VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DY FJALË PËR TAKIMIN E MBRËMSHËM TEK OPINION RAMA-FEVZIU ME DESTINACION ILIR METËN

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


E Premte, 05.11.2012, 01:33pm (GMT1)

Lideri i opozitës shqiptare dhe kryetari i PS Ed Rama u shfaq dje mbrëma në një intervistë tek Opinioni i Fevziut, që në fakt, e kishte kaluar edhe nocionin e debatit dhe ngjante më tepër si ftesë për duel. Praninë e tij tek Opinion Rama e kishte paralajmëruar, mbasi kthehej këtu pas një mungese pesëvjeçare bojkoti dhe refuzimi, çka do të thotë se Fevziu i bënte ftesë dhe Rama nuk pranonte të ishte i ftuar, pasi ka bindjen se Klani, ABCNews dhe Fevziu mbështesin hapur Berishën dhe e kanë në grykën e topit opozitën, ashtu si Top Channel mbështet opozitën dhe nuk e ka aspak në qejf Berishën. Ky i fundit kushedi sa kohë ka që nuk i ka shkuar në studion e Top Story-it Sokol Ballës.

Shqipëria, një fshat i vogël, ku të gjithë dalim kushërinj, prapë vazhdon me një luftë tipike ballkanase dhe larg një vizioni larpamës, të moderuar dhe europiano-perëndimor. Terreni multimedial supermodern që ka Shqipëria përballet me një varfëri dhe shkretëti të ideve, ku rruga e mesme nuk ekziston, ku censura dhe autocensura rrezikojnë sistemin, dhe gjithçka i nënshtrohet sloganit leninist, të cilin pastaj do ta huazonte edhe Musolini: "ose me ne ose kundra nesh".

Paraqitja e Ramës tek Fevziu erdhi pas takimit Rama-Meta, ku lideri i LSI-së e kishte ftuar Ramën në një takim Tête-à-tête në vilën e tij në plazh dhe askush nuk e dinte tamam se çfarë kishin biseduar të dy.

Takimi Rama-Meta kishte dalë nga orbita e Fevziut, që beson se e ka nën kontroll të gjithë klasën politike në Shqipëri dhe rajon, me ndonjë përjashtim të vogël, të cilët i sjell si dele të bindura sa herë qe i shkrepet, përveç Topin e ndonjë tjetër që e ka futur në listën e "deleve të zeza".

Ed Rama kishte pasur takim idilik me Ilir Metën tek Gjiri i Lalëzit, ku kishin ngrënë ngjala, pirë verë e kishin folur face-to face, dmth pa praninë e Blendi Fevziut dhe Aleksandër Frangajt. Këta ta fundit u vunë në gjendje alarmi, sepse menjëherë pas këtij takimi u hamendësua një ringjallje e aleancës Rama-Meta. Dhe kaq mjaftonte që TVKlan, një prej oligarkive më të fuqishme mediatike e lulëzim të paparë prosperues gjatë qeverisjes së Berishës, nëpërmjet Blendi Fevziut të merrte si objektiv shkatërrimin e gjithçkaje midis asaj që u arrit midis Metës dhe Ramës gjatë atij takimi.

Në parim, për hir të zbutjes së klimës politike, afrimi Meta-Rama do të duhej të ishte mirëkuptuar, aq më tepër kur lideri i opozitës shpalli se:"Për të ardhmen e shqiptarëve do takoj edhe Berishën"! Dhe të takoje pas pesë vitesh bojkot Blendi Fevziun, si një paradhomë e kryeministrit, kjo pak a shumë vërtetohej.

Por Klan-it dhe Fevziut nuk u interesonte aspak klima e zbutjes midis Metës dhe Ramës, atyre u intereson që Meta dhe Rama të vazhdojnë të mbeten të ndarë, për hir të aleancës midis Sali Berishës dhe Ilir Metës, që Ed Rama ta ketë të sigurt humbjen në zgjedhjet e vitit 2013 dhe pastaj të japë dorëheqjen e partinë ta marrë në dorë Ben Blushi! Prandaj qëllimi i Klanit dhe Fevziut ishte që gjatë atyre 3 orëve, që nuk përmbushnin aspak standardet e një "Hard talk", të bëhej gjithçka, të përdoreshin të gjitha mjetet që idili i Gjirit të Lalëzit të bëhej shkrumb e hi dhe, në vend të tij, të vazhdojë klima e sherrit dhe armiqësisë midis kundërshtarësh. Sepse asnjë prej politikanëve nuk pyet për klimën politike në vend!

Në fillim Blendi Fevziu filloi ta provokonte Ramën e i kërkoi që të lypte ndjesë për të gjitha prapësitë e tij pararendëse, diçka që dukej krejt pa sens, porse në fakt ishte vetëm kontornoja e atyre që do të vinin më pas, kur Fevziu do ta pyeste Ramën nëse kishte ndryshuar mendim rreth akuzave të PS drejtuar Ilir Metës për aferën e videos Meta-Prifti. Kur Rama rifilloi nga retorika se i interesonte që klasa politike të mos ngelte në vjeshtë për të tretën herë, duke e patur fjalën tek integrimi i Shqipërisënë BE, Blendi Fevziu, i cili më vonë do t'i tregonte Ed Ramës se ishte përgatitur shumë mirë për këtë përballje, e ftoi liderin e opozitës të shihte një insert të kohës të Luftës të Ftohtë midis Metës dhe Ramës, kur Ilir Meta e fyente liderin e opozitës me akuza e sharje vulgare!

Me shfaqjen e insertit të Metës që hidhte gurë e drurë kundër Ed Ramës, një kohë shumë larg takimit a quattro ochi me liderin e opozitës tek vila në Gjirin e Lalëzit, Klani dhe Blendi Fevziu nuk provokonim vetëm Ramën, por provokimin më të madh ia bënin pikërisht Ilir Metës, aleatit të Berishës, duke u sjellë me të në mënyrën më të pacipë të mundëshme, larg çdo etike profesionale apo sjellje xhentëllmenësh.

Ajo që ndodhi tek Opinion i Fevziut, midis tij e Ramës nuk lidhet aspak me mënyra sipas standarteve të demokracisë, kur është fjala për një luftë free and fair për hir të parimeve dhe vlerave të shtetit të së drejtës, veç ishte një demonstrimi të pastër i një lufte të egër klanesh për pushtet.

Klani dhe Fevziu nuk e kishin dje me Ed Ramën, por e kishin direkt me Ilir Metën, duke i sjellë atij ndër mend ato që Ilir Meta ndoshta i kishte harruar, ose duke i thënë Ilir Metës se nëse ai do të fillojë një romancë me Ed Ramën, e cila do të vejë në rrezik fitoren e Berishës në zgjedhjet e 2013 dhe për të cilën ata janë të interesuar të fitojë, ekranet e Klanit dhe Abcnews natë e ditë, më së paku, do të mbajnë në fokus, se si Meta e fyente Ramën dhe anasjelltas.

Meqë Opinion kishte vendosur lidhje me publikun edhe përmes Facebook-ut, pas shfaqjes të insertit të Ilir Metës, i cili hidhte tulla dhe llaç kundër Edi Ramës, dhe po ashtu edhe llaç e tulla edhe kundër klimës politike në vend, iu drejtova Blendi Fevziut me këtë kërkesë, e cila është në shërbim të transparencës me publikun: "Ballafaqoji të gjithë me rradhë, Blendi, edhe kur Ilir Meta sulmonte Jozefina Topallin, edhe kur Ilir Meta ishte aleat me Ramën dhe e shante Berishën dhe vice versa, ballafaqoji me rradhë, ta shohin veten e tyre si duken, se si e shajnë njëri-tjetrin, me vulgaritetet më të mëdhaja, por - sa vjen puna për interesa pushteti - atë që pështyjnë ata e lëpijnë. A e meriton populli shqiptar këtë klasë politike?"

Por natyrisht që Blendi Fevziut nuk i shkonte mendja për atë gjë.

©

ESSE PËR KOHËN E PAMJAFTUESHME TË HELENA KADARESË Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Martë, 04.10.2012, 11:14am

REPORTAZH NGA STRASBURGU - HYRJA NË NATO MË E RËNDËSISHME SE 1912?!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Enjte, 04.05.2012, 07:27am

MË 22 MARS, 20 VJET MË PARË KUR RAPORTOJA PËR ZËRIN E AMERIKËS

Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Shtunë, 03.24.2012, 08:03am

RASTI DEMJANJUK DHE RASTI UNIK I SHQIPËRISË

Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Martë, 03.20.2012, 10:09am

Larg interesave kombëtare dhe larg interesave të shqiptarëve

SHQIPËRIA ÇFARË PARANOJE, NJË VIT E CA PARA KOHE KA HYRË NË FUSHATË ZGJEDHORE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

PYETJE PËRGJIGJE ME MINISTRIN E JASHTËM SERB VUK JEREMIÇIN

Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Enjte, 03.08.2012, 04:27pm

20 VJET KONFLIKTUALITET PËR PUSHTET - INTERESAT KOMBËTARE TË RREZIKUARA NGA KLASA POLITIKE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Hënë, 03.05.2012, 01:34pm

Analizë për Marrëveshjen e 24 shkurtit - KOSOVA, E FRUSTRUAR NGA BEOGRADI, THAÇI DHE NGA BE E CILA E TRAJTON SI QYTETARE TË DORËS SË DYTË, DUHET T'IU BESOJË SHBA-ve!

KLASA POLITIKE E PAPËRGJEGJSHME - 21 VJET PAS RRËZIMIT TË SHTATORES SË DIKTATORIT

- Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Hënë, 02.20.2012, 09:41am

NEPOTIZMI OSE KLEPTOKRACIA NË MPJ, PJETËR ARBNORI DHE OPOZITA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Enjte, 02.09.2012, 06:04pm

Reagim ndaj opinionit të Ardian Vehbiut botuar tek Shekulli dhe ribotuar tek MAPO

NDAL ÇDOLLOJ DIASPOROFOBIE QË KUTËRBON ANTISHQIPTARIZËM! Nga ELIDA BUÇPAPAJ

14 JANAR 2012-ALBIN KURTI OSE RILINDJA E NJË LIDERI DHE VETËVENDOSJES!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KURRË MOS THONI KURRË ZOTËRI TADIÇ!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

(Botuar sot, më 9.01.2012 tek Koha Jone)

KRYELAJM DUHEJ TË ISHTE SOT PERFORMANCA E ERMONELA JAHOS NË ROYAL OPERA - INSTITUCIONET NË SHQIPËRI NË VEND TË VLERAVE ME TË CILAT IDENTIFIKOHET KOMBI LANCOJNË ANTIVLERAT DHE ANONIMATIN!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Esse

HAVELI, IKONA E LIDERIT ME INTEGRITETI I LE ZHVESHUR POLITIKANËT PA INTEGRITET SHQIPTARË

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

LËVIZJA E DHJETORIT ME MANIPULATORË DHE PLOT KONTRAVERSITET

Pluralizmi qe solli Dhjetori 1990, data më e rëndësishme pas shpalljes së pavarësisë

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

ED RAMA, ALEATI MË LUAJAL I SALI BERISHËS

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Duke shënuar sot përvjetorin e lindjes së themeluesit të shtetit të Kosovës

PA IBRAHIM RUGOVËN

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Ambasadori Naim Malaj keqpërdori funksionin e tij të lartë shtetëror

NJË ÇMIM I DIASPORËS PA DIASPORËN DHE I PËRVETËSUAR Nga ELIDA BUÇPAPAJ

GAZETA MAPO CENSURË, AUTOCENSURË APO KONFORMIZËM GJITHSESI KOMPROMETUESE PËR LIRINË E SHPREHJES!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E KRITIKOJ TOPALLIN, PO JAM PROGEGE, PROSHKODËR, PROSHQIPËRI E PRODEMOKRACI

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

GEORGE CLOONEY LE TË BËHET SERB, POR KONSTANDINI I MADH ËSHTË DHE DO TË MBETET ILIR

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

IKJET E ISH DIKTATORËVE NUK SHKAKTOJNË BOSHLLËK

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

JA PSE DO TË REKOMANDOJA QË RILINDJA DEMOKRATIKE TA BOTONTE TË PLOTË INTERVISTËN E AMBASADORIT ARVIZU

TEK NEWS24 - THIRRJE KUNDËR RENDIT KUSHTETUES PRONARË TË PUSHKATUAR VAZHDOJNË ME PRONA TË KONFISKUARA - PIKËPYETJE SISTEMIT ZGJEDHOR

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

HESHTJA SHQIPTARE NDAJ SJELLJEVE JODIPLOMATIKE TË DIPLOMATËVE RUSË

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KULTI I AMERIKËS DHE KULTI I KOSOVËS

Shkrim i Elida Buçpapajt botuar më 31 dhjetor 2001 - ribotohet pa asnjë ndryshim

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

LETËR E HAPUR EDI RAMËS: LIDERI I OPOZITËS OSE FILLIM TË RI TË NJEMENDTË OSE LARGIM

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

UNË JAM DISHEPULL E NËNË TEREZËS, E TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISË

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BASHA E DEBUNKERIZON BASHKINË, PRITET REAGIMI I ED RAMËS!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TEKI DERVISHI PROFESIONIST I JASHTËZAKONSHËM DHE GAZETAR I KLASIT TË PARË

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Katër vjet pas vizitës së Presidentit Bush në Tiranë-

EDI RAMA MIDIS GRAMSHIT E GERINGUT DREJT VETIZOLIMIT!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KUR VJEN QERSHORI - VRITET BARDHYL AJETI

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

PSE DUHET TË JEMI NE SOT ME ARJAN ÇANIN?

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BALADË E NËNAVE TË KOSOVËS QË PRESIN FËMIJËT E ZHDUKUR

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TEK RUDINA XHUNGA GJUETI SHTRIGASH DHE ANTIAMERIKANIZËM

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

VAZHDON VASALITETI I MEDIAVE TË TIRANËS NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA

E mënjanojnë pak, e pastaj për amoralitetin e tyre e rikthejnë si meteor...

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Përgjigje ndaj disa pretendimeve solitare

EMRI I KOSOVËS ËSHTË I LIDHUR PAZGJIDHSHMËRISHT ME NATO-n

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Dilemë që duhet të zgjidhet urgjentisht

OPOZITA NË KOSOVË PA LIDER?

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

ANTIAMERIKANIZMI ÇAKALL NË EMËR TË "LIRISË SË SHPREHJES"

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

MË NË FUND!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

DY FJALË PËR PRESIDENTIN E KOSOVËS BEHGJET PACOLLI

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

20 SHKURTI DUHET TË HYJË NË KUJTESËN E KOMBIT

Këtë ditë e kujton vetëm PD, ndërsa Shqipëria nuk i ka dënuar ende krimet e komunizmit

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SI T'I LEXOJË KLASA POLITIKE KËSHILLAT E TOMAS KANTRIMENIT
Nga Elida BUÇPAPAJ

SHBA E BE TË NDALIN PRECEDENTIN KONFLIKTUAL TË ED RAMËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ANALIZË E 21 JANARIT - POLITIKA SHQIPTARE TË MBROJË INSTITUCIONET LEGJITIME DHE TË PASTROHET NGA FLAKËVËNËSIT E SHTETIT
Nga Elida BUÇPAPAJ

5 VJET PA IBRAHIM RUGOVËN
Nga Elida BUÇPAPAJ

DELL KA TË DREJTË - NJË AVOKATURË DJALLI NUK I HYN NË PUNË ASKUJT
Nga Elida BUÇPAPAJ

JO ZGJEDHJE TË REJA, POR INSTITUCIONE LEGJITIME, ME DUAR TË PASTRA DHE PA SHIK
Nga Elida BUÇPAPAJ

NDAL FUSHATËS ANTISHQIPTARE DHE KRAHASIMIT TË SHQIPTARËVE ME XHELATËT E SREBRENICËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

9 JANARI DITË SUBLIME PËR KOSOVËN
NGA ELIDA BUCPAPAJ

HASHIM THAÇI MANDATIN E DYTË IA DEDIKON ISA MUSTAFËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

Reagim ndaj "Le Matin"
BERISHA, RAMA NDAJNË TË NJËJTIN QENDRIM ME THAÇIN NDAJ MARTY-IT, NDËRSA ME ZVICRËN DUAN TË KENË RAPORTE TË SHKËLQYERA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

NË VEND TË KARTOLINËS PËR 2011 -
INTERESAT KOMBËTARE TË SHQIPTARËVE NË REZONANCË TË PLOTË ME IDEALET E PERËNDIMIT
NGA Elida BUÇPAPAJ

PDK-AAK-AKR OSE PDK-AAK-VV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


40 MIJË VOTAT E UKË RUGOVËS SFIDË KLANIT JUGOSLLAV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHËN DICK MARTY ALIAS QOFTËLARGU
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMB
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MOS ABSTENONI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ÇFARË KA FRANKO FRATINI ME SHQIPTARËT E KOSOVËS ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

TË NA BASHKOJË SHKODRA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN
Nga Elida BUÇPAPAJ

DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
Nga Elida BUÇPAPAJ

NJË START I RI PËR LDK-NË
Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën
Nga Elida BUÇPAPAJ


KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž

T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž


FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA, NJË ZË REFORMUES I LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ



AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KOSOVA DO TË VAZHDOJË TË SHOHË NGA WASHINGTONI, Z.GLENNY !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

S'KA KOMUNIKIM TË PRISHTINËS ME BEOGRADIN PA NJOHJE TË PAVARËSISË DHE SOVRANITETIT TERRITORIAL TË KOSOVËS NGA SERBIA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE

ELIDA BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.