VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Enjte, 08.18.2011, 06:33pm (GMT1)   Enciklopeditë thonë se "pas Luftës së Parë Botërore, planet ishin përsëri për ta ndarë Shqipërinë, por nacionalizmi shqiptar u mbështet fuqimisht nga Presidenti i SHBA Woodrow Wilson. Ai i kundërshtoi marrëveshjet me të cilat Greqia do të merrte jugun e Shqipërisë, Italia do të merrte Vlorën dhe një mandat mbi qendrën e vendit, dhe Jugosllavia do të merrte zonën e Shkodrës." Ai ishte Presidenti i 28-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shqiptarët iu janë mirënjohës brez pas brezi Presidentit Udrou Uillson dhe Amerikës për shpëtimin e Shqipërisë nga kthetrat e imperializmave fqinje. Në fund të shekullit do të ishte Presidenti George Herbert Walker Bush ai që do t 'ia vinte kryekasapit Sllobodona Millosheviç "vijën e kuqe" për të mos e sulmuar Kosovën, përndryshe do të përballej me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ishte Presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shqiptarët iu janë mirënjohës brez pas brezi Presidentit Xhorxh Herbert Uokër Bush dhe Amerikës për përkrahjen vendimtare ndaj çështjes së Kosovës, çështjes më të mprehtë shqiptare.Në kapitullin e 52-të të librit "My Life" (Jeta ime ), në faqen 850, William (Bill ) Jefferson Clinton shkruan: "Më njëzet e katër (mars- shënimi im ), unë i fola popullit amerikan për atë që do të bëja dhe pse. Unë shpjegova se Millosheviçi ua kishte hequr kosovarëve autonominë e tyre, duke ua mohuar të drejtat e tyre të garantuara kushtetueshmërisht për ta folur gjuhën e tyre, për të pasur shkollat e tyre dhe për ta qeverisur veten. Unë i përshkrova krimet e shëmtuara: vrasjet e civilëve, djegien e fshatrave dhe përzënien e njerëzve nga shtëpitë e tyre, gjashtëdhjetë e pesë mijë në pesë javët e fundit, një çerek milioni gjithësejt. Në përfundim, unë i vura ngjarjet aktuale në kontekstin e luftërave që Millosheviçi tashmë kishte bërë kundër Bosnjës e Kroacisë dhe pasojat shkatërrimtare të vrasjes së tij në të ardhmen e Europës. Fushata bombarduese kishte tre objektiva: t 'i tregojmë Millosheviçit se ne ishim serioz për ndalimin e një spastrimit tjetër etnik, të pengojmë një mësymje edhe më të përgjakshme kundër civilëve të pafajshëm në Kosovë, dhe, nëse Millosheviç nuk ndërron rrugë shpejt, ta dëmtojmë seriozisht kapacitetin ushtarak të serbëve.Atë natë goditjet ajrore të NATO-s filluan. Ato do të zgjatnin njëmbëdhjetë javë, teksa Millosheviç vazhdoi të vriste shqiptarë të Kosovës dhe i përzuri pothuaj një milion njerëz nga shtëpitë e tyre." Presidenti Bill Klinton është njeriu që mori vendimin epokal për çlirimin e Kosovës. Ai ishte Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shqiptarët iu janë mirënjohjës brez pas brezi Presidentit Bill Klinton dhe Amerikës për çlirimin e Kosovës nga bisha pushtuese fashiste serbe. Sot Bill Klinton është 60 vjeç. Jeta e tij, prej lindjes më 19 gusht 1946, është jeta e njeriut të cilin e krijon Zoti dhe vetja e tij për të pasur pikëtakime tejet të jashtëzakonshme me historinë. Të gjitha peripecitë e paraardhësve të tij, të lindjes dhe të jetës së tij, të gjitha përpjekjet dhe ndeshjet e tij jetësore, të gjitha pa përjashtim, çojnë logjikshëm drejt atij 24 marsi 1999, kur Bill Klintoni bëhej përçues dhe zbatues i fjalës së Zotit, i mendimit dhe vendimit të Zotit që Shtetet e Bashkuara të Amerikës në krye të NATO-s t 'i dalin zot Kosovës, ta vënë Kosovën në rrugën e mbarë të lirisë, ta vënë historinë në rrugën e mbarë, ta vënë kështu Europën në rrugën e mbarë.Bill Klinton është njeriu i çdo shtëpie shqiptare, kudo që jemi ne, në atdheun tonë shumështetësh në Europën Juglindore apo nëpër botë. Bill Klinton është anëtari i çdo familjeje shqiptare të Kosovës. Ja pse Bill Klintonit sot i festohet ditëlindja jubilare, ditëlindja e gjashtëdhjetë nga të gjithë ne shqiptarët. Duke i dalë zot Kosovës, në cilësinë e qytetarit të parë të Amerikës, në cilësinë e njeriut më të fuqishëm të botës, Bill Klintoni e përjetësonte miqësinë dhe aleancën shqiptaro-amerikane, një miqësi dhe aleancë që do të jetë çelësi për t 'ia dhënë formën së ardhmes së Europës, një miqësi dhe aleancë e cila do të jetë kyç për shumë zhvillime vendimtare epokale në botë, një miqësi dhe aleancë për të cilën do të jenë krenarë shqiptarët dhe amerikanët, do të jetë krenar njerëzimi.Ne e kremtojmë sot ditëlindjen e 60-të të Bill Klintonit, nga thellësitë e zemrave duke i uruar njeriut tonë, amerikanit tonë të madh e të lavdishëm jetë të gjatë dhe të lumtur. Kjo ditëlindje e 60-të, të cilën ne e kremtojmë shtëpi për shtëpi e familje për familje, përkon me njohjen shumë të afërt zyrtare të pavarërsisë dhe sovranitetit të Kosovës nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, pavarësi dhe sovranitet që, falë ditëve të cilat e pasuan atë 24 mars 1999, janë bërë tashmë realitet i pakthyeshëm, i pacënueshëm, janë bërë realitet bazë europian. Në krye të proceseve, për të kurorëzuar në të vetmen mënyrë të merituar atë 24 mars 1999, në krye të procesit aktual për Kosovën, është Amerika e George Walker Bush, përkrah së cilës shqiptarët ndodhen të rreshtuar pa asnjë ngurim e pa asnjë rezervë në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar. Njohja zyrtare ndërkombëtare e pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës, sa më menjëhershëm të vijë, do të jetë në themel të Europës dhe të krejt hapësirës veriatllantike, burim i paqes, stabilitetit, përparimit dhe integrimeve perëndimore. Shqiptarët do t 'i jenë brez pas brezi mirënjohës Presidentit Xhorxh Bush dhe Amerikës për zyrtarizimin ndërkombëtar të pavarësisë dhe sovranitetit të shtetit të Kosovës.©ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËRNga SKËNDER BUÇPAPAJ INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI Romani "Imazh" i Zef Mulajt Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN?
21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ
KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT 21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS
BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND
ROJA TË SOVRANITETIT Zotër shtëpie Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË KOLLITJET E STALINIT... ...nesër në "tri komunat heroike" Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT TË DUAN, PA TË QORTOJNË (Letër e mbyllur partive) Nga SKËNDER BUÇPAPAJ UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË" EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA? POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK
Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT
PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT
SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT
VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ HAMENDJET PARAZGJEDHORE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?
MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË
E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË
PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN... KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR
MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?
NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME
MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS SKËNDER BUÇPAPAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |