VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
SHQIPËRIA POSTKOMUNISTE DREJT PRESIDENTIT TË GJASHTË Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ E Hënë, 05.21.2012, 08:36am (GMT1) Shqipëria postkomuniste pritet të ketë në rendin e ditës zgjedhjen e presidentit të ri. Do të jetë kjo hera e shtatë që vendi hyn në zgjedhje presidenciale, nga do të dalë presidenti i saj i gjashtë. Nga gjashtë proceset e deritashme, katër prej tyre janë zhvilluar në atmosferë revolucionare: më 1991, kur zgjidhej Ramiz Alia; më 1992, kur zgjidhej Sali Berisha; më 1997 (mars), kur rizgjidhej Sali Berisha dhe (korrik), kur zgjidhej Rexhep Mejdani. Më 2002, nga do të dilte president Alfred Moisiu, procesi do të zhvillohej, nën hijen e vjedhjeve masive, që merrnin emrin "Dukuria Dushku". Ndërsa më 2007, kur zgjidhej Bamir Topi, do të kishim për herë të parë një konsensus të gjerë politik, ndonëse jo ende një konsensus dypartiak. Pikërisht këtë, pra konsensusin sa më të plotë dypartiak po e kërkojnë miqtë dhe aleatët e Shqipërisë, ata faktorë që e çuan vendin drejt pluralizmit, drejt hapjes ndaj botës, drejt integrimeve perëndimore. Mosarritja e konsensusit do të ishte një vetëndëshkim i Shqipërisë, do të ishte një vetëmbajtje peng e saj, një humbje tjetër e trenit të Evropës, një vetmi e re e saj në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Do të ishte një humbje e ritmeve krahasuar me vendet e tjera të rajonit, çka do ta linte atë përfundimisht në grupimin trevendësh me Kosovën dhe Bosnjën. Në Shqipëri prirjet se çfarë formati do të ketë presidenti në raport me kryeministrin kanë shkuar nga njëri tejskaj në tjetrin: nga një president i gjithëfuqishëm, siç ishte ai që dilte nga proceset e viteve 1992 dhe 1997, ku kryeministri të ishte një gjysmagjel, tek një kryeministër i gjithëfuqishëm me një president gjysmagjel, siç e synonin ndryshimet e fundit kushtetuese, të arritura nga konsensusi antidemokratik mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Gjithsesi, pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2009, Partia Socialiste e kuptoi se në të mirën e vendit është një president me një kundërpeshim të konsiderueshëm ndaj orekseve për t'i futur të gjitha pushtetet në dorën e një njeriu të vetëm, qoftë ai "socialist", qoftë ai "demokrat". Formati në të cilin është konsoliduar kushtetueshmërisht presidenti i Shqipërisë e bën veçanërisht të rëndësishme zgjedhjen e tij si dhe përmbajtjen e rolit e të figurës së tij. Kreu i shtetit, në këtë mënyrë, nuk përfaqëson udhëheqësin më të talentuar dhe më energjik të vendit, por përfaqëson figurën më të pakorruptueshme, më të drejtë, më të ndershme, më me integritet, figurën më pa hije nga periudha e diktaturës, figurën më pa hije nga periudha e tranzicionit. Kjo nënkupton vetvetiu që Shqipëria e viteve 2012-2017 nuk bën kurrsesi të ketë në krye një ish anëtar të Partisë së Punës së Shqipërisë. Shqipëria e këtyre viteve është e domosdoshme që të ketë sa më pak ish anëtare të Partisë së Punës së Shqipërisë në nivelet e saj të larta, mundësisht të mos ketë asnjë të tillë në qeverisjen e vendit. Zgjedhja e një ish anëtari të Partisë së Punës së Shqipërisë në krye të Shqipërisë më 2012, njëzet e sa vjet pas vendosjes së pluralizmit, do të ishte oguri më i zi i mundshëm për vendin e shqiponjave, do të ishte dënimi më i keq që do t'ia jepnim mundësisë për shkëputjen e vendit e të shoqërisë nga e kaluara dhe shkuarjes së tij drejt demokracisë së vërtetë perëndimore, drejt konsolidimit të rendit të mirëfilltë kapitalist. Në këtë proces merr rëndësi të veçantë Shërbimi Informativ Shtetëror i Shqipërisë, në mënyrë që kreu i ri i shtetit të mos ketë asnjë lloj ndërlikimi me Sigurimin e Shtetit të periudhës komuniste, të mos ketë asnjë lloj ndërlikimi me asnjë shërbim të huaj inteligjent. Vetëm kështu Shqipëria do të kishte një president të pakomprometueshëm, të pakorruptueshëm, të paimponueshëm, një president i cili do ta kishte vërtet libër të shenjtë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Për Shqipërinë mbetet gjithnjë problem i madh bashkëjetesa kryeministër-president. Kjo bashkëjetesë nuk ka dhënë fryte as kur këta kanë qenë nga e njëjta përkatësi politike, as kur kanë qenë nga përkatësi të ndryshme politike. Kujtojmë këtu çiftet: Berisha-Meksi, Mejdani-Nano, Moisiu-Berisha, Topi-Berisha e tjerë. Edhe këtu Shqipëria krijon deficit të madh me demokracitë e zhvilluara, krijon deficit të madh edhe me vendet ballkanike, madje edhe me vendet e rajonit perëndimor të Ballkanit. Përveç Bosnjës, të gjithë liderët kryesorë të vendeve të tjera të kësaj zone, kanë arritur të kenë çiftet president-kryeministër në konsensus të plotë qoftë ndërindividual, qoftë ndërpartiak. Kjo, natyrisht, merr rëndësi jetike në kuadrin e përshpejtimit të procesit të integrimit perëndimor të Shqipërisë, si dhe të sfidave, sidomos rajonale, të rritjes së nacionalshovinizmave shqiptarofobike tek fqinjët e kombit tonë, njëkohësisht, të zvogëlimit të rolit të faktorëve të mëdhenj miq e aleatë perëndimorë. Një konsensualitet sa më i lartë do të ishte edhe një parapritë ndaj shtimit të ndikimit të krizës ekonomike në Shqipëri. © MIRËNJOHJE AMERIKËS! Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJES Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ HAVELI QË E PATËM, HAVELI QË NUK E PATËM SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVE PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI Romani "Imazh" i Zef Mulajt Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN? 21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT 21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND ROJA TË SOVRANITETIT Zotër shtëpie Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË KOLLITJET E STALINIT... ...nesër në "tri komunat heroike" Nga SKËNDER BUÇPAPAJ MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT TË DUAN, PA TË QORTOJNË (Letër e mbyllur partive) Nga SKËNDER BUÇPAPAJ UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË" EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA? POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK
Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT
SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT
VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ HAMENDJET PARAZGJEDHORE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT? MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË
E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN... KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT? NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME
MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS © SKËNDER BUÒªPAPAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |