shkuar, kur Shqipëria shpalli pavarësinë, rrethanat, e kryesisht fillimet e luftës botërore, nuk e bënë të mundshme rendjen për të penguar copëtimin e vendit. Më 1939, në prag të pushtimit italian, ishin rrethana të ngjashme. Më 1944, kushtet ishin krejtësisht më të ndërlikuara, e po ashtu më pas, gjatë kohës së dy diktaturave komuniste, në Shqipëri e në Kosovë. Fati e kishte ruajtur provën e ëndërruar për vitin e fundit të shekullit XX.

Historia e mbledhjes së shqiptarëve të Amerikës, në pranverë të vitit 1999, në batalionin "Atlantiku", për t'i ardhur në ndihmë Kosovës, përbën lëndën mallëngjyese të këtij libri. Uk Lushi ka dhënë tablonë e plotë të ngjarjes: trazimin e shqiptarëve për atë çka ndodhte "atje", në Kosovën e largët, që s'ishte aspak e largët, padurimin për t'u mbledhur, shqetësimin e natyrshëm të familjeve dhe të dashurve, vështirësitë e organizimit, të gjetjes së avionëve për t'u nisur, mbërritjen në aeroportin e Tiranës, ku një pjesë s'kishin qenë kurrë, stërvitja ushtarake në breg të Adriatikut, pastaj në zonat malore, kryer prej oficerëve shqiptarë, holandezë, gjermanë, izraelitë, francezë e norvegjezë, së fundi, nisja në luftë.

Ishte më shumë se prekëse të përfytyroje këta djem e vajza të reja, që braktisën jetën paqësore, që linin metropolet amerikane, për të luftuar për idenë më fisnike të njerëzimit, atë të lirisë. Ishte tronditëse hyrja e tyre në Kosovë, ndeshjet e para me ushtrinë serbe, vështirësitë, plagosjet e para, gjer te vrasja barbare prej serbëve e tre vëllezërve Ylli, Agron, dhe Mehmet Bytyçi, që përshkruhet hollësisht në pjesën e shtatë të librit.

Gjithçka në këtë libër është përshkruar prej autorit pjesëmarrës në luftë, me realizëm e jo me ngjyrë rozë. Nuk mungojnë ngjyrat e mërzisë kur punët shkonin jo siç ishin parashikuar. Me vërtetësi janë dhënë çastet e vështira, sidomos pamjet dëshpëruese të Kosovës së martirizuar prej serbëve, si hakmarrje për bombardimin e NATO-s, së fundi, trishtimi i çmobilizimit dhe i kthimit në atdheun amerikan, kthim jo fort i lehtë për disa. Por po aq realist është dhënë motivi i madh i idealit, kurajon që iu jepte qielli, një zonë armiqësore zakonisht në një luftë, por që, në rastin e Kosovës ishte e afërt për shqiptarët, ngaqë në të sundonin avionët e NATO-s. Tingëllojnë më shumë se prekëse fjalët e kryekomandantit të NATO-s, gjeneralit Clark, thënë autorit të librit, se në zonat ku luftonte batalioni "Atlantik" dërgonte gjithmonë pilotët më të mirë, ngaqë aty shqiptaro-amerikanët luftonin bashkërisht.

Sot pas gati dhjetë vitesh pas çlirimit të Kosovës, libri për batalionin "Atlantiku" është po aq i nevojshëm, e ndoshta më tepër, se në kohën kur u shkrua. Ai iu bën sfidë gjithfarë teorive rimohuese, që rreken t'i shpallin si të tejkaluara idetë e mëdha të lirisë, të të drejtave njerëzore, të solidaritetit e të luajalitetit natyror të njeriut ndaj kombit e atdheut të vet. Ky libër ku përshkruhet se si kurajo shqiptare, europiane e amerikane funksionojnë natyrshëm në një aksion të përbashkët, është një nga dëshmitë e identitetit shqiptar. Ky identitet nuk është gjysmak, siç këmbëngulin disa, pra pjellë e një sundimi të gjatë, me fjalë të tjera, identitet i robërisë. Asnjë popull që e do lirinë nuk mund të lejojë gjymtimin e identitetit të vet si pasojë e një sundimi. Tharmi i lirisë është një thelb i pandryshueshëm për të gjithë popujt. Tretja, asgjësimi i këtij tharmi paralajmëron rënien e kombit.


Libri për batalionin "Atlantiku"

Shkrimi i shkrimtarit Ismail Kadare është marrë nga parathënia e librit "Shqiptaro-Amerikanët e UÇK-së (kronikë e batalionit "Atlantiku") me autor Uk Lushin. Libri është botuar nga shtëpia botuese "ORA", me rastin e dhjetëvjetorit të çlirimit të Kosovës dhe është promovuar dje në prani të autorit dhe të shumë protagonistëve të kësaj historie madhështore shqiptaro-amerikane. Libri është i shoqëruar me parathënie nga shkrimtari Ismail Kadare dhe ambasadori amerikan William Walker

Ismail KADARE


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Rreth vizitës në Kosovë të Tadiçit Nga Elida Buçpapaj (04.20.2009)
10 VJET PA KATANËN   Nga Elida Buçpapaj (04.11.2009)
Hetim ndërtimeve të tranzicionit (04.09.2009)
Editorial Prej sot flamuri shqiptar iu prin flamujve të NATOs (04.07.2009)
E PAPËRSËRITËSHMJA VAÇE ZELA - NGA ELIDA BUÇPAPAJ Nga Elida Buçpapaj (04.07.2009)
Hyrja e Shqiperise dhe Kroacise ne NATO nen jehonen e kthimit te bujshem te Frances ne Aleance Nga Elida Bucpapaj dhe Skender Bucpapaj (04.03.2009)
ME HYRJEN NE NATO, PER SHQIPERINE PERFUNDOI DEFINITIVISHT LUFTA E FTOHTE  Nga Elida BUÇPAPAJ (04.03.2009)
Strasburgu mikpret Shqiperine anetare te NATO-SNga Elida Bucpapaj, Skender Bucpapaj (04.02.2009)
Teknologjia e propagandës      Nga Skënder BUÇPAPAJ (03.30.2009)
Editorial: 24 marsi 1999 është një datë e pazëvendësueshme në historinë e njerëzimit (03.23.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2024  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]