VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Barometri diplomatik TË BASHKUAR RRETH FLAMURIT, GJYSMA NËROBËRI, GJYSMA NË LIRI, JO MË PAK SE 100 VJET! Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI E Martë, 05.01.2012, 04:02pm (GMT1) *** Ja, kjo është e djeshmja, e sotmja, historia, filozofia, lufta, strategjia politiko-diplomatike, vizioni i së nesërmes, përgjegjësia dhe ndërgjegja jonë e përbashkët morale, kombëtare, atdhetare dhe shtetërore "Njëri thumbit, tjetri patkoit"! Dikush në robëri, dikush në liri, jo më pak se 100 vjet (1912-2012). Kjo nuk quhet fitore e plotë, por gjysmake sa për ta mashtruar veten në emër të së drejtës së pavarësisë së plotë, të cilën e duan dhe e përqafojnë të gjithë, por nuk e gëzojnë të gjithë shqiptarët dhe e gjithë Shqipëria Etnike e Ismail Qemalit, këtu e njëqind vjet të shkuara. -E, për këtë pavarësi të cunguar, të cilën do ta festojmë së bashku më 28 Nëntor 2012, nuk ka luftuar as Ismal Qemali, as Isa Boletini, as Hasan Prishtina e as bashkidealistët, as bashkëmendimtarët e as bashkëveprimtarët e tyre të penës dhe të pushkës, që nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë Etnike e deri më sot. Pavarësisht nga pozitat e tyre në pushtetitn e sotëm shtetëror në Tiranë, në Prishtinë, në Shkup, në Preshevë, në Podogoricë, në Ulqin, ata liderë politikë shqiptarë, të cilët brenda njëzetvjeçarit të fundit (1990-2012), janë prononcuar përpara opinionit publik kombëtar dhe ndërkombëtar kundër bashkimit të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike të Ismail Qemalit, nuk di se ku është e drejta e tyre morale dhe kombëtare, që të jenë aq të zëshëm dhe aq euforikë me rastin e kremtimit të 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë Etnike, kur ata (as de fakto, as de jure) nuk i njohin kufijtë legjitimë, historikë dhe gjeopolitikë të Shqipërisë Etnike të Ismail Qemalit, por vetëm kufijtë artificialë të Shqipërisë londineze të Eduard Grejit (1913). Kujtojmë histori të vjetra, e "harrnojmë" histori të reja me përmbajtje të vjetra , por kjo është e vërteta e hidhur e kombit shqiptar dhe e Shqipërisë Etnike në Ballkan (1912-2012). Festojmë sa të doni, mburremi e krenohemi sa të doni para botës së lirë dhe të qytetëruar demokratike e të përparuar, por kësi shembulli të robërisë dhe të pavarësisë së një populli, është vështirë të gjendet në rruzullin tokësor. Pse, edhe pas një shekulli të plotë (1912-2012), teorikisht as praktikisht nuk duam ta kuptojmë dhe ta pranojmë të vërtetën se gjysma e kombit shqiptar dhe e Shqipërisë Etnike, jetojnë pa liri dhe pa pavarësi nën sundimin e egër kolonial-robërinë shekullore të vendeve fqinje sllave. Ndërkaq, gjysma tjetër e kombit dhe eShqipërisë londineze, jeton e lirë dhe e pavarur. Në këtë kontekst, nuk mund të tërhiqet kurrfarë paralelizmi as simetrie midis këtyre dy koncepteve: "robërisë" dhe "pavarësisë", vajit dhe gëzimit. Të dyja këto koncepte e përjashtojnë njëra-tjetrën, nuk e njohin njëra-tjetrën, pavarësisht nga tezat pretenduese të pajtimit dhe të barazimit të tyre për hir të ruajtjes së ekuilibrit të paqes dhe të stabilitetit në rajon, në dëm të shkolonizimit dhe të pavarësimit të gjysmës së kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike. Hipokrizia politike dhe patriotizmi i hendikepuar Kohëve të fundit po flitet dhe po shkruhet me të madhe se institucionaet shtetërore dhe shoqërore të Shqipërisë londineze (1913) kanë filluar përgatitjet dhe programet e tyre për kremtimin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Nuk ka asnjë dyshim se angazhimi dhe përpjekjet e qeverisësë Shqipërisë së Bamir Topit (president) dhe Sali Berisha (kryeministër), që në mënyrë sa më dinjitoze, të kremtohet njëqindvjetori i pavarësisë së Shqipërisë, janë jo vetëm për t'u përshëndetur, por edhe për t'u ndihmuar pa asnjë rezervë nga të të gjithë shqiptarët anembanë planetit njerëzor. Kjo mbështetje gjithëkombëtare shqiptare, duhet bërë për hir të emrit dhe të veprës së pavdekshme të Isamil Qemalit dhe të bashkëkombësve idealistë, patriotë dhe atdhetarë të tij nga gjitha trojete Shqipërisë Etnike, të cilët nukkursyen asgjë vetëm për të bërë të lirë, të pavarur dhe të bashkuar kombin shqiptar dhe Shqipërinë Etnike brendakufijve të saj natyrorë, historikë, gjeopolitikë, kombëtarë dhe shtetërorë. Dhe, vërtet, Ismail Qemali ishte kryeministri i parë, i cili, edhe sot, pas 100 vitesh mbeti kryeministri i vetëm i Shqipërisë Etnike (1912-2012). Mbi të gjitha, kjo është arsyeja njerëzore, historike, kombëtare, patriotike dhe atdhetare, pse shqiptarët anembanë botës, duhet ta përshëndesin, tandihmojnë, të kontribuojnë dhe të festojnë bashkërisht 100-vjetorin e shpalljessë pavarësisë së Shqipërisë Etnike. Pra, të jemi të ndërgjegjshëm dhe të qartë si drita ediellit, të gjithë shqiptarët (të lirë,të pavarur dhe, ata të kolonizuar), do ta kremtojnë së bashku 100-vjetorin epavarësisë së Shqipërisë së Ismail Qemalit, jo pse plot 100 vjet, të gjithë kanë jetuar të barabartë në liri,të pavarur dhe të bashkuar, por pikësëpari, për hir të kryeministrit të tyrelegjendar, patriotit, diplomatit dhethemeluesit të Shqipërisë Etinke, Ismail Qemalit, jo të Ahmet Zogut, as tëEnver Hoxhës, as të Ramiz Alisë, as tëSali Berishës, as të Rexhep Mejdanit, as të Alfred Moisiut e as të Bamir Topit,të cilët (për shkak të ideologjive dhetë interesave të ndryshme të politikës ditore të aleancave të brendshme dhe tëjashtme) asnjëri prej tyre nuk e ndoqën rrugën dhe veprën e ndritshmegjithëkombëtare shqiptare dhe të gjithë Shqipërisë Etnike të Ismail Qemalit. Sirrjedhim, kombi shqiptar dhe Shqipëria Etnike, edhe në këtë 100-vjetor tëshënimit të themelimit dhe të kremtimit të saj, ngelën të copëtuar, të ndarëdhe të kolonizuar në disa shtete fqinje sllave (Mali i Zi, Serbia, Maqedonia dhe Greqia). Kjo është arsyeja e pakundërshtueshme, pse sot shqiptarët epresin me gëzim dhe me vaje kremtimin e 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisësë Shqipërisë Etnike (1912-2012), sepse gjysma e tyre ( kur në të gjitha kontinenet e botës ka përfunduar robëria koloniale) ende jeton nën robërinë dhe tiraninë koloniale të shteteve imperialiste dhe militariste sllave të Ballkanit (Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia). Kjo nuk quhet pavarësi, por tirani njëqindvjeçare mbi 50 për qind të kombit shqiptar dhe të territoreve autoktone të Shqipërisë Etnike të Ismail Qemalit. -Urime për 100-vjetorin e pavarësisë, por gjysma e shqiptarëve dhe e Shqipërisë Etnike ende nuk kanë pasur fatin, ta gëzojnë dhe, t'i shijojnë frytet dhe të arrirat e asaj pavarësie, të shpallur më 28 Nëntor 1912. Kjo është e vërteta jonë e hidhur, që e hijeson edhe pavarësinë e Shqipërisë londineze. Prof. Dr. MEHDI HYSENI
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |