VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
LIBRI I FLAMUR ANAMALIT, ZË ALARMUES PËR GJENDJEN E TEKSTEVE SHKOLLORE NË GJUHËN SHQIPE NË MAL TË ZI Nga XHELADIN ZENELI E Enjte, 11.15.2012, 07:59am (GMT1)
Përmes këtij libri,autori gjithashtu aspiron tÄ“ ngrisë zërin dhe të senzibilizojë opinionin e gjÄ“rÄ“,për gjendjen alarmante të teksteve mësimore të shkollave fillore në gjuhën shqipe në Mal të Zi. Publikimi i librit nÄ“ fjalë është edhe një akt i guximshÄ“m i autorit në aspektin e publikimit dhe ekspozimit tÄ“ dukurisÄ“ së sllavizimit tÄ“ programeve shkollore nÄ“ gjuhën shqipe nga ana e Ministrisë së Arsimit, respektivisht nga ana e Entit për Tekste dhe Mjete Mësimore me qendër në Podgoricë. Në të vërtetë, ishin parimet, qëndrimet dhe bindjet me karakter kombÄ“tar tÄ“ Flamurit, qÄ“ i kushtuan atij avancimin e karrierës së tij në sferën e arsimit. Kohë më parë, atij iu mohua detyra e drejtorit të shkollës fillore nÄ“ Katërkollë, edhe përkundër faktit që Flamuri ishte rekomandim i parÄ“ i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Mal të Zi, megjthate Ministria e Arsimit emëroi drejtorin në baza tÄ“ lojalizmit të partisë në pushtet. Kjo dëshmon se pushtetit udhëheqës në Podgoricë nuk i intereson dhe nuk i konvenon që në pozitat drejtuese tÄ“ shkollave shqipe,të jenë individ me ndjenja apo me vetÄ“dije tÄ“ lartÄ“ kombëtare shqiptare.Duke zgjedhur njerÄ“zit që iu përshtatën atyre,ata e zbatojnë më mirÄ“ dhe më lehtë politikÄ“n e vet tÄ“ sllavizimit tÄ“ plan-programeve shkollore, dhe si pasojë e kësaj, rrjedhon asimilimi gradual i brezave shkollor nÄ“ trevat me popullsi shqiptare. Nëse diçka nuk ndryshon në planin afatshkurtë nÄ“ favor tÄ“ kulturës, historisë,gjuhës dhe letÄ“rsisë tonÄ“ kombëtare, në shkollat shqipe në Mal të Zi, figurat tashmë të njohura kombÄ“tare si Skenderbeu,Ismail Qemali,DedÄ“ Gjo Luli, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Naim FrashÄ“ri, Naum Veqilharxhi, Gjergj Fishta , Ndre Mjeda, Kristoforidhi e shumÄ“ tÄ“ tjerë, për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm të nxënësve shqiptar do të jenë figura të panjohura. Ironia mÄ“ e madhe është se në këtë vit jubilar për popullin shqiptar, në trojet etnike shqiptare nÄ“ Mal tÄ“ Zi, njÄ“ pjesë e popullit tÄ“ ndarë, iu mohohet njohja e heronjëve dhe figurave të tyre kombëtare ,ashtu si iu mohohet edhe përdorimi i pakufizuar i flamurit kombÄ“tar.Gjeneratat e ardhëshme nuk do të na falin kurrë,nëse i lejojmÄ“ vehtÄ“s që të heshtim për gjenocidin kulturor që po ndiqet sot ndaj shqiptarëve nÄ“ Mal të Zi.
Libri i z. Anamali mund tÄ“ konsiderohet si zëri alarmues në ndërgjegjën e atyre
qÄ“ kanë mundësi,kapacitet dhe fuqi që të ndryshojnë gjëndjen e patolerueshme
dhe tÄ“ papranueshme të teksteve shkollore në gjuhën shqipe ,pra të ndryshohet
në atë mënyrë që ti shërbejë interesave tÄ“ arsimimit shqip në Mal të Zi,
interesave kombëtare tÄ“ shqiptarëve në përgjithësi në Mal të ZI. XHELADIN ZENELI
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |