VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
E KRITIKOJ TOPALLIN, PO JAM PROGEGE, PROSHKODËR, PROSHQIPËRI E PRODEMOKRACI Nga ELIDA BUÇPAPAJ E Enjte, 10.20.2011, 11:06am (GMT1)
Replikat e shkëmbyera mes presidentit të republikës dhe kryetares së parlamentit e përmbytën shtypin e Tiranës, duke acaruar klimën midis krerëve të dy institucioneve. Do desha të reagoja më parë, por thashë pa të pres pak, sa të qetësohen ujërat, se mos më damkosin si antiPD, antiShkodër, antigegë, antiFishtë, antidemokraci, antiintegrim apo antiJozefinë. Sepse i tillë ishte instrumentalizimi që kishte gjeneruar një fushatë antiTopi që të merrte me vete. Në fakt unë e dua Shkodrën, jam e martuar me gegë dhe jam nënë gegësh, jam demokrate, jam prointegrimeve të Shqipërisë, jam shqiptare, jam patriote, jam gazetare dhe nuk kam frikë nga e vërteta dhe për më tepër jam një njeri i lirë, pa hipoteka dhe i kontribuoj vendit tim pa synuar që të vjel privilegje, poste, çka mendoj se në demokraci privilegjet rrjedhin prej meritokracisë. Në fakt, unë kam shkruar shumë në favor të Jozefina Topallit, e kam marrë në mbrojtje pa fund, dhe meqë scripta manent, kjo mund të vërtetohet lehtas. Për gjatë viteve që Skënderi ishte kryeredaktor i Bota Sot dhe unë editorialiste, qendra e djathtë ishte qendra e vemendjes, pra Jozefina Topalli ishte përherë e pranishme. Por meqë gazeta Bota Sot ishte e pavarur dhe për këtë as nuk financohej nga partitë dhe as nuk merrte falenderime, kur në fakt shtypi aktual i Tiranës ishte dhe është totalisht partiak. E kam marrë në mbrojtje Jozefina Topallin veçanërisht kur Ilir Meta e sulmoi atë fizikisht në Parlament, bëra detyrën time, dhe kështu do të veproja edhe sot, por kjo s'do të thotë se simpatitë politike të miat të shkojnë deri aty sa të më indoktrinojnë trurin dhe të gjykoj si të jem një lejfene e tranzicionit. Pra demokracia më jep të drejtë, t'i jap të drejtë kujt e meriton. Sa për presidentin Topi, kam pritur që më 21 janar të kishte një reagim tjetër, që më 8 maj të mos votonte për Edi Ramën dhe që të mos e kishte dërguar as këshilltarin dhe as kurorën e tij me rastin e largimit nga kjo botë të diktatorit të fundit komunist, por e kush nuk gabon në Shqipëri? Gjithsesi Bamir Topi deri para pesë vjetësh ishte numri dy i PD-së, pra vinte direkt pas Berishës, ishte kryetari i grupit parlamentar të PD-së dhe PD bëri gjithçka që ai të zgjidhej President i vendit. Më kujtohet vera e vitit 2007, sa e nxehtë ishte, për faktin se rrezikohej që vendi të futej në krizë nëse kandidatura e Bamir Topit, e zgjedhur si më e mira nga PD dhe direkt nga Berisha, të mos merrte votat. Dhe më kujtohet se Fatos Nanon, Neritan Cekën dhe atë grup të deputetëve të majtë që e votoi, PD i shpalli heronj. Ndërsa sot situata është me kokë poshtë, për shkak të luftës klanore në rradhët e kryesisë së PD-së, diçka e njohur dhe e shpallur, si "grupi i Jozefinës", "Grupi i Bamir Topit", "Grupi i Ridvan Bodes". Vetë deputetët e PD-së në mënyrë konfidenciale t'i tregojnë të gjitha dhe jo vetëm ne gazetarëve por çdokujt, pra nuk ka sekrete. Problemi është se kjo luftë brenda llojit dëmton jo vetëm qendrën e djathtë dhe shkakton erozion, por e dëmton edhe nivelin e demokracisë si brenda partisë më të madhe në vend, ashtu edhe në rrang vendi, sepse meqë e majta vjen me hipoteka nga e shkuara, qendra e djathtë, si antikomuniste, detyrimisht shihet si një parti që është e lidhur më shumë me fatet e kombit dhe interesat kombëtare. Në fakt lufta midis llojit e largon vëmendjen nga prioritetet dhe kthen si prioritet interesat e ngushta të klaneve dhe, në fund të fundit, demokracia shqiptare nuk është pronë e emrave të përveçëm, por është pronë e popullit shqiptar. Prandaj vendosa të shkruaj. Po e nis kronologjikisht si zuri fill kjo histori, si një panair kotësie. Pikërisht ditën që presidenti i Republikës të Shqipërisë, simboli i unitetit të kombit dhe Komandanti i Forcave të Armatosura shkon në Shkodër, më 15 tetor, në një ceremoni zyrtare për të nderuar lart punën dhe kontributin e personaliteteve të shquara shkodrane në fushën e artit dhe të sportit, duke i dekoruar me Urdhrin "Mjeshtër i Madh" z. Ded Bregu, z. Petrit Osmani, znj. Liljana Kalleshi, z. Osman Mula, z. Sabah Bizi, z. Paulin Ndoja, z. Zef Gjoni dhe z. Luan Borova (Pas vdekjes) - të më falni nëse kam harruar dikë - ndërkohë duke shprehur në maksimum vlerësimin për Shkodër locen dhe figurat e saj të ndritura, por edhe duke marrë prej Shkodrës dhe shkodranëve mirënjohje për nderin që iu kishte bërë. Sepse Shkodra është zemra e demokracisë shqiptare, Shkodra më e vuajtura, më e duruara, më e bukura dhe më mira. Pikërisht, ndërsa Topi i kishte shkuar në shtëpi Topallit, në Shkodër, sipas kodit të nderit të shqiptarëve, ku miku respektohet, por edhe armiku kur të vjen në shtëpi respektohet njëlloj, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Zonja Jozefina Topalli, e akuzon "Ramën dhe Topin si celulë antieuropianiste", akuzë e fortë, e hidhur. Kësaj here Ed Rama u tregua xhentëllmen, i hapi rrugën Jozefinës duke iu përgjigjur me një "sikur" dhe duke thënë "unë jam ashtu si thotë zonja Topalli, nëse Zonja Topalli është Merilin Monroe". Pra përderi sa zonja Topalli nuk është Monroe, unë nuk kam si të jem ai që ajo më akuzon. Zonja Topalli në fakt e priti me indiferencë reagimin e Ramës, sepse krahasimi me Merilin Monroen në fakt nuk të ngjall reaksion negativ. Nga ana e tij, Presidenti i Republikës reagoi duke i bërë Zonjës Topalli një kërkesë që kjo e fundit ta flasë korrekt gjuhën shqipe, pra jo me dialekt por gjuhën letrare. Kaq mjaftoi dhe reaksioni ishte rrufe, një fushatë sulmesh e denigrimesh ku u shkua deri aty sa figurat të cilat presidenti Topi dy ditë më parë i kishte nderuar në Shkodër me nderet më të larta e akuzonin për tradhti duke recituar vargjet e Fishtës, Mjedës e Fadil Krajës. O Zot i Madh. Ishte për të zënë kokën me duar. Nga ana e vet, Jozefina e akuzoi Topin Haxhi Qamil, antigegë e çfarë derivon prej kësaj, ndërsa shtypi rozë i Tiranës zjente dhe bubullonte, deri aty sa një pasardhës i Haxhi Qamilit sot e akuzon dhe kërcënon Topallin me kanun. Përsëri o Zot i Madh, për të zënë kokën me të dyja duart, dhe situata degjeneroi deri aty sa batutat midis palëve iu paraqitën opinionit publik nga një dorë opinionistësh si luftë dhe kontradikta midis katolikëve dhe myslimanëve. Dhe këtu arriti kulmi. Prandaj mendova që t'i shkruaj këto rradhë, që të marrë fund kjo farsë e borgjezëve të rinj, të cilëve pushteti u ka zënë sytë dhe për hir të interesave vetjake janë gati t'i venë flakën deri bashkekzistencës paqësore tradicionale që ekziston mes myslimanëve, katolikëve dhe ortodoksëve shqiptarë. Opinioni shqiptar nuk indoktrinohet nga fushatat instrumentalizuese. As Shkodra, aq më pak, e para, e cila nuk indoktronohej nga diktatura duke u tallur me të me ato anekdotat aq të kripura. Pra ajo që dua të them është se qendra e djathtë është në syrin e ciklonit për shkak të luftës midis klaneve, të cilat, në vend që të kenë sjellje të përgjegjëshme, harrojnë gjithçka, harrojnë ata që i përkrahën, harrojnë ata që i votuan, harrojnë ata që merituan të shpërbleheshin, si ndodh kudo në vendet demokratike, ku funksionon meritokracia dhe jo klanet apo kastat. Sepse duke qenë 6 vjet në pushtet dhe duke krijuar "armiq" brenda llojit, atëherë kjo është një goditje që i jepet jo vetëm PD-së, por edhe qendrës së djathtë, çka nuk duhet të tolerohet. © GEORGE CLOONEY LE TË BËHET SERB, POR KONSTANDINI I MADH ËSHTË DHE DO TË MBETET ILIR Nga ELIDA BUÇPAPAJ
IKJET E ISH DIKTATORËVE NUK SHKAKTOJNË BOSHLLËK
JA PSE DO TË REKOMANDOJA QË RILINDJA DEMOKRATIKE TA BOTONTE TË PLOTË INTERVISTËN E AMBASADORIT ARVIZU TEK NEWS24 - THIRRJE KUNDËR RENDIT KUSHTETUES PRONARË TË PUSHKATUAR VAZHDOJNË ME PRONA TË KONFISKUARA - PIKËPYETJE SISTEMIT ZGJEDHOR Nga ELIDA BUÇPAPAJ HESHTJA SHQIPTARE NDAJ SJELLJEVE JODIPLOMATIKE TË DIPLOMATËVE RUSË
KULTI I AMERIKËS DHE KULTI I KOSOVËS Shkrim i Elida Buçpapajt botuar më 31 dhjetor 2001 - ribotohet pa asnjë ndryshim LETËR E HAPUR EDI RAMËS: LIDERI I OPOZITËS OSE FILLIM TË RI TË NJEMENDTË OSE LARGIM UNË JAM DISHEPULL E NËNË TEREZËS, E TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISË BASHA E DEBUNKERIZON BASHKINË, PRITET REAGIMI I ED RAMËS! TEKI DERVISHI PROFESIONIST I JASHTËZAKONSHËM DHE GAZETAR I KLASIT TË PARË Nga ELIDA BUÇPAPAJ Katër vjet pas vizitës së Presidentit Bush në Tiranë- EDI RAMA MIDIS GRAMSHIT E GERINGUT DREJT VETIZOLIMIT! Nga ELIDA BUÇPAPAJ KUR VJEN QERSHORI - VRITET BARDHYL AJETI U mbushën 6 vjet nga vrasja e pazbardhur e gazetarit Bardhyl Ajeti ANTIAMERIKANIZMI PERVERS I OPINIONISTËVE TË SHEKULLITPSE DUHET TË JEMI NE SOT ME ARJAN ÇANIN? BALADË E NËNAVE TË KOSOVËS QË PRESIN FËMIJËT E ZHDUKUR TEK RUDINA XHUNGA GJUETI SHTRIGASH DHE ANTIAMERIKANIZËM VAZHDON VASALITETI I MEDIAVE TË TIRANËS NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA E mënjanojnë pak, e pastaj për amoralitetin e tyre e rikthejnë si meteor... Përgjigje ndaj disa pretendimeve solitare EMRI I KOSOVËS ËSHTË I LIDHUR PAZGJIDHSHMËRISHT ME NATO-n Dilemë që duhet të zgjidhet urgjentisht ANTIAMERIKANIZMI ÇAKALL NË EMËR TË "LIRISË SË SHPREHJES" DY FJALË PËR PRESIDENTIN E KOSOVËS BEHGJET PACOLLI 20 SHKURTI DUHET TË HYJË NË KUJTESËN E KOMBIT Këtë ditë e kujton vetëm PD, ndërsa Shqipëria nuk i ka dënuar ende krimet e komunizmit SI T'I LEXOJË KLASA POLITIKE KËSHILLAT E TOMAS KANTRIMENIT SHBA E BE TË NDALIN PRECEDENTIN KONFLIKTUAL TË ED RAMËS
ANALIZË E 21 JANARIT - POLITIKA SHQIPTARE TË MBROJË INSTITUCIONET LEGJITIME DHE TË PASTROHET NGA FLAKËVËNËSIT E SHTETIT 5 VJET PA IBRAHIM RUGOVËN
DELL KA TË DREJTË - NJË AVOKATURË DJALLI NUK I HYN NË PUNË ASKUJT JO ZGJEDHJE TË REJA, POR INSTITUCIONE LEGJITIME, ME DUAR TË PASTRA DHE PA SHIK 9 JANARI DITË SUBLIME PËR KOSOVËN HASHIM THAÇI MANDATIN E DYTË IA DEDIKON ISA MUSTAFËS NË VEND TË KARTOLINËS PËR 2011 - SHËN DICK MARTY ALIAS QOFTËLARGU
DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMB
ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE MOS ABSTENONI ! ÇFARË KA FRANKO FRATINI ME SHQIPTARËT E KOSOVËS ? ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË TË NA BASHKOJË SHKODRA JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË
PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ? KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO" NGA ELIDA BUÇPAPAJ SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË NGA ELIDA BUÇPAPAJ 14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010 E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ? NGA ELIDA BUÇPAPAJ ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI ! NGA ELIDA BUÇPAPAJ PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?! NGA ELIDA BUÇPAPAJ ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT Nga ELIDA BUÇPAPAJ TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ E PARA VJEN KOSOVA Nga ELIDA BUÇPAPAJ E PËRSE KAQ VONË ? Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS ! Nga ELIDA BUÇPAPAJ TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ Nga ELIDA BUÇPAPAJ TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE NGA ELIDA BUÇPAPAJ
KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË ! BARDHYL AJETIT DISA KËSHILLA PËR ALBIN KURTIN Nga ELIDA BUÇPAPAJ BEKIM FEHMIU NUK KA NEVOJË PËR LOTË KROKODILËSH Nga ELIDA BUÇPAPAJ 15 VJET "BOTA SOT", GAZETA QË PARASHKROI HISTORINË E SHQIPTARËVE Nga ELIDA BUÇPAPAJ INDIFERENCË E VERBËR E POLITIKËS NDAJ ARRESTIMIT BRUTAL TË ALBIN KURTIT NGA POLICIA ME ANTIPLUMB Nga ELIDA BUÇPAPAJ KOSOVA E EMANCIPUAR Nga ELIDA BUÇPAPAJ © ELIDA BUÇPAPAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |