Mediat në Kosovë i kanë bërë një mbulim shumë të mirë protestës të Vetëvendosjes me moton "Serbia nuk kalon" dhe kjo në fakt i ndihmon shumë analizat që do të vijnë pas 14 janarit 2011. Kamerat i ndoqën dhe shoqëruan protestuesit nga qendrat e banimit, nga ata u nisën dhe u bashkuan në pikat e takimit, kur morën autobuzat, kur u kontrolluan nga policia, kur organizatorët bënin përpjekjet e tyre për të dhënë mesazhe shumë të qarta, për ta mbajtur nën kontroll që kjo protestë të mos degjeneronte nga provokatorë kurrsesi në dhunë. Ne teleshikuesit i ndoqëm "live" në kohë reale se si nga të katër anët e Kosovës, bile edhe nga Shqipëria u bë organizimi, me shumë disiplinë, me shumë qetësi, në mënyrë shumë dinjitoze, deri tek pika kufitare e Dheut të Bardhë apo Merdares, si shprehje legjitime e qytetarëve për të protestuar kur shohin dhe besojnë se janë të shkelura apo të nëpërkëmbura të drejtat e tyre.
Shqiptarët e Kosovës më frymëzojnë gjithnjë respekt, sepse kanë vuajtur si askush dhe prapë kanë mbijetuar, pikërisht sepse tek ata nuk është fashitur kurrë ndjenja e protestës, dikur kundër pushtuesit ndërsa sot për të parë implementimin e marrëveshjeve që Kosova dhe Serbia nënshkruajnë në letër që të jenë të përmbushura në realitet.
Protesta e Vetëvendosjes u anatemua që në fillim nga politika dhe u pa me dyshim edhe nga faktori ndërkombëtar, sepse ende nuk është fshirë nga kujtesa ajo që ngjau më 2004 kur gjithçka degjeneroi në dhunë, flakë e zjarr. Por Kosova ka mësuar e nxjerrë mësime, ashtu edhe liderët e saj.
Hashim Thaçit iu dha rasti për t'i dhënë goditjen rivalit të tij të vetëm pikërisht tek thembra e Akilit, tek siguria dhe stabiliteti i shtetit të ri të Kosovës, duke parashikuar një skenar të tipit të 21 janarit 2011 që u ekzekutua në Shqipëri kur u sulmuan institucionet e shtetit.
Por protesta e 14 janarit 2012 e Vetëvendosjes është 180 gradë e ndryshme nga ajo e 21 janarit 2011 që u ekzekutua në Tiranë. Ata që iu bashkangjitën Vetëvendosjes më 14 janar e bënë këtë për të mbrojtur shtetin e Kosovës, ndërsa ata të 21 janarit në Tiranë për të përmbysur një shtet anëtar të NATO-s, sipas modelit afrikan, në vende me diktatura të degraduara si Libia, Tunizia apo Egjypti.
Organizimi i Vetëvendosjes ishte gati spontan. Më 14 janar qytetarë nga e gjithë Kosova u drejtuan në pikat kufitare tek Dheu i Bardhë dhe Merdare. Protestuesit e 14 janarit nuk do të sulmonin Policinë e Kosovës, nuk do të sulmonin institucionet e Kosovës, qëllimi i tyre ishte të mbrojnë shtetin e ri të Kosovës nga standartet e dyfishta. Sepse liria dhe lëvizja e lirë ka vetëm një standart. Serbët janë të lirë të hyjnë në Kosovë, por edhe shqiptarët duhet të jenë të lirë të qarkullojnë në Serbi. Mallrat serbe le të hyjnë në Kosovë, por edhe mallrat e Kosovës le të kalojnë nëpër Serbi. Pra marrëveshja e nënshkruar midis dy palëve duhet të ketë vlerë të njëjtë zbatimi, ku reciprociteti është kryefjala. Kosova e respekton reciprocitetin me Serbinë, të njëjtën gjë duhet të bëjë Serbia. Nëse Serbia nuk e respekton, atëhere marrëveshja hidhet në koshin e plehrave, nuk ka vlerë, jo për fajin e Kosovës, por për shkak të Serbisë.
Pra, të manipulosh një protestë për qëllime politike, siç bëri Thaçi, nuk është as në favor të tij, as në favor të Kosovës kur atij do t'i duhej që, për të evituar protesta të tilla, të ndërmerrte veprime serioze si shtet, ashtu si veproi në verën e vitit që shkoi Mimoza Kusari-Lila ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, kur i doli zot një vendimi të Qeverisë së Kosovës për masat e reciprocitetit të shtetit të Kosovës me Serbinë dhe Bosnjën. A ju kujtohet se si veproi shteti i Kosovës, kur Serbia nuk respektoi recioprocitetin? Ia bllokoi mallrat e Serbisë. Pra, jo me protesta si veproi vetëvendosja më 14 janar 2012, por konkretisht, de jure e de facto.
Dhe veprimet e qeverisë së Kosovës u mirëpritën jo vetëm nga populli i Kosovës, por edhe nga faktori ndërkombëtar, ndërsa Mimoza Kusari-Lila u shpall gati heroinë. Tani më 14 janar vendin e saj e zuri Albin Kurti.
Pra çfarë ka ndryshuar tani? Ka ndryshuar se në verën që shkoi ishte qeveria e Kosovës që mbante qëndrime të përgjegjëshme ndaj fqinjit të saj problematik, ndërsa tani qeveria e Kosovës, në vend që t'i bashkangjitet Vetëvendosjes, e fokuson Albin Kurtin si një person problematik që rrënon jo vetëm imazhin e Kosovës por edhe rrezikon stabilitetin e saj. Pra qeveria e Kosovës duke e trajtuar Albin Kurtin kësisoj i humb pikë vetëm vetes të saj. Dhe këtë e tregoi 14 janari, të cilin ne e pamë "live", se si qytetarët e Kosovës iu bashkangjitën thirrjes së Albin Kurtit pa marrë parasysh të ftohtit dhe acarin dhe pa marrë para sysh thirrjet e faktorit politik kombëtar dhe ndërkombëtar.
Përballja midis policisë dhe Vetëvendosjes, arrestimet, shkopinjtë e gomës, gazi lotsjellës, pompat me ujin e akullt në kulmin e dimrit dhe për pasojë gurët e protestuesve ishte ajo që do të duhej të evitohej me çdo kusht, por u duk qartë që në krye se Policia e Kosovës kishte marr urdhër për të demonstruar se e ka nën kontroll situatën. Ndërkohë, të ngresh shkopinjtë e gomës e gomat e ujit e të përgjakësh e arrestosh deputetët e parlamentit të Kosovës do të thotë se Policia e Kosovës i tejkaloi kompetencat e veta, sepse të protestosh është e drejtë legjitime dhe policia e shtetit ushtron komptetencat e saj legjitime vetëm kur protestat degjenerojnë në dhunë apo guerrilje urbane. Diçka që nuk kishte asnë lidhje me 14 janarin e Vetëvendosjes të Albin Kurtit.
Sepse 14 janari i Vetëvendosjes të Albin Kurtit shprehte indinjatën legjitime për mosrespektimin nga ana e qverisë të Serbisë të marrëveshjes bilaterale të lëvizjes të lirë me Kosovën, ku ndërsa Kosova e respekton këtë marrëveshje, Serbia e shkel, dhe qeveria e Kosovës bën sehir, hesht e rri urtë, si qingj i butë, ndërsa angazhon policinë e shtetit të Kosovës dhe tregon dhëmbët kundër Albin Kurtit, Vetëvendosjes e protestuesave! Po çfarë bëhet kështu?!
Hashim Thaçi bëri figurë të mirë para ndërkombëtarëve, por jo para popullit të Kosovës, sepse ndërseu policinë kundër Vetëvendosjes, protesta e të cilës në fakt është në mbrojtje të shtetit të Kosovës, ku përfshihen edhe institucionet e shtetit të së drejtës, pra edhe vetë qeveria e Hashim Thaçit.
Vetëvendosja e kaloi një provim, sepse të protestosh është legjitime, por protestat kurrë nuk duhet të kalojnë nga funksioni që kanë, dhe Vetëvendosja arriti që ta ketë nën kontroll dhe të mos tolerojë asnjë lloj provokotori të filtruar në rradhët e saj. Këtë provim e kaloi edhe Albin Kurti me bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, disa prej të cilëve janë edhe ata deputetë në Kuvendin e Kosovës. Ata i ikën imazhit të keq të krijuar prej 2004. Ata u përgjakën, u trajtuan keq nga policia e Kosovës, u arrestuan, por përsëri ishin ata që fituan dhe prej dje, pra, prej 14 janarit 2012, ata rilindën, ndërsa Hashim Thaçi sheh tek Albin Kurti një rrezik jo për Kosovën por një rrezik real për karriken e tij si kryeministër.
©
KURRË MOS THONI KURRË ZOTËRI TADIÇ!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
(Botuar sot, më 9.01.2012 tek Koha Jone)
KRYELAJM DUHEJ TË ISHTE SOT PERFORMANCA E ERMONELA JAHOS NË ROYAL OPERA - INSTITUCIONET NË SHQIPËRI NË VEND TË VLERAVE ME TË CILAT IDENTIFIKOHET KOMBI LANCOJNË ANTIVLERAT DHE ANONIMATIN!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Esse
HAVELI, IKONA E LIDERIT ME INTEGRITETI I LE ZHVESHUR POLITIKANËT PA INTEGRITET SHQIPTARË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
LËVIZJA E DHJETORIT ME MANIPULATORË DHE PLOT KONTRAVERSITET
Pluralizmi qe solli Dhjetori 1990, data më e rëndësishme pas shpalljes së pavarësisë
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
ED RAMA, ALEATI MË LUAJAL I SALI BERISHËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Duke shënuar sot përvjetorin e lindjes së themeluesit të shtetit të Kosovës
PA IBRAHIM RUGOVËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Ambasadori Naim Malaj keqpërdori funksionin e tij të lartë shtetëror
NJË ÇMIM I DIASPORËS PA DIASPORËN DHE I PËRVETËSUAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
GAZETA MAPO CENSURË, AUTOCENSURË APO KONFORMIZËM GJITHSESI KOMPROMETUESE PËR LIRINË E SHPREHJES!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E KRITIKOJ TOPALLIN, PO JAM PROGEGE, PROSHKODËR, PROSHQIPËRI E PRODEMOKRACI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
GEORGE CLOONEY LE TË BËHET SERB, POR KONSTANDINI I MADH ËSHTË DHE DO TË MBETET ILIR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
IKJET E ISH DIKTATORËVE NUK SHKAKTOJNË BOSHLLËK
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
JA PSE DO TË REKOMANDOJA QË RILINDJA DEMOKRATIKE TA BOTONTE TË PLOTË INTERVISTËN E AMBASADORIT ARVIZU
TEK NEWS24 - THIRRJE KUNDËR RENDIT KUSHTETUES PRONARË TË PUSHKATUAR VAZHDOJNË ME PRONA TË KONFISKUARA - PIKËPYETJE SISTEMIT ZGJEDHOR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
HESHTJA SHQIPTARE NDAJ SJELLJEVE JODIPLOMATIKE TË DIPLOMATËVE RUSË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KULTI I AMERIKËS DHE KULTI I KOSOVËS
Shkrim i Elida Buçpapajt botuar më 31 dhjetor 2001 - ribotohet pa asnjë ndryshim
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
LETËR E HAPUR EDI RAMËS: LIDERI I OPOZITËS OSE FILLIM TË RI TË NJEMENDTË OSE LARGIM
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
UNË JAM DISHEPULL E NËNË TEREZËS, E TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
BASHA E DEBUNKERIZON BASHKINË, PRITET REAGIMI I ED RAMËS!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
TEKI DERVISHI PROFESIONIST I JASHTËZAKONSHËM DHE GAZETAR I KLASIT TË PARË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Katër vjet pas vizitës së Presidentit Bush në Tiranë-
EDI RAMA MIDIS GRAMSHIT E GERINGUT DREJT VETIZOLIMIT!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KUR VJEN QERSHORI - VRITET BARDHYL AJETI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
PSE DUHET TË JEMI NE SOT ME ARJAN ÇANIN?
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
BALADË E NËNAVE TË KOSOVËS QË PRESIN FËMIJËT E ZHDUKUR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
TEK RUDINA XHUNGA GJUETI SHTRIGASH DHE ANTIAMERIKANIZËM
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
VAZHDON VASALITETI I MEDIAVE TË TIRANËS NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA
E mënjanojnë pak, e pastaj për amoralitetin e tyre e rikthejnë si meteor...
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Përgjigje ndaj disa pretendimeve solitare
EMRI I KOSOVËS ËSHTË I LIDHUR PAZGJIDHSHMËRISHT ME NATO-n
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Dilemë që duhet të zgjidhet urgjentisht
OPOZITA NË KOSOVË PA LIDER?
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
ANTIAMERIKANIZMI ÇAKALL NË EMËR TË "LIRISË SË SHPREHJES"
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
MË NË FUND!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DY FJALË PËR PRESIDENTIN E KOSOVËS BEHGJET PACOLLI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
20 SHKURTI DUHET TË HYJË NË KUJTESËN E KOMBIT
Këtë ditë e kujton vetëm PD, ndërsa Shqipëria nuk i ka dënuar ende krimet e komunizmit
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SI T'I LEXOJË KLASA POLITIKE KËSHILLAT E TOMAS KANTRIMENIT
Nga Elida BUÇPAPAJ
SHBA E BE TË NDALIN PRECEDENTIN KONFLIKTUAL TË ED RAMËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ANALIZË E 21 JANARIT - POLITIKA SHQIPTARE TË MBROJË INSTITUCIONET LEGJITIME DHE TË PASTROHET NGA FLAKËVËNËSIT E SHTETIT
Nga Elida BUÇPAPAJ
5 VJET PA IBRAHIM RUGOVËN
Nga Elida BUÇPAPAJ
DELL KA TË DREJTË - NJË AVOKATURË DJALLI NUK I HYN NË PUNË ASKUJT
Nga Elida BUÇPAPAJ
JO ZGJEDHJE TË REJA, POR INSTITUCIONE LEGJITIME, ME DUAR TË PASTRA DHE PA SHIK
Nga Elida BUÇPAPAJ
NDAL FUSHATËS ANTISHQIPTARE DHE KRAHASIMIT TË SHQIPTARËVE ME XHELATËT E SREBRENICËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
9 JANARI DITË SUBLIME PËR KOSOVËN
NGA ELIDA BUCPAPAJ
HASHIM THAÇI MANDATIN E DYTË IA DEDIKON ISA MUSTAFËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
Reagim ndaj "Le Matin"
BERISHA, RAMA NDAJNË TË NJËJTIN QENDRIM ME THAÇIN NDAJ MARTY-IT, NDËRSA ME ZVICRËN DUAN TË KENË RAPORTE TË SHKËLQYERA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
NË VEND TË KARTOLINËS PËR 2011 -
INTERESAT KOMBËTARE TË SHQIPTARËVE NË REZONANCË TË PLOTË ME IDEALET E PERËNDIMIT
NGA Elida BUÇPAPAJ
PDK-AAK-AKR OSE PDK-AAK-VV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
40 MIJË VOTAT E UKË RUGOVËS SFIDË KLANIT JUGOSLLAV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SHËN DICK MARTY ALIAS QOFTËLARGU
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMB
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
MOS ABSTENONI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ÇFARË KA FRANKO FRATINI ME SHQIPTARËT E KOSOVËS ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
TË NA BASHKOJË SHKODRA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN
Nga Elida BUÇPAPAJ
DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
Nga Elida BUÇPAPAJ
NJË START I RI PËR LDK-NË
Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën
Nga Elida BUÇPAPAJ
KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž
T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž
FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ