IMUNITETI: BËJ SI THEM UNË, MOS BËJ SI BËJ UNË! Nga ILIR HYSA
E Premte, 07.20.2012, 01:56pm (GMT1)
Kur filluan punimet e Parlamentit tё parё pluralist pas zgjedhjeve tё
31 Marsit 1991, shqiptarёt kishin shumё pёr tё mёsuar, pavarёsisht se shumica e
parlamentarёve ishin ish-agronomё dhe ish-kryetarё kooperativash. Sigurisht,
kalimi nga njё system politik i centralizuar nё njё system pluralist ndryshoi
krejt dinamikёn e vёzhgimit tё politikёs nga opinioni publik. Shqiptarёt ishin
mёsuar ti pёshpёrisnin njёri-tjetrit nё vesh "nuk dihet ҫfarё ёshtё thёnё sot" kur bёheshin mbledhjet e
Byrosё Politike tё Komitetit Qёndror tё Partisё apo kur ndiqnin nё lajmet e
ditёs punimet e Kuvendit Popullor, ku njё njeri lexonte njё fjali dhe tё tjerёt
duartrokisnin pёr disa minuta rresht.
Shqiptarёt po mёsoheshin me mё shumё se njё parti, madje kur partitё
filluan tё mbinin si kёrpudhat pas shiut dhe zhurma e debatit, shpesh mediokёr
e banal, u bё e padurueshme, disa nuk hezituan tё tregojnё nostalgjinё e tyre
pёr sistemin qё kishim lёnё pas.
Sinjalet e dёrguara gjatё ditёve tё ftohta tё dimrit 1990, kur Lёvizja
Studentore e Dhjetorit nuk la mёdyshje pёr orientimin e ri tё Shqipёrisё,
kёrkonin adoptimin e legjislacionit, praktikave dhe terminologjisё perёndimore
nё jetёn e vendit. Mё kujtohet nga ajo kohё se, nga biseda me njerёz tё
moshave, profesioneve dhe niveleve tё ndryshme arsimore, tri fjalё ishin bёrё
si gangrenё pёr qytetarёt. Njё pjesё e mirё e kёtyre tё fundit i pёrsёritnin
ato pa ua ditur as kuptimin. Ato fjalÑ‘ ishin "˜interpelancÑ‘', "˜transparencÑ‘',
dhe "˜imunitet'. NdÑ‘rsa dy tÑ‘ parat, sikurse u bÑ‘ shpejt e qartÑ‘, i referoheshin
praktikave parlamentare, e fundit mbeti disi e mjergullt.
Deri atÑ‘herÑ‘ fjala "˜imunitet' ishte pÑ‘rdorur kryesisht pÑ‘r tÑ‘
demonstruar aftёsinё mbrojtёse tё organizmave tё gjalla ndaj faktorёve tё
jashtёm si mikrobet dhe viruset qё mund tё depёrtonin nё mbrendёsi tё kёtyre
organizmave. Ndёrsa u bё disi mё i qartё fakti se imuniteti ishte njё masё
mbrojtÑ‘se pÑ‘r deputetÑ‘t, mbeti e paqartÑ‘ se cilat ishin "˜mikrobet' dhe "˜viruset'
ndaj tё cilёve ata mbroheshin.
Kur deputetёt filluan tё shfrytёzonin postin dhe futnin hundёt nё gjёra
pёr tё cilat kolegёt e tyre nё perёndim pёrfundojnё nёpёr burgje, u bё ende mё
e qartё axhenda e tyre dhe roli qё luante imuniteti. Mjafton tё pёrmendim
ndёrhyrjen e deputetёve nёpёr ambasadat e huaja pёr t'iu nxjerrё viza miqve tё
tyre, tё drejtat e studimit jashtё shtetit pёr fёmijёt e tyre dhe tё miqve tё
tyre, apo ndёrhyrjet nё konkurset pёr tendera dhe konkurset pёr pranimet nё
shkollat e larta. Mё vonё, shumicёs sё tyre iu desh tё merreshin me punё mё tё
rÑ‘ndÑ‘sishme sikurse ishin privatizimi i pasurisÑ‘ kombÑ‘tare dhe liÒ«ensimet dhe ndÑ‘rmjetÑ‘simet pÑ‘r projektet "˜joint
venture' me kompani tÑ‘ huaja. Zakoni i vjetÑ‘r pÑ‘r tÑ‘ qÑ‘nÑ‘ "˜gju mÑ‘ gju me
popullin', duke mos lёnё kёshtu asnjё mundёsi biznesi tё kalonte pa u vёnё re,
shpesh ua bёnte atyre tё pamundur tё bёnin punёn, pёr tё cilёn ishin zgjedhur
nga sovrani, tё bёnin ligjet e Shqipёrisё.
Ndёrsa lakmia dhe egoja e tyre po rritej shpejt, ata ngjitёn
shkallёt e karrierёs duke pёrfunduar nё disa raste nё majat e ekzekutivit dhe
gjyqёsorit shqiptar. Kur ca prej tyre e mbushёn kupёn dhe iu doli boja, bashkё
me ta i doli boja edhe imunitetit i cili i mbronte ata nga pёrballja me
drejtёsinё. Pёr mё tepёr, disa prej tyre kishin qenё mёkatarё edhe gjatё viteve
tё diktaturёs dhe, pёrveҫ lehtёsirave
nga moshapja e dosjeve tё vjetra, e kishin mbuluar mekatin e tyre edhe me
imunitet. Tani u bё e qartё se imuniteti kishte qenё zbulimi mё i menҫur i kёtyre palo-pushtetarёve dhe mё i dёmshmi
pёr Shqipёrinё. Imuniteti iu kishte mundёsuar atyre jo vetёm ta shkelnin ligjin
por edhe tÑ‘ qÑ‘ndronin ulur mbi tÑ‘ deri sa atij ti "˜dilte shpirti'.
Populli thotё "nuk mban mё ujё pilafi" dhe imuniteti i zyrtarёve
shqiptarё duhet tё hiqet dhe tё mbetet thjesht histori. Njёri nga parimet bazё
tё njё shoqёrie qё aspiron ndёrtimin e njё demokracie tё vёrtetё ёshtё barazia
para ligjit. Por, pёr kohё sa do tё ketё zyrtarё tё veshur me imunitet, ky
parim do tё mbetet i dhunuar nё mёnyrёn mё tё turpshme.
Ndёrsa perёndimi i ka bёrё tё qarta pritshmёritё pёr atё qё duhet tё
ndodhё nё 6 Gusht 2012, ata vazhdojnё tё rezistojnё me paturpёsinё qё i
karakterizon. Ambasadori i Shteteve tё Bashkuara tё Amerikёs, Alexander Arvizu
u shpreh qartё para pak ditёsh ku tha se "nёse imuniteti i zyrtarёve nuk do tё
hiqej nё 6 Gusht, Shtetet e Bashkuara do tё zhgёnjeheshin". Kjo nuk do tё ishte
as hera e parё dhe as e fundit qё Shtetet e Bashkuara do tё zhgёnjeheshin. Pasi
janё tallur me shqiptarёt pёr mёse dy dekada, zyrtarёt zullumqarё denjojnё ti
thonё jo njё kёrkese sa llogjike dhe njerёzore, aq edhe tё ngutshme dhe tё
domosdoshme pёr t'i hapur rrugёn Shqipёrisё drejt ndёrtimit tё njё demokracie
funksionale ku ata qё drejtojnё nuk mund ti thonё popullit tё tyre: Bёni si them unё, mos bёni si bёj unё! Nёse ata do tё
vendosin ta mbajnё veshur petkun e pisёt tё imunitetit pёr tё fshehur gjёra
ende mё tё pisёta mbrenda tyre, atёhere sovrani duhet t'i vёrё gishtin kokёs.
ILIR HYSA
|