Një grup horrash gazetarë me në krye Mero Bazen në Tiranë dhe një sivëllamin e tij në Prishtinë, janë shqetësuar keqas për imazhin e Hashim Thaçit gjatë takimit të tij me Berishën në pikëtakimin e tunelit të rrugës Kukës-Durrës. Edhe përurimin e tunelit Mero Baze e përshkuan si një konsum për fushatë elektorale, se si Berisha e përdori Thaçin.
Mero Baze nuk do të donte kurrsesi që Kryeministri i Kosovës të takohej me Berishën, aty kur u ça mali, por do të donte që Hashim Thaçi t'iu bindej dëshirave diabolike të Mero Bazes, të cilat bien ndesh me vullnetin e qytetarëve të Kosovës.
Mero Baze do të donte që Hashim Thaçi të mos ishte tek tuneli me Berishën, ashtu si nuk donte që Hashim Thaçi të shprehte mirënjohje për miratimin e Rezolutës së OKI-t, në Damask të Sirisë, kur 57 vende të kësaj organizate votuan rezolutën, e cila nxit për njohje të reja të Kosovës.
Mero Baze ishte nga ata sharlatanë që vunë shenjën e barazimit dhe hoqën paralele absurde midis Lulzim Bashës dhe Jeremiçit, kur dihet se dy shtetet lobuan me të gjithë kapacitetet e tyre, por me qëllime diametralisht të kundërta. Shqipëria loboi për miratimin e rezolutës, ndërsa Serbia loboi për mosmiratimin apo gjymtimin e saj.
E pra, a ekziston shenja e barazimit midis Bashës dhe Jeremiçit, ndërsa mund të ekzistojë shenja e barazimit midis Mero Bazes dhe Berat Buzhalës, përshembull ?
Hashim Thaçi shkoi të takohej me Berishën tek tuneli, sepse e pa se kjo lëvizje shkonte tërësisht në favorin e Kryeministrit të Kosovës. Sepse Hashim Thaçi e di fort mirë se rruga Kukës-Durrës nuk është fantazi, por është një vepër konkrete, me rëndësi kapilare për rajonin.
Rruga Durrës-Kukës nuk ka bërë gjë tjetër veç ia ka rritur Sali Berishës kredibillitetet, duke bërë që në Kosovë të gëzojë edhe më tepër kredibilitet nga se ka pasur. E pra, e pse të mos shkonte Thaçi të takohej me Berishën ?
Jashtë Kosovës në Europë jetojnë gati tre milionë shqiptarë, të cilët sa herë që shkojnë e vijnë në vendlindjet e tyre, aq më tepër binden për mrekullinë e rrugës Durrës-Kukës, si dhe për autorësinë e saj.
Mero Baze lajthitet me patosin e deklaratave të Berishës tek hapja a malit, me të cilat pastaj kërkon të frikësojë Hashim Thaçin se mos patriotizmi i Berishës po e infekton Thaçin me nacionalizëm. Mero Baze nuk ka hequr dorë nga ato metodat e tij të periudhës së "çorapes së zezë", që i përshkruan me aq mjeshtëri Ylli Rakipi, çka tregon se Mero Baze të zezë si çorapen e ka edhe shpirtin e tij, i cili i ka mbetur shpirti i një provinciali të shkretë, pa plang e strehë. I tillë ka mbetur Mero Baze edhe tani që ka bërë pasuri, që është bërë edhe gazetar, edhe pronar, edhe pasunar, edhe llogaritar i rrugës Durrës-Kukës.
Sali Berisha u takua me Hashim Thaçin jo për konsum elektoral, sepse Kryeministri i Shqipërisë është në kulmin e arritjeve të tij, të cilat do të donte t'i kishte çdo kundërshtar i tij aktual në Tiranë. Sali Berisha u takua me Hashim Thaçin, si dy kryeministrat e dy shteteve shqiptare, të cilët tash e mbas nuk ka asnjë barrierë që t'i ndajë, as sot edhe as mot. Takimi mes Berishës dhe Thaçit ishte legjitim dhe i legjitimuar.
Sali Berisha u takua me Hashim Thaçin në mënyrën më të natyrshme të botës, ashtu siç do të kishte vepruar çdo politikan i një shteti të Europës Juglindore, nëse do të ndodhej përballë rrethanave të tilla, të cilat sot, pas padrejtësive shekullore, janë kthyer në favor dhe përparësi për shqiptarët.
Një qëndrim idiot mban Mero Baze edhe për "miqtë turq" të Sali Berishës, të cilëve është gati t'iu vëjë çallma në kokë, t'i kthejë në jeniçerë, e t'i i etiketojë si "fondamentalistë" dhe kushurinj të Bin Ladenit. Mero Bazen e ka përpirë amnezia dhe ka harruar se Turqia është vend anëtar i NATO-s, aleat strategjik i SHBA-ve, pra aleat strategjik i shqiptarëve dhe njëri prej shteteve të para që njohu pavarësinë e Kosovës.
Mero Baze është produkt mjeran i tranzicionit të gjatë që përjetoi Shqipëria. Integrimi në NATO dhe rruga Kukës-Durrës nuk toleron më mendësi të tilla, profitere. Mero Baze është produkt tipik ballkanas, intrigant, i padijshëm, ambicioz, diabolik, thellësisht ortodoks, pa idé dhe pa ideale. Ai nuk i është dashur as Berishës dhe natyrisht që nuk i duhet as Hashim Thaçit. Prandaj e them që në titull se Hashim Thaçi nuk ka nevojë për "leksionet" e mjera të mjeranit Mero Baze. Dhe takimi Berisha-Thaçi e vërtetoi më së miri këtë.