| VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
|
Ditëlindja e Evropës së Bashkuar është më 9 maj 1950 E Shtunë, 05.09.2009, 10:49am (GMT1) Voal-online - Data 9 maj 1950 njihet si ditëlindja e Evropës së Bashkuar. Kështu është vendosur në takimin e kryetarëve të shteteve dhe të qeverive evropiane në Milano më 1985. Në këtë takim 9 maji u shpall Dita e Evropës. Pse pikërisht kjo datë? Zanafillën e kësaj përgjigjeje e gjejmë në periudhën menjëherë pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore. Ishin vitet kur fillonte Lufta e Ftohtë në një botë të raskapitur tashmë nga dy luftëra shkatërrimtare, në një botë të ndarë në dy blloqe ideologjikisht të kundërta dhe me rrezikun e rrëshqitjes në një tjetër konflikt planetar. Pikërisht në këtë moment ministri i Jashtëm francez Robert Schuman paraqet propozimin për të krijuar një Europë të organizuar. Propozimi, i njohur si "deklarata Schuman", është pranuar si hapi i parë drejt integrimit evropian. Evropa e Bashkuar, pra, lindi në frymën e kërkimit të paqes dhe të bashkëjetesës së qetë midis shteteve. Pra, lind me optikën e mbajtjes së marrëdhënieve të bashkëpunimit e të integrimit midis forcave që e përbëjnë. Rreshtat e parë të deklaratës japin idenë e qëllimeve ambicioze të saj. www.voal-online.ch
|
||||
| Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. | ||||