E Hënë, 12.09.2024, 05:53am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Bën betimin presidenti i ri maqedonas
E Mërkurë, 05.13.2009, 09:20am (GMT+1)

Presidenti i ri i Maqedonisë, Gjorge Ivanov ka bërë betimin në parlament duke thënë se përparësi në mandatin e tij do të jetë integrimi euroatlantik.

Ai tha se ndër përparësitë e tij do të jenë gjithashtu qëndrueshmëria e brendshme në vend, marrdhënie të shëndosha ndëretnike, ringritja ekonomike, bashkëpunim i ngushtë me vendet fqinje, veçanërisht Greqinë.

"Axhenda ime është e qartë - Maqedonia anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s," tha zoti Ivanov gjatë ceremonisë së marrjes së detyrës.

Të ftuar në ceremoninë e inaugurimit të presidentit maqedonas ishn katër presidentë nga rajoni - ai i Shqipërisë, Kroacisë, Malit të Zi, e Serbisë. Në ceremoni nuk mori pjesë Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Autoritetet maqedonase thonë se ai do të jetë presidenti i parë i huaj që do të vizitojë Shkupin në pjesën e dytë të muajit maj.

Gjorge Ivanov fitoi bindshëm në zgjedhjet presidenciale të para disa javëve dhe në postin e kreut të shtetit do të zëvendësojë Presidentin Branko Cërvenkovski.

Sfidat e Gjorge Ivanovit?

Vlerësohet se ai e fillon presidencën me një bagazh etnik, rreth reagimeve dhe atmosferës të krijuar nga paqartësia e ftesës ose mosftesës për Presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu në ceremoninë e inagurimit të z. Ivanov.

Pavarësisht se BDI në qeveri tha se zoti Sjediu ishte ftuar të vijë në Shkup, nga kabineti i tij bënë të ditur se "ftesë nuk ka".

Por këtë situatë me përplasje politike po e qetëson njoftimi se Presidenti Sejdiu do të vijë në Shkup, rreth datës 20 maj.

Ai do të duhet të jetë burri i parë i shtetit që do të vizitojë Maqedoninë pas inagurimit të zotit Ivanov.

Pas paralajmërimeve për bojkotim të mundshëm të seancës së inaugurimit, përfaqësues të BDI-së morën pjesë në ceremoni, ndërsa PDSH e Menduh Thaçit e bojkotoi seancën inaguruese të parlamentit.

Për PDHSH-në zoti Ivanov nuk ka legjitimitetin e shqiptarëve, pasi ai është zgjedhur vetëm me votat e maqedonasve.

Analistët për ndërrimin në kreun e shtetit

"Fillimi i presidencës me një njollë etnike ishte plotësisht i panevojshëm," -thotë Gordana Duvnjak redaktore në gazetën "Untrinski Vesnik", aq më tepër që z. Ivanov e votuan shumë pak shqiptarë, ndërkohë që ai duhet të tregojë sе megjithatë është president i të gjithëve:

"Gjorge Ivanov e fillon presidencën me llogari negative ndaj partive shqiptare, ndërsa vjen në këtë postë nga hija e një kryeministri të fuqishëm dhe i cili kishte vështirësi që të artikulojë qëndrimet e tij", thotë Duvnjak.

Rezerva nëse do të arrijë të jetë një president unifikues shpreh edhe Arben Ratkoceri, botues i të përditshmes "Koha".

"Shqipëtarët ballafaqohen me shumë probleme. Pavarësisht kompetencave të kufizuara, megjithatë ai është një figurë morale që shumë çështje që prekin raportet ndër etnike mund t'i çojë përpara,"- thotë z. Ratkoceri.

Ndërkohë, presidentin e ri të Maqedonsië e presin sfida të rënda edhe në marrëdhëniet diplomatike, sidomos ato me Greqinë, ku pa zgjidhjen e çështjes së emrit vendi do të vonohet në rrugën e integrimeve euroatlantike.

Sasho Damovski është kryeredaktor i gazetës "Nova Makedonija":

"Sa i përket çështjes së emrit do të ketë vështirësi të shkëputet nga qëndrimet e politikës aktuale që janë të ngurta. Ndërkohë, për çështjet e tjera të integrimit, mendoj se presidenca e tij do të jetë korrekte aq sa do të habitet edhe komuniteti ndërkomëbtar,"- thotë z. Damovski.

Gjorge Ivanov do të zëvendësojë në post Branko Cërvenkovskin, i cili nuk u kandidua për një mandat të dytë, por do të rikthehet në krye të Lidhjes Socialdemokrate Maqedonase, partisë më të madhe opozitare.

Trashëgimia e Cërvenkovskit, presidentit në largim

Branko Cërvenkovski erdhi në krye të shtetit në zgjedhjet e organizuara para kohe, pas vdekjes në aksidentin ajror të Boris Trajkovskit. Do të mbahet mend për vlerësimet që ka marrë vendi por edhe për mos anëtarsimin në NATO, por edhe për marëdhëniet e vështira me qeverinë e VMRO DPMNE-së të drejtuar nga Nikolla Gruevski.

Nikolla Mlladenov kryeredaktor i të përjavshmes "Fokus", thotë se Cërvenkovski nuk ka shumë arsye të jetë i kënaqur:

"Asnjë nuk priste që të hymë në BE, por pritej të bëhemi anëtar të NATO-s. Kjo nuk ndodhi. Maqedonia nuk arriti të marrë as një datë për fillimin e negociatave për anëtarësim. Ndërkohë, edhe pse President ai ndikoi në përçarjen e opozitës," - thotë z. Mlladenov.

Është e qartë ,thonë vëzhguesit se gjatë pesë viteve të ardhëshme, sa zgjat mandati presidencial, do të shohim një presidencë krejt tjetër të Gjorge Ivanovit.

Pritet të mos ketë përplasje qeveri - president, për shkak se dy institucionet drejtohen nga zyrtarë të partisë VMRO DPMNE.

Gjorge Ivanov do të jetë presidenti i katërt i Maqedonsië. Ai fitoi bindshëm ndaj rivalit të tij, Lubomir Fërçkovski, nga opozita, në zgjedhjet presidenciale, para disa javësh, por pragun e nevojshëm për të ardhur në post e siguroi vetëm me një përqindje të vogël votash. Zoti Ivanov, për dallim nga më parë, është presidenti i parë që ka marrë vota minimale nga shqiptarët.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Zgjedhjet e zhvilluara mirë do t'i tregojnë Europës dhe SHBA-ve se Shqipëria po vazhdon të ecë në rrugë të mbarë dhe se demokracia juaj është e fortëNga Eliot ENGEL (05.12.2009)
Editorial: Beogradi nuk e merr vesh gjuhën e lutjeve, por vetëm gjuhën e detyrimit (05.11.2009)
Fondi Monetar, politikat e tij dhe thirrjet për reformim (05.10.2009)
Dobitë nga anëtarësimi në Interpol (05.09.2009)
Ditëlindja e Evropës së Bashkuar është më 9 maj 1950 (05.09.2009)
Editorial: Shqipëria do t'i ndihmojë çiltërsisht fqinjët për anëtarësim sa më të shpejtë në NATO (05.09.2009)
Editorial: Veprimi ndaj Agim Çekut e denoncon Serbinë (05.08.2009)
"Denoncimi" i Aleancës së NATO-s Nga Arbër Ahmetaj (05.06.2009)
Editorial: Politika duhet të jetë më e bashkuar se kurrë (05.03.2009)
Shqiptarët do të votojnë horizontet, jo muret (05.01.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2024  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]