Po e nis këtë opinion duke u kthyer në retrospektivë kur, pas ngjarjeve të
hidhura të 21 janarit, mediat pranë opozitës patën një reagim shumë agresiv
ndaj Ambasadorit të SHBA, duke arritur deri atje sa të ndërmerrnin qëndrime
raciste dhe ta akuzonin se "mbështet Sali Berishën!". Reagimi i tij dhe i
Departamentit Amerikan të Shtetit ishte i qartë dhe eksplicit se qëndrimi i
përfaqësuesit më të lartë të SHBA në Tiranë ishte i paanshëm dhe konform
qëndrimit zyrtar të shtetit Amerikan e në të mirë të interesave të të gjithë
shqiptarëve, pa dallime partiake. Duhet nënvizuar se në ato momente shumë
kritike, qëndrimi Amerikan i përfaqësuar nga Ambasadori Arvizu ishte shumë i
domosdoshëm për të ndalur përshkallëzimin e ngjarjeve sipas modelit të vendeve
që i përfshiu Pranvera Arabe, sepse në fund të fundit, Shqipëria jo më kot
është një vend anëtar i NATO-s.
Le të vijmë tek 27 ditët dramatike të grevës të urisë, bërë nga një grup ish-
të burgosurish. Që në ditët e para të saj, kemi parë dhe dëgjuar Faktorin
Ndërkombëtar jo vetëm të vizitonte grevistët, por edhe t'iu kërkonte
maxhorancës, insitucioneve legjitime të shtetit të së drejtës që të komunikojnë
me grevistët, që të ndërtojnë ura me këta njerëz, të cilët përfaqësojnë një
shtresë të persekutuar gjatë diktaturës dhe të nëpërkëmbur nga klasa politike
gjatë këtyre 22 viteve.
Situata ka precipituar dramatikisht për këta njerëz të cilët janë refuzuar nga
përfaqësuesit e shtetit, qytetarë të të cilit ata janë. Takimi tek presidenti,
i inicuar nga Faktori Ndërkombëtar, ishte flluskë sapuni, sepse Nishani doli
nga roli i tij unifikues si president i gjithë shqiptarëve. Asnjë përfaqësues i
lartë i shtetit nuk mori parasysh se dy përfaqësues të grevës i vunë vetes
flakën, një akt vetflijimi, duke rrezikuar seriozisht jetën, ndërkohë që me shpalljen e vendimit të
gjykatës për shpërndarjen e grevës, grevistët kanë deklaruar se janë gati të hedhin shortin e vdekjes, duke insistuar ndërkohë që të dialogojnë me shtetin. Por
lutjet e tyre për negociata dhe bisedime vazhdojnë të ndiqen me shërdhëri dhe
verbëri të plotë. Në vend të dialogut ka nisur një fushatë e trishtë kundër
këtyre njerëzve, duke i akuzuar si trafikantë prostitutash dhe si njerëz pa
integritet moral, akuza këto që nuk ua heqin këtyre njerëzve vuajtjet e
përjetuara si të burgosur politikë të regjimit totalitarist, ndërsa kutërbojnë
stalinizëm dhe luftë klasash.
Problemi i madh është se maxhoranca po demonstron arrogancë edhe ndaj lutjeve e
kërkesave të Faktori Ndërkombëtar, duke filluar prej Ambasadorit Arvizu dhe
atij të BE-së, të cilët kërkojnë që institucionet legjitime të ardhura në
pushtet nga vota e sovranit të kontaktojnë me grevistët. "Nevojtet dialogu
midis palëve" ka thënë Ettore Sequi, Ambasadori i BE-së në Tiranë, i cili i ka
vizituar disa herë grevistët e urisë. "Ndërtoni ura komunikimi", ka thënë
Ambasadori Arvizu. Ndërsa në intervistën tek ABCNEWS midis të tjerave Arvizu
tha se "tek klasa politike e Shqipërisë ka parë komunikuesit më të këqinj, dhe
duke shtuar më tutje se "në një shoqëri demokratike, një prej detyrimeve është
që duhet të qeverisësh, të marrësh vendimet e vështira, të bësh dialog, e ke
detyrim; je zgjedhur për këtë. Nëse vihesh kaq shumë në siklet, atëhere hiq
dorë nga pozicioni që mban, atëherë ik, lëre ta bëjë dikush tjetër".
Por përsëri askush nuk dëgjon midis rradhëve të maxhorancës, tash e 27 ditë.
Nuk po i dëgjojnë as ministrat e shumicës, as deputetët e shumicës dhe askush
nga shumica, duke dëshmuar se janë kaq shumë të pandarë pas kolltukut, fatin e
të cilit e lidhin në bindjen e tyre të verbër ndaj njëshit. Dhe kjo histori
mjerane do të vazhdojë deri sa votimi do të bëhet me lista të përpiluara nga
kryetarët e partive, duke shmangur garën e lirë midis individëve, duke lejuar
që deputetët e parlamentit të Shqipërisë të jenë skllevër të skllavopronarit
dhe jo shërbëtorë të sovranit!
Ata i shmangen detyrimit të tyre kushtetues, sepse Shqipëria sot nuk është një
vend i izoluar në zemër të Europës, ku për fatin e saj vendoste diktatori
Hoxha, që priste koka dhe burgoste shqiptarë. Pasi sot Shqipëria është shtet i
integruar në NATO dhe që pret të integrohet edhe në BE, çka nënkupton një
bashkëpunim të ngushtë me SHBA dhe BE, përfaqësuesit e këtyre vendeve në Tiranë
kanë më tepër se tri javë që kërkojnë dialog, komunikim, shprehje të qendrimeve
humaniste ndaj njerëzve që kanë vuajtur shumë gjatë diktaturës, por që kanë
mbetur të margjinalizuar edhe gjatë tranzicionit dhe tani janë të lodhur, të
cfilitur, të dërrmuar, të djegur dhe pa shpresë tek ajo forcë politike të cilës
ata ia dhanë votën për 22 vjet rresht.
Dua ta nënvizoj qëndrimin aspak korrekt të maxhorancës jo vetëm ndaj
grevistëve, por edhe ndaj aleatëve tanë perëndimorë, për një kërkesë që është
shumë e lehtë për t'u përmbushur. Le të kujtojmë se si Nënë Tereza u qëndronte
pranë leprozëve, ndërsa klasa politike e Shqipërisë e majmur nga luksi mbyll
sytë dhe bën sikur në mes të Tiranës nuk është duke ndodhur asgjë. Turp!
Ky qëndrim aspak korrekt i maxhorancës ndaj kërkesave të SHBA dhe BE-së është i
patolerueshëm, sepse ata janë zgjedhur nga Sovrani të përmbushin detyrimet si
ndaj qytetarëve të thjeshtë, ashtu edhe ndaj interesave kombëtare të vendit, ku
SHBA janë aleat jetik i Shqiptarëve!
Ky qëndrim arrogant dhe indiferent do të ketë një çmim për këtë maxhorancë, por
problemi është se ky qëndrim arrogant rrezikon jo vetëm jetën e këtyre
njerëzve, por krijon një situatë konfliktuale, shumë të acaruar në kohën kur
Shqipërisë i duhet të demonstrojë se është një shtet demokratik sipas
standarteve perëndimore, me politikanë dhe institucione të përgjegjshme.
©
ME PËRKUSHTIM, DY MIQVE TANË, AKADEMIK MARK KRASNIQIT DHE HUMANISTES RITA SALIU
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Djelë, 10.14.2012, 09:33am
200 VJET BURG 22 VJET TRANZICION, TË PASHPËRBLYER, TË PAREHABILITUAR DHE TË MARGJINALIZUAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 10.10.2012, 09:18am
PRESIDENTJA
JAHJAGA TA LARGOJË RAMUSH TAHIRIN NGA STAFI I SAJ PAS DEKLARATËS
SKANDALOZE TË KËTIJ TË FUNDIT SE STRUKTURAT PARALELE JANË LEGJITIME!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Shtunë, 10.06.2012, 12:45pm
HESHTJA KRIMINALE E SHTYPIT DHE MEDIAVE TË TIRANËS NDAJ GREVISTËVE MOS HARRONI SE INDIFERNCA VRET!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 10.03.2012, 09:25am
BERATI, QYTETI I ONUFRIT E KODIKËVE PO RILIND ME UNIVERSITETIN E RINga ELIDA BUÇPAPAJ
ZVICRA FITOI ME SHQIPTARË, POR SHQIPTARËT ISHIN FITIMTARË NË ZVICËR!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
AMBASADORI REEKER E LË NË FUND EDI RAMËN DUKE I DHËNË MESAZHE TË QARTA POLITIKËS - OSE KRYENI REFORMAT, OSE IKNI!
Reeker takohet me kryetarin e bashkisë së Kasharit përpara se me liderin e opozitës Rama
Nga ELIDA BUÇPAPAJ<
E Djelë, 09.09.2012, 02:10pm
REPLIKË ME TË GJITHË ATA QË I KONSIDEROJNË LIDERËT SHQIPTARË TË PAGABUESHËM!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Premte, 08.17.2012, 09:41am
VIKTIMAT E KOMUNIZMIT, MBETUR PA VARR E DREJTËSI, AKUZOJNË KLASËN POLITIKE SHQIPTARE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 08.15.2012, 09:26am
SHKARKIMI I SHEFIT TË SHISH VEPRIM AUTODESTRUKTIV I SHEFIT TË EKZEKUTIVIT TË SHQIPËRISË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Premte, 08.10.2012, 10:16am
KA ARDHUR KOHA TË NDËSHKOHET KJO KLASË POLITIKE MIZERABËL!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Martë, 08.07.2012, 11:20am
PO NUK VOTUAN MË 6 GUSHT, ED RAMA « OUTSIDER »- PS DEL NË PENSION
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Shtunë, 08.04.2012, 10:08am
MISTER,
HESHTJE E PLOT PIKËPYETJE PËR VDEKJEN TRAGJIKE TË ALI PODRIMJES - SALI
BERISHA DO TË DUHEJ TË ISHTE NË KONTAKT PREJ TË MARTËS ME PRESIDENTIN
HOLLANDE Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Djelë, 07.22.2012, 10:56am
Çdo ditë një temë NËSE PS NUK VOTON MË 6 GUSHT, EDI RAMA BËHET « HARAKIRI » Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Martë, 07.17.2012, 12:31pm
Çdo ditë një temë
DORËZONI IMUNITETIN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Hënë, 07.16.2012, 09:57am
Çdo ditë një temë
MIMOZA KUSARJA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Çdo ditë një temë JASHTË RRUGAÇËT NGA PARLAMENTI I SHQIPËRISË
-Si mund të tolerojmë që fyhet një nënë shqiptare si « rrugaçe »
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
In Memoriam BEKIM FEHMIU NUK KA NEVOJË PËR LOTË KROKODILËSH Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Martë, 06.05.2012, 07:34am
SHQIPËRISË I DUHET PRESIDENTI NË MËNYRË EKSPLICITE SIPAS PROFILIT TË JOACHIM GAUCK Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Enjte, 05.17.2012, 02:07pm
DY FJALË PËR TAKIMIN E MBRËMSHËM TEK OPINION RAMA-FEVZIU ME DESTINACION ILIR METËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
ESSE PËR KOHËN E PAMJAFTUESHME TË HELENA KADARESË Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Martë, 04.10.2012, 11:14am
REPORTAZH NGA STRASBURGU - HYRJA NË NATO MË E RËNDËSISHME SE 1912?!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Enjte, 04.05.2012, 07:27am
MË 22 MARS, 20 VJET MË PARË KUR RAPORTOJA PËR ZËRIN E AMERIKËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Shtunë, 03.24.2012, 08:03am
RASTI DEMJANJUK DHE RASTI UNIK I SHQIPËRISË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Martë, 03.20.2012, 10:09am
Larg interesave kombëtare dhe larg interesave të shqiptarëve
SHQIPËRIA ÇFARË PARANOJE, NJË VIT E CA PARA KOHE KA HYRË NË FUSHATË ZGJEDHORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
PYETJE PËRGJIGJE ME MINISTRIN E JASHTËM SERB VUK JEREMIÇIN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Enjte, 03.08.2012, 04:27pm
20 VJET KONFLIKTUALITET PËR PUSHTET - INTERESAT KOMBËTARE TË RREZIKUARA NGA KLASA POLITIKE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Hënë, 03.05.2012, 01:34pm
Analizë
për Marrëveshjen e 24 shkurtit - KOSOVA, E FRUSTRUAR NGA BEOGRADI,
THAÇI DHE NGA BE E CILA E TRAJTON SI QYTETARE TË DORËS SË DYTË, DUHET
T'IU BESOJË SHBA-ve!
KLASA POLITIKE E PAPËRGJEGJSHME - 21 VJET PAS RRËZIMIT TË SHTATORES SË DIKTATORIT
- Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Hënë, 02.20.2012, 09:41am
NEPOTIZMI OSE KLEPTOKRACIA NË MPJ, PJETËR ARBNORI DHE OPOZITA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Enjte, 02.09.2012, 06:04pm
Reagim ndaj opinionit të Ardian Vehbiut botuar tek Shekulli dhe ribotuar tek MAPO
NDAL ÇDOLLOJ DIASPOROFOBIE QË KUTËRBON ANTISHQIPTARIZËM! Nga ELIDA BUÇPAPAJ
14 JANAR 2012-ALBIN KURTI OSE RILINDJA E NJË LIDERI DHE VETËVENDOSJES!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KURRË MOS THONI KURRË ZOTËRI TADIÇ!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
(Botuar sot, më 9.01.2012 tek Koha Jone)
KRYELAJM DUHEJ TË ISHTE SOT PERFORMANCA E ERMONELA JAHOS NË ROYAL
OPERA - INSTITUCIONET NË SHQIPËRI NË VEND TË VLERAVE ME TË CILAT
IDENTIFIKOHET KOMBI LANCOJNË ANTIVLERAT DHE ANONIMATIN!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Esse
HAVELI, IKONA E LIDERIT ME INTEGRITETI I LE ZHVESHUR POLITIKANËT PA INTEGRITET SHQIPTARË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
LËVIZJA E DHJETORIT ME MANIPULATORË DHE PLOT KONTRAVERSITET
Pluralizmi qe solli Dhjetori 1990, data më e rëndësishme pas shpalljes së pavarësisë
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
ED RAMA, ALEATI MË LUAJAL I SALI BERISHËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Duke shënuar sot përvjetorin e lindjes së themeluesit të shtetit të Kosovës
PA IBRAHIM RUGOVËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Ambasadori Naim Malaj keqpërdori funksionin e tij të lartë shtetëror
NJË ÇMIM I DIASPORËS PA DIASPORËN DHE I PËRVETËSUAR Nga ELIDA BUÇPAPAJ
GAZETA MAPO CENSURË, AUTOCENSURË APO KONFORMIZËM GJITHSESI KOMPROMETUESE PËR LIRINË E SHPREHJES!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E KRITIKOJ TOPALLIN, PO JAM PROGEGE, PROSHKODËR, PROSHQIPËRI E PRODEMOKRACI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
GEORGE CLOONEY LE TË BËHET SERB, POR KONSTANDINI I MADH ËSHTË DHE DO TË MBETET ILIR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
IKJET E ISH DIKTATORËVE NUK SHKAKTOJNË BOSHLLËK
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
JA PSE DO TË REKOMANDOJA QË RILINDJA DEMOKRATIKE TA BOTONTE TË PLOTË INTERVISTËN E AMBASADORIT ARVIZU
TEK NEWS24 - THIRRJE KUNDËR RENDIT KUSHTETUES PRONARË TË PUSHKATUAR
VAZHDOJNË ME PRONA TË KONFISKUARA - PIKËPYETJE SISTEMIT ZGJEDHOR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
HESHTJA SHQIPTARE NDAJ SJELLJEVE JODIPLOMATIKE TË DIPLOMATËVE RUSË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KULTI I AMERIKËS DHE KULTI I KOSOVËS
Shkrim i Elida Buçpapajt botuar më 31 dhjetor 2001 - ribotohet pa asnjë ndryshim
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
LETËR E HAPUR EDI RAMËS: LIDERI I OPOZITËS OSE FILLIM TË RI TË NJEMENDTË OSE LARGIM
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
UNË JAM DISHEPULL E NËNË TEREZËS, E TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
BASHA E DEBUNKERIZON BASHKINË, PRITET REAGIMI I ED RAMËS!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
TEKI DERVISHI PROFESIONIST I JASHTËZAKONSHËM DHE GAZETAR I KLASIT TË PARË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Katër vjet pas vizitës së Presidentit Bush në Tiranë-
EDI RAMA MIDIS GRAMSHIT E GERINGUT DREJT VETIZOLIMIT!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KUR VJEN QERSHORI - VRITET BARDHYL AJETI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
PSE DUHET TË JEMI NE SOT ME ARJAN ÇANIN?
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
BALADË E NËNAVE TË KOSOVËS QË PRESIN FËMIJËT E ZHDUKUR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
TEK RUDINA XHUNGA GJUETI SHTRIGASH DHE ANTIAMERIKANIZËM
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
VAZHDON VASALITETI I MEDIAVE TË TIRANËS NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA
E mënjanojnë pak, e pastaj për amoralitetin e tyre e rikthejnë si meteor...
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Përgjigje ndaj disa pretendimeve solitare
EMRI I KOSOVËS ËSHTË I LIDHUR PAZGJIDHSHMËRISHT ME NATO-n
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Dilemë që duhet të zgjidhet urgjentisht
OPOZITA NË KOSOVË PA LIDER?
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
ANTIAMERIKANIZMI ÇAKALL NË EMËR TË "LIRISË SË SHPREHJES"
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
MË NË FUND!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DY FJALË PËR PRESIDENTIN E KOSOVËS BEHGJET PACOLLI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
20 SHKURTI DUHET TË HYJË NË KUJTESËN E KOMBIT
Këtë ditë e kujton vetëm PD, ndërsa Shqipëria nuk i ka dënuar ende krimet e komunizmit
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SI T'I LEXOJË KLASA POLITIKE KËSHILLAT E TOMAS KANTRIMENIT
Nga Elida BUÇPAPAJ
SHBA E BE TË NDALIN PRECEDENTIN KONFLIKTUAL TË ED RAMËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ANALIZË E 21 JANARIT - POLITIKA SHQIPTARE TË MBROJË INSTITUCIONET LEGJITIME DHE TË PASTROHET NGA FLAKËVËNËSIT E SHTETIT
Nga Elida BUÇPAPAJ
5 VJET PA IBRAHIM RUGOVËN
Nga Elida BUÇPAPAJ
DELL KA TË DREJTË - NJË AVOKATURË DJALLI NUK I HYN NË PUNË ASKUJT
Nga Elida BUÇPAPAJ
JO ZGJEDHJE TË REJA, POR INSTITUCIONE LEGJITIME, ME DUAR TË PASTRA DHE PA SHIK
Nga Elida BUÇPAPAJ
NDAL FUSHATËS ANTISHQIPTARE DHE KRAHASIMIT TË SHQIPTARËVE ME XHELATËT E SREBRENICËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
9 JANARI DITË SUBLIME PËR KOSOVËN
NGA ELIDA BUCPAPAJ
HASHIM THAÇI MANDATIN E DYTË IA DEDIKON ISA MUSTAFËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
Reagim ndaj "Le Matin"
BERISHA, RAMA NDAJNË TË NJËJTIN QENDRIM ME THAÇIN NDAJ MARTY-IT, NDËRSA ME ZVICRËN DUAN TË KENË RAPORTE TË SHKËLQYERA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
NË VEND TË KARTOLINËS PËR 2011 -
INTERESAT KOMBËTARE TË SHQIPTARËVE NË REZONANCË TË PLOTË ME IDEALET E PERËNDIMIT
NGA Elida BUÇPAPAJ
PDK-AAK-AKR OSE PDK-AAK-VV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
40 MIJË VOTAT E UKË RUGOVËS SFIDË KLANIT JUGOSLLAV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SHËN DICK MARTY ALIAS QOFTËLARGU
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMB
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
MOS ABSTENONI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ÇFARË KA FRANKO FRATINI ME SHQIPTARËT E KOSOVËS ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
TË NA BASHKOJË SHKODRA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN
Nga Elida BUÇPAPAJ
DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
Nga Elida BUÇPAPAJ
NJË START I RI PËR LDK-NË
Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën
Nga Elida BUÇPAPAJ
KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž
T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž
FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ