VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
NJË FAZË E RE NË FUSHATËN PËR PRESIDENT TË SHTETEVE TË BASHKUARA Nga FRANK SHKRELI E Djelë, 08.12.2012, 06:40am (GMT1) ![]()
Kongresisti Polë Rajën, i cili është i favorizuari i krahut të djathtë mbrenda
Partisë Republikane, sidomos për çështjet ekonomiko-financiare, menjëherë
filloi të kritikojë ashpër politikat e demokratëve në Kongres në përgjithësi
dhe të administratës së Presidentit Obama në veçanti, duke thënë se gjatë katër
vjetëve të fundit, ''ata kanë refuzuar të marrin vendime të vështira, sepse
janë më të interesuar në rizgjedhjen në postet që kanë se sa për fatin e brezit
të ardhëshëm.'' Në lidhje me ekonominë, që është preokupimi kryesor i zgjedhsve
amerikanë këtë vit, kandidati republikan për nën-president tha se situata e
tanishme mund të ndryshohet, ''por nevojitet udhëheqje e fortë dhe kurajo për
t'i thënë të vërtetën'', popullit amerikan. Analistët po reagojnë ndaj njoftimit të kandidaturës së kongresistit Rajën për nën-president duke thënë, ndër të tjera, se kandidatura e tij për nën-president le të kuptohet se fushata për president tani e deri në Nëntor do të përqëndrohet krejtësisht mbi çështjet e mbrendshme, përfshirë ekonominë, papunësinë, taksat dhe shpenzimet e qeverisë federale. Ekspertët thonë gjithashtu se ndryshe nga e kaluara, kandidatët demokratë këtë vit -- Presidenti Obama dhe Xho Bajdën --mund të thonë pa ekzagjerim se kanë më shumë përvojë në fushën e politikës së jashtme, në krahasim me kandidatët republikanë Romni dhe Rajën. Në të vërtetë as ish-governatori Romni as kongresisti Rajën nuk mund të pretendojnë ndonjë eksperiencë në politikën e jashtme ose të mbrojtjes, pasi nuk kanë patur ndonjë përvojë në këto fusha.
Përveç kredencialeve të tij si konservator në çështjet buxhetore e financiare,
ai dallohet edhe si një atlet dhe kursimtar në në jetën tij personale, sepse
njihet mirë fakti se ai jeton në zyrën e tij në Kongres katër ditë të javës dhe
këthehet në shtëpi në Uiskonsin në fund të javës. Kongresisti Rajën i përket
fesë katolike dhe analistët sugjerojnë se edhe ky fakt mund të ketë luajur një
rol në vendimin e Z. Romni për ta zgjedhë atë kandidat për nënpresident, me
shpresë për të siguruar në Nëntor, përkrahjen e katolikëve amerikanë por edhe
të grupeve të tjera fetare, disa prej të cilave kanë shprehur shqetsim në
lidhje me fenë mormone të Z. Romni.
Strategët politikë të Partisë Republikane shpresojnë që njoftimi dje i
kandidatit republikan për president Mit Romni për të emëruar kongresistin Polë
Rajën kandidat për nën-president do të sjellë një energji të re në radhët e
republikanëve, por analistët politikë shprehen njëkohësisht se kandidatura e
kongresistit Rajën për nënpresident, ka të ngjarë që të mobilizojë gjithashtu
edhe bazën e Partisë Demokrate, për arsye të kundërta.
Por cilat do qofshin intrepretimet e këtij emërimi dje nga përkrahësit e të dy
partive ose nga analistët dhe komentatorët politikë të të gjitha ngjyrave,
është votuesi amerikan ai që -- pas një fushate të gjatë e cila do të kulminojë
në debatet televizive midis kandidatëve -- do të vendosë se kandidatët e cilës
parti do të kenë vullnetin, aftësinë, vendosmërinë dhe vizionin për tu besuar
frenat e qeverisë së Shteteve të Bashkuara për katër vjetët e ardhëshme, për të
zgjidhur problemet serioze, të mbrendshme dhe të jashtme me të cilat përballen
Shtetet e Bashkuara të Amerikës. FRANK SHKRELI
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |