VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Veta e parë LETËR ZOTIT PËR BARDHYL AJETIN! Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (shkruar më 4 qershor 2005) E Djelë, 06.03.2012, 06:46am (GMT1) Nuk kam kujt tjetër t'i drejtohem përveç teje, Zot i Madh, për kolegun tim, zërin burrëror shqiptar të Kosovës, Bardhyl Ajetin. Bardhyl Ajeti, gazetari më i shquar aktual në Kosovë, është përballur me togën e pushkatimit natën e së premtes, 3 qershor 2005. Me të njëjtën togë pushkatimi me të cilën janë përballur edhe burra të tjerë, lisa të mëdhenj kreshnikë të Kosovës. Zot i Madh, shpresojmë që të mos kesh lejuar që gjakësorët t'ia ndërpresin fillin e jetës kolegut tim Bardhyl Ajeti. Kosova, nënë e bijve më të dhimbshëm në botë, është në ankth për birin e saj që i ka dalë zot me penë në këto vite të turbullta të Kosovës që pasuan vitet e luftës dhe shekullin e tragjedisë të Kosovës. Kosova është pranë birit të saj me sytë drejtuar tek ti, o Zot i Madh, me shpresë se biri i saj do t'i shmanget tragjedisë që ia përgatitën këlyshët e pushtuesit, të cilët ai i ka treguar me gisht sa e sa herë. Kosova, me një lot që vetëm sytë e saj mund ta kenë, të përgjërohet, të falet ty, o Zot i Madh, për birin e saj. Togat e pushkatimit kundër burrave të mëdhenj të Kosovës janë mbeturinat më gjakatare që la pushtuesi në Kosovë. Misioni i tyre është që të mos e lejojë Kosovën t'i gëzohet lirisë, përzënies së pushtuesit njëherë e përgjithmonë nga trojet e saj, së ardhmes që i ka rrënjët në oqeane gjaku që ka derdhur Kosova martire për lirinë dhe pavarësinë e saj. Mbeturinat gjakatare të pushtuesit kanë mision që ta tëharrin (herrin) Kosovën nga bimët e saj më të shëndosha dhe më të fuqishme, ta lënë Kosovën pa njerëzit e saj të shquar, ta lënë pa malet e burrërisë dhe të trimërisë së saj. Bardhyl Ajeti për vite të tëra në gazetën kombëtare "Bota Sot" e thotë me zë të fuqishëm të vërtetën dhe të drejtën e Kosovës. Nuk ka dhe nuk mund të ketë në botë tempull më të shenjtë se e vërteta dhe e drejta e Kosovës. Bardhyl Ajeti lartëson për vite të tëra tempull me fjalën e tij të shkruar për të drejtën dhe të vërtetën e Kosovës. Tempulli i së vërtetës, të cilin e lartëson për vite të tëra Bardhyl Ajeti, i tmerron armiqtë e Kosovës, të cilët janë armiqtë e çdo tempulli perëndie, janë profanët, përdhosësit e çdo gjithçkaje të shenjtë, janë përçuesit, amanetqarët e pushtuesit dhe mizorive të tij. Ata që nuk përballen dot me të vërtetën dhe të drejtën e Kosovës, kundër fakteve nuk kanë dhe nuk kanë për të pasur kurrë argumente, kundër fakteve kanë vetëm plumba. Dhe nxjerrin toga pushkatimi nëpër rrugët e Kosovës për t'ia mbyllur gojën së vërtetës. Askush nuk ua ka ndalur dorën togave të pushkatimit në këto vite në Kosovë. Përveç teje, o Zot i Madh, askush nuk mund t'ua ndalë dorën vrastarëve të pabesë, atyre që ta kanë ty me të pabesë, atyre që ia kanë Kosovës me të pabesë. Ta drejtoj ty, Zot i Madh, këtë letër, sepse nuk kam kujt tjetër ta drejtoj për këtë hall të madh që e ka kapluar Kosovën në ditët e saj kur është më pranë se kurrë realizimit të pavarësisë dhe sovranitetit të saj, të nënshkruar drejtpërdrejt prej teje, o Zot i Madh. Ti e ke në dorë, o Zot i Madh që kolegu im Bardhyl Ajeti të jetë ndër ata miliona shqiptarë që ta përjetojë ditën e madhe që po afrohet për Kosovën, ditën e madhe që të vijë sa më shpejt, sa më pa vonesë. O Zot, shpejtoje atë ditë për hatër të Kosovës martire, për hatër të popullit flijimtar të Kosovës, për hatër të kombit shqiptar, të përkushtuarit tënd. Nuk kam ndërmend të merrem me ata të cilët Bardhyl Ajeti ua ka përmendur emrat sa e sa herë në gazetën kombëtare "Bota Sot" duke ua rreshtuar bëmat e zeza që ata kanë bërë e bëjnë papushim kundër Kosovës. Kam besim të plotë që ata nuk do t'i shpëtojnë mallkimit tënd, o Zot i Madh. Duke mos lejuar që Bardhyl Ajeti të shkojë në rrugën për ku deshën ta nisin togat e pushkatimit, ti o Zot i Madh do të dëshmosh edhe një herë si gjithherë se Kosovën martire nuk e lëshon kurrë prej dore, se armiqtë e Kosovës janë edhe armiqtë e tu, o Zot i Madh. Kosova është duke pritur që ti të japësh shenjën kuptimplotë, shenjën domethënëse, Kosova është duke pritur që të marrë frymë e lirë nga mbeturinat e kokës së kuçedrës që kanë mbetur ende në Kosovë. Bardhyl Ajeti ka luftuar kundër kokave të mbetura të kuçedrës pushtuese në Kosovë, që Kosova të marrë frymë lirisht në lirinë e saj të merituar. O Zot i Madh, ti që na jep shpresën, durimin, vizionet, ti që na bën të paepur përballë çdo lukunie të së ligës dhe të keqes, dëgjona edhe sot në këtë ankth që ndodhemi ne kolegët e Bardhyl Ajetit, dëgjoje Kosovën loke në këtë ankth që ndodhet për birin e saj Bardhyl Ajetin.   © SHQIPËRIA POSTKOMUNISTE DREJT PRESIDENTIT TË GJASHTËNga SKËNDER BUÒªPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJES Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ HAVELI QË E PATËM, HAVELI QË NUK E PATËM SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVE PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI Romani "Imazh" i Zef Mulajt Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN? 21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT 21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND ROJA TË SOVRANITETIT Zotër shtëpie Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË KOLLITJET E STALINIT... ...nesër në "tri komunat heroike" Nga SKËNDER BUÇPAPAJ MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT TË DUAN, PA TË QORTOJNË (Letër e mbyllur partive) Nga SKËNDER BUÇPAPAJ UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË" EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA? POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK
Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT
SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT
VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ HAMENDJET PARAZGJEDHORE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT? MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË
E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN... KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT? NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME
MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS ©   SKËNDER BUÇPAPAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |