VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
MIRËNJOHJE AMERIKËS! Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Premte, 02.17.2012, 08:41am (GMT1) Është pranuar me të drejtë se viti 2012 nuk do të kishte kuptim të kremtohej si vit jubilar i 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë nëse tashmë Kosova nuk do të kishte fituar pavarësinë. 17 shkurti i vitit 2008, pra, është një plotës i 28 Nëntorit 1912, kur Shqipëria shpallej e pavarur në të gjithë territorin e saj prej rreth 120 mijë kilometrash katrore. Nocioni politik Shqipëri do të zhdukej plotësisht nga harta nëse nuk do të ishte Udrou Uillson, presidenti i 28 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që do ta merrte në mbrojtje këtë ekzistencë. Ashtu si nuk do të ekzistonte Kosova më nëse Bill Klinton, presidenti i 42 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk do ta merrte në mbrojtje Kosovën duke përzënë makinerinë e përbindshme gjakatare serbomadhe të Sllobodan Millosheviçit, duke e çliruar Kosovën një herë e përgjithmonë. Do të ishte Xhorxh W. Bush, Presidenti i 43 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ai që do të kurorëzonte pavarësinë e Republikës së Kosovës, ashtu siç e kishte projektuar themeluesi i saj, Presidenti Ibrahim Rugova. Falë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me emër të Zotit të Madh, me këtë 17 Shkurt, tashmë festë e Kosovës dhe e të gjithë shqiptarëve, ne e kemi më të plotë edhe realizimin e idealit të 28 Nëntorit 1912, e kemi edhe më konkret realizimin tonë kombëtar. Në miqësi, aleancë dhe partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Republika e Shqipërisë është prej rreth tri vjetësh anëtare e Organizatës së Paktit të Atlantikut Verior (NATO). Në miqësi, aleancë dhe partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe Republika e Kosovës do të jetë anëtare e NATOS. Në miqësi, aleancë dhe partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës do të jenë edhe anëtare të Bashkimit Evropian, kombi shqiptar dhe atdheu ynë do të jenë gjithnjë e më shumë një faktor i përbashkët, një realitet i bashkuar, një ideal i realizuar sipas projektit të atij 28 Nëntori 2012, kur lartohej flamuri ynë kombëtar, flamuri më i vjetër i të gjitha kombeve të botës, flamuri më domethënës i të gjitha kombeve të botës. Falë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me emër të Zotit të Madh, ne shqiptarët do t'ia kthejmë lavdinë, përparimin, mirëqenien atdheut tonë në të gjithë hapësirën e tij në Republikën e Shqipërisë, në Republikën e Kosovës, në Maqedoni, në Malin e Zi, në Preshevë, në Medvegje, në Bujanoc, në Çamëri. Në miqësi, aleancë dhe partneritet gjithnjë më të ngushtë, gjithnjë e më të fortë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ne shqiptarët do t'ia rikthejmë vetes plotësisht statusin e njërit prej kombeve themeluese të qytetërimit evropian dhe të qytetërimit perëndimor në tërësi, do t'ia kthejmë Evropës dhe Perëndimit kujtesën e Ilirisë së Bardhylit, Teutës, Gentit, Batos e të tjerëve. Në miqësi dhe aleancë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën flamurin kuq me shqiponjën e zezë dykrenore të Gjergj Kastriotit Skënderbeut ne shqiptarët do të njihemi si kombi që u flijuam në themelet e Evropës moderne dhe të Perëndimit modern. Në miqësi, aleancë dhe partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjaku i luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjaku i dëshmorëve dhe heronjve të panumërt i derdhur për lirinë e Kosovës dhe për lirinë kombëtare në përgjithësi gjatë shekujve do të shpërblehet me përparim, lartësimin dhe madhërimin e kombit tonë. Prandaj çdo ditë që agon dhe ngryset, ne shqiptarët t'ua shprehim mirënjohjen tonë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të jemi gjithnjë e gjithmonë përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Falë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me emër të Zotit, vizionet tona kombëtare do të jenë vizione të qytetërimit modern evropian dhe perëndimor. Falë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me emër të Zotit, për hir të qytetërimit evropian dhe perëndimor, për hir të qëndrueshmërisë, paqes, përparimit, ne do të kemi realizimin e ribashkimit të Shqipërisë. © DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJES Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ HAVELI QË E PATËM, HAVELI QË NUK E PATËM SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVE PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA
ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI Romani "Imazh" i Zef Mulajt Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN?
21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ
KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT 21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS
BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND
ROJA TË SOVRANITETIT Zotër shtëpie Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË KOLLITJET E STALINIT... ...nesër në "tri komunat heroike" Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT TË DUAN, PA TË QORTOJNË (Letër e mbyllur partive) Nga SKËNDER BUÇPAPAJ UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË" EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA? POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK
Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT
PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT
SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT
VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ HAMENDJET PARAZGJEDHORE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT? MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË
E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...
KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?
NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME
MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS ©
SKËNDER BUÇPAPAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |