VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Fondi Monetar, politikat e tij dhe thirrjet për reformim

                                                                                      

E Djelë, 12.08.2024, 09:55am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Fondi Monetar, politikat e tij dhe thirrjet për reformim
E Djelë, 05.10.2009, 10:04am (GMT+1)

Zëri i Amerikës - Fondi Monetar Ndërkombëtar i ofroi zyrtarisht Kosovës anëtarësimin. Pranimi i Kosovës i jep asaj drejtën për të marrë kredi prej miliona dollarësh të mbështetura nga ky institucion financiar. Kuota fillestare e propozuar nga Bordi për Kosovën është rreth 88.6 milion dollarë. Por si funksionon Fondi Monetar dhe si merren vendimet në këtë institucion?

Pak javë më parë drejtuesit e vendeve më të industrializuara të botës, grupi i 20-shes, premtoi një trilion dollarë në mbështetje të vendeve në zhvillim, të goditura nga rënia më e madhe ekonomike në më shumë se 50 vjet.

Por ekspertët e financave thonë se, që Fondi Monetar Ndërkombëtar t'ia dalë me sukses, udhëheqja e tij e dominuar nga vendet perëndimore dhe Japonia duhet të përfshijë edhe vende të varfëra dhe ekonomitë në rritje si Kina, India dhe Brazili.

Fondi Monetar dhe Banka Botërore u krijuan nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre për të financuar dhe drejtuar zhvillimin ekonomik pas Luftës së Dytë Botërore.

Zakonisht, shefi i FMN-së është evropian, ndërsa kreu i Bankës Botërore, amerikan. Reformatorët kërkojnë që këto poste të plotësohen me kandidatët të aftë, pavarësisht rajoneve nga vijnë.

Gjithashtu Bordi i Guvernatorëve të 185 vendeve anëtare të FNM-së peshon më shumë nga Perëndimi. Shumica e vendimeve duhet të mbështeten nga më shumë se 85 përqind e votave të bordit.

Anëtarëve të saj u caktohet një përqindje e ndryshme votash. Shtetet e Bashkuara kanë 17 përqind të votave, që i jep atyre fuqinë e vetos, duke mos lejuar vende të tjera të arrijnë 85 përqindëshin e nevojshëm për të miratuar ndryshime të rëndësishme të politikave. 25 vende të Bashkimit Evropian kanë 32 përqind të votave. Votat e kombinuara të Kinës, Indisë, Brazilit dhe Meksikës janë pak më shumë se 10 përqind. Afrika nën-Sahariane ka pak më tepër se 4 përqind.

Dy studiues të Qendrës për Zhvillim Global në Uashington kërkojnë që kjo strukturë të ndryshojë.

Vijaxha Ramaçandran dhe bashkëautori i studimit Enrique Rueda Sabater thonë se pesha e anëtarëve të bordit bazohet në një kombinim faktorësh, përfshi influencën ekonomike dhe gjeo-politike.

Disa nga vendet më të populluara të botës, përfshi Pakistanin, dhe ekonomitë më të rëndësishme si Kina dhe India nuk përfaqësohen sa duhet.

Zonja Ramaçandran thotë se propozimi i saj kërkon një rishpërndarje votash duke u dhënë më shumë peshë   vendeve që kanë ose dy përqind të popullësisë së botës ose dy përqind të prodhimit të përgjithshëm global. Struktura e re do të ndryshonte balancën e pushtetit në favor të atyre që kanë popullatë apo ekonomi të mëdha. Plani thotë ajo,  balancon përfaqësimin dhe efektivitetin në një mënyrë transparente.

"Ndërsa burimet janë një prej elementëve të reformës, rrallë herë meret parasysh faktorin i popullatës: ku jetojnë pjesa më e madhe e njerëzve? Sipas planit të propozuar, janë vende si Pakistani, Bangladeshi dhe Nigeria, secila me nga dy përqind të popullsisë së botës që hyjnë në ekuacion. Megjithatë ekonomitë e vogla dhe të mesme nuk hyjnë aty."

Sipas planit, vendet që nuk e përmbushin dy përqindshin do të organizohen në blloqe rajonale dhe do të përfaqësohen në bord nga një drejtues i zgjedhur nga vendet anëtare.
Drejtimi mund të kalojë me rotacion.
Të tjerë kanë ide të tjera.

Koordinatori i zhvillimit financiar për ActionAid International në Nairobi, Soren Ambrose favorizon një sistem sipas të cilit vendimet e rëndësishme do të miratoheshin nga shumica e vendeve anëtare. Ky do të përdorej si shtojcë e sistemit që përdoret sot.

Zoti Ambrose thotë se sipas këtij plani, vendet e pasura që përbëjnë pakicën nuk mund të anashkalojnë vendet e varfëra që përbëjnë shumicën.

"Që të ndodhin ndryshime madhore apo vendime të rëndësishme, duhet të kërkohet një votim i dytë që do të bazohej në parimin e shumicës. Do të ishte si në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, pra do të duhet që shumica e vendeve të FMN-së të mbështesin propozimin për t'u miratuar, përveç strukturës së tanishme të votimit."
 
Thirrjet për ndyshime i janë drejtuar edhe Bankës Botërore. Një zgjidhje mbështetur nga një OJQ, Bretton Woods Project bën thirrje për një sistem barazie mes vendeve anëtare, ku huadhënësit dhe huamarrësit do të kishin një numër të barabartë votash në bordin ekzekutiv të bankës.

Zonja Ramaçandran e Qendrës për Zhvillimin Global thotë se propozimet nuk gëzojnë mbështetje universale. Disa janë të shqetësuar se reformat mund të minojnë marrëdhëniet e mira të bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës që thuhet se janë kritike për zhvillimin.

Nga ana tjetër, aktivistët janë të shqetësuar se pa një përfaqësim të mirë, fuqitë e ekonomive me zhvillim të shpejtë si Kina dhe India nuk ka të ngjarë të bashkëpunojnë në çështje si ngrohja globale apo të mbështesin përpjekjet e FMN-së dhe Bankës Botërore për të mbrojtur vendet e varfëra nga recesioni global.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Dobitë nga anëtarësimi në Interpol (05.09.2009)
Ditëlindja e Evropës së Bashkuar është më 9 maj 1950 (05.09.2009)
Editorial: Shqipëria do t'i ndihmojë çiltërsisht fqinjët për anëtarësim sa më të shpejtë në NATO (05.09.2009)
Editorial: Veprimi ndaj Agim Çekut e denoncon Serbinë (05.08.2009)
"Denoncimi" i Aleancës së NATO-s Nga Arbër Ahmetaj (05.06.2009)
Editorial: Politika duhet të jetë më e bashkuar se kurrë (05.03.2009)
Shqiptarët do të votojnë horizontet, jo muret (05.01.2009)
Lufta e UÇK, dëshmi e identitetit shqiptarNga Ismail KADARE (04.25.2009)
Rreth vizitës në Kosovë të Tadiçit Nga Elida Buçpapaj (04.20.2009)
10 VJET PA KATANËN   Nga Elida Buçpapaj (04.11.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2024  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]