VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
ILIA DILO SHEPERI - NJE FJALIM HISTORIK PËR 28 NËNTORIN Nga FRANK SHKRELI E Hënë, 11.19.2012, 08:01am (GMT1) ![]()
Si i tillë, Ilia Dilo dhe patriotë të tjerë si ai, nuk duhet të harrohen, por
të kujtohen me nderim, ashtuqë të mos tradhtohet gjaku dhe vuajtjet e tyre,
pasi këta si individë dhe si familje, kanë konribuar për të drejtën ,
mirëqenjën dhe për të mbarën e gjithë kombit. Familja e tij pësoi shumë nga akuzat me të pavënd dhe më të pabesueshme që mund të trillonte vetëm propaganda e kuqe komuniste. "˜'Edhe po të më vrisni, edhe po të më therni, në fytin tim do lexoni alfabetin shqip'', ishte përgjigjëja e Ilia Dilo Sheperit ndaj kërcënimeve të shovinistëve greke, pasi ishte "˜'mallkuar'' nga Patrikana e Stambollit për veprimtarinë e tij patriotike. Me këtë burr, i cili i shërbeu Atdheut me besnikëri dhe dinjitet, duhet të jetë krenare jo vetëm familja e tij e gjërë, dhe Zagoria nga rrjedhë ai, por në këtë 100-vjetor, me kujtimin e tij të mburret edhe e gjithë Shqipëria dhe i mbarë kombi shqiptar.
28 Nëntori këtë vit është një rast historik për të kujtuar dhe festuar
pavarësinë kombëtare nga Perandoria osmane. Por është gjtihashtu edhe një
moment në histori për të kujtuar para-ardhësit e shumtë që, secili në mënyrën e
vet -- kanë kontribuar për realizimin dhe kurorëzimin e kësaj dite me fuqinë e
tyre të shpirtit, me kurajon dhe guximin e tyre të pa-përkulshëm si edhe me
angazhimin dhe besimin e patundur në vizionin e tyre për një Shqipëri të lirë,
të pavarur e demokratike. Është gjithashtu edhe një ditë për t'u zotuar për një
të ardhme më të mirë, për një komb më dinamik dhe më të bashkuar, plotë
shpresë, dashamirësi, dhe integritet kombëtar. Gjatë këtij viti, janë mbajtur dhe po mbahen fjalime të ndryshme me rastin e 28-nentorit që shënon edhe 100-vjetorin historik të Pavarësisë. Por nuk besoj se asnjë deri tani as nuk i afrohet frymës atdhetare dhe patriotizmit të shprehur në fjalimin që mendoj mbetet ndër fjalimet klasike, që Ilia Dilo Sheperi mbajti më 28 Nëntor 1920 në Gjirokastër, në një kohë kur kërcënimet ndaj Shqipërisë ishin të shumëta.
Në kujtim të këtij rilindasi të madh, sjellim fjalimin e plotë të mbajtur në
Gjirokastër, më 28 Nëntor, 1920 nga Ilia Dilo Sheperi:
"˜'Shqipëria dIvine, Dheu klasik i trimërisë, kremton sot një nga më të shënjtat
ditë të historisë së saj kombëtare: Ditën e Rilindjes së pagëzimit në jetën e
re të Lirisë! Ditën e venies mbi krye të kurorës së Independencës! Ajo e drejtë e shënjtë q'u ka falur natyra kombeve të botës ju njojt edhe kombit t'onë që ruan karakterin dhe traditat e Ilirëve, u dha edhe popullit tonë heroik që ka vaditur me gjak gjithë Sinisinë ballkanike dhe, së fundi, për t'u shpëtuar dyndjeve të valeve të barbarëve, gjatë shekujve, ka qenë shtrënguar të lerë Alltarin e Atdheut të vet dhe të kapërcejë male e dete dhe të përhapet nepër gremina të huaja. Në këtë vend legjendar, që është shkretuar dëndur nga kataklizmat e luftrave të parreshtura dhe mbi gërmadhat e 70 qyteteve të bukura bërë pajë e zjarrit të legjioneve romane, vajtojnë zogjtë sot e kësaj dite! Të tëra këto ngjarje, të gjitha këto tradita e kanë vleftën e kujtimit të naltë, të heroizmës shqiptare. Dëshmojnë therorësitë e pashembullta të fisit arbnor. Pasqyrojnë jetën morale të shtërgjyshërve dhe udhëheqin shpirtin e energjisë e të therorisë së brezit t'onë të ri. Ja! Kjo është dita simbolike në të cilin kombi shqiptar hyn në radhët ee popujve të lirë dhe zë vendin që i përket historisë së tij. Traditat e mbetura nga Pellasgët e Mitollogjisë, trimëri e trashëguar nga stërgjyshërit t'anë, përmënden sot në kronollogjinë e qytetërimit. Himni i Indipendencës t'onë këndohet nepër oborret e kombeve të rinjë e të lirë. Te Deum-i i paradisit të fesë s'onë meshohet sot nëpër Kishërat e botës ideale! Na përshëndesin, na përgëzojnë, na urojnë kombet e lirë! Na kanë zili e na falen popujt që përpiqen të harrijnë një ditë të bardhë! Ideali që kanë ëndërruar stërgjyshërit, ay ideal i shënjtë që kanë profetizuar heronjtë, protagonistët e luftrave të lirisë s'onë, u realizua sot. Qëllimi i naltë për të cilin kanë luftuar ata burrërisht nepër malet e ashpërt dhe kanë derdhur gjakun e vlefshëm të tyre: u harrit, u krye! Intrigat e huaja dhe komeditë e mbrendshme që u lojtën një kohë mbi kurizin e Atdheut nuk e lanë popullin shqiptar të jetonte i lumtur në këto tetë vjetët e para të jetës së re. Krijuan një situatë të rëndë dhe rrezikuan njëment tërësinë dhe Independencën e Atdheut.
Gjatë këtyre kohërave të vështira duallën në shesh apostoj të rremë duke
predikuar ungjillin magjik të një bese fatale. Një maqavelizmë që synonte t'i
mësonte popullit shiqptar disiplinën e skllavërisë dhe të ç'këputte nga trup'i
Atdheut vendin më të shëjntë: VLORËN bujare që e ka falur natyra për të qenë
vend i pelegrinazhit të Shqiptarëvet. Dita e 28 Nëndorit 1920 ësht e para që kremton sot plot enthusiazmë Shqipëria redente, sbukuruar nga Stili gjer në Shkodër me trendafile dafine! Mblidhuni bijt e Shqipërisë përpara këtij Alltari të madh t'Atdheut. Faluni! Përunjuni përpara këtij Senotafi të shënjtë! Adhuroni shpirtrat e Deshmorëvet! Dhe lavduroni këtë ditë madhështore!
Gëzohuni o Shqiptarë t'arratisur në çdo anë të botës. Këndoni ju zogjt'e bukur
që fluturoni në qiellin e Shqipërisë! Lulëzoni ju fusha! Gjëmoni ju male!
Buçitni ju, lumnejë dhe dete të Shqipërisë! Bekonani ju o Dëshmorët e shënjtë
t'Atdheut! Kurajo, durim dhe shpresë, Ti o Shqipëria iredente!'' FRANK SHKRELI
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |