VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Editorial: Shqipëria do t'i ndihmojë çiltërsisht fqinjët për anëtarësim sa më të shpejtë në NATO

                                                                                      

E Hënë, 12.09.2024, 06:02am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Editorial: Shqipëria do t'i ndihmojë çiltërsisht fqinjët për anëtarësim sa më të shpejtë në NATO
E Shtunë, 05.09.2009, 07:41am (GMT+1)

Voal-online Filozofia e njohur mijëravjeçare e shqiptarit se të mirën që e ke tek fqinji do ta kesh shumë shpejt në shtëpi, të keqen që e ke tek fqinji do ta kesh po ashtu, shumë shpejt në shtëpi, ka qenë dhe mbetet përcaktuese në përkushtimin e kombit tonë për të pasur marrëdhënie sa më të mira me fqinjët. Ndaj nuk është e rastit që Tirana, në praninë këtyre ditëve të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jap De Hup Shefer, premtoi rol të fuqishëm për proces sa më të shpejtë anëtarësimi në këtë aleancë edhe të vendeve të tjera fqinje dhe të rajonit, si Maqedonisë, Kosovës, Malit të Zi, Bosnjës dhe Serbisë. Pranimi i Shqipërisë në NATO më herët se disa vende të tjera të të ashtuquajturit Ballkani Perëndimor, veç të tjerash, ishte një domosdoshmëri historike. Dhe e vërteton frutshmërinë e vizionit të Amerikës për të sotmen dhe të ardhmen e Evropës Juglindore në kuadrin e integrimeve rajonale, të kontinentit dhe atyre globale. Sepse është absolutisht e sigurtë që Shqipëria, në mënyrën më të çiltër, do t'i ndihmojë vendet e sapopërmendura për t'u integruar edhe ato, pa humbur kohë, në Aleancën e Atllantikut Verior. Ky rol i Shqipërisë dhe kombit shqiptar, të një mendësie tejet të emancipuar evropiane e perëndimore, në këtë kohë kaq vendimtare do të ketë ndikim të posaçëm në përhapjen dhe përparimin e kësaj mendësie në gjithë rajonin e Evropës Juglindore. Të jemi realisht të vetëdijshëm, miqtë tanë perëndimorë të jenë realisht të vetëdijshëm për vitalitetin, shpirtin krijues dhe konstruktiv që e karakterizon, si në të gjitha kohërat, kombin tonë. Tirana edhe këto ditë dëshmoi fare qartë se Perëndimi mund të mbështetet tek Shqipëria dhe tek shqiptarët për të pasur procese sa më pozitive në rajonin me histori tejet të veçantë marrëdhëniesh. Këtë besueshmëri pritet ta kenë edhe të gjithë fqinjët tanë, të cilët kanë pasur gjithmonë dhe do të kenë gjithmonë fqinj konstruktivë tek kombi ynë dhe tek Shqipëria. Dhe këtë fqinjët e kombit tona ta dëshmojnë me mendësi të re, me sjellje të reja dhe me krijim përvojash perëndimore në marrëdhëniet e reja me kombin tonë. Kjo është për të mirën e përbashkët dhe e mira e përbashkët është në favor të secilit prej kombeve në këtë pjesë të gadishullit, të kontinentit dhe të botës.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Editorial: Veprimi ndaj Agim Çekut e denoncon Serbinë (05.08.2009)
"Denoncimi" i Aleancës së NATO-s Nga Arbër Ahmetaj (05.06.2009)
Editorial: Politika duhet të jetë më e bashkuar se kurrë (05.03.2009)
Shqiptarët do të votojnë horizontet, jo muret (05.01.2009)
Lufta e UÇK, dëshmi e identitetit shqiptarNga Ismail KADARE (04.25.2009)
Rreth vizitës në Kosovë të Tadiçit Nga Elida Buçpapaj (04.20.2009)
10 VJET PA KATANËN   Nga Elida Buçpapaj (04.11.2009)
Hetim ndërtimeve të tranzicionit (04.09.2009)
Editorial Prej sot flamuri shqiptar iu prin flamujve të NATOs (04.07.2009)
E PAPËRSËRITËSHMJA VAÇE ZELA - NGA ELIDA BUÇPAPAJ Nga Elida Buçpapaj (04.07.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2024  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]