
Organizimi i komunitetit shqiptar në Worcester, Massachusetts njeh që prej katër vjetësh një rritje të kënaqshme falë punës vullnetare të dhjetëra shqiptaro-amerikanëve në shoqatën KOMBI që u themelua me 8 mars 2008. Edhe pse e nisëm nga hiçi ashtu siç nisëm jetët tona për herë të parë këtu në Amerikë ashtu rendem t'i bashkohemi një pune më të organizuar për integrim të shqiptarëve në komunitet por edhe për një përfaqësim dinjitoz në qytetin e Worcester, MA.
Eshte bere pune e programuar per te celebruar jo vetem Pavaresine e Shqiperise dhe te Kosoves por edhe per nje larmi veprimtarish kulturore dhe edukative. Ja disa nga veprimtarite e Shoqates KOMBI te Worcester,MA:
100- vjetori i Kongresit te Alfabetit,100-vjetori i lindjes se Nene Terezes, Ekspozite me punime ne skulpture ne bashkepunim me Artistin Vasil Rrakaj,
Dokumentari kushtuar shkencetarit PHD Peter Christopher, professor ne WPI, Worcester, MA; Perfaqesimi i komunitetit shqiptar ne paraden festive per nder te Dites se Kolombit, Perfaqesimi i komunitetit per te prezantuar nismen e KOMBI, Worcester, MA per Albanian Community Center ne takimin me kandidatet per tu zgjedhur ne Massachusetts State House; Hapja e shkolles shqipe Naim Frasheri me 3 tetor 2009 ne nje nga shkollat publike te qytetit Worcester,MA; Bashkepunimi me shoqatat e Boston "Massbesa" e "Kosova" per te celebruar per here te pare nje Jave festive per pavaresine e Kosoves ne Massachusetts, Shfaqjen e dokumentarit "Lufta e Kosoves" per publikun amerikan per tu njohur me krimet e makines ushtarake serbe gjate Luftes ne Kosove; Ekspoziten me punime ne pikture dhe vizatime me talentet e reja te komunitetit shqiptar; zhvillimin e piknikut me femije te komunitetit shqiptar ne Hopkinton Massachusetts State Park si dhe Diten e Balonave; Festen tradite te Krishtlindjeve dhe te vitit te Ri me nxenes te Shkolles Shqipe Naim Frasheri.
Suksesi qendron tek ndertimi i nje strukture solide me nje organ drejtues ( Keshillin Drejtues) te zgjedhur me kandidatura vullnetare. Ne kemi respektuar afatet kohore per zhvillimin e zgjedhjeve te reja cdo dy vjet duke lajmeruar komunitetin dy muaj para dites se zgjedhjeve. Cdo kandidat per anetar per ne Keshillin Drejtues te shoqates KOMBI nenshkruan nje deklarate ku i drejtohet Asamblese se Pergjithshme per te kandiduar vullnetarisht per ne organin drejtues.
Edhe Komisioni Zgjedhor eshte zgjedhur me vote nga Asambleja e pergjithshme e shoqates KOMBI. Ky Komision zgjedhor udheheq diten e Zgjedhjeve te reja per organin drejtues te shoqates KOMBI. Bazuar ne listen e Anetaresise aktive ka te drejte vote vetem ai/ajo anetare/e qe ka paguar kuotizacionin vjetor. Keshtu, pasi verifikohet prezenca e anetareve aktive/ zgjedhesve fillon votimi ku fletet e votimit numerohen po aty aq sa eshte dhe numri i zgjedhesve. Qofte me 2010, qofte sivjet ne maj 2012 zgjedhjet e reja u bene ne menyren me demokratike te dokumentuara e pasyqyruara ne radio "Ora Shqiptare" ne Worcester, ne TV ARB te Worcester,MA kanali 13, ne rrjetin social Facebook ne faqen Albanian American Association KOMBI dhe ne website
.
Afrimi i studenteve ne drejtim, ne Keshillin Drejtues e freskoi me shume vizionin dhe programin, komunikimin dhe prezantimin ne komunitet. Komuniteti e ndjen eren e ndryshimit pse ne jemi te hapur me kedo, ne jemi ne bashkepunim te perhershem me Kishen Shqiptare qe na hapi dyert per te zhvilluar programin e Gjuhes Shqipe por edhe veprimtari te tjera te natyres atdhetare.
Tani, na del tani pune me e detajuar per te promovuar te rinjte per nje ardhmeri me te mire e me te shendoshe te shoqates KOMBI por edhe do te kemi nje vemendje me te madhe per afrimin me shume akoma te studenteve shqiptare ne kolegje e universitete me ze ne Amerike qe jane ketu ne Worcester, MA si ne WPI, Clark, Holy Cross, Assumption apo dhe QCC etj. Keshtu do te kemi me shume pjesemarrje me shume anetaresi nga rinia dhe me shuem cielsi ne veprimtari se rinia do ti permbushe kerkesat e saj edhe duke qene me e organizuar prane shoqates KOMBI.
Ka ikur koha e shoqatave fantazma qe s'kane program te gjalle dhe anetaresi aktive. Komuniteti shqiptar ne Worcester, Massachusetts na sheh se c'bejme per te dhe per shqiptarine. Ne jemi zeri i vetem qe ju themi hapur ejani te bashkerendojme per me shume veprimtari kulturore dhe edukative. Synimi yne eshte te perzgjedhim talentet e reja, ti perkrahim , ti promovojme ne komunitet dhe te gezojme me ta. Shume nga nxenesit e shkolles Shqipe Naim Frasheri jane pjesemarres ne veprimtarite atdhetare e kulturore qe tregon edhe nje risi per veprimtari ne Gjuhen Shqipe. Jo vetem Recitalet poetike me poezi te autoreve te Rilindjes por edhe me poezi te autoreve ne komunitetin e Worcester, MA po marrin rrugen e tradites.
Ka ardhur ora e nje organizimi me vizion per te ringjallur shqiptarine jo vetem me dolli e darka e me lavdine e se shkuares por me c'jemi ne, shqiptaro-amerikanet, te zote, te bejme per sot e per me tej, per me shume veprimtari kulturore e edukative ku te promovojme kulturen tone te lashte, historine tone te pashembullt per liri e pavaresi.
Fokusi me i madh eshte perqendruar ne rihapjen e Shkolles Shqipe Naim Frasheri me 1 shtator 2012. Shoqata KOMBI e Worcester, MA do te cele me 1 shtator 2012 programin e Shkolles Shqipe Naim Frasheri.
Per te ndihmuar me metoden e mesidhdhenies, me leksione me te spikatura ne Gjuhe Shqipe, Histori dhe Gjeografi per programet e niveleve te shkolles shoqata KOMBI do te vere ne funksionim Bordin e Edukimit te Komunitetit Shqiptar te Worcester jo vetem per Shkollen Shqipe Naim Frasheri por edhe per problemet qe hasin shqiptaret ne shkollat publike amerikane sidomos te ardhurit e rinj qe kane nevoje te integrohen ne sistemin arsimor amerikan me perkthyes e mesues shqiptare prane tyre. Ky Bord Edukimi do te kete pjesemarrje me pedagoge, mesues dhe studente te shkollave publike dhe prinder me pervoje arsimore ne Shqiperi dhe Kosove.
Shkolla Shqipe Naim Frasheri e Worcester,MA e KOMBI-t eshte e regjistruar ne shtetin Massachusetts dhe operon me teske zyrtare te Ministrise se Arsimit te Shqiperise dhe eshte strukture organizative dhe edukuese me kater grupe:
1. Parashkollore 4 - 6 vjec
2. Niveli fillestar per mesimin e shkronjave te Gjuhes Shqipe
3. Niveli i mesem Gjuhe Shqipe, Histori, Gjeografi
4. Niveli i perparuar Gjuhe Shqipe , Histori kombetare dhe Gjeografi.
Programi i veprimtarive do te kete:
1. Recital me vjersha te autoreve te Rilindjes kombetare per nder te 100-vjetorit te Pavaresise Shqiperise me 24 nentor 2012.
2. Vizite ne nje nga muzeumet e qytetit (Muzeu i Artit).
3. Ekspozite me punime ne pikture dhe vizatime me 20 tetor 2012.
4. Festen e Krishtlindjeve dhe Vitin i Ri 2013 me 15 dhjetor 2012.
Shoqata KOMBI e Worcester,MA punon ne vazhdimesi per sensibilizimin e komunitetit per festimin me madheshti te 100-vjetorit te Pavaresise duke qene e vetmja me nje program te qarte atdhetar e kulturor te shpallur per tu zbatuar si deri me tani .
Ja dhe kalendari i veprimtarive te shoqates KOMBI per vitin 2012.
Me 23 qershor 2012 Takimi me Rinine Studentore me program :
Prezantimi i studenteve te talentuar qe nisin karrieren universitare,
prezantimi i programit te shoqates KOMBI per 100-vjetorin e Pavaresise se Shqiperise dhe prezantimi i programit mesimor dhe argetues te Shkolles Shqipe Naim Frasheri.
Me 1 Shtator 2012, Dita e pare e Shkolles Shqipe Naim Frasheri per vitin akademik 2012 -2013.Kane filluar regjistrimet per kursin e gjuhes shqipe.
Me 7 Tetor 2012, Pjesemarrje ne Paraden e Dites se Kolombit. Do te kemi 100 pjesemarres ne kuadratin perfaqesues per 100 vjet Pavaresi te Shqiperise veshur me bluze te kuqe me shqiponje dykrenare ne gjoks. Kjo veprimtari e inicuar nga shoqata KOMBI do te organizohet e mbeshtetet ne bashkepunim me Komisionin e Worcesterit per 100-vjetorine Pavaresise se Shqiperise.
Me 20 tetor 2012, Libraria Qendrore Worcester,MA do te hapet Ekspozita me 100 punimet me te mira ne pikture dhe vizatime me nxenes dhe studente te shkollave publike dhe kolegjeve te Worcester County.
Me 24 nentor 2012 ne Librarine qendrore do te kemi Recitime te poezive te Rilindasve dhe shfaqjen e filmit shqiptar "Nentori i Dyte"
Me 28 Nentor 2012, me 12:00PM do te behet ngritja e flamurit kombetar shqiptar ne bashkine e Worcester, MA .
Me 28 Nentor 2012, 6:00PM, tek Libraria Qendrore Worcester, MA do te mbahet konferenca shkencore " 100 vjet Shqiperi e Pavarur" dhe koktej.
Me 15 dhjetor 2012 do te zhvillofet festimi i krishtlindjeve me shkollen shqipe Naim Frasheri te Worcester,MA dhe femijet e komunitetit shqiptar.
Edhe pse me mjete te pakta financiare ne jemi munduar te sjellim ne vemendjen e komunitetit se shqiptaret jane te suksesshem dhe ne Amerike se dine te organizohen, se dine te evidentojne e perkrahin talentet e reja per ta gjalleruar disi jeten e komunitetit shqiptar te Worcester, MA.
Ne po kerkojme ne vazhdimesi perfaqesim te te gjithe komunitetit shqiptar te Worcester, MA me veprimtare qe e kane pasion shqiptarine ne Asamblene e Pergjithshme per te rritur pjesemarrjen ne veprimtarite tona por edhe per veprimtari cilesore.
Objekt i punes sone eshte bashkepunimi aktiv me organizata dhe shkolla shqipe ne Amerike ne favor te rritjes se hapesires shqiptare per me shume Identitet Kombetar, per ta ruajtur e trasheguar ne breza.