VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
URIMET MIRËSEARDHËN Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Shtunë, 04.30.2011, 11:22am (GMT1) Më se tri javë pas zgjedhjes së zonjës Atifete Jahjaga në detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës, koha e mjaftueshme e pritjes së ardhjes së urimeve nga homologët dhe zyrtarët e tjerë të lartë miq, aleatë e partnerë ndërkombëtarë tashmë është shterruar. Një numër i mirë i kryetarëve të shteteve, presidentë e mbretër, të vendeve perëndimore dhe ndërkombëtare ia kanë dorëzuar në mënyrë zyrtare, nëpërmjet ambasadorëve të akredituar në Prishtinë, urimet, bashkë me to ftesat e para zyrtare për vizita shtetërore presidentes së re. Spikati Amerika, edhe si vendi më mik dhe aleat i Kosovës, me urimet aq të ngrohta e të përzemërta të Sekretares së Shtetit Hillari Klinton, sidomos me urimet e Presidentit Barak Obama, ku theksohej miqësia e fuqishme midis Kosovës dhe Amerikës. Figura të tilla si Kryetari i Shtetit (presidenti, mbreti etj.), Kryeministri, ministri i Jashtëm janë drejtpërdrejt identifikuese me figurën e një shteti përkatës, drejtpërdrejt kapital moral i një vendi, i pozitës së tij në marrëdhëniet ndërkombëtare. Prandaj tregohet kujdes i madh e i veçantë në zgjedhjet dhe emërimet në këto poste. Prandaj, në rrafshin diplomatik, urimet ndaj Kryetarit të Shtetit, Kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm bëhen në mënyrë publike, me një zyrtarizëm protokollar të posaçëm. Kjo është praktikë edhe ndërmjet vendeve të fuqishme. Tonet e urimeve, fjalori dhe termat, radha kohore gjejnë interpretim të menjëhershëm për shkallën e marrëdhënieve aktuale e të pritshme mes palëve. Ardhjen e urimeve Kosova e ka pritur shumë dhe e vlerëson shumë. Urimet që erdhën në këto tri javë të prillit, në rrethana të tjera, si ato të muajve paraprirës nuk do të kishin ardhur kurrë. Kosova është, mbi të gjitha, një investim perëndimor. Shpërblimi i vetëm që kërkojnë prej saj investuesit janë shtetndërtimi, shtetkonsolidimi, zhvillimi dhe përparimi i demokracisë. Ngecjet, shmangiet, zbrapsjet në këtë drejtim do të ishin investime të çuara dëm. Kosova i korrigjoi hapat, natyrisht, me rolin e miqve dhe aleatëve, madje edhe befasoi duke zgjedhur në krye të shtetit një zonjë. Është e vetmja kryetare shteti në rajon, ndër të vetmet në Evropë. Dalja e një figure femërore në krye të shtetit në mos për shkallën e vërtetë të emancipimit të shoqërisë së Kosovës, së paku dëshmon potencialin e madh të emacipimit të mëtejshëm dhe të vrullshëm të kësaj shoqërie kaq vitale. Për njohësit e realitetit historik dhe aktual të Kosovës, në të vërtetë, kjo dukuri nuk përbën ndonjë befasi kushedi. Roli i femrës shqiptare të Kosovës përkrah burrave është i njohur në të gjitha etapat historike. Me këtë shpjegohet edhe përfshirja e saj e menjëhershme në forcat e armatosura të Kosovës. Zgjedhja e Atifetes e shpëtoi Kosovën nga zgripi marramendës i një krize politike. Kjo zgjedhje merr rëndësi edhe ngaqë kriza politike ishte, para së gjithash, krizë figurash. Të gjitha figurat e shumta të lakuara në opinion apo jashtë tij me muaj të tërë ishin sekush më e diskutueshme. Ardhja e saj nga radhët e forcave të armatosura i tregoi Kosovës se ku ia vlen më së miri të kërkohen figurat përfaqësuese, pra sa më larg ndotjes politike, sa më larg prej ndotjeve prej së kaluarës. Ishte edhe një mësim i madh për politikën, nëse ajo dëshiron vërtetë të shkëputet nga pjesa e saj që ka mbetur në të shkuarën. Atifetja u zgjodh më 7 prill Presidente e Republikës së Kosovës. Trembëdhjetë ditë më vonë i mbushte 36 vjet. Është ndër femrat e brezit të saj me formim më të plotë kulturor në kushtet e Kosovës. I ka kaluar përvojat dhe shkallët e karrierës deri në kreun e Shërbimit Policor të Kosovës dhe të gradës ushtarake. Në intervistën e gjerë që jepte tek Zëri i Amerikës, zonja Presidente shpallte edhe synimin e saj për të garuar sërish, nëse do të ketë rezultatet e duhura në detyrë, sapo të jenë kryer reformat kushtetuese të parashikuara, për postin e kreut të shtetit të Kosovës. Zonja Jahjaga ishte kandidate konsensuale e Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës Kosova e Re, me mbështetjen edhe të Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara Christopher Dell, në kuadrin e marrëveshjes së këtyre pative për zgjidhjen e krizës politike. Do të ishte diçka e pritshme që këto forca politike ta përkrahin kandidimin e saj edhe për garën e ardhshme zgjedhore, ku pritet që presidenti të zgjidhet nëpërmjet votës popullore. "Populli është si anija, secili duhet të jetë i përgatitur për ta marrë timonin," thoshte dikur dramaturgu norvegjian Henrik Ibsen. Atifete Jahjagës, ashtu si edhe e shprehu në fjalën e saj në Kuvendin e Kosovës, menjëherë pas betimit si Presidente, asnjëherë nuk i kishte shkuar ndërmend që të hynte në politikë apo që të zgjidhej në detyrën më të lartë shtetërore. Ky moment vetëm sa na e kujton ne se, në fakt, një ndër ndryshimet më të mëdha të qeverisjeve demokratike ndaj qeverisjeve të tjera, është se ato kanë përparësi kryesore ta mësojnë qytetarin të marrë pjesë drejtpërdrejt në qeverisjen e vendit të vet. Politikani, biznesmeni, intelektuali, para se të jenë të tillë janë thjesht qytetarë. Edhe qytetari i parë i një vendi ishte thjesht qytetar i vendit të tij. Ky është një vizion pa të cilin politika e Kosovës, politika shqiptare në përgjithësi, nuk mund të kenë të ardhme, mund të kenë vetëm kriza. Në këtë kontekst, Albert Ajnshtajn do të thoshte: "Përpiqu më shumë të jesh njeri më vlera sesa njeri i suksesit." Suksesi i bazuar në vlerat është sukses i pashmangshëm dhe i padiskutueshëm. Suksesi i bazuar në vlera të diskutueshme ose në jovlera është sukses i pabazë ose sukses i rastësishëm. Njerëzit me vlera e tregojnë veten edhe sa herë që i ndërrojnë fushat e tyre të veprimtarisë, duke kaluar nga jeta ushtarake, në jetën politike apo intelektuale në mënyrë sa të natyrshme aq edhe ngjitëse, duke vendosur paralele të mrekullueshme mes karrierave jetësore dhe atyre zyrtare. MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJINga SKËNDER BUÇPAPAJ REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI Romani "Imazh" i Zef Mulajt Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN?
21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ
KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT 21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS
BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND
ROJA TË SOVRANITETIT Zotër shtëpie Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË KOLLITJET E STALINIT... ...nesër në "tri komunat heroike" Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT TË DUAN, PA TË QORTOJNË (Letër e mbyllur partive) Nga SKËNDER BUÇPAPAJ UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË" EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA? POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK
Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT
PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT
SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT
VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ HAMENDJET PARAZGJEDHORE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?
MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË
E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË
PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN... KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR
MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?
NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME
MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS SKËNDER BUÇPAPAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |