VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TË NDEZIM QIRINJ PËR SHUARJEN E DIPLOMACISË SË KOSOVËS NË GJERMANI
Nga Mr. sc. NUE OROSHI

E Mërkurë, 09.26.2012, 06:43am (GMT1)




Turbullirat politike brenda Qeverisë së Kosovës shpeshherë kanë shkaktuar gabime të mëdha në diplomacinë e Kosovës, saqë e kanë sjellë këtë diplomaci buzë greminës. Këtu nuk do të ndalemi të bëjmë analizën e konfrontimeve brënda qeverisë së Kosovës se 89 apo 91 shtete e kanë njohur shtetin e ri të Kosovës, e që del se dy njohje nuk egzistojnë, sepse janë njohje te fallsifikuara dhe imagjinare, por do te ndalemi t"˜i themi disa fjalë për shuarjen e Diplomacisë së Kosovës në Berlin. Ka kohë që pas largimit të parakoshëm dhe pa e përfunduar mandatin, që është një largim arbitrar dhe cezaresk të dr.Vilson Mirditës nga detyra e diplomatit të Kosovës në Berlin ka pushuar çdo gjë.

Madje, është interesant të theksohet se, kanë pushuar të gjithë zërat që për tri vite u quanë peshë me shkrime, deklarata për shtyp, dhe që paraqiteshin në emër të ndonjë subjekti që ska fare as aktivitet e as anëtarësi në Gjermani por degët e këtyre të ashtuquajturave parti politike kanë mbetur vetem si relikte të së kaluarës nëpër kompjuterë te të ashtuquajturve gjeneralë pa ushtri apo kryetarë pa anëtarësi. Madje, kanë pushuar edhe zërat e një pjese të bashkatdhetarëve shqiptarë në Gjermani, të cilët pa u skuqur fare mblodhen nënshkrime për largimin e Dr Vilson Mirdites nga posti i ambasadorit! Se, me çdo kusht Diplomacia e Kosovës duhet të pastrohet nga Vilsonat, Albertat e Antonat. Kur e themë këtë bazohem me fakte sepse të tre ish Ambasadorët e Kosovës, dr.Vilson Mirdita, Anton Berisha dhe Albert Prenkaj u larguan në mënyrën më të vrazhdë nga Diplomacia e Kosovës, pa e kryer asnjëri mandatin e plotë, dhe pa iu dhënë asnjë post tjetër i Ambasadorit të Kosovës në ndonjë shtetë tjetër, shkaqet i dinë vetëm suita e Hashim Thaqit e Behgjet Pacollit, pa e perjashtuar këtu edhe Minisitrin e Jashtëm të  Kosovës Enver Hoxhajn, apo orientimi anti evropian dhe anti amerikan i lidershipit te politikës së Kosovës që e ka sjellë shtetin drejt greminës apo një varfërie të skajshme dhe pashtegdalje.

Tani Ambasada e Kosovës në Berlin në kuptimin e plotë të fjalës ka mbetë shkretë. E nëpër mallin e shkretë shpeshherë kullosin kuajtë e verbër. Pra, në këtë Ambasadë sot sillen e mbeshtillen njerëz të pa përvojë në çështjet e diplomacisë të cilët dorën në zemër fare nuk vërehen nga politika Gjermane dhe diplomacia e këtij shteti mik të shqiptarëve, e cila përkundër faktit që po e nënçmon komplet diplomacinë e Kosovës në Berlin, politika Gjermane është në një ofensivë të madhe në mbështetjen e çështjes shqiptare në përgjithësi, e në veçanti çështjen e Kosovës. Por kryesore është që tani Ambasada e Kosovës komplet është ra në duart e njerzëve të Shikut dhe aty bëhen pazare politike dhe ekonomike për interesa të klaneve të ndryshme të politikës në Kosovë. Pra, në këtë Ambasadë kryesore është që tani po pihen kafe turke dhe çaji i rusit, në vend të ndonjë pije të freskët evropiane, siç ishte rasti kur në krye të kësaj Ambasade qëndronte dr.Vilson Mirdita.


Kur jemi tek Ambasadori i ri i Kosovës në Berlin z Skënder Xhakaliu ta them të drejtën këtë emër e kam dëgjuar vetëm në mjetet e informimit kur është emëruar Ambasador. Pa të keq ndaj Skënder Xhakaliut, i cili mund të jet një njeri i mirë, por si emër është i panjohur. Madje, më kujtohen disa fjalë të një miku tim veprimtar, i cili gjatë një bisede me të, me  thotë, se një pjesë të diplomatëve të Kosovës nuk i njohim as ne në Kosovë, e si kanë për t"˜i njohur diplomatët perëndimorë! Por, sido që të jetë, i njohur apo i panjohur deri më tani dhe duke u bazuar në fjalën popullore shqiptare se, "Dita e mirë shihet në mëngjes", zoti Skënder Xhakaliu gjatë këtyre muajve të parë, në krye të Ambasadës së Kosovës në Gjermani ka dështuar plotësisht.

Përveç takimeve të ceremonisë zyrtare që ishin meritë e parardhësit të tij, z Xhakaliu nuk bëri asnjë hap që ja vlenë të përmendet rreth kontakteve të Gjermanisë me Kosovën. Ai madje nuk arriti as t"˜i vë kontaktet me veprimtarët kombëtarë, intelektualët shqiptarë në Gjermani, por as të kontaktoi me shumë personalitete shqiptare të cilët kanë një reputacion të mirë dhe kontakte të shpeshta me politikën Gjermane. Duke u nisur nga të gjitha këto fakte që i solla më lartë, ne mërgimtarëve shqiptarë që jetojmë në Gjermani s"˜na mbetet gjë tjetër përpos që një ditë vjeshte të mblidhemi para Ambasadës së Kosovës në Berlin dhe të ndezim qirinjë në shenjë të vdekjes apo gjendjes komatike që e ka përfshirë sot Ambasadën e Kosovës në Berlin. Ndoshta Ambasadori i Kosovës ne Berlin do të na dalë përpara dhe të na kujton fjalët e Qiriut të poetit tonë Naim Frashëri, duke na thënë se, "Kur me shihni se jam tretur / mos pandehni se kam vdekur / Jam i gjallë e jam ndër jetë / Jam në dritën e vërtetë /.

Ndërsa përgjigja jonë do të ishte, "E dimë se ju jeni të gjallë dhe jeni në jetë / por nuk jeni në dritën e vërtetë, ndërsa qirinjët po i ndezim jo për vdekjen tuaji, se ne e dimë se ju frymoni, qarkulloni dhe ecni por edhe qëndroni në zyrën e Ambasadës së Kosovës në Berlin. Por këta qirinjë po i ndezim për rënien në komë, shuarjen dhe vdekjen e Diplomacisë së Kosovës në Gjermani.


Mr. sc. NUE OROSHI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.