VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
NDËRVETI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Mërkurë, 07.11.2012, 07:07am (GMT1) ![]() Mediat tona, kryesisht ato në Kosovë, u treguan të pazonjat të përcaktonin me një fjalë të vetme kush me kë u rrah para disa ditësh në Kuvendin e Kosovës. Lajmi që dhanë ato ishte: "Deputetët e Kosovës u rrahën mes vedi". Me mjetet që jep norma letrare e gjuhës së sotme shqipe, mund të thuhej: "Deputetët e Kosovës u rrahën me njëri-tjetrin" ose "Deputetët e Kosovës u rrahën mes tyre." Por mediat u përpoqën ta shprehnin sa më përmbledhtas përcaktorin, kështu që përdorën trajtën dialektore "mes vedi". Folja këtu është në trajtën vetvetore të ndërsjellët (reciproke): me u rrahë (paskajore), rrihem (veta e parë e kohës së tashme, dëftore). Fjalori në fuqi i Shqipes së Sotme, nga 12 përdorimet e foljes rrah, nuk e jep fare kuptimin e rrahjes së dikujt nga dikush (vepror), nuk e jep as kuptimin e rrahjes si ndërveprim, pra si vetvetore e ndërsjellët. Këtë e jep fjalë më vete: "rrihem": 1. E qëlloj dikë (me dorë, me grushte etj.) dhe ai më qëllon mua; rrahim njëri-tjetrin. Në vetvetoret e ndërsjellëta të këtij tipi, ndërkaq, bëjnë pjesë edhe shahemi, grindemi, zihemi, ndeshemi, përleshemi e tjerë, ku veprimin e kryejnë dhe njëkohësisht e pësojnë të dyja a më shumë palët pjesëmarrëse. Në filozofinë morale shqiptare përcaktohet se në rrahje askush nuk del i fituar: Ai që rrah është i rrahur. Ashtu si në sharje: Ai që shan, është i sharë. Etj. Sepse mundësia e reagimit, sado e vogël, sado e papërfillshme, nga pala e sulmuar është pjesë e pandashme e rregullit. Pra, morali shqiptar i përjashton këto sjellje, sidomos i përjashton ndër të rriturit. Fëmijët rrihen, fëmijët grinden, fëmijët zihen, fëmijët ngatërrohen. Të rriturit ndërrojnë (shkëmbejnë) fjalë jo të mira, të rriturit e prishin ndejën, e prishin kuvendin. Togfjalëshi "mes vedi" është marrë nga të folmet veriperëndimore të shqipes, kryesisht nga shkodranishtja. Kohët e fundit gjithnjë e më shpesh i gjejmë format "vedi" ose "vedvedi". Dikur ato janë lëvruar nga autorë shkodranë. Kujtojmë: Migjeni shkruante "bijtë e shqipes folenë ia ngrehin vedvedit". Gjithsesi "mes vedi" duket se nuk e përmbush qëllimin e lëvruese të shqipes në të folur apo në të shkruar, për të shprehur përcaktorin në përdorimet e vetvetoreve të ndërsjellëta. Fjala e leksikut të letrarishtes "vete" ka spektrin e saj të përdorimit me apo parafjalë, në lidhje të ndryshme të ngushta apo të gjera sintaksore, por nuk ndihmon në zgjidhjen e saktë kuptimore. Janë të folmet verilindore të shqipes, ku përfshihet Kosova, ato që e përmbajnë këtë mundësi shprehëse: Fëmijët u rrahën ndërveti, u zunë ndërveti, u grindën, u përleshën, u grisën, u gërrithën, etj. etj. ndërveti. Në kontekstin e lajmit të mësipërm do të thuhej "Deputetët e Kosovës u rrahën ndërveti", "u shanë ndërveti", "u përlanë ndërveti", "u grushtuan ndërveti", "u shqelmuan ndërveti". Dukuria e rrahjeve, sharjeve, grindjeve, zënieve, përlamjeve, përleshjeve, grushtimeve, shqelmimeve, bërrylimeve... në mjediset zyrtare dhe mjediset e tjera publike mes zyrtarëve, mes politikanëve, pra mes njerëzve tanë publikë ka gjasa të vijë vetëm në rritje, ka gjasa të pasurohet në përmbajtje dhe të stërhollohet në formë, ka gjasa të jetë përherë e më argëtuese, më zbavitëse, më afër showve televizive popullore. Në të folurit e përditshëm për një rrahje të stërzgjatur, ku askush nuk ndërhyn për t'i ndarë palët, thuhet: U rrahën deri sa i ndau shiu. Në forma dëshirore thuhet: U rrahshin derisa i ndaftë shiu. Edhe për deputetët tanë, zyrtarët tanë, qeveritarët tanë, partiakët tanë, biznesmenët, afaristët, pra të Tiranës, të Prishtinës e tjerë, mund të themi, mund të urojmë: U rrahshin, u shafshin, u shtyfshin, u pëshyfshin, u grindshin, u zënshin, u gërrithshin, u gërvishtshin, u grushtofshin, u shqelmofshin, u gazepofshin, u sakatofshin, u gjytyrymofshin... derisa dalshin fare, pra derisa mos i ndaftë as shiu! Këto na bëjnë vetëm për të qeshur. Me rëndësi është që gjuha shqipe të mos mbetet duke u vërtitur nëpër dhëmbë në kërkim të fjalëve apo formave shprehëse më të përshtatshme. Ka pasuri të pafundme gjuhësore në dialektet e përjashtuara nga qytetaria e shqipes prej burokracisë politike gjuhësore. Pa emancipimin e politikës gjuhësore, gjuha shqipe do të mbetet do të shkojë duke u tkurrur dhe do të vijë dita që t'i mbetet në fyt vetvetes. Ky është shqetësimi im, ky le të jetë shqetësimi real i të gjithë lëvruesve dhe përdoruesve të shqipes, folës apo shkrues të saj. Realiteti shqiptar pasurohet, marrëdhëniet e tij të brendshm dhe partneritetet e tij të jashtme pafundësohen, prandaj sfidat shumëfishohen. Ato fitohen më shumë duke iu kthyer thesarit gjuhësor të dialekteve, nëndialekteve, të folmeve, thesarit gjuhësor të pashfrytëzuar në shkrimet e derisotme shqipe, sesa duke huazuar apo duke improvizuar kalke nga burimet e huaja. © Pesëvjetori i vizitës së Presidenti amerikan në Shqipëri XHORXH W BUSHI NË TURIN EUROPIAN HISTORIK TË KOSOVËS Veta e parë LETËR ZOTIT PËR BARDHYL AJETIN! Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (shkruar më 4 qershor 2005) SHQIPËRIA POSTKOMUNISTE DREJT PRESIDENTIT TË GJASHTË Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJES Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ HAVELI QË E PATËM, HAVELI QË NUK E PATËM SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVE PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI Romani "Imazh" i Zef Mulajt Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN? 21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT 21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND ROJA TË SOVRANITETIT Zotër shtëpie Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË KOLLITJET E STALINIT... ...nesër në "tri komunat heroike" Nga SKËNDER BUÇPAPAJ MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT TË DUAN, PA TË QORTOJNË (Letër e mbyllur partive) Nga SKËNDER BUÇPAPAJ UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË" EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA? POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK
Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT
SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT
VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ HAMENDJET PARAZGJEDHORE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?
MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË
E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN... KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?
NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME
MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS © SKËNDER BUÇPAPAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |