VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
FUNDNËNTORI 2012, TIRANA E DAFINAVE DHE E GJEMBAVE Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ E Djelë, 11.18.2012, 02:34pm (GMT1) ![]()
Kryeqyteti i Shqipërisë dhe i shqiptarëve është kryeqendër e festimeve të 100
vjetorit të Pavarësisë, të shpallur në Vlorë më 28 Nëntor 1912, nga Plaku i
Vlorës Ismail Qemali dhe të thirrurit e tij të asaj dite nga anë të ndryshme të
vendit. Ishte e natyrshme që viti i 100të i shtetit tonë të qe vit i bilancit shekullor në të gjitha fushat, vit i rishikimit dhe i ripasurimit të historisë sonë në një dritë të re të munguar më herët për faje subjektive dhe objektive. Është e natyrshme që fundi i këtij viti të jetë edhe vit i konfirmimit dhe rikonfirmimit, kritik e vetëkritik të heriarkisë së ngjarjeve, personaliteteve, zhvillimeve të kombit.
Ruajtja e integritetit territorial të Shqipërisë së dalë nga 28 Nëntori 2012,
pavarësia e Kosovës e shpallur zyrtarisht para katër-pesë vjetësh, integrimi i
Shqipërisë në NATO dhe statusi i kandidatit për në BE janë disa nga arritjet,
triumfet, fitoret që meritojnë të jenë pjesë e bilancit tonë shekullor. Lavdia
e tyre relativizohet nga kthimet e shumta prapa gjatë kësaj historie dhe nga
prirjet e fuqishme sot e kësaj dite për kthime prapa, madje për kthime fatale
mbrapa. Edhe meritat tona të përgjithshme e ato të veçanta relativizohen, për
shkak të rolit dhe pjesëmarrjes sonë - mbarë apo mbrapsht - në këto dukuri.
Kundërthëniet e përjetshme të ndërthurura me ato koniunkturore e karakterizojnë
edhe jetën e kombit tonë numerikisht të vogël, ashtu si e karakterizojnë jo pak
edhe jetën e kombeve të tjera numerikisht të mëdhenj apo shumë të mëdhenj. Tek
i përmendim dafinat, triumfet, fitoret, lavditë është e pamundur të mos e
kujtojmë Trojën atë natë kur mikpriste dhuratën e Odisesë, ndonëse Tiranës së
sotme i mungojnë Priamët sikurse dhe Laookontët. Tirana e sotme karakterizohet
nga sharlatanë që i rrëmbejnë për vete kurorat e dafinave dhe ua përplasin të
tjerëve kurorat e gjembave. Kështu ndodh që e njëjta kokë që vetëstoliset me
dafina, njëkohësisht përdhoset me gjemba nga pala tjetër. Nëse kjo dukuri do të kufizohej në studiot, në konferencat, në botimet dhe publikimet, pa dyshim do të ishte normale dhe do të ishte e natyrshme si në çdo vend tjetër të hapur, me dëshirë apo pa dëshirë, ndaj botës. Në Shqipëri ndodh ajo që nuk ndodh as në kulturat më retrograde, nuk ndodh as në kontekstet më ballkanike, ku Shqipëria jonë përfaqëson tashmë, e vetme, kampionen. Vetëm në Shqipëri, edhe gati një çerek shekulli pas hapjes ndaj botës, ndodh që festimet bëhen me dy protokolle paralele, vetëm në Shqipëri ndodh që e njëjta figurë lartohet në qiell prej një pale, ndërsa fundoset në fund të baltës nga pala tjetër.
E keqja më e madhe e më e zezë është se kjo nuk bëhet për llogari të figurave
historike as për llogarit të historisë kombëtare, as për llogari të 100
vjetorit të shtetit, por bëhet për llogari të sharlatanëve që janë sot në krye
të Tiranës, të cilët e rrezatojnë sharlatanërinë e tyre anembanë vendit dhe
anembanë shqiptarëve, tashmë jo të izoluar, por në praninë e syve të botës, në
praninë e syve të hapur të botës. E keqja është se sulmohen apo mbrohen figurat
e mëdha, absolutizohen anët e tyre negative nga sulmuesit dhe ato pozitive nga
mbrojtësit, vetëm për të madhështuar të tjerët dhe për t'i ulur të tjerët. Kjo
bëhet vetëm ngaqë duan të identifikojnë veten e tyre si Zogu i sotëm, si Enveri
i sotëm, pse jo edhe si Skënderbeu i sotëm. Rradaket e tyre boshe e të thata nuk mund të kuptojnë se figurat sa më të mëdha të jenë, aq më mbresëlënëse dhe aq më të pashpërfillshme bëhen të metat e tyre. Dhe harrojnë se figurat sado të mëdha, aq sa të pajisura me lartësi njerëzore janë edhe të pajisura me dobësi njerëzore. Harrojnë se edhe profetët kanë pasur lartësitë dhe dobësitë njerëzore, edhe gjenitë, edhe heronjtë nuk i kanë shpëtuar dhe nuk kanë për t'i shpëtuar dot këtij rregulli. Kush i ka lexuar librat e shenjtë, kush i ka lexuar thëniet e profetëve, kush e ka njohur jetën e përditshme të figurave më të larta të njerëzimit, të interpretuar e të dëshmuar prej vetë atyre, e pranon me gjakftohtësi se edhe figurat e larta shqiptare kanë pasur lartësitë dhe madhështitë, ultësitë dhe dobësitë.
Sharlatanët në krye të Tiranës nuk ua pranojnë këto gjoja të adhuruarve të
tyre, gjoja shembelltyrave të tyre, gjoja udhërrëfyesve të tyre jo se druajnë
errësimin e realitetit, por druajnë se mos vihet në diskutim edhe madhështia e
lartësia e mbretëruesve të sotëm, druajnë se mos ultësitë dhe dobësitë i
mbulojnë dhe i fundosin. Kjo vjen ngaqë janë të paemancipuar, janë mediokër,
janë politikanucë, janë enverucë, janë diplomatucë, por nuk kanë lidhje as me
Gjergj Kastriot Skënderbeun, as me Ismail Qemalin, as me Ahmet Zogun. Këta tre do të
trupëroheshin nga ata që përpiqen sot të fitojnë votat duke i monopolizuar
figurat e tyre. Populli shqiptar i njeh krerët e Tiranës dhe, ngaqë, në gjendjen ku ndodhet, prapë është shumë herë më i lartë se sharlatanët që e drejtojnë, i pranon. Ngaqë këta i kanë mbetur në derë, i pranon ashtu si janë, me të metat e shumëta dhe ligësitë e shumëta. I pranon, sepse bën relativizime mes dëmit dhe dobisë së tyre, bën relativizime në kuadrin e një historie mbijetese, çka është edhe kjo e 100 viteteve të fundit. As Pavarësia e Shqipërisë, aq më tepër në këtë 100 vjetor, nuk do t'iu shpëtojë kornizave krahinore dhe ideologjike, ashtu si nuk iu ka shpëtuar as Òªlirimi i Shqipërisë. As Pavarësia nuk do t'iu shpëtojë gjembave të një pale, as Òªlirimit nuk do t'iu shpëtojë gjembave të palës tjetër. Në vend që të forconte unitetin kombëtar, edhe Festa e Pavarësisë po e thellon anarshinë. Në fakt as njëra palë, as pala tjetër nuk e pranojnë e nuk e përfytyrojnë dot shqiponjën me dy krerë në fushën e kuqe, sepse në vend të saj përfytyrojnë drapërin dhe çekanin. Ngaqë sharlatanëria e sotme i ka rrënjët jo tek data të tjera, por thjesht e vetëm tek 8 nëntori 1941 i dushanianëve dhe miladinianëve. Janë pikërisht dushanianët dhe miladinianët, dikur në krye të të njëjtës parti dhe, prej gati një çerekshekulli, tashmë në krye të dy partive. ©
SHQIPËRISË ORA E PRONËS I KA NGECUR NË VITIN 1946 Pesëvjetori i vizitës së Presidenti amerikan në Shqipëri XHORXH W BUSHI NË TURIN EUROPIAN HISTORIK TË KOSOVËS Veta e parë LETËR ZOTIT PËR BARDHYL AJETIN! Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (shkruar më 4 qershor 2005) SHQIPËRIA POSTKOMUNISTE DREJT PRESIDENTIT TË GJASHTË Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJES Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ HAVELI QË E PATËM, HAVELI QË NUK E PATËM SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVE PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI Romani "Imazh" i Zef Mulajt Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN? 21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT 21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND ROJA TË SOVRANITETIT Zotër shtëpie Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË KOLLITJET E STALINIT... ...nesër në "tri komunat heroike" Nga SKËNDER BUÇPAPAJ MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT TË DUAN, PA TË QORTOJNË (Letër e mbyllur partive) Nga SKËNDER BUÇPAPAJ UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË" EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA? POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK
Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT
SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT
VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ HAMENDJET PARAZGJEDHORE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?
MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË
E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN... KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?
NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME
MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS © SKËNDER BUÇPAPAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |