Në Berat, qytetin e bardhë të 1000 dritareve, qytetin antik që shtrihet buzë
Tomorrit e Shpiragut, të lashtë me më tepër se 2000 vite histori, u bë
inagurimi i Universitetit të ri.Kjo përbën ngjarjen më të madhe për qytetin këta 100
vjet dhe po ashtu përbën një ngjarje të madhe në jetën e vendit. Një
Universitet vlen sa 1 milion Kazino, si ajo që po ndërtohet në periferi të
Tiranës, që presupozohet se do të bjerrë mendjen dhe xhepat e shqiptarëve ende
të varfër, ndërsa një Universitet është si një Hidrocentral gjigant që përhap
dritë, sepse prej dijes buron drita e përparimi, si e kemi amanet prej
rilindasve se "veç dritë e diturisë përpara do të na shpjerë".
Ndërtesa e Universitatit është madhështore, e hatashme, me një arkitekturë që
të kujton Kapitol Hillin dhe Shtëpinë e Bardhë, është ngritur me iniciativën e
biznesmenit shqiptar Astrit Veliaj, duke i kthyer qytetit antik të Beratit
rëndësinë që mund të ketë një qytet i lashtë me rreth 2700 vjet ekzistencë,
histori dhe kulturë, si qytet i Kodikëve dhe Onufrit, e kuqja e të cilit është
më e bukur se e kuqja e Ticianit të Rilindjes italiane.
Ndërsa isha lodhur nga monotonia plogështuese e televizioneve të Tiranës, që
ngjajnë si avaze me një mision shumë çoroditës për qytetarët, ku në qendër të
tyre është e vendosur politika, make-up-i politikës, pra manipulimi i fytyrës
së vërtetë përmes makiazhit, papritmas u gjenda përballë një ndërtese
madhështore, dhe pyeta veten "Zot i madh ku jemi këtu"?
Këtë sensacion më krijoi përballja me Universitetin e ri të Beratit, mrekullues,
që më bëri të kujtoja për një çast se isha në zemrën e Europës apo Amerikës, se
kisha të bëja me një sivëlla të Harwardit apo Oksfordit, dhe uroj me shpirt që
një ditë ashtu të bëhet, ku në këtë Universitet të vijnë e të japin mësim
profesorët më të famshëm të botës dhe prej bankave të këtij universitetit të
dalin elita jo vetëm për vendin dhe këtu të vijnë e të studiojnë studentët më
të mirë nga e gjithë bota që shqiptarët të shkojnë tek thelbi i tyre.
A nuk
është domethënës deklarimi i Ministrit të Jashtëm të Turqisë, Ahmet
Davutoglu, në një intervistë të ditëve të fundit për revistën Shenja, ku midis të tjerave
nënvizonte faktin se "Populli shqiptar ka dhënë kontribute shumë të rëndësishme
në jetën administrative, kulturore dhe sociale turko-osmane. Në historinë tonë
të përbashkët kanë lënë gjurmë qeveritarë, ushtarakë, njerëz të letrave,
intelektualë dhe artistë shumë të vyer me origjinë shqiptare. Në Perandorinë Osmane ka pasur 28 sadrezamë (kryeministra) dhe 36 vezirë
(ministra) me origjinë shqiptare. Mehmet Akifi, autori i himnit tonë
kombëtar, si dhe Sami Frashëri, autori i fjalorit të parë turk, që në të
njëjtën kohë konsiderohet një nga njerëzit më të shquar të letrave në
Shqipëri, janë të dy me origjinë shqiptare", thotë Davutoglu.
Le t'i kthehemi historisë së SHBA. Amerika me një histori jo më shumë se 236
vjeçare ka universitetet më të famshme të botës, duke mbledhur elitat dhe duke
shpërndarë elitat. Kjo është arsyeja që Amerika është Amerikë, sepse Baballarët
e saj i kushtuan rëndësi të dorës së parë dijes dhe shkollimit. Thomas Jefferson, njëri prej themeluesave të saj kryesorë, në mos më kryesori, autori kryesor i Deklaratës së Pavarësisë,
presidenti i tretë i SHBA për dy mandate, njihet si themeluesi i Universitetit
të Virxhinias, të cilin pastaj do ta ndiqnin njerëz që do të bëheshin të
famshëm si Edgar Allan Poe , Woodrow Wilson , Robert and Ted Kennedy e me
rradhë.
Kur ishte në momentet e fundit të jetës, Jefferson i mblodhi njerëzit e tij më
të afërt për rreth dhe u tha: "Kam dhënë gjithçka për vendin tim dhe njerëzimin
dhe ka ardhur koha që t'i dorëzoj shpirtin Zotit tim, - vajzës time dhe
vendit tim" Dhe pasi ra rishtas në gjumin e fundit, rreth ores tetë të
mbrëmjes çohet edhe një herë për herë të fundit dhe shqipton fjalët e tij të
fundit të cilat janë: "Është katër ende?" E kishte fjalën për 4 korrikun,
ditën e pavarësisë, dhe mjeku i përgjigjet, "Do të jetë së shpejti". E Thomas
Jefferson i mbylli sytë në agimin e 4 Korrikut,në pesëdhjetëvjetorin e
Deklaratës së Pavarësisë, disa orë më herët nga Ati tjetër i kombit amerikan,
Presidenti John Adams,bashkëluftëtari i tij, fjalët e fundit të të cilit ishin
"Independence forever" and "Thomas Jefferson survives."
"Pavarësi përgjthmonë" dhe "Thomas Jefferson mbijetoi". Në fakt Jeffersoni nuk
kishte mbijetuar, sepse shpirti i tij kishte dalë disa orë më parë se ai John
Adams-it, por ai mbijetoi me veprën e tij. Si gjigant që ishte, kishte menduar
edhe për epitafin që do të vendosej në gurin e tij të varrit, të cilin
Jefferson e shkrojti vetë. Dhe sot kush shkon dhe e viziton atje ku i prehen
eshtrat, do të lexojë: "Këtu prehet Thomas Jefferson, Autori i Deklaratës të
Pavarësisë të Amerikës nga Shteti i Virxhinias për Lirinë Fetare dhe Babai i
Universitetit të Virxhinias."
Thomas Jefferson kishte shërbyer si Sekretar i parë i Shtetit i SHBA nën
presidencën e George Washington-it, kishte shërbyer nënpresident i SHBA nën
presidencën e John Adams dhe pastaj kishte shërbyer vetë si presidenti i tretë i SHBA për dy mandate,
por ai në epitafin e tij zgjodhi të shkruante asnjërën nga postet politike e shtetërore që kishte mbajtur. Ai zgjodhi të shkruante, çfarë pa si më të rëndësishme, se ishte njëri prej autorëve të
Deklaratës të Pavarësisë, se qe për lirinë fetare dhe se ishte
babai i Universitetit të Virxhinias.
Nëse e shohim sot situatën konfliktuale, në rrang global, do të shohim se në
themel të tyre është mostoleranca dhe keqkuptimet fetare dhe nuk kemi si të mos
kujtojmë Thomas Jeffersonin.
Thomas Jeffersonin e kujtojmë edhe në rrang krahasues, nga njëra anë, për të parë formatin e
liderit dhe babait të vendit më demokratik të botës, ku ai vetëm i dha vendit
të tij, dhe nga ana tjetër, për të konstatuar formatin e ulët të klasës politike shqiptare, ku synimi i tyre këta
22 vjet postdiktaturë, ka qenë që ta zhvatin e ta rrjepin vendin, pa marrë
parasysh se sa i cfilitur dhe i rropatur është prej gjysmë shekulli regjimi totalitarist plus 22 vjet tranzicioni torturues.
Thomas Jeferssonin e kujtojmë edhe si babai i Universitetit të Virxhinias, si
një lideri vizionar, i përmasave botërore, që i la Amerikës dhe mbarë botës si testament, se njerëzimi
shpëton dhe bëhet vetëm duke qenë i lirë, falë ushtrimit të lirë të fesë dhe prej dijes! Sepse
dija të bën të lirë dhe tolerant, ndërsa mosdija të bën rob të mendjeve të çartura dhe intolerancës.
Ja të gjitha këto më shkuan ndërmend, kur u gjenda përballë mrekullisë të
Universitetit të ri të Beratit dhe me mendjen time, eca vite përpara në ardhmëri,
duke e përfytyruar rilindjen e qytetit antik nën hijen madhështore
dhe bekimin që i jep Mali i Tomorrit dhe Shpiragu.
Nuk kam si të mos falenderoj babain e tij, Astrit Veliajn, në këtë ndërmarrje
të madhe dhe shpresoj se biznesi i ndershëm shqiptar të ndërmarrë sa më shumë
iniciativa të tilla, sepse kapitalizmi është frut i ekonomisë të lirë të
tregut, dhe deri më tani sistemi më i përparuar shoqëror, i cili mbështetet në
parimet e lirisë dhe demokracisë.
Një gjë më bëri shumë përshtypje të madhe, në antitezë të plotë me mrekullinë e
Universitetit, pra si një zhgënjim i rradhës: Indiferenca mediatike me të cilën
u shoqërua kjo ngjarje e madhe, ku përveç Abcnews, aty nuk kishte media dhe
gazetarë.
Sot kërkoja foto që të ilustronim ngjarjen dhe nuk gjenim kurrsesi, ku do të
duhej që një ndërtesë e tillë me destinacion të tillë të përbënte Foton e Ditës
dhe Lajmin e Ditës, por shtypi dhe TV e Tiranës as që nuk duan që t'ia dinë
dhe vazhdojnë në rutinën e tyre duke i thurur hym e ngritur piedestal banalitetit, ku në qendër të vëmendjes mbajnë
politikanët, kronikën e zezë dhe kronikën rozë! Një paralelizëm shumë
kuptimplotë, paçka se shprehje e mjerimit të madh!
©
ZVICRA FITOI ME SHQIPTARË, POR SHQIPTARËT ISHIN FITIMTARË NË ZVICËR!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
AMBASADORI REEKER E LË NË FUND EDI RAMËN DUKE I DHËNË MESAZHE TË QARTA POLITIKËS - OSE KRYENI REFORMAT, OSE IKNI!
Reeker takohet me kryetarin e bashkisë së Kasharit përpara se me liderin e opozitës Rama
Nga ELIDA BUÇPAPAJ<
E Djelë, 09.09.2012, 02:10pm
REPLIKË ME TË GJITHË ATA QË I KONSIDEROJNË LIDERËT SHQIPTARË TË PAGABUESHËM!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Premte, 08.17.2012, 09:41am
VIKTIMAT E KOMUNIZMIT, MBETUR PA VARR E DREJTËSI, AKUZOJNË KLASËN POLITIKE SHQIPTARE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 08.15.2012, 09:26am
SHKARKIMI I SHEFIT TË SHISH VEPRIM AUTODESTRUKTIV I SHEFIT TË EKZEKUTIVIT TË SHQIPËRISË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Premte, 08.10.2012, 10:16am
KA ARDHUR KOHA TË NDËSHKOHET KJO KLASË POLITIKE MIZERABËL!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Martë, 08.07.2012, 11:20am
PO NUK VOTUAN MË 6 GUSHT, ED RAMA « OUTSIDER »- PS DEL NË PENSION
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Shtunë, 08.04.2012, 10:08am
MISTER,
HESHTJE E PLOT PIKËPYETJE PËR VDEKJEN TRAGJIKE TË ALI PODRIMJES - SALI
BERISHA DO TË DUHEJ TË ISHTE NË KONTAKT PREJ TË MARTËS ME PRESIDENTIN
HOLLANDE Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Djelë, 07.22.2012, 10:56am
Çdo ditë një temë NËSE PS NUK VOTON MË 6 GUSHT, EDI RAMA BËHET « HARAKIRI » Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Martë, 07.17.2012, 12:31pm
Çdo ditë një temë
DORËZONI IMUNITETIN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Hënë, 07.16.2012, 09:57am
Çdo ditë një temë
MIMOZA KUSARJA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Çdo ditë një temë JASHTË RRUGAÇËT NGA PARLAMENTI I SHQIPËRISË
-Si mund të tolerojmë që fyhet një nënë shqiptare si « rrugaçe »
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
In Memoriam BEKIM FEHMIU NUK KA NEVOJË PËR LOTË KROKODILËSH Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Martë, 06.05.2012, 07:34am
SHQIPËRISË I DUHET PRESIDENTI NË MËNYRË EKSPLICITE SIPAS PROFILIT TË JOACHIM GAUCK Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Enjte, 05.17.2012, 02:07pm
DY FJALË PËR TAKIMIN E MBRËMSHËM TEK OPINION RAMA-FEVZIU ME DESTINACION ILIR METËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
ESSE PËR KOHËN E PAMJAFTUESHME TË HELENA KADARESË Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Martë, 04.10.2012, 11:14am
REPORTAZH NGA STRASBURGU - HYRJA NË NATO MË E RËNDËSISHME SE 1912?!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Enjte, 04.05.2012, 07:27am
MË 22 MARS, 20 VJET MË PARË KUR RAPORTOJA PËR ZËRIN E AMERIKËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Shtunë, 03.24.2012, 08:03am
RASTI DEMJANJUK DHE RASTI UNIK I SHQIPËRISË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Martë, 03.20.2012, 10:09am
Larg interesave kombëtare dhe larg interesave të shqiptarëve
SHQIPËRIA ÇFARË PARANOJE, NJË VIT E CA PARA KOHE KA HYRË NË FUSHATË ZGJEDHORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
PYETJE PËRGJIGJE ME MINISTRIN E JASHTËM SERB VUK JEREMIÇIN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Enjte, 03.08.2012, 04:27pm
20 VJET KONFLIKTUALITET PËR PUSHTET - INTERESAT KOMBËTARE TË RREZIKUARA NGA KLASA POLITIKE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Hënë, 03.05.2012, 01:34pm
Analizë
për Marrëveshjen e 24 shkurtit - KOSOVA, E FRUSTRUAR NGA BEOGRADI,
THAÇI DHE NGA BE E CILA E TRAJTON SI QYTETARE TË DORËS SË DYTË, DUHET
T'IU BESOJË SHBA-ve!
KLASA POLITIKE E PAPËRGJEGJSHME - 21 VJET PAS RRËZIMIT TË SHTATORES SË DIKTATORIT
- Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Hënë, 02.20.2012, 09:41am
NEPOTIZMI OSE KLEPTOKRACIA NË MPJ, PJETËR ARBNORI DHE OPOZITA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Enjte, 02.09.2012, 06:04pm
Reagim ndaj opinionit të Ardian Vehbiut botuar tek Shekulli dhe ribotuar tek MAPO
NDAL ÇDOLLOJ DIASPOROFOBIE QË KUTËRBON ANTISHQIPTARIZËM! Nga ELIDA BUÇPAPAJ
14 JANAR 2012-ALBIN KURTI OSE RILINDJA E NJË LIDERI DHE VETËVENDOSJES!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KURRË MOS THONI KURRË ZOTËRI TADIÇ!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
(Botuar sot, më 9.01.2012 tek Koha Jone)
KRYELAJM DUHEJ TË ISHTE SOT PERFORMANCA E ERMONELA JAHOS NË ROYAL
OPERA - INSTITUCIONET NË SHQIPËRI NË VEND TË VLERAVE ME TË CILAT
IDENTIFIKOHET KOMBI LANCOJNË ANTIVLERAT DHE ANONIMATIN!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Esse
HAVELI, IKONA E LIDERIT ME INTEGRITETI I LE ZHVESHUR POLITIKANËT PA INTEGRITET SHQIPTARË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
LËVIZJA E DHJETORIT ME MANIPULATORË DHE PLOT KONTRAVERSITET
Pluralizmi qe solli Dhjetori 1990, data më e rëndësishme pas shpalljes së pavarësisë
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
ED RAMA, ALEATI MË LUAJAL I SALI BERISHËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Duke shënuar sot përvjetorin e lindjes së themeluesit të shtetit të Kosovës
PA IBRAHIM RUGOVËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Ambasadori Naim Malaj keqpërdori funksionin e tij të lartë shtetëror
NJË ÇMIM I DIASPORËS PA DIASPORËN DHE I PËRVETËSUAR Nga ELIDA BUÇPAPAJ
GAZETA MAPO CENSURË, AUTOCENSURË APO KONFORMIZËM GJITHSESI KOMPROMETUESE PËR LIRINË E SHPREHJES!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E KRITIKOJ TOPALLIN, PO JAM PROGEGE, PROSHKODËR, PROSHQIPËRI E PRODEMOKRACI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
GEORGE CLOONEY LE TË BËHET SERB, POR KONSTANDINI I MADH ËSHTË DHE DO TË MBETET ILIR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
IKJET E ISH DIKTATORËVE NUK SHKAKTOJNË BOSHLLËK
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
JA PSE DO TË REKOMANDOJA QË RILINDJA DEMOKRATIKE TA BOTONTE TË PLOTË INTERVISTËN E AMBASADORIT ARVIZU
TEK NEWS24 - THIRRJE KUNDËR RENDIT KUSHTETUES PRONARË TË PUSHKATUAR
VAZHDOJNË ME PRONA TË KONFISKUARA - PIKËPYETJE SISTEMIT ZGJEDHOR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
HESHTJA SHQIPTARE NDAJ SJELLJEVE JODIPLOMATIKE TË DIPLOMATËVE RUSË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KULTI I AMERIKËS DHE KULTI I KOSOVËS
Shkrim i Elida Buçpapajt botuar më 31 dhjetor 2001 - ribotohet pa asnjë ndryshim
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
LETËR E HAPUR EDI RAMËS: LIDERI I OPOZITËS OSE FILLIM TË RI TË NJEMENDTË OSE LARGIM
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
UNË JAM DISHEPULL E NËNË TEREZËS, E TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
BASHA E DEBUNKERIZON BASHKINË, PRITET REAGIMI I ED RAMËS!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
TEKI DERVISHI PROFESIONIST I JASHTËZAKONSHËM DHE GAZETAR I KLASIT TË PARË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Katër vjet pas vizitës së Presidentit Bush në Tiranë-
EDI RAMA MIDIS GRAMSHIT E GERINGUT DREJT VETIZOLIMIT!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KUR VJEN QERSHORI - VRITET BARDHYL AJETI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
PSE DUHET TË JEMI NE SOT ME ARJAN ÇANIN?
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
BALADË E NËNAVE TË KOSOVËS QË PRESIN FËMIJËT E ZHDUKUR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
TEK RUDINA XHUNGA GJUETI SHTRIGASH DHE ANTIAMERIKANIZËM
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
VAZHDON VASALITETI I MEDIAVE TË TIRANËS NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA
E mënjanojnë pak, e pastaj për amoralitetin e tyre e rikthejnë si meteor...
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Përgjigje ndaj disa pretendimeve solitare
EMRI I KOSOVËS ËSHTË I LIDHUR PAZGJIDHSHMËRISHT ME NATO-n
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Dilemë që duhet të zgjidhet urgjentisht
OPOZITA NË KOSOVË PA LIDER?
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
ANTIAMERIKANIZMI ÇAKALL NË EMËR TË "LIRISË SË SHPREHJES"
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
MË NË FUND!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DY FJALË PËR PRESIDENTIN E KOSOVËS BEHGJET PACOLLI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
20 SHKURTI DUHET TË HYJË NË KUJTESËN E KOMBIT
Këtë ditë e kujton vetëm PD, ndërsa Shqipëria nuk i ka dënuar ende krimet e komunizmit
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SI T'I LEXOJË KLASA POLITIKE KËSHILLAT E TOMAS KANTRIMENIT
Nga Elida BUÇPAPAJ
SHBA E BE TË NDALIN PRECEDENTIN KONFLIKTUAL TË ED RAMËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ANALIZË E 21 JANARIT - POLITIKA SHQIPTARE TË MBROJË INSTITUCIONET LEGJITIME DHE TË PASTROHET NGA FLAKËVËNËSIT E SHTETIT
Nga Elida BUÇPAPAJ
5 VJET PA IBRAHIM RUGOVËN
Nga Elida BUÇPAPAJ
DELL KA TË DREJTË - NJË AVOKATURË DJALLI NUK I HYN NË PUNË ASKUJT
Nga Elida BUÇPAPAJ
JO ZGJEDHJE TË REJA, POR INSTITUCIONE LEGJITIME, ME DUAR TË PASTRA DHE PA SHIK
Nga Elida BUÇPAPAJ
NDAL FUSHATËS ANTISHQIPTARE DHE KRAHASIMIT TË SHQIPTARËVE ME XHELATËT E SREBRENICËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
9 JANARI DITË SUBLIME PËR KOSOVËN
NGA ELIDA BUCPAPAJ
HASHIM THAÇI MANDATIN E DYTË IA DEDIKON ISA MUSTAFËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
Reagim ndaj "Le Matin"
BERISHA, RAMA NDAJNË TË NJËJTIN QENDRIM ME THAÇIN NDAJ MARTY-IT, NDËRSA ME ZVICRËN DUAN TË KENË RAPORTE TË SHKËLQYERA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
NË VEND TË KARTOLINËS PËR 2011 -
INTERESAT KOMBËTARE TË SHQIPTARËVE NË REZONANCË TË PLOTË ME IDEALET E PERËNDIMIT
NGA Elida BUÇPAPAJ
PDK-AAK-AKR OSE PDK-AAK-VV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
40 MIJË VOTAT E UKË RUGOVËS SFIDË KLANIT JUGOSLLAV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SHËN DICK MARTY ALIAS QOFTËLARGU
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMB
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
MOS ABSTENONI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ÇFARË KA FRANKO FRATINI ME SHQIPTARËT E KOSOVËS ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
TË NA BASHKOJË SHKODRA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN
Nga Elida BUÇPAPAJ
DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
Nga Elida BUÇPAPAJ
NJË START I RI PËR LDK-NË
Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën
Nga Elida BUÇPAPAJ
KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž
T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž
FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ