VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
ISH TË BURGOSUR POLITIKË TË POPULLIT TË BURGOSUR POLITIK Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Mërkurë, 10.17.2012, 10:00am (GMT1)
Unë, në një kuptim, pajtohem që populli shqiptar të ketë qenë popull i burgosur
politik. Përderisa, pa përjashtim, të gjithë i prisnin dyert e burgjeve. Ishte
vetëm çështje kohe. Absolutisht nuk pajtohem me këtë përpjekje dhe me çdo
përpjekje tjetër për të barazuar vuajtjen dhe fajin e shtresës së ish të
burgosurve dhe të përndjekurve politikë me vuajtën dhe fajin e pjesës jashtë
mureve të burgjeve dhe jashtë telave me gjemba të kampeve të përqëndrimit. E
konsideroj dëm flagrant dhe të qëllimshëm çdo mendësi të tillë dhe çdo veshje
me pushtet të mendësive të tilla.
Nëse e shikojmë fatin e këtyre dy kategorive në periudhën e tranizicionit, mund
të themi pa droje se kategoria e të privilegjuarve e kohës së monizmit ka
mbetur kategori e privilegjuar edhe në kohën e tranzicionit. Nga viti 1990, pra
nga shfuqizimi i ligjit që e konsideronte tradhti kalimin e kufirit shtetëror,
e deri sot mund të themi se të privilegjuarve të monizmit jo vetëm që nuk iu ka
hyrë ferrë në këmbë, jo vetëm që tymi i duhanit iu ka shkuar përpjetë e më
përpjetë, por, në Shqipëri dhe kudo që ndodhen, e kanë gjetur gjithçka shesh me
lule, kanë bërë pasuri përrallore dhe jetë përrallore.
Të paprivilegjuarit e monizmit, nga ana tjetër, kanë mbetur të paprivilegjuar
të tranizicionit. Për më tepër, pjesa e tyre më e ndjeshme, shtresa e ish të
burgosurve dhe të përndjekurve politikë, ka vazhduar të jetë më e
diskriminuara, objekti më i madh i padrejtësive, objekti i të gjitha egërsive
dhe shfrimeve të çdo revanshi të kuq, komunist dhe kriptokomunist, në Shqipëri.
Përfaqësuesit e qeverisë në emisionin e lartpërmendur, si rëndom herëve të
tjera, ngulmuan se atë që është bërë gjatë tranzicionit për ish të burgosurit
dhe të përndjekurit politikë, e ka bërë Partia Demokratike. Dhe nuk përmendën
se kjo shtresë ka votuar për Partinë Demokratike në zgjedhjet parlamentare dhe
ato lokale në vitin 1991, në vitin 1992 (dy herë), në vitin 1996 (dy herë), në
vitin 1997, në vitin 2000, në vitin 2001, në vitin 2004, në vitin 2005,
në vitin 2008 dhe në vitin 2009, pra 12 (dymbëdhjetë) herë. Madje ka votuar pa
iu trembur syri edhe para tytave të kallashnikovëve. Ata thanë edhe se Partia
Socialiste nuk ka bërë asgjë për ish të burgosurit dhe të përndjekurit politikë
të dikaturës moniste, ndërkohë që i ka dëmshpërblyer majm ish zyrtarët e lartë
komunistë të dënuar në vitet e para të tranzicionit. Partia Socialiste me
vetëdijë dhe qëllim nuk ka bërë asgjë për shtresën e ish të burgosurve dhe të
përndjekurve politikë të tranzicionit, nuk ka bërë asgjë për të
paprivilegjuarit e monizmit. Kjo parti ka aq mend sa ta kuptojë se nuk mund të
krijojë kapital as me grevën aktuale të isht të burgosurve politikë, as me
protesta të tjera të këtij lloji. Ajo mund të bëjë kapital politik fare mirë dhe
fare ligjshëm me gabimet e Partisë Demokratike, aq më tepër me gabime kaq
radikale si ato ndaj mbështetësve të saj të përhershëm. Ajo mund të bëjë kapital politik vendimtar vetëm duke iu bashkuar Partisë Demokratike dhe faktorëve të tjerë në zgjidhjen sa më të plotë e sa më të shpejtë të padrejtësisë ndaj shtresës së ish të burgosurve e të përndjekurve politikë dhe në zgjidhjen sa më të shpejtë e sa më të plotë të padrejtësive të tjera të bëra në monizëm dhe të thelluara në tranizicion. Të përbashkët Partia Demokratike dhe Partia Socialiste në ato që kanë bërë ndaj shtresës së ish të burgosurve e të përndjekurve politikë kanë ushtrimin e praktikës klienteliste ndaj krerëve dhe eksponentëve të tjerë me ndikim të shoqatave të shumta ku është organizuar kjo shtresë. Këto dy parti kanë të përbashkët edhe se një të drejte të ligjshme ndaj kësaj shtrese, ia kanë dhënë trajtën e një lëmoshe. Qeveria fajësoi si organizatorë dhe nxitës të grevës Partinë Socialiste, Frymën e Re Demokratike, Aleancën Kuq e Zi dhe ish Sigurimin e Shtetit. Për tri të parat përdori edhe emra të përveçëm, për këtë të fundit jo. Dhe, për çudi, nuk e fajësoi për grevën Lidhjen Socialiste për Integrim. Kjo parti ishte e vetmja që u shpreh qartë për zbatimin e ligjit të dëmshpërblimit dhe për vendosjen e dialogut politik. Ishte e vetmja që u apostrofua nga pjesëtarët e grevës së urisë. Dhe, ndërkohë, as PS, as FRD, as AK nuk kanë shanse për ta rrëzuar këtë qeveri para zgjedhjeve të pranverës. Këtë shans mund ta ketë vetëm LSI. Përfaqësuesit e qeverisë në emisionin 'Opinion' thanë se Partia Demokratike ka bërë më shumë për ish të burgosurit dhe të përndjekurit politikë se sa është bërë gjatë tranzicionit për këtë shtresë në gjithë Evropën Lindore. Vetë PD e ka përsëritur jo miliona po miliarda herë se komunizimi në Shqipëri ka qenë i pakrahasueshëm me komunizmin në vendet e tjera të Evropës Lindore, ka qenë i krahasueshëm vetëm Bashkimi Sovjetik i viteve më të këqija të Stalinit. Vendi me diskriminimin më të madh në Evropën Lindore, përveç Shqipërisë, ka qenë Kosova. Pra, as Kosova nuk mund të krahasohet me Shqipërinë për përbindshmërinë e trajtimit të kësaj shtrese. Në Shqipëri 'fajin' e të burgosurve apo përndjekurve e vuanin edhe katër breza të familjeve dhe të të afërmve të tyre. Në Kosovë, Adem Demaçi merrej nga burgu në burg, por fëmijët e tij shkolloheshin dhe integroheshin në shoqëri. Këtë fat nuk mund ta kishin as atëherë as sot familjarët ose të afërmit e Osman Kazazit, Pjetër Arbnorit dhe të Mandelave të tjerë që ka nxjerrë Shqipëria. Kjo do të thotë se kjo shtresë erdhi në periudhën e tranizicionit me një prapambetje të thellë në shkollim. Katër breza ajo nuk ka arritur të ketë diploma të larta. Kjo e ndëshkonte atë edhe në punësim. Investimi më i madh e më urgjent i shoqërisë shqiptare do të duhej të ishte për integrimin e shtresës së ish të burgosurve dhe të përndjekurve politikë, shtresës që ishte Pishtar kolektiv i Demokracisë dhe Martir kolektiv i Demokracisë, edhe në rastin e atyre që mbijetuan, edhe në rastin e atyre që nuk mbijetuan.
Shoqata Mbarëkombëtare e Integrimit të të Burgosurve dhe të Përndjekurve
Politikë, paraqiste këto ditë bilancin tragjik të përndjekjes politike shqipare
të viteve 1944-1991 (korsive):
"5577 burra të pushkatuar me ose pa gjyq si "armiq të popullit e të
partisë". Ndërsa, po këto ditë, në shkrimin e tij 'Ç'duhet bërë' Reshat Kripa, ish i burgosur politik dhe drejtues i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë Demokratë të Shqipërisë, thekson (korsive): "Kemi një rezolutë të Kuvendit të Shqipërisë të miratuar qysh në vitin 2006 por, për fat të keq apo, ndoshta, për mungesë vullneti, pothuajse asnjë pikë e saj nuk ka gjetur zbatim. Një gjë e tillë ka shqetësuar edhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara që në marsin e vitit 2010 i ka kërkuar Shqipërisë dënimin e krimeve të komunizmit. Shqipëria nuk është bashkuar as me nismën e gjashtë ministrave të jashtëm të Europës Lindore, Lituanisë, Letonisë, Bullgarisë, Hungarisë, Rumanisë dhe Çekisë, me nismën e Ministrit të Jashtëm Lituanez, zotit Audronius Azubalis. drejtuar Komisares Europiane për Çështjet e Drejtësisë, zonjës Vivian Reding, letër që Komisioni i Be-së, të cilit i ishte drejtuar letra, kishte marrë përsipër shqyrtimin e saj me seriozitetin më të madh. Letra në fjalë përmbante propozimin për ngritjen e një gjykate ndërkombëtare për dënimin e krimeve të komunizmit. Megjithatë le të përqëndrohemi në kërkesat e grevistëve. Është miratuar një ligj, ai Nr. 9831 datë 12.11. 2007 "Për dëmshpërblimin e ish-të Përndjekurve Politikë nga Regjimi Komunist", i ndryshuar, ku përcaktohet një afat tetëvjeçar për zbatimin e tij. Ka filluar zbatimi i tij qysh në vitin 2009, por, për shkaqe të pashpjegueshme, megjithse kanë kaluar katër vjet kësti i parë i tij ende nuk ka përfunduar dhe, po të vazhdohet me këtë mënyrë zbatimi i këtij ligji, i bie që ai të përfundojë pas më shumë se 30 vjetësh, atëherë kur jo vetëm ata që e kanë hequar dënimin, por edhe fëmijtë e tyre, ndoshta, nuk do të jetojnë më. Doja të bëja disa pyetje: "A e morën parasysh përpiluesit e këtij ligji koston financiare të tij? Në rast se po, atëherë pse nuk zbatohet që çdo këst të shlyhet brenda një viti? Në rast se buxheti i shtetit nuk është në gjendje ta përballojë këtë kosto për tetë vjet, përse nuk e vunë afatin 10 apo 12 vjet?
Përfaqësuesit e qeverisë përse nuk u thonë hapur të përndjekurve arsyen e mos
zbatimit të ligjit?" Qysh në muajin prill filloi shpërndarja e këstit të dytë.
Nga ana e qeverisë u mendua që më parë të dëmshpërbleheshin ata që janë gjallë.
Ky ishte një vendim shumë i drejtë. Por, çuditërisht, u vu një klauzolë që edhe
ndërmjet këtyre të kishte një ndarje, mbi dhe nën 65 vjeç. Përse? Kanë kaluar
mbi gjashtë muaj dhe dëmshpërblimi nuk ka filluar ende për ata nën 65 vjeç. Kur
do t'i marrin? Kur do të përfundojë kësti i dytë për të gjithë të përndjekurit
politikë? Këto pyetje kërkojnë një përgjigje. A i ka mundësitë financiare shteti shqiptar për të përballuar këto shuma? Unë mendoj se po. Sipas deklaratës së Ministrisë së Financave vetëm për këstin e parë janë shpërndarë 56 milion dollarë. Përveç kësaj jemi në pragun e privatizimit të shoqërisë "Albetrol" për një shumë prej 850 milion Euro. Një llogaritje e thjeshtë tregon se vetëm me 8% të saj mund të dëmshpërblehen të gjithë të dënuarit politikë që ende janë gjallë për dy këste. Unë mendoj se një gjë e tillë duhet patur parasysh nga qeveria shqiptare.
Një çështje tjetër e pashpjegueshme është se përse nuk kalon në seancë plenare
amendamenti i Këshillit të Ministrave, i miratuar qysh para më shumë se gjashtë
muajsh nga komisioni ekonomisë dhe ai i ligjeve për moshën e të dënuarve që
përfitojnë, heqjen e nenit të terrorizmit, zgjatjen e afatit të dorëzimit të
kërkesave e të tjera. Një vonesë e tillë është e pashpjegueshme. Për këtë
Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë Demokratë të Shqipërisë i ka
dërguar një shkresë, qysh para dy javësh, Kryetares së Kuvendit shkresë për të
cilën ende nuk kemi marrë përgjigje." Grevën aktuale të ish të burgosurve politikë, përveç faktit se ata janë kategori politike konstante e vendit dhe shoqërisë, asgjë tjetër nuk e politizon. Kjo grevë nuk mund të paragjykohet as të dënohet as për kohën, as për vendin, as për mënyrën, as për pjesëmarrjen, as për mbështetësit. Nuk shkon greva kundër interesave integruese apo interesave të tjera kombëtare. Vetëm administrimi i saj i gabuar nga përgjegjësit e vendit mund të shkojë kundër interesave të përmendura.
Unë nuk i them Partisë Demokratike të dëgjojë zërat e PS, FRD, AKZ e tjerë, por
i them të dëgjojë zërat e Reshat Kripës, të cituar aq gjatë këtu më lart, të
Visar Zhitit, i cili përkrah thelbin e kërkesave të grevës së urisë, e cila
është dëmshpërblimi dhe rehabilitimi i plotë i kësaj shtrese, të Sami Repishtit
dhe të gjithë të tjerëve ish të burgosur e të përndjekur politikë që kanë qenë
gjithnjë pranë Partisë Demokratike dhe pranë zhvillimeve të ndodhura në
Shqipërinë e tranizicionit. Një rol tejet konstruktiv, racional dhe tejet të domosdoshëm në kuptimin e drejtë dhe trajtimin e drejtë të grevës së urisë dhe të çështjes që përfaqëson ajo për të sotmen dhe të nesërmen e shqiptarëve, është duke luajtur ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri Aleksandër Arvizu. Roli konstruktiv i Ambasadorit Arvizu ka dy vjet që ndihet në Shqipëri, në respekt me vlerat e demokracisë të shtetit që përfaqëson dhe në respekt të plotë me opinionin publik shqiptar. Kjo gjë acaron politikën në të dy krahët, por ai vazhdon me sukses angazhimin e tij. Duke iu kthyer fillimit të këtij shkrimi, dua të kujtoj se, ndërsa të burgosurit dhe të përndjekurit politikë të monizmit tashmë, prej njëzet e një vitesh, janë përfundimisht ish të burgosur dhe të përndjekur politikë, mjerisht, populli i tyre vazhdon të jetë i burgosur politik, vazhdon të jetë shpirtërisht në prangat e dogmave dhe praktikave që vulosën jetën e Shqipërisë gjatë monizimit dhe që nuk i hiqen asaj as në këtë tranizicion kaq të gjatë postmonist. Këtë e dëshmon katërcipërisht edhe ngurimi çerekshekullor për t'ua dhënë dorën më të dobtëve, më të diskriminuarve, më të përndjekurve, më të shtypurve. Pa rehabilituar plotësisht shtresën e ish të burgosurve dhe të përndjekurve politikë të diktaturës së monizmit, pa e ngushtuar hendekun marramendës mes kësaj shtrese dhe pjesës tjetër të shoqërisë, të thelluar pa mëshirë gjatë këtij tranzicioni, populli shqiptar nuk mund ta ndjejë veten të çliruar nga prangat politike dhe nuk mund t'i përjashtojë nga horizonti i tij pikëpyetjet e së ardhmes. Deri atëherë liria e tij dhe e ardhmja e tij janë thjesht iluzore, si në shfaqjet e sofistikuara me prestidigjitatorë. Ky hap, popull, nuk është një detyrim ndaj një pjese tënde të shpërfilluar e të alienizuar, është një detyrim ndaj vetes tënde. -© SHQIPËRISË ORA E PRONËS I KA NGECUR NË VITIN 1946 Pesëvjetori i vizitës së Presidenti amerikan në Shqipëri XHORXH W BUSHI NË TURIN EUROPIAN HISTORIK TË KOSOVËS Veta e parë LETËR ZOTIT PËR BARDHYL AJETIN! Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (shkruar më 4 qershor 2005) SHQIPËRIA POSTKOMUNISTE DREJT PRESIDENTIT TË GJASHTË Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJES Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ HAVELI QË E PATËM, HAVELI QË NUK E PATËM SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVE PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI Romani "Imazh" i Zef Mulajt Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN? 21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT 21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND ROJA TË SOVRANITETIT Zotër shtëpie Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË KOLLITJET E STALINIT... ...nesër në "tri komunat heroike" Nga SKËNDER BUÇPAPAJ MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT TË DUAN, PA TË QORTOJNË (Letër e mbyllur partive) Nga SKËNDER BUÇPAPAJ UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË" EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA? POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK
Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT
SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT
VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ HAMENDJET PARAZGJEDHORE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?
MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË
E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN... KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?
NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME
MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS © SKËNDER BUÇPAPAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |