VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
DEMISTIFIKIMI I NJË GËNJESHTRE TË PROPAGANDËS SERBE! Nga SAMI REPISHTI E Enjte, 10.04.2012, 11:37am (GMT1)
U bënë më shumë se njëqind vjet qëkur spekulohet me një thënje të Kancelarit të parë gjerman (Otto von) Bismark, se gjoja ka thënë se "Shqipëria është nji koncept gjeografik, ndërsa shqiptarët nuk ekzistojnë". Farkuesit e këtij konstatimi, në radhë të parë historianët serbomëdhenj në krye me Cubriloviçin, Haxhivasileviçin, Grashaninin etj., që vijnë deri në ditët tona, gjithnjë kanë cituar një "studim" të Vlladan Gjorgjeviçit (përndryshe Kryeministër i Serbisë në prag të Luftës së Parë Botërore), ku ai në një libër pamflet (L'Albanie et les Grandes Puissances, SR.) kundër shqiptarëve, të botuar në vitin l913 në disa gjuhë dhe në disa qendra evropiane, sjell mendimin e Bismarkut "të cituar" nga dokumentet e Kongresit të Berlinit. Këtë "zbulim spektakolar historik" Gjorgjeviçi e përdor qëllimisht për të ushqyer qarqet e priruna antishqiptare gjatë dhe pas mbajtjes së Konferencës në Londër (1913) në mënyrë që ata të kenë një "argument" më tepër që të mos u lejohej shqiptarëve shteti, sepse diçka e tillë nuk ka qenë asnjëherë në projektet e kancelerive europiane që nga Kongresi i Berlinit e tutje, kur është hartuar harta e Ballkanit. E vërteta, megjithatë, është tjetër fare. Gjykuar nga dokumente origjinale të Kongresit të Berlinit që ruhen në Ministrinë e Punëve të Jashtëme të qeverisë gjermane në Bonn, si dhe nga dokumente që u botuan në Gjermani me rastin e kremtimit të njëqindvjetorit të Kongresit të Berlinit (1978) në një vëllim të madh nga "Herald Bokit Geiss", mund të thuhet se ky "konstatim" i Gjorgjeviçit nuk ekziston fare. Në seancën e 10-të, së cilës i referohet Gjorgjeviçi, shihet qartë se çështja shqiptare nuk është zanë në gojë fare. Përkundrazi, për shqiptarët dhe problemet e tyre që lidhen me Serbinë dhe Malin e Zi bëhet fjalë në dy seanca të tjera, në atë të 7-tën dhe në të 13-tën.
Në seancën e shtatë, të datës 26 qershor 1878, në të cilën u bë fjalë për
Serbinë dhe kufirin e saj të ri në drejtim të Bosnjës dhe të Portës (Turqisë),
në "pikën katër" të vendimeve të seancës, në mënyrë recidive, vetë Bismarku
formuloi këtë konstatim: 2 Ky pasus i Protokollit të Kongresit gjendet edhe në botimin komplet të materialeve të Kongresit të Berlinit nga Immanuel Geiss (në faqen 238).
Në paragrafin shtesë të Protokollit 8, në "pikën dy," po ashtu Bismarku, gjatë
diskutimit fjalë për fjalë angazhohet që:
Ne pikën "c" të të njëjtit Protokoll, prapë ndeshim propozimin e Bismarkut në
këtë formë decidive që i është paraqitur Kongresit, e ku thuhet:
Nga Protokolli i seancës së 7-të dhe anekset që iu bënë Protokollit të seancës
së 8-të, angazhimet e Bismarkut janë të qarta në të mirë të ruajtjes së etnisë
shqiptare. Ato që gjenden në proceset e mbledhjeve flasin se Bismarku ka qenë
tepër preciz dhe decidiv në përcaktimin e territoreve etnike shqiptare.
....Përfaqësuesi turk, Mehmed Ali Pasha, në mbledhjen e 4 korrikut (1878), pas
insistimit të Bismarkut, do të deklarojë, dhe kjo do të shënohet në Protokoll,
se Porta do të respektojë veçoritë etnike të qyteteve dhe krahinave shqiptare
si Plava, Gusia, Tivari. Në të njëjtin Protokoll, madje shënohet fjala
përfundimtare e Mehmed Ali Pashës, ku thuhet:
Në seancën e 13-të të Kongresit të Berlinit, të mbajtun më 5 korrik (1878), ku
bahet fjalë për disa privilegje dhe njifarë si autonomi e Mirditës, që
përkrahet nga Austro-Hungaria dhe Franca, Bismarku diskutimin e tij e mbaron me
këto fjalë: Pra, ai edhe veçimin e qëllimshëm të Mirditës nga ana e Austro-Hungarisë dhe Francës, që kërkonin të shtrohet në kuadër të "disa privilegjeve", e konsideronte si segment të çështjes shqiptare. Po të ishte, si pohon Vladan Gjorgjeviçi dhe historiografia serbe, Bismarku nuk do ta zinte fare me gojë çështjen shqiptare apo edhe bisedimin për dimensionin e një përmase shqiptare, siç e konsideronte çështjen e Mirditës.
Në dobi të këtij konstatimi flet edhe një material tjetër që ruhet në Arkivin
Shtetror gjerman në Bon. Fjala është për hartën e re të Ballkanit dhe të pjesës
europiane të Perandorisë Otomane që iu prezentua diplomateve në Berlin nga ana
e Bismarkut, pas mbylljes së Kongresit. Në këtë hartë shihet qartë përkufizimi
etnik i tokave shqiptare dhe i Shqipërisë, së mbetur në kuadër të Portës
(Turqisë) në Veri shkon deri te Vranje, në Lindje zbret kah Tetova deri në
Ohër dhe shkon në Jug deri në Janinë dhe Artë. Kjo hartë ka qëndruar një kohë
të gjatë në kabinetin e Bismarkut. "Është koha që të hulumtohen të gjitha dokumentet dhe të dilet me një qëndrim të qartë, të plotë dhe shkencor rreth Kongresit të Berlinit dhe çështjeve të tjera, të cilat ende gjithnjë janë të mistifikuara, të pandriçuara apo të keqinterpretuara". (Jusuf Buxhovi, marrë nga RILINDJA (Prishtinë) 11 shkurt 1995, f. 10 ) * * * Koment: Në lidhje me shtrembënimin e historiografisë serbe të qëndrimit të kancelarit gjerman Otto von Bismark, për çështjen shqiptare, kemi nji konfirmim edhe me studimin e Prof. Stavro Skendi: The Albanian National Awakening. (Princeton University Press Princeton, N.J.: l976) te cilin po e riprodhojmë pa shkurtime. (SR) " ...Më 31 tetor 1880, u mbajt nji mbledhje e përgjithshme e parisë shqiptare në xhaminë kryesore të Janinës; aty u vendos që shqiptarët duhet të ishin gati me mbrojtë atdheun e tyne nga agresioni grek. Në atë moment, i gjithë Epiri ishte akoma në duert e shqiptarëve, të cilët kishin marrë sigurime nga Komiteti i Lidhjes (së Prizrenit) Shkodër, se do të ndihmonte në momentin që grekët do të kalojshin kufinin (e tokave shqiptare). Autoriteti i tyne (shqiptarëve) ishte i fortë në Epir, ai i Sulltanit ishte i dobët. Prandej, nuk ishte e sigurtë nëse Sulltani do të ishte i aftë me u dorëzue grekëve (qytetet) e Artës e Prevezës. ...Nji Konferencë e dytë e Ambasadorëve u mblodh atëherë në Istanbul. Më 21 shkurt 1881, Konferenca kërkoi që Sulltani të paraqesë propozimet e veta. Delegati turk propozoi që Janina, Metsovo dhe Preveza mos t'i jepen Greqisë, sepse do të dilnin vështirësi të mëdha nga shqiptarët. Nji propozim me shkëmbye Epirin me (ishullin) e Kretës u sugjerue nga (kancelari gjerman) Bismark, dhe që ma vonë u njoh si "politika e kompensimit". Rusia e përkrahu fuqimisht, siç duket nga dëshira që të shtyhet Greqia sa ma shumë nga kontinenti (i Europës) dhe të jetë e kufizueme në ishujt, d.m.th. të jetë sa ma pak e damshme për interesat sllave. Propozimi dështoi...(f. 81) ...Dy mendime të shprehuna në atë ditë janë të mbështetuna në logjikë të shëndoshë, përsa i përket marrëdhanjeve në mes të shqiptarëve dhe grekëve.
I pari u paraqit në revistën franceze Journal des Debats (26 mars 1879) që
kërkonte të mos bahen llogaritë pa shqiptarët. Sepse "do të ishte nji gabim i
madh me mendue se shqiptarët nuk janë nji komb. Ekziston nji komb shqiptar i
vërtetë që sot mendon pa asnji dyshim të fitojë vetëqeverisjen. ... Dhe kështu
duhet të mendojnë edhe grekët...". (*) Prof. Stavro Skëndi i referohet autorit francez A. Mousset. L'Albanie devant l'Europe (l912-1929) f. 7; si dhe Federal Writers' Project, Massachusetts. The Albanian Struggle in the Old World and the New, l939; "... At the Congress of Berlin, however, Albanian demands for autonomy and protests against the partition of their land were dismissed with (Chancelor) Bismarck's curt: There is no Albanian nationality. (f. 35) Gënjeshtra e Dr. Gjeorgjeviçit arriti të penetrojë edhe shkollarët shqiptarë. Në botimin e vitit 2002, Historia e Popullit Shqiptar, nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Historisë, kjo shprehje përsëritet pa kritikë: "...Abdyl Frashëri, kryetar i delegacionit, u përpoq të bindëte kryetarin e Kongresit, Kancelarin Bismark, në një takim që pati me të, që ta përfshinte në rendin e ditës së një seance edhe çështjen e kombit shqiptar. Por kancelari gjerman nuk pranoi, duke u shprehur brutalisht se "nuk ka një komb shqiptar". (f. 162)
Kjo gënjeshtër e trillueme nga Prof. Vladan Gjeorgjeviç vazhdon të përsëritet
edhe sot e kësajë dite në shtypin shovinist serb. SAMI REPISHTI
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |