E Mërkurë, 12.06.2023, 05:32pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

PËRVJETORI I RRËZIMIT TË BUSTIT TË ENVER HOXHËS

Nga FRANK SHKRELI


E Hënë, 02.20.2012, 08:24am (GMT+1)


Më ka takuar që në shumë raste, në biseda të ndryshme me individë, dhe pjesëmarrës në ngjarjet dramatike të para 20-vjetëve në Shqipëri, të bëhet pyetja se cila ishte data ose cili ishte momenti që në të vërtetë shënoi rënien e komunizmit në Shqipëri? Siç mund të pritej, përgjigjet ishin të ndryshme, por për mendimin tim, rrëzimi i bustit të diktatorit komunist Enver Hoxha ishte simboli më domethënës i rënies së komunizmi në Shqipëri, siç njihej deri atëherë, kishte marrë fund. Ishte fundi, të paktën fundi simbolik, i një tiranie ndaj së cilës, shqiptarët atë ditë shprehën dënimin dhe zemërimin e tyre ndaj sistemit komunist -- që autori dhe komentatori i njohur amerikan, Uilliam Bakli e pat quajtur si ''abuzuesi më i keq i lirisë në historinë e njerëzimit''.

Edhe sot e kësaj dite nuk më dalin nga mendja fotot dhe filmi që pasqyronin dhe dokumentonin pjesëmarrjen e mijëra shqiptarëve në sheshin para bustit në Tiranë, si dhe aktiviteti i policisë gjatë asaj proteste, duke shtënë në ajër, dhe duke shpërndarë gaz lotsjellës kundër turmës. Por skena më e tmershme vizive m'u duk se ishte vënia në veprim dhe ngacmimi i qenve kundër protestuesve.

Enver Hoxha dhe regjimi i tij kishin shumë ''armiq'' të mbrendshëm dhe të jashtëm. Por viktimat e tij ishin ''armiqtë e mbrendshëm'', armiqtë e klasës, mijëra prej të cilëve u vranë, e shumë prej tyre vdiqën në rrjetin e gjërë të kampeve të punës e të përqëndrimit anembanë Shqipërisë. Ndërkohë, ai nuk kursente as aleatët e tij, ish-ndihmësa, diplomatë e ushtarakë, si edhe anëtarë të Partisë Komuniste, shumë prej të cilëve gjithashtu u vranë ose vdiqën edhe ata nëpër kampe të përqëndrimit.

Përvjetori i rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës është gjithashtu një ditë që duhet mbajtur mend dhe përkujtuar si rrëzimi i bustit të një diktatori që i kishte shpallur luftë popullit të vet, si rrëzimi i një monumenti vrasjesh të njerëzve të pafajshëm, si rrëzimi edhe i një ideje që përfaqësonte diktatorin dhe regjimin, i cili për pothuaj 50 vjet përdori dhunën shtetërore, për të kryer krime kundër njerëzimit dhe më në fund, të konsiderohet si rrëzimi simbolik i regjimit komunist që monopolizonte tmerrin dhe dhunën mbi jetën politike e shoqërore të Shqipërisë. Por, në të njëjtën kohë, në këtë përvjetor të rëndësishëm historik, le të mbahen mend e të kujtohen jo vetëm tmerret dhe krimet e këtij sistemi, por edhe viktimat (të gjallë e të vdekur) të regjimit komunist, ata të cilët me kurajon dhe trimërinë e tyre të pashoqe njerëzore e civile dhe me besimin e tyre të fortë në të vërtetën dhe në dinjitetin njerëzor, qëndruan barrikadë kundër një ndërmarrjeje kriminale të një klike komuniste, për pothuaj një gjysëm shekulli.

Nga hallet e travajët e jetës së sotëme post-komuniste si edhe nga lufta politike për pushtet, jo vetëm që duket se sikur brutaliteti i komunizmit dhe i regjimit hoxhist është harruar, por fatkeqësisht nostalgjikët e atij sistemi, me libra e botime të ndryshme përpiqen të bindin brezin e sotëm dhe të ardhshëm duke e paraqitur atë sistem gjithnjë si zgjidhjen e problemeve të kohës, megjithë koston njerëzore dhe materiale. Prandaj është e nevojshme që në këtë përvjetor të rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, dhe me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, të fillojë një debat që në vend ku ishte busti i diktatorit, të ndërtohet një monument i viktimave të filozofisë dhe politikës komuniste, e cila kishte premtuar të zhdukte dallimet klasore, por që në të vërtetë zhduku fizikisht klasa të tëra njerëzish të pafajshëm, fatkeqësisht përfshirë edhe ajkën intelektuale të kombit shqiptar.

Ndërtimi i një monumenti viktimave të komunizmit në Shqipëri, jo vetëm që do të nderonte ata për vuajtjet dhe sakrificat e tyre, por do t'u kujtonte përgjithmonë brezave të ardhshëm heroizmat e këtyre dëshmorëve të denjë të kombit shqiptar dhe do të përbënte një testament moral, politik dhe patriotik në këtë përvjetor, se jo vetëm që busti i Enver Hoxhës nuk ekziston më, por edhe hija e tij është zhdukur nga jeta politike dhe shoqërore e vendit. Një monument i viktimave të komunizmit në Tiranë, do të shprehte, njëherazi, edhe vullnetin serioz politik e shoqëror, mbarëkombëtar -- se si komb liridashës, shqiptarët nuk do të lejojnë që një sistem si komunizmi, ose një sistem i ngjashëm me komunizmin, të kërcënojë dhe të rrezikojë kurrë më kombin shqiptar.



Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AMERIKA PRANË KOSOVËS NË 4 VJETORIN E PAVARËSISËNga FRANK SHKRELI (02.17.2012)
MIRËNJOHJE AMERIKËS!Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (02.17.2012)
GREQIA ËSHTË THYER, DHE NUK MUND TË NGJITETNga FELIX SALMON, Reuters (02.16.2012)
FËRKIME AMERIKANO-KINEZE MBI TË DREJTAT E NJERIUTNga FRANK SHKRELI (02.16.2012)
JO, SHTETI NUK MUND TË BJERË!Nga PËRPARIM KABO (02.14.2012)
NË TWITTER NUK KA BORËNga REXHEP SHAHU (02.13.2012)
RUSIA DHE E KALUARA E SAJ KOMUNISTE''ISHTE SHUMË KOHË MË PARË, DHE SIDOQOFTË ASGJË NUK KA NDODHUR''Nga FRANK SHKRELI (02.13.2012)
DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORENga SKËNDER BUÇPAPAJ (02.12.2012)
NJË QORTIM KUJTESËS KOLEKTIVENga VISAR ZHITI (02.12.2012)
RIK SANTORUM NDËRLIKON FUSHATËN REPUBLIKANE PËR PRESIDENTNga FRANK SHKRELI (02.10.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2023  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]