| VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
|
Dobitë nga anëtarësimi në Interpol E Shtunë, 05.09.2009, 05:11pm (GMT1) Evropa e Lirë - Qeveria e Kosovës thotë se ende nuk është koha për të aplikuar për anëtarësim në Interpol. Por, vlerësohet se anëtarësimi heq frikën e ndalimit të kosovarëve në bazë të fletarrestimeve të Interpolit serb. Po qe se Kosova do të ishte pjesë e Interpolit, mundësitë që figurat politike kosovare të arrestohen në bazë të fletarrestimeve të Serbisë, s'do të ekzistonin pothuajse fare. Kështu të paktën mendon ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti, i cili tashmë ka kërkuar edhe zyrtarisht nga Interpoli që t'i shpërfillë kërkesat serbe, që kanë të bëjnë me arrestimin dhe ekstradimin e disa zyrtarëve kosovarë. "Më 6 maj, në mëngjes, autoritetet kolumbiane më njoftuan se Serbia ka bërë kërkesë fillimisht te Qeveria kolumbiane, por edhe te Interpoli, që të më ndalojë dhe ekstradojë kinse në Serbi. Autoritetet kolumbiane më kanë thënë se kërkesa e Serbisë nuk iu bën përshtypje aspak dhe se unë mund të vazhdoj me agjendën time ashtu siç e kam pasur". "Kjo do të rregullohet. Unë mendoj se vetë fakti që Serbia nuk po mund t'i realizojë këto pretendime dhe për faktin se Kosova tërthorazi ka bashkëpunim me Interpolin, pengesat e tilla do të jenë të përkohshme", u shpreh ministri Pajaziti. Aktualisht është UNMIK-u ai që shkëmben informacione me Interpolin në emër të Kosovës. Ndërkohë, Qeveria njofton se Kosova po përgatit infrastrukturën e brendshme dhe po lobon për të siguruar votat e nevojshme për anëtarësim në Interpol dhe Europol. Por, deri në këtë anëtarësim, analistët thonë se institucionet duhet të jenë më këmbëngulëse në mbrojtjen e qytetarëve kosovarë jashtë shtetit. Rritja e bashkëpunimit me Interpolin, por edhe me shtete veç e veç, thuhet se do t'i evitonte incidentet si ky i fundit me Agim Çekun në Kolumbi. www.voal-online.ch
|
||||
| Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. | ||||