Libri " KULTURA SHQIPTARE NË TEKSTET MËSIMORE TË SHKOLLËS FILLORE NË
GJUHËN SHQIPE NË MAL TË ZI" i autorit Flamur Anamali ,në mënyrë të
argumentuar dëshmon për trajtimin diskriminues ndaj arsimimit shqip në Mal të
Zi ,respektivisht ndaj programeve dhe teksteve shkollore në gjuhën shqipe.
Gjithashtu, autori i këtij libri demaskon qartë qëllimet e politikës arsimore
në Mal të Zi, e cila kur janë në pyetje nxënësit shqiptarë, në vend që t'iu
mësohet gjuha, letërsia, kultura, arti dhe historia e tyre kombëtare,
përkundrazi, përmes programeve shkollore të shtetit, udhëheqet një politikë
asimiluese dhe sllavizuese.
Flamuri nuk e zgjodhi rastēsisht trajtimin e kēsaj teme tē cilēn fillimisht
ishte tema e tij e magjistraturēs,por duke punuar si pedagog nē shkollēn
fillore nē Katērkollē (Anē tē Malit) ,tekstet mēsimore tê nxēnêsve shqiptarē u
bÄ“n preokupimi dhe brengosja e tij kryesore.Duke parÄ“ drejtëpërsëdrejti dhe
duke qenē dēshmitarē okularē i implementimit tē politikēs sllavizuese nē
shkollat shqipe nÄ“ Mal tÄ“ Zi, autori me pÄ“rpikÄ“shmÄ“ri elaboron këtë dukuri në
librin e tij.
Përmes këtij libri,autori gjithashtu aspiron tÄ“ ngrisë zërin dhe të
senzibilizojë opinionin e gjÄ“rÄ“,për gjendjen alarmante të teksteve mësimore të
shkollave fillore në gjuhën shqipe në Mal të Zi.
Publikimi i librit nÄ“ fjalë është edhe një akt i guximshÄ“m i autorit në
aspektin e publikimit dhe ekspozimit tÄ“ dukurisÄ“ së sllavizimit tÄ“ programeve
shkollore nÄ“ gjuhën shqipe nga ana e Ministrisë së Arsimit, respektivisht nga
ana e Entit për Tekste dhe Mjete Mësimore me qendër në Podgoricë.
Në të vërtetë, ishin parimet, qëndrimet dhe bindjet me karakter kombÄ“tar tÄ“
Flamurit, qÄ“ i kushtuan atij avancimin e karrierës së tij në sferën e arsimit.
Kohë më parë, atij iu mohua detyra e drejtorit të shkollës fillore nÄ“
Katërkollë, edhe përkundër faktit që Flamuri ishte rekomandim i parÄ“ i
Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Mal të Zi, megjthate Ministria e Arsimit
emëroi drejtorin në baza tÄ“ lojalizmit të partisë në pushtet.
Kjo dëshmon se pushtetit udhëheqës në Podgoricë nuk i intereson dhe nuk i
konvenon që në pozitat drejtuese tÄ“ shkollave shqipe,të jenë individ me ndjenja
apo me vetÄ“dije tÄ“ lartÄ“ kombëtare shqiptare.Duke zgjedhur njerÄ“zit që iu
përshtatën atyre,ata e zbatojnë më mirÄ“ dhe më lehtë politikÄ“n e vet tÄ“
sllavizimit tÄ“ plan-programeve shkollore, dhe si pasojë e kësaj, rrjedhon
asimilimi gradual i brezave shkollor nē trevat me popullsi shqiptare.
Nëse diçka nuk ndryshon në planin afatshkurtë nÄ“ favor tÄ“ kulturës,
historisë,gjuhës dhe letÄ“rsisë tonÄ“ kombëtare, në shkollat shqipe në Mal të Zi,
figurat tashmë të njohura kombÄ“tare si Skenderbeu,Ismail Qemali,DedÄ“ Gjo Luli,
Hasan Prishtina, Isa Boletini, Naim Frashēri, Naum Veqilharxhi, Gjergj Fishta ,
Ndre Mjeda, Kristoforidhi e shumÄ“ tÄ“ tjerë, për brezat e tanishëm dhe të
ardhshëm të nxënësve shqiptar do të jenë figura të panjohura.
Ironia mÄ“ e madhe është se në këtë vit jubilar për popullin shqiptar, në trojet
etnike shqiptare nÄ“ Mal tÄ“ Zi, njÄ“ pjesë e popullit tÄ“ ndarë, iu mohohet njohja
e heronjëve dhe figurave të tyre kombëtare ,ashtu si iu mohohet edhe përdorimi
i pakufizuar i flamurit kombÄ“tar.Gjeneratat e ardhëshme nuk do të na falin
kurrë,nëse i lejojmÄ“ vehtÄ“s që të heshtim për gjenocidin kulturor që po ndiqet
sot ndaj shqiptarëve nÄ“ Mal të Zi.
Libri i z. Anamali mund tÄ“ konsiderohet si zëri alarmues në ndërgjegjën e atyre
qÄ“ kanë mundësi,kapacitet dhe fuqi që të ndryshojnë gjëndjen e patolerueshme
dhe tÄ“ papranueshme të teksteve shkollore në gjuhën shqipe ,pra të ndryshohet
në atë mënyrë që ti shërbejë interesave tÄ“ arsimimit shqip në Mal të Zi,
interesave kombëtare tÄ“ shqiptarëve në përgjithësi në Mal të ZI.
Xheladin Zeneli
Fjalim me rastin e pērurimit tē librit :
"KULTURA SHQIPTARE NÄ’ TEKSTET MÄ’SIMORE TÄ’ SHKOLLÄ’S FILLORE NÄ’ GJUHÄ’N
SHQIPE NÄ’ MAL TÄ’ ZI",
tē autorit Flamur Anamali
4 NÄ“ntor 2012
Staten Island (New York)