VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Ambasadori Naim Malaj keqpërdori funksionin e tij të lartë shtetëror NJË ÇMIM I DIASPORËS PA DIASPORËN DHE I PËRVETËSUAR Nga ELIDA BUÇPAPAJ E Premte, 11.18.2011, 03:10pm (GMT1) "Nuk na fton në asnjë aktivitet Ambasada e Kosovës", më tregoi një nga aktivistët e përkushtuar të çështjes të Kosovës në Zvicër. «Dhe këtë praktikë e aplikon për të gjithë ne që njihemi si përkrahësit e Ibrahim Rugovës,» vazhdoi aktivisti i cili nuk dëshiron ta bëjë publik emrin. Histori e njohur kjo. Në fakt ambasadori i Kosovës nuk i afron personalitetet e diasporës shqiptare të cilët nuk janë të shprehur si simpatizantë të së majtës, pa marrë parasysh se kanë dhënë një kontribut të shquar si për organizimin e diasporës, pavarësinë e Kosovës dhe po ashtu respektojnë institucionet e Kosovës dhe shtetin e ri të Kosovës, të cilit i kanë kushtuar jetën e tyre. Edhe me gazetarët kështu vepron. Kush nuk është i majtë, Ambasadori Malaj e ekskomunikon, çka është një metodë shumë arkaike, që i ka shkuar koha. Motoja e tij e punës nuk ka qenë unifikimi dhe faktorizimi i diasporës shqiptare, pra shumë e dëmshme kjo për komunitetin e shqiptarëve në Zvicër, njëri prej më të mëdhenjve në shtetin Helvetik, i cili ka lidhje shumë speciale me Kosovën pasi kryesisht është me prejardhje nga Kosova. Të njëjtin stil aplikoi ambasadori Naim Malaj edhe sa i përket Çmimit të Diasporës, i cili iu dorëzua këtyre ditëve Presidentes së Zvicrës dhe njëkohësisht shefes së Departamentit Federal të Punëve të Jashtme nga një shqiptare e diasporës me profesion arkitekte që edhe e kishte dizajnuar vetë, me rastin e pritjes që Zonja Calmy-Rey dha për Ministrin e Jashtëm të Kosovës Enver Hoxhaj, bashkëpunëtor i afërt i kryeministrit Thaçi, një teknicien i shkolluar në Vjenë, i cili flet si gjuhën e tij gjermanishten dhe anglishten. Sipas një interviste të Ambasadorit Malaj, ky çmim do t'i jepej Zonjës Calmy-Rey para një viti, por u shty nga shefja e politikës së jashtme të Zvicrës «për një kohë më të përshtatëshme», pasi në atë kohë sapo kishte dalë raporti famëkeq i Dick Marty-it. Por lind pyetja, e çfarë ka lidhje një Çmim mirënjohës i shqiptarëve të diasporës për një figurë që ata e adhurojnë siç është ajo e Zonjës Calmy-Rey me raportin e zotit Marty, kur ky raport ka patur në shenjestër qeverinë e Kosovës, aq më tepër kur vetë zoti Marty ka shprehur vlerësimet e tij të larta për popullin e Kosovës dhe diasporën shqiptare në Zvicër. Unë personalisht nuk jam aspak dakord me raportin e Zotit Marty, po e them në parantezë, diçka që e kam shprehur edhe në shkrimet e mia autoriale dhe në një intervistë që kam patur me vetë zotin Marty, por problemi është se çmimi u ngatërrua me këtë raport, sepse autorësinë e çmimit e përvetësoi Ambasadori i Kosovës Naim Malaj ose, si thuhet në shtyp, njëri nga «nismëtarët» ishte zoti Malaj. Dhe këtu fillon kontraversiteti, sepse nga njëra anë Çmimi ishte i Diasporës, nga ana tjetër «nismëtar» i çmimit ishte zoti Malaj, pasi zoti Malaj përfaqëson zyrtarisht shtetin e Kosovës dhe jo diasporën e Kosovës, paçka se është me shtetësi të dyfishtë. Nëse zoti Malaj do të ishte «nismëtar» i çmimit, këtu nuk do të kishte asgjë të keqe, problemi është që të mos e shpërdorte çmimin. Po të mbetej në pozitat e «nismëtarit», ai do të duhej që nismën e tij ta diskutonte me figurat më të shquara shqiptare në diasporë, me personalitete të kulturës, me akademikë, intelektualë, aktivistë të shquar të forcave politike të ndryshme, me përfaqësues shpirtërorë, me personalitete të gjeneratave të reja, dhe t'ia linte diasporës pastaj organizimin e ndarjes së Çmimit, por Naim Malaj jo vetëm nuk veproi kështu, por bëri gjithçka që ndarja e këtij çmimi të ishte si një «nder i tij privat», i tij dhe klanit të tij tepër të ngushtë, që pastaj të trumpetohej si një sukses i tij personal me qeverinë e Zvicrës dhe me shefen e politikës të jashtme zonjën e nderuar Micheline Calmy-Rey. Por zonja Calmy Rey e shtyu marrjen e këtij çmimi për ato që thamë më sipër dhe Ambasadori Naim Malaj në vend të lavdisë bëri fiasko. Bëri fiasko për tre arsye: së pari, nëse çmimi do të ishte i «Diasporës», Zonja Calmy-Rey do ta pranonte atë që përpara një viti, pavarësisht raportit të Marty-it; së dyti, shtyrja e çmimit, dëmtoi imazhin e qeverisë të Kosovës, sepse u komentua nga shtypi si «refuzim»; dhe, së treti, sepse zoti Naim Malaj, nga pozicioni që gëzon, nuk e përfaqëson de jure dhe de facto diasporën shqiptare në Zvicër. Para një viti, ndarja e këtij çmimi u mbajt gati sekret, kur do të duhej që të shpallej një konkurs në diasporë, kur do të duhej që këtij organizimi t'i kushtohej rëndësi e posaçme nga diaspora, e cila padyshim që do të ishte e gatëshme dhe plotësisht e përkushtuar, sepse ka një vlerësim të posaçëm për madam Calmy-Rey. Nuk jam marrë me këtë temë deri sot dhe nuk do të merresha, nëse zoti Naim Malaj nga gabimi i tij i para një viti do të kishte nxjerrë mësime dhe do të kishte reflektuar, që Çmimi i Diasporës për Zonjën Calmy-Rey të reflektohej si aktiviteti më i rëndësishëm i vitit, por që në fakt Naim Malaj e përdori përsëri kontraversërisht, për «ta shitur» në Prishtinë si sukses të tij personal, tani që po ndërrohen ambasadorët, dhe për ta «shitur» si të tillë edhe në diasporë, gjë që nuk është assesi e vërtetë. Ambasadori Naim Malaj nuk është nga ata të suksesëshmit. Në fakt, Naim Malaj e shpërdori që në fillim e deri në fund postin e Ambasadorit të Republikës të Kosovës për ta personalizuar dhe përvetësuar çmimin e Diasporës. Ai e përjashtoi Diasporën nga ky çmim, kur kjo diasporë ka një përfaqësim të paktën prej 250 mijë vetë dhe shkoi deri aty sa e mbajti në mënyrë diskrete në mos themi të fshehtë ndarjen e çmimit. Lajmëroi vetëm Albinfo.ch, platformë pranë tij dhe një gazetar të Albsuiss.ch. Dhe kaq. Nuk i lajmëroi as gazetarët shqiptarë me aktivitet e banim në Zvicër. Unë dhe një grup kolegësh nuk ishim as të ftuar dhe as të lajmëruar, as nga Ambasada e Kosovës në Bernë dhe as nga një lloj mekanizmi që pretendon se përfaqëson diasporën shqiptare në Kosovë, paçka se jam pjesë e këtij mekanizmi, e kam fjalën për Lobin Shqiptar në Zvicër. Dhe nuk do të kishim marrë pjesë kurrë nëse kjo do të varej nga Naim Malaj. Sepse Naim Malaj ka alergji dhe një qëndrim shumë jomiqësor ndaj atyre gazetarëve tek të cilët nuk ushtron dot kontrollin. Diçka aluçinante, të mendosh e t'u mbyllësh gazetarëve dyert si vepron Naim Malaj me kostumin e Ambasadorit. Por si gazetarë profesionistë me aktivitet në Zvicër, paçka se ishim të paftuar nga Malaj, ne ishim të ftuar nga Departamenti Federal i Punëve të Jashtëme të Zvicrës, i cili na kishte lajmëruar në kohë për axhendën ku përfshihej edhe ndarja e çmimit të Diasporës, i cili iu dorëzua presidentes të Zvicrës në pritjen zyrtare që Madam Kalmy-Rey dha për Ministrin e Jashtëm Hoxhaj, ku Ambasadori Naim Malaj kishte ftuar vetëm nja dhjetë veta, të rrethit të tij të ngushtë përveç dy-treve dhe Ylfete Fanajt, e cila është një e re e suksesëshme. Gjithë të tjerëve u kishte vënë vizën. Natyrisht që Madam Kalmy Rey shprehu mirënjohjen e saj për Çmimin e Diasporës. Ajo meriton shumë, sepse emri i saj rradhitet midis emrave më të dashur dhe më të rëndësishëm që kanë dhënë kontributin e tyre për pavarësinë e Kosovës, si Bill Clinton, George W.Bush, Tony Blair, Albright, Rice... Duke përfituar nga pozicioni si gazetare, unë i shpreha zonjës Calmy Rey mirënjohjen për rolin e saj në sendërtimin e pavarësisë dhe shtetit të ri të Kosovës, duke i thënë se emri i saj tashmë ka hyrë në zemrat e popullit të Kosovës dhe historinë e pavarësisë së Kosovës, por në fakt isha tmerrësisht e zhgënjyer nga mënyra se si Ambasadori Naim Malaj kishte organizuar dorëzimin e këtij Çmimi. Sepse diaspora shqiptare në Zvicër ka resurse të pashterëshme njerëzore për të bërë një organizim dinjitoz, ku të arrinte të shprehte në mënyrë sa më dinitoze mirënjohjen për Zvicrën dhe zonjën Calmy-Rey, ku çmimi, për shembull, t'i dorëzohej nga Xherdan Shaqiri, ylli shqiptaro-zviceran i futbollit të shtetit helvetik në një auditorium ku të paktën të ishin të ftuar, pa kufizim, me mijra shqiptarë. © GAZETA MAPO CENSURË, AUTOCENSURË APO KONFORMIZËM GJITHSESI KOMPROMETUESE PËR LIRINË E SHPREHJES! Nga ELIDA BUÇPAPAJ E KRITIKOJ TOPALLIN, PO JAM PROGEGE, PROSHKODËR, PROSHQIPËRI E PRODEMOKRACI GEORGE CLOONEY LE TË BËHET SERB, POR KONSTANDINI I MADH ËSHTË DHE DO TË MBETET ILIR
IKJET E ISH DIKTATORËVE NUK SHKAKTOJNË BOSHLLËK
JA PSE DO TË REKOMANDOJA QË RILINDJA DEMOKRATIKE TA BOTONTE TË PLOTË INTERVISTËN E AMBASADORIT ARVIZU TEK NEWS24 - THIRRJE KUNDËR RENDIT KUSHTETUES PRONARË TË PUSHKATUAR VAZHDOJNË ME PRONA TË KONFISKUARA - PIKËPYETJE SISTEMIT ZGJEDHOR Nga ELIDA BUÇPAPAJ HESHTJA SHQIPTARE NDAJ SJELLJEVE JODIPLOMATIKE TË DIPLOMATËVE RUSË
KULTI I AMERIKËS DHE KULTI I KOSOVËS Shkrim i Elida Buçpapajt botuar më 31 dhjetor 2001 - ribotohet pa asnjë ndryshim LETËR E HAPUR EDI RAMËS: LIDERI I OPOZITËS OSE FILLIM TË RI TË NJEMENDTË OSE LARGIM UNË JAM DISHEPULL E NËNË TEREZËS, E TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISË BASHA E DEBUNKERIZON BASHKINË, PRITET REAGIMI I ED RAMËS! TEKI DERVISHI PROFESIONIST I JASHTËZAKONSHËM DHE GAZETAR I KLASIT TË PARË Nga ELIDA BUÇPAPAJ Katër vjet pas vizitës së Presidentit Bush në Tiranë- EDI RAMA MIDIS GRAMSHIT E GERINGUT DREJT VETIZOLIMIT! Nga ELIDA BUÇPAPAJ KUR VJEN QERSHORI - VRITET BARDHYL AJETI U mbushën 6 vjet nga vrasja e pazbardhur e gazetarit Bardhyl Ajeti ANTIAMERIKANIZMI PERVERS I OPINIONISTËVE TË SHEKULLITPSE DUHET TË JEMI NE SOT ME ARJAN ÇANIN? BALADË E NËNAVE TË KOSOVËS QË PRESIN FËMIJËT E ZHDUKUR TEK RUDINA XHUNGA GJUETI SHTRIGASH DHE ANTIAMERIKANIZËM VAZHDON VASALITETI I MEDIAVE TË TIRANËS NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA E mënjanojnë pak, e pastaj për amoralitetin e tyre e rikthejnë si meteor... Përgjigje ndaj disa pretendimeve solitare EMRI I KOSOVËS ËSHTË I LIDHUR PAZGJIDHSHMËRISHT ME NATO-n Dilemë që duhet të zgjidhet urgjentisht ANTIAMERIKANIZMI ÇAKALL NË EMËR TË "LIRISË SË SHPREHJES" DY FJALË PËR PRESIDENTIN E KOSOVËS BEHGJET PACOLLI 20 SHKURTI DUHET TË HYJË NË KUJTESËN E KOMBIT Këtë ditë e kujton vetëm PD, ndërsa Shqipëria nuk i ka dënuar ende krimet e komunizmit SI T'I LEXOJË KLASA POLITIKE KËSHILLAT E TOMAS KANTRIMENIT SHBA E BE TË NDALIN PRECEDENTIN KONFLIKTUAL TË ED RAMËS
ANALIZË E 21 JANARIT - POLITIKA SHQIPTARE TË MBROJË INSTITUCIONET LEGJITIME DHE TË PASTROHET NGA FLAKËVËNËSIT E SHTETIT 5 VJET PA IBRAHIM RUGOVËN
DELL KA TË DREJTË - NJË AVOKATURË DJALLI NUK I HYN NË PUNË ASKUJT JO ZGJEDHJE TË REJA, POR INSTITUCIONE LEGJITIME, ME DUAR TË PASTRA DHE PA SHIK 9 JANARI DITË SUBLIME PËR KOSOVËN HASHIM THAÇI MANDATIN E DYTË IA DEDIKON ISA MUSTAFËS NË VEND TË KARTOLINËS PËR 2011 - SHËN DICK MARTY ALIAS QOFTËLARGU
DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMB
ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE MOS ABSTENONI ! ÇFARË KA FRANKO FRATINI ME SHQIPTARËT E KOSOVËS ? ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË TË NA BASHKOJË SHKODRA JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË
PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ? KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO" NGA ELIDA BUÇPAPAJ SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË NGA ELIDA BUÇPAPAJ 14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010 E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ? NGA ELIDA BUÇPAPAJ ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI ! NGA ELIDA BUÇPAPAJ PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?! NGA ELIDA BUÇPAPAJ ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT Nga ELIDA BUÇPAPAJ TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ E PARA VJEN KOSOVA Nga ELIDA BUÇPAPAJ E PËRSE KAQ VONË ? Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS ! Nga ELIDA BUÇPAPAJ TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ Nga ELIDA BUÇPAPAJ TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE NGA ELIDA BUÇPAPAJ
KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË ! BARDHYL AJETIT DISA KËSHILLA PËR ALBIN KURTIN Nga ELIDA BUÇPAPAJ BEKIM FEHMIU NUK KA NEVOJË PËR LOTË KROKODILËSH Nga ELIDA BUÇPAPAJ 15 VJET "BOTA SOT", GAZETA QË PARASHKROI HISTORINË E SHQIPTARËVE Nga ELIDA BUÇPAPAJ INDIFERENCË E VERBËR E POLITIKËS NDAJ ARRESTIMIT BRUTAL TË ALBIN KURTIT NGA POLICIA ME ANTIPLUMB Nga ELIDA BUÇPAPAJ KOSOVA E EMANCIPUAR Nga ELIDA BUÇPAPAJ © ELIDA BUÇPAPAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |