VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
PYETJE PËRGJIGJE ME MINISTRIN E JASHTËM SERB VUK JEREMIÇIN Nga ELIDA BUÇPAPAJ E Enjte, 03.08.2012, 04:27pm (GMT1) Ndërsa më 1 mars në Bruksel kryetarët e shteteve të BE-së vendosnin nëse Serbia do të pranohej si vend-kandidat, dhe kur një natë më parë Rumania në mënyrë unilaterale kishte deklaruar se do të votonte kundër dhënies statusit kandidat për shkak të pakënaqësisë ndaj trajtimi të pakicave vllehe dhe rumune në Serbi, ndofta për t'i bërë presion Hollandës që të përfitonte nga Marrëveshja Schengen zonën e lirë pa përdorimin e pasaportave, në Bernë zhvillohej takimi në nivelin e ministrave të jashtëm të konfederatës helvetike me atë të shtetit serb, përkatësisht Didier Burkhalter dhe Vuk Jeremiçi. Ky qëndrim i Rumanisë ishte i papritur pasi për Serbinë provim për t'u kaluar mbetej dhe mbetet gjithnjë Kosova. Pikërisht për këtë pengesë serioze foli hapur edhe Tadiçi në mbrëmjen para 1 marsit nga Brukseli duke shprehur dyshimin e tij për marrjen e statusit kur deklaroi se «problemi i Kosovës përbën një barrë në politikën e Serbisë». Pikërisht, në këtë kontekst, meqë edhe marrëveshja e 24 shkurit ishte një aktualitet shumë i nxehtë, duke qenë të ftuar të Departamentit Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës, morëm pjesë në konferencën e përbashkët për shtyp të dy homologëve të politikës të jashtme, atë të Zvicrës dhe të Serbisë. Takimi u zhvillua në një rezidencë të bukur qeveritare në pjesën e qytetit antik të Bernës, në Wattenwyl-Hause, aty ku në nëntorin që shkoi Presidentja e Zvicrës dhe njëkohësisht ish-shefja e Departamentit Federal të Punëve të Jashtme Madame Micheline Calmy-Rey priti homologun e saj nga Kosova, Enver Hoxhaj, në një vizitë po pune, ku nënshkruan edhe një marrëveshje. Pikërisht ky paralelizëm më shërbeu për t'i bërë pyetjen e parë zotit Jeremiç, ku i parashtrova realitetin duke e vënë Zvicrën si emërues të përbashkët, të një shteti sovran që pret në takime pune, paçka se në kontekste të ndryshme, dy ministra të jashtëm të dy shteteve sovrane, atë të Kosovës, dhe të Serbisë. Ky është realiteti, thashë, a keni ndonjë koment z. Jeremiç. Përgjigja e Jeremiçit u fokusua në marrëdhëniet midis Zvicrës dhe Serbisë, si dy vende që në vitin 2014 dhe 2015 do të marrin drejtimin e rradhës të OSBE-së. Pyetja e dytë dhe e tretë lidhej me deklaratën e Tadiçit nga Brukseli se «problemi i Kosovës përbën një barrë në politikën e Serbisë» dhe atë të liderit të Partisë Demokratike Liberale të Serbisë Cedomir Jovanoviç, i cili vinte në dukje se, nëse qeveria e Serbisë i ofron vetëm fraza të reja shoqërisë, në vend të një politike të re, marrëveshja e 24 shkurtit dështon. E pyeta Jeremiçin nëse deklarata e Tadiçit shprehte në vetvete një lloj keqardhje dhe a ishte e gatëshme Serbia të ndryshonte politikën në vend të dështimit si vinte re lideri i Partisë Demokratike Liberale të Serbisë Cedomir Jovanoviç? Këtyre dy pyetjeve Jeremiç u përgjigj në mënyrë shumë lakonike, me njërrokësh, ku u dallua qartë « jo-ja » sa i përket mos ndryshimit të politikës nga ana e qeverisë të Serbisë. Pyetjet e mia si gazetare ishin jashtë kontekstit të temës së takimit midis dy homologëve, dhe protokolli nga Departamenti Federal i Punëve të Jashtme ndërhyri, por kërkesa ime për pyetjen e katërt u pranua nga Jeremiçi. Në fakt, unë si gazetare isha e «armatosur» me plot pyetje të tjera, nisur edhe nga mungesa e gazetarëve të tjerë shqiptarë, mungesë që mbetet e pajustifikuar. Mjerisht jemi shumë larg nocionit të funksionimit të shtetit, të një kombi vital, që popullon të paktën gjashtë shtete në Europën Juglindore, kur do të duhej që të ndihej kultura demokratike dhe një strategji e përbashkët për të provomuar identitetin kulturoro-kombëtar që lidhet me integrimin shqiptar, duke filluar tek gjuha shqipe, tek historia, tek kultura shqiptare dhe vlerat e saj. Politika e jashtme merr rol madhor në vend të anonimatit dhe nivelit të rastësisë, kur do të duhej të funksiononim si sahati Omega, pasi kemi burime njerëzore, jetojmë në një kontekst të ri gjeostrategjik, kemi mbështetjen e SHBA dhe BE-së, ndërsa jemi kundër vetevetes. Ky është një problem shumë i madh, që e kemi trashëguar nga diktatura dhe pushtimi, që i ka depersonalizuar shqiptarët, por tani duhet të ndryshojmë e të fitojmë nga koha e humbur për t'u rimëkëmbur e rilindur. Nuk përgatitemi për beteja, sepse kapitulli i luftërave në Ballkan ka marrë fund me shekullin që lamë pas, por përgatitemi për të qenë shtete dhe qytetarë të denjë të Europës. Pyetja e katërt lidhej direkt me Jeremiçin. Pasi vura në dukje se Jeremiçi i takonte gjeneratës së politikanëve të rinj, jo të periudhës kur Milosheviçi filloi spastrimin etnik në Kosovë, me edukim të plotë në Kembrixh dhe Harvard, duke e njohur shumë mirë kuptimin e "lirisë" dhe "demokracisë" a nuk ishte një kohë e humbur që gjatë mandatit të tij të vazhdonte duke u përjekur që të bindte shtetet nëpër botë të mos njohin pavarësinë e Kosovës, në vend që të ndërtonte ura për të promovuar lidhjet e fqinjësisë të mirë, me Kosovën dhe vendet e tjera rreth e rrotull. Jeremiçi dha një përgjigje në përmbajtje klishe me refrenin tashmë të njohur të Tadiçit se nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës, pasi sipas Jeremiçit "kufijtë nuk mund të ndryshohen në mënyrë unilaterale" dhe se është detyra e tij "që këtë fakt t'ia bëj të njohur të gjithë botës". Dhe po të shohësh axhendën e Jeremiçit, mund të konstatosh se pjesën më të madhe të kohës e kalon në fluturim nga njëri-cep i botës tek tjetri, ndërsa pala tjetër, domethënë ne shqiptarët vetëm zihemi mes vedi, kur do të duhej që të kishim një strategji kombëtare të përbashkët për të arritur objektivat integruese në NATO dhe BE. Diçka më bëri përshtypje duke krahasuar paraqitjen e Enver Hoxhajt me atë të Jeremiçit. Që të dy e flasin rrjedhshëm si anglishten, ashtu edhe gjermanishten, por ndërsa Hoxhaj përdorte gjuhët gjermane dhe angleze si gjatë paraqitjes ashtu edhe gjatë komunikimit me gazetarët, Jeremiçi përdori gjuhën serbe për t'u paraqitur dhe atë angleze në komunikimin me gazetarët. Pra Hoxhaj, krahas gjuhëve Perëndimore, do të bëjë shumë mirë që ta përdorë gjuhën shqipe, si një nga gjuhët më të lashta indo-europiane. Sa për Kosovën, nëse është vendi i vetëm jashtë liberalizimit të vizave, kjo për faj të diplomacisë shqiptare, për faj të mungesës së lobimit, për fajin tonë, sepse nuk kemi arritur që ta bindim BE-në për një të drejtë që na takon. Kosova sot, katër vjet pas shpalljes të pavarësisë është e njohur vetëm nga 88 shtete, kjo për fajin tonë, sepse nëse na duhet të unifikojmë qendrimet dhe strategjinë, ne vazhdojmë të jemi të përçarë dhe në luftë politike mjerane, ku veprojmë jo me përgjegjshmërinë e shtetit, as me mendësinë e përbashkët kur është fjala ndaj interesave madhore, por objektivat kombëtare i paraqesim si beteja të individit apo të grupeve të individëve, të cilat si të tilla janë të destinuara që të dështojnë. Dhe kjo gjë nuk na falet. Ndërkohë më 1 mars Serbia e mori kandidaturën për në BE. Për Tadiçin kjo është paradhoma e fitores në zgjedhjet e ardhshme, për të cilën kanë qenë të interesuar edhe SHBA dhe BE, por Kosova do të mbetet gjithnjë një problem, paçka se ai e vazhdon retorikën e njohur me mosnjohje të Kosovës. Serbia duhet të ndryshojë politikën ndaj Kosovës. Anëtarësimi i Serbisë në BE dhe NATO nuk janë problem për Kosovën, përkundrazi ky anëtarësim do ta bënte Serbinë të ndryshonte definitivisht mendësinë e saj, çka presupozohet edhe kur liderët e 27 vendeve të BE-së i akorduan Serbisë statusin e kandidatit. Premieri britanik David Cameron dhe Presidenti i Francës Nicolas Sarkozy, të cilët ishin në mesin atyre liderëve më 1 mars në Bruksel që e shpëtuan Tadiçin nga anullimi i statusit të kandidatit për BE-së vunë re se "Serbia e ka kthyer faqen", sipas deklarimit të Cameronit dhe se "Serbia ka dalë nga "vështirësia më e madhe e shekullit", sipas Presidentit Sarkozy. Që është Kosova. Kosova është një realitet të cilin Serbia duhet ta shohë me këmbë në tokë, larg trilleve të mitologjisë që e bëjnë Jeremiçin të mbesë me avion në ajër për të bindur botën se Kosova nuk meriton atë që ajo e ka merituar ashtu si të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë, të cilat shpallën po në mënyrë unilaterale shkëputjen e tyre nga Serbia. Por kjo histori tashmë i takon të shkuarës dhe e shkuara le të mbetet në arkiva, muzeume, librat e historisë dhe kujtesë. E ardhmja i takon Europës pa kufij, në të cilën janë të përfshira edhe shtetet e Europës Juglindore, që dikur digjeshin e kalleshin në tymin e flakën e luftës, ndërsa sot duhet të punojnë bashkë për të ardhmen e paqtë si vende të qytetërimit europiano-atlantik, për të mirën e qytetarëve, të cilët qofshin shqiptarë apo serbë, janë qytetarë të Europës, dhe si të tillë ata duhet të gëzojnë ato privilegje si francezët, britanikët, gjermanët etj. S'ka rrugë tjetër. Veç të mos humbim më kohë. © 20 VJET KONFLIKTUALITET PËR PUSHTET - INTERESAT KOMBËTARE TË RREZIKUARA NGA KLASA POLITIKE Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KLASA POLITIKE E PAPËRGJEGJSHME - 21 VJET PAS RRËZIMIT TË SHTATORES SË DIKTATORIT - Nga ELIDA BUÇPAPAJ NEPOTIZMI OSE KLEPTOKRACIA NË MPJ, PJETËR ARBNORI DHE OPOZITA Nga ELIDA BUÇPAPAJ Reagim ndaj opinionit të Ardian Vehbiut botuar tek Shekulli dhe ribotuar tek MAPO NDAL ÇDOLLOJ DIASPOROFOBIE QË KUTËRBON ANTISHQIPTARIZËM! Nga ELIDA BUÇPAPAJ 14 JANAR 2012-ALBIN KURTI OSE RILINDJA E NJË LIDERI DHE VETËVENDOSJES! KURRË MOS THONI KURRË ZOTËRI TADIÇ! (Botuar sot, më 9.01.2012 tek Koha Jone) KRYELAJM DUHEJ TË ISHTE SOT PERFORMANCA E ERMONELA JAHOS NË ROYAL OPERA - INSTITUCIONET NË SHQIPËRI NË VEND TË VLERAVE ME TË CILAT IDENTIFIKOHET KOMBI LANCOJNË ANTIVLERAT DHE ANONIMATIN! Esse HAVELI, IKONA E LIDERIT ME INTEGRITETI I LE ZHVESHUR POLITIKANËT PA INTEGRITET SHQIPTARË Nga ELIDA BUÇPAPAJ LËVIZJA E DHJETORIT ME MANIPULATORË DHE PLOT KONTRAVERSITET Pluralizmi qe solli Dhjetori 1990, data më e rëndësishme pas shpalljes së pavarësisë ED RAMA, ALEATI MË LUAJAL I SALI BERISHËS Duke shënuar sot përvjetorin e lindjes së themeluesit të shtetit të Kosovës PA IBRAHIM RUGOVËN Ambasadori Naim Malaj keqpërdori funksionin e tij të lartë shtetëror NJË ÇMIM I DIASPORËS PA DIASPORËN DHE I PËRVETËSUAR Nga ELIDA BUÇPAPAJ GAZETA MAPO CENSURË, AUTOCENSURË APO KONFORMIZËM GJITHSESI KOMPROMETUESE PËR LIRINË E SHPREHJES! Nga ELIDA BUÇPAPAJ E KRITIKOJ TOPALLIN, PO JAM PROGEGE, PROSHKODËR, PROSHQIPËRI E PRODEMOKRACI GEORGE CLOONEY LE TË BËHET SERB, POR KONSTANDINI I MADH ËSHTË DHE DO TË MBETET ILIR
IKJET E ISH DIKTATORËVE NUK SHKAKTOJNË BOSHLLËK
JA PSE DO TË REKOMANDOJA QË RILINDJA DEMOKRATIKE TA BOTONTE TË PLOTË INTERVISTËN E AMBASADORIT ARVIZU TEK NEWS24 - THIRRJE KUNDËR RENDIT KUSHTETUES PRONARË TË PUSHKATUAR VAZHDOJNË ME PRONA TË KONFISKUARA - PIKËPYETJE SISTEMIT ZGJEDHOR Nga ELIDA BUÇPAPAJ HESHTJA SHQIPTARE NDAJ SJELLJEVE JODIPLOMATIKE TË DIPLOMATËVE RUSË
KULTI I AMERIKËS DHE KULTI I KOSOVËS Shkrim i Elida Buçpapajt botuar më 31 dhjetor 2001 - ribotohet pa asnjë ndryshim LETËR E HAPUR EDI RAMËS: LIDERI I OPOZITËS OSE FILLIM TË RI TË NJEMENDTË OSE LARGIM UNË JAM DISHEPULL E NËNË TEREZËS, E TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISË BASHA E DEBUNKERIZON BASHKINË, PRITET REAGIMI I ED RAMËS! TEKI DERVISHI PROFESIONIST I JASHTËZAKONSHËM DHE GAZETAR I KLASIT TË PARË Nga ELIDA BUÇPAPAJ Katër vjet pas vizitës së Presidentit Bush në Tiranë- EDI RAMA MIDIS GRAMSHIT E GERINGUT DREJT VETIZOLIMIT! Nga ELIDA BUÇPAPAJ KUR VJEN QERSHORI - VRITET BARDHYL AJETI U mbushën 6 vjet nga vrasja e pazbardhur e gazetarit Bardhyl Ajeti ANTIAMERIKANIZMI PERVERS I OPINIONISTËVE TË SHEKULLITPSE DUHET TË JEMI NE SOT ME ARJAN ÇANIN? BALADË E NËNAVE TË KOSOVËS QË PRESIN FËMIJËT E ZHDUKUR TEK RUDINA XHUNGA GJUETI SHTRIGASH DHE ANTIAMERIKANIZËM VAZHDON VASALITETI I MEDIAVE TË TIRANËS NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA E mënjanojnë pak, e pastaj për amoralitetin e tyre e rikthejnë si meteor... Përgjigje ndaj disa pretendimeve solitare EMRI I KOSOVËS ËSHTË I LIDHUR PAZGJIDHSHMËRISHT ME NATO-n Dilemë që duhet të zgjidhet urgjentisht ANTIAMERIKANIZMI ÇAKALL NË EMËR TË "LIRISË SË SHPREHJES" DY FJALË PËR PRESIDENTIN E KOSOVËS BEHGJET PACOLLI 20 SHKURTI DUHET TË HYJË NË KUJTESËN E KOMBIT Këtë ditë e kujton vetëm PD, ndërsa Shqipëria nuk i ka dënuar ende krimet e komunizmit SI T'I LEXOJË KLASA POLITIKE KËSHILLAT E TOMAS KANTRIMENIT SHBA E BE TË NDALIN PRECEDENTIN KONFLIKTUAL TË ED RAMËS
ANALIZË E 21 JANARIT - POLITIKA SHQIPTARE TË MBROJË INSTITUCIONET LEGJITIME DHE TË PASTROHET NGA FLAKËVËNËSIT E SHTETIT 5 VJET PA IBRAHIM RUGOVËN
DELL KA TË DREJTË - NJË AVOKATURË DJALLI NUK I HYN NË PUNË ASKUJT JO ZGJEDHJE TË REJA, POR INSTITUCIONE LEGJITIME, ME DUAR TË PASTRA DHE PA SHIK 9 JANARI DITË SUBLIME PËR KOSOVËN HASHIM THAÇI MANDATIN E DYTË IA DEDIKON ISA MUSTAFËS NË VEND TË KARTOLINËS PËR 2011 - SHËN DICK MARTY ALIAS QOFTËLARGU
DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMB
ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE MOS ABSTENONI ! ÇFARË KA FRANKO FRATINI ME SHQIPTARËT E KOSOVËS ? ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË TË NA BASHKOJË SHKODRA JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË
PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ? KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO" NGA ELIDA BUÇPAPAJ SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË NGA ELIDA BUÇPAPAJ 14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010 E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ? NGA ELIDA BUÇPAPAJ ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI ! NGA ELIDA BUÇPAPAJ PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?! NGA ELIDA BUÇPAPAJ ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT Nga ELIDA BUÇPAPAJ TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ E PARA VJEN KOSOVA Nga ELIDA BUÇPAPAJ E PËRSE KAQ VONË ? Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ Nga ELIDA BUÇPAPAJ TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE NGA ELIDA BUÇPAPAJ
KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË ! BARDHYL AJETIT DISA KËSHILLA PËR ALBIN KURTIN Nga ELIDA BUÇPAPAJ BEKIM FEHMIU NUK KA NEVOJË PËR LOTË KROKODILËSH Nga ELIDA BUÇPAPAJ 15 VJET "BOTA SOT", GAZETA QË PARASHKROI HISTORINË E SHQIPTARËVE Nga ELIDA BUÇPAPAJ INDIFERENCË E VERBËR E POLITIKËS NDAJ ARRESTIMIT BRUTAL TË ALBIN KURTIT NGA POLICIA ME ANTIPLUMB Nga ELIDA BUÇPAPAJ KOSOVA E EMANCIPUAR Nga ELIDA BUÇPAPAJ ©
ELIDA BUÇPAPAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |