VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Zgjedhjet e zhvilluara mirë do t'i tregojnë Europës dhe SHBA-ve se Shqipëria po vazhdon të ecë në rrugë të mbarë dhe se demokracia juaj është e fortëNga Eliot ENGEL

                                                                                      

E Hënë, 12.09.2024, 04:18am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

Zgjedhjet e zhvilluara mirë do t'i tregojnë Europës dhe SHBA-ve se Shqipëria po vazhdon të ecë në rrugë të mbarë dhe se demokracia juaj është e fortë

Nga Eliot ENGEL


E Martë, 05.12.2009, 07:37am (GMT+1)

Zgjedhje të zhvilluara mirë do t'i tregojnë Europës dhe Shteteve të Bashkuara se Shqipëria po vazhdon në rrugën e mbarë dhe se demokraica juaj është e fortë.

Z. kryeministër, jemi parë shumë herë gjatë këtij viti në Tiranë (Washington dhe New York) dhe kemi qenë së bashku (kemi darkuar) në shumë raste. E kam vizituar vendin tuaj shumë herë gjatë këtyre 20 viteve të mia në Dhomën e Përfaqësuesve, por kjo është hera e parë që kam privilegjin që t'i drejtohem Parlamentit shqiptar. Por, për shkak të hapave të mëdhenj që ka ndërmarrë vendi juaj, ky moment merr një kuptim të veçantë për mua.

Kurrë nuk do të harroj herën e parë që vizitova Shqipërinë. Miqtë e mi shqiptaro-amerikanë, shumica e të cilëve janë me mua sot, më kishin treguar se natyra e mbyllur e regjimit të Enver Hoxhës kurrë nuk ia doli mbanë të mbyllte mendjen e popullit shqiptar, i cili nuk e mbylli kurrë derën që më mirëpriti mua dhe gjithë amerikanët qysh në fillim. Gjithmonë do ta kujtoj shëtitjen time të parë në Sheshin "Skënderbej" më 1993, kur qindra shqiptarë më takonin, të emocionuar nga përjetimi i demokracisë për herë të parë.

 

Që nga ajo ditë, Shqipëria ka vazhduar të provojë se flaka e lirisë nuk mund të shuhet kurrë. I konsideroja njerëzit që takoja në Shqipëri si George Washington-ët dhe Thomas Jefferson-ët e vendit tuaj. Në vizitat e mia të mëparshme, ajo që vura re menjëherë ishte thellësia e ndjenjave dashamirëse që shqiptarët kanë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nuk ka asnjë ditë që të mos u kujtoj kolegëve të mi të Dhomës së

 

Përfaqësuesve, vendin më pro-amerikan në Europë dhe ndoshta në të gjithë planetin. Mbështetja që ju i keni treguar Shteteve të Bashkuara, edhe gjatë kësaj dekade të vështirë, kur vendi im përjetoi sulmet terroriste të 11 shtatorit dhe luftërat në Lindjen e Mesme, ka qenë mjaft inkurajuese. Të kishim vendin tuaj në krah, gjatë gjithë kësaj kohe të vështirë, ka qenë jetike dhe nuk do të harrohet kurrë!

Por edhe përsa i përket sukseseve të saj, Shqipëria nuk ka ngelur më pas. Ajo kurrë nuk rreshti së ecuri përpara, përkrah pjesës tjetër të Europës. Është e vërtetë, progresi që ju keni arritur është me të vërtetë mbresëlënës.

 

Kur erdha për herë të parë në këtë tokë të madhërishme, por të shtypur, në fillimin e viteve '90-të, rrugës e Tiranës ishin relativisht të zbrazura. Madje, mund të shikoje ndonjë karrocë të shtyrë nga kuaj, ndërsa unë ecja në këmbë ose me makinë, përgjatë këtij bulevardi ku ne jemi sot. Kuajt më tërhoqën bagazhin në aeroportin me pistën me blloqe dhe aspak të lëmuar. Dhe kudo që unë shkoja, mund të shikoja bunkerët prej betoni, me të cilat ish-diktatori mendonte të mbronte Shqipërinë nga pushtimi.

 

Tashmë, ndryshimet janë kudo të dukshme. Tirana është një qytet në lëvizje, plot gjallëri. Kudo që hedh sytë, shikoj ndërtime të reja dhe zhvillim të shoqërisë moderne, që po i bashkëngjitet shpejt ekonomisë së zhvilluar europiane. Me të vërtetë, arritjet e popullit shqiptar, i kanë lënë pas vitet e errëta të shekullit XX!

Pikërisht një ditë më parë, pata kënaqësinë të vëzhgoja nga afër punimet e autostradës së re Durrës-Kukës. Besoj se kjo rrugë do të sjellë edhe më pranë rajonin, duke e bërë edhe Shqipërinë ekonomikisht, një lider në Ballkan.

 

Arritjet tuaja janë të shumta dhe keni kaq shumë gjëra për të qenë krenar. Në vitet '90, kur Shqipëria sa po dilte nga periudha e izolimit, askush nuk mund ta mendonte se udhëheqja e vendit, që dikur kishte frikë nga SHBA dhe NATO, do të ngazëllehej me qytetarët shqiptarë kur vendi do të bëhej anëtari më i ri i organizatës. E përsëri, unë kisha besim tek Shqipëria dhe e dija ardhmërinë e ndritur të saj.

Në qershor 2003, 10 vjet pas vizitës sime të parë, unë u bëra promotor i një rezolute në Dhomën e

 

Përfaqësuesve në përkrahje të Kartës së Adriatikut me SHBA. Ky dokument i rëndësishëm ndihmoi në hapat e parë të Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë për t'iu bashkuar NATO-s. Rezoluta kaloi me unanimitet më vonë, atë vit.

 

Megjithatë, tetorin e kaluar, vetëm pesë vjet pas kalimit të rezolutës sime, edhe unë vetë u çudita kur u gjenda në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa Presidenti Bush nënshkroi Protokollet e Anëtarësimit, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara ishin dakord për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Ky ishte një moment tejet i rëndësishëm për Shqipërinë, por gjithashtu ishte vetëm sinjalizimi i një dite akoma edhe më ngazëlluese muajin e kaluar, kur Shqipëria u bë vendi i 27 anëtar i Aleancës.

 

Asgjë tjetër nuk mund të demonstrojë më qartë sa shumë ka arritur Shqipëria në një periudhë kaq të shkurtër, sesa anëtarësimi në NATO. I shpreha urimet e mia më të ngrohta të gjithë atyre që kanë udhëhequr Shqipërinë në dy dekadat e kaluara. Të gjithë keni dhënë ndihmën tuaj në arritjen e kësaj dite të mrekullueshme.

 

Unë ndihem krenar të shpreh se Shqipëria i ka marrë përgjegjësitë e NATO-s shumë seriozisht. Ka dërguar

trupa në Irak dhe Afganistan edhe kur disa vende të tjera kanë ngurruar. Vendi juaj, megjithëse i vogël, po tregon përditë pjekuri në rritje përmes dëshirës për të mbajtur peshën si anëtar i Aleancës së Atlantikut të Veriut.

 

Por, çështja nuk mbaron këtu. Shqipëria synon t'i bashkohet të gjitha strukturave Euro-Atlantike dhe unë shpresoj që hapi tjetër do të jetë anëtarësimi në Bashkimin Europian. Por, kjo do të thotë se udhëtimi nuk ka mbaruar dhe se ka akoma punë për të bërë.

 

Të lumtur siç ndihemi që jemi në këtë vend të lirë dhe që zhvillohet me shpejtësi, duhet thënë se ka akoma shumë sfida përpara. Ka akoma shumë për të bërë dhe me të vërtetë shumë punë na pret. Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj përpara në luftën kundër korrupsionit, në luftën kundër trafikimit të drogës dhe krimit; ka bërë hapa të mëdhenj përpara në drejtim të vendosjes së një rendi më të fortë publik.

 

Ju lutem, vazhdoni ta orientoni Shqipërinë në këtë rrugë. E di se Shqipëria ka përditësuar dhe ka përmirësuar Kodin Ligjor dhe ka ndjekur penalisht disa keqbërës. Shtetet e Bashkuara iu kanë mbështetur në këtë përpjekje tuajën përmes grantit fillestar në Millenium Challenge Corporation. Megjithatë, ndërsa ka pasur mjaft përmirësim teknik, ju duhet të vazhdoni përpjekjet tuaja të guximshme pë të zhdukur krejtësisht ndikimin e korrupsionit.

 

Për më tepër, kjo legjislaturë është vendimtare për zhvillimin e vendit tuaj. Është një nder i madh për mua të flas në këtë sallë madhështore para jush, ligjvënësve të Shqipërisë, por unë besoj se e ardhmja e kësaj asambleje mund të jetë shumë e mirë. Nëse kam mësuar ndonjë gjë nga historia e Amerikës, ajo është se parimi i kontrollit dhe i balancës ndërmjet sektorëve të ndryshëm të qeverisjes është vendimtar për një shoqëri të lirë dhe të hapur.

 

Ky parim është po aq i vërtetë për Shqipërinë sa ç'është për të gjitha demokracitë. Si ligjvënës, unë iu inkurajoj ta ndërtoni këtë institucion në mënyrë që të bëheni sektor i fortë dhe i pavarur i qeverisjes. Zëri i fuqishëm dhe autonom i juaji si ligjvënës do të jetë një kontroll vendimtar mbi sektorët e tjerë të qeverisjes, ndërsa vendi juaj vazhdon rrugën përpara.

 

Ndërsa flas për rritjen e demokracisë tuaj, do të dëshiroja të flisja shkurtimisht rreth zgjedhjeve në Shqipëri. Ishte një privilegj për mua të isha dëshmitar i zgjedhjeve të korrikut 2005 në Shqipëri në cilësinë e vëzhguesit zyrtar të zgjedhjeve. Njëri prej djemve të mi ishte me mua dhe ai shijoi shumë çdo minutë që kaloi në Shqipëri.

 

Ndërsa shihja aq shumë njerëz që shkonin në qendrat e votimit për të ushtruar të drejtën e tyre si qytetarë të lirë, unë sillja ndër mend zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara. Nuk mund të mos mendoja për kënaqësinë që unë ndieja gjithmonë kur qytetarët e Nju Jorkut shkonin të votonin për kandidatët e tyre të preferuar.

 

E di që zgjedhjet në Shqipëri po afrohen. Sigurisht mbetet e rëndësishme të shkohet në votime dhe të merren masa që çdo qytetar që do të votojë të jetë në gjendje të votojë. Dëshiroj t'ju kërkoj që t'i inkurajoni votuesit tuaj të aplikojnë për kartat e identitetit dhe të siguroni administratën e duhur në mënyrë që çdokush që dëshiron një kartë identiteti të mund ta bëjë atë përpara zgjedhjeve.

 

Është shumë e rëndësishme të mbani gjallë dëshirën tuaj për demokraci. Kjo është mundësia e parë e vendit tuaj ta tregojë veten si anëtar i ri i NATO-s dhe sytë e gjithë botës do të drejtohen nga ju ndërsa 28 qershori afrohet. Ndërsa kjo është një përgjegjësi e rëndësishme, është në të njëjtën kohë një mundësi e madhe.

 

Zgjedhje të zhvilluara mirë do t'i tregojnë Europës dhe Shteteve të Bashkuara se Shqipëria po vazhdon në rrugën e mbarë dhe se demokraica juaj është e fortë. Dhe ndërsa tani ne punojmë së bashku për ta çuar Shqipërinë drejt Bashkimit Europian, shpresoj se këto zgjedhje do të jenë hapi i radhës në këtë drejtim.

Në përfundim dua të them se do të neglizhoja nëse nuk do të ndaja me ju edhe opinionet e mia për Kosovën.

 

Më pak se një vit më parë, unë vizitova Republikën e re të pavarur të Kosovës dhe pata nderin e madh të përshëndesja Kuvendin e tyre, pikërisht si po iu flas juve tani. Unë gjithashtu isha i privilegjuar të isha i pranishëm në ceremoninë e hyrjes në fuqi të Kushtetutës së re kosovare.

 

Javën e shkuar Kosova ndërmori një hap tjetër vendimtar në fushatën e saj për njohje ndërkombëtare, duke u bërë anëtare e Fondit Monetar Ndëkombëtar. Ky ishte prioritet i zyrës sime javët e fundit, ndërsa ngulmoja me forcë që shtetet të votonin anëtarësimin e Kosovës. Dhe ndërsa me kënaqësi e them se vota ishte më e fortë se ç'pritej, beteja nuk ka mbaruar. Të gjithë ne tani duhet të dyfishojmë përpjekjet tona që të bindim shtete të tjera të njohin Kosovën, në mënyrë që vendi i ri të zërë vendin që i takon në komunitetin e kombeve të lira dhe të pavarura.

 

Përsëri dua të shpreh nderin e madh për mua të flisja përpara këtij Kuvendi mbresëlënës. Më kujtohet se kur hyra në Kongres para më shumë se 20 viteve, ideja se Shqipëria mund të bëhej një aleat i ngushtë i Shteteve të Bashkuara dhe një anëtar i NATO-s ishte thjesht një ëndërr. Por sot ëndrra është realitet dhe ajo që dikur ishte një e ardhme e paqartë, është kthyer në arritje mahnitëse të së tashmes.

 

Arritjet tuaja janë një e mirë për bashkësinë e kombeve dhe hapat tuaj të mrekullueshëm për të dalë nga errësira e së kaluarës janë një testament për shpritin e madh të njerëzimit. Dhe ndërsa vazhdoni udhëtimin tuaj të mrekullueshëm, dijeni se unë do të jem një mik i juaji. Mezi pres t'ju ndihmoj në ditët në vazhdim.

 

(Fjala e Kongresmenit Amerikan Eliot Engel mbajtur në Parlamentin e Shqipërisë)

Eliot Engel


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Editorial: Beogradi nuk e merr vesh gjuhën e lutjeve, por vetëm gjuhën e detyrimit (05.11.2009)
Fondi Monetar, politikat e tij dhe thirrjet për reformim (05.10.2009)
Dobitë nga anëtarësimi në Interpol (05.09.2009)
Ditëlindja e Evropës së Bashkuar është më 9 maj 1950 (05.09.2009)
Editorial: Shqipëria do t'i ndihmojë çiltërsisht fqinjët për anëtarësim sa më të shpejtë në NATO (05.09.2009)
Editorial: Veprimi ndaj Agim Çekut e denoncon Serbinë (05.08.2009)
"Denoncimi" i Aleancës së NATO-s Nga Arbër Ahmetaj (05.06.2009)
Editorial: Politika duhet të jetë më e bashkuar se kurrë (05.03.2009)
Shqiptarët do të votojnë horizontet, jo muret (05.01.2009)
Lufta e UÇK, dëshmi e identitetit shqiptarNga Ismail KADARE (04.25.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2024  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]