VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Senatori Ted Kenedi ose më i paepuri i Dinastisë së lavdishme KenediNga Elida BUÇPAPAJ&am

                                                                                      

E Djelë, 12.08.2024, 09:58am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

Senatori Ted Kenedi ose më i paepuri i Dinastisë së lavdishme Kenedi

Nga Elida BUÇPAPAJ&am
E Mërkurë, 08.26.2009, 09:42am (GMT+1)

 

Edward M.Kennedy ose siç quhet rëndom, Senatori Ted Kenedi, njëri prej senatorëve më të fuqishëm në historinë e Amerikës, dhe njëri prej tre vëllezërve ku triumfet e politikës dhe tragjeditë personale u bënë pjesë e historisë të kombit, vdiq në moshën 77 vjeçare, pasi e humbi betejën e fundit ndaj kancerit në tru.

 

Kennedy, Demokrat i shtetit Masaçusets, ishte i mbijetuari i fundit i familjes karizmatike dhe të privilegjuar, e cila gjatë viteve '60 dominoi politikën Amerikane duke tërhequr vemendjen e botës mbarë. Pas vrasjes të vëllezërve të tij Presidentit President John F. Kennedy dhe Senatorit. Robert F. Kennedy (D-N.Y.), -- Edward Kennedy do të ishte patriarku i klanit të familjes së tij, duke u bërë një figurë shumë e fuqishme, pakrahasueshmërisht e fuqishme në Senatin e SHBA.

 

Kennedy shërbeu në Senatin e SHBA për pesë dekadat më dramatike në historinë e kombit. Ai ishte një ligjvënës me një autoritet të padiskutueshëm, por emri i madh i tij dhe familjes së tij, nuk e shmangu dot nga kryetitujt e tabloideve të kohës.

 

Për vite të tëra, shumë ligjvënës demokratë e konsideronin Ted Kenedin një kandidat të padiskutueshëm për President. Më 1968, "Drafti Ted" i paraprinte zgjedhjes së tij, të cilin ai e refuzoi, duke thënë se ishte ende i papërgatitur për t'u bërë president i Amerikës.

 

Vëzhguesit politikë e konsideronin atë një kandidat të padiskutueshëm për 1972, por kjo mundësi u shua kur në natën e Korrikut 1969, makina e Senatorit u përmbys në urën e Chappaquiddick Island, Mass., dhe pasagjerja e tij, një grua e re me emrin Mary Jo Kopechne humbi jetën gjatë këtij aksidenti.

 

Kjo tragjedi pati efekt korroziv në imazhin e Ted Kenedit. Megjithatë ai nuk u dorëzua. Kandidoi midis Demokratëve kur vendosi që të sfidonte në zgjedhjet presidenciale më 1980 kur do të rikandidonte President Jimmy Carter, por pastaj u tërhoq. Në fjalimin që mbajti në Kuvendin e Demokratëve me këtë rast, ai kujtoi vëllezërit e tij dhe premtoi midis të tjerave: " Idealet mbesin, shpresat nuk shuhen asnjëherë dhe ëndërrat nuk vdesin kurrë. "

 

Në vend të postit të presidentit, Ted Kenedi u bë një prani e pëherëshme në Senatin e SHBA, të cilit iu bashkangjit më 1962, kur ishte vetëm 30 vjeç, duke zënë vendin e të vëllait John F.Kennedy që u zgjodh president i SHBA-ve, duke pasur, natyrisht, mbështetjen e fuqishme të lidhjeve të familjes së tij. Gjatë karrierës së tij ishte i njohur nën nofkën "liberali", por kjo i jepte atij veç krenari.

 

Ted Kennedy ishte në qendër të çështjeve më të rëndësishme me të cilat është përballur Amerika gjatë dekadave të fundit, ku ai dha një kontribut të padiskutueshëm. Njihej si mbështetës i klasë në nevojë, ai u përpoq që standardet për kujdesin mjekësor, edukimin, të drejtat e njeriut e të tjera si këto, të ktheheshin në standarde të partisë së tij. Ishte një nga kundërshtuesit e hapur të Luftës së Vietnamit, po ashtu edhe i luftës në Irak.

 

Ted Kennedy ka bashkëpunuar me presidentin republikan George W. Bush përsa i përket reformës së edukimit, ka bashkëpunuar me kandidatin Republikan për president, Senatorin JohnMcCain, përsa i përket reformës së emigracionit dhe po ashtu me Senatorin më të vjetër të Senatit J. Strom Thurmond të Karolinës të Jugut për legjislacionin më të rëndësishëm që kishte të bënte me krimin. Vetëm Senatori Thurmond, i cili vdiq më 2003, në moshën 100 bjeçare, dhe Senatori Robert C.Byrd, kanë shërbyer më gjatë se Ted Kennedy në Senat.

 

 

I diagnostikuar në Maj të 2008 me tumor në tru, ai ngrihet nga shtrati i spitalit për të votuar në favor të ligjit që parandalonte shkurtimin e të ardhurave të mjekëve.

 

Familja e tij ishte prekur edhe më herët prej kancerit. Biri i tij, Edward Kennedy Jr., humbi një këmbë kur u godit nga kanceri në kockë, po ashtu e bija, Kara Anne Kennedy, ishte diagnostifikuar me kancer të mushkërive më  2003.

 

Edward Moore Kennedy, Senatori Ted Kenedi, lindi në Brookline, Mass., më 22 Shkurt 1932, duke qenë fëmija e nëntë dhe i fundit i  Joseph P. dhe Rose Fitzgerald Kennedy. Gjyshi nga nëna, kishte qenë kryetar i bashkisë së Bostonit, ndërsa gjyshi nga i ati, Patrick J.Kennedy, kishte shërbyer në të dy dhomat, pra në Kongresin dhe Senatin e Masaçusetsit.

 

 

Nga nana Ted kishte mësuar vlerat e besimit të një familje katolike, prej të jatit, një milioner që kishte biznese pa fund, kishte mësuar të konkuronte dhe të fitonte. "Ne nuk pranojmë humbës këtu rreth nesh," Joe Kennedy, u thoshte fëmijëve të tij. "Në familje ne duam vetëm fitimtarë."

 

Ted Kennedy kishte studiuar në shumë shkolla private deri sa më 1946 u regjistrua në Akademinë Ushtarake Milton jashtë Bostonit. Nuk ishte një student i shkëlqyer, por ishte një diskutant i dalluar, atlet i mirë dhe popullor midis shokëve.

 

Prej Akademisë Milton, ai u regjistrua në Harvard, ku u përjashtua për një gabim të tij. Më pas shërbeu për dy vjet në Europë, gjatë Luftës së Koresë.

 

I rikthyer në Harvard, u diplomua  në histori dhe qeverisje më 1956, ndërsa më 1959 u diplomua në jurisprudence në Universitetin e Virxhinias.

 

Ai u zhyt në politikë, më 1958, duke menaxhuar shkëlqyshëm fushatën e John F.Kennedy-it për t'u rizgjedhur në Senat. Dy vjet më vonë, ai koordinoi zgjedhjet paraprake presidenciale të vëllait në 13 shtete në perëndim të SHBA-ve.

 

Pas zgjedhjes të John F.Kennedy si president i Amerikës, Ted Kennedy, që posa kishte mbushur 30 vjeç, mosha minimale që parasheh Kushtetuta e SHBA-ve, hyri në garë për vendin që kishte lënë bosh i vëllai. Kështu më i riu i dinastisë Kennedy shpalli kandidaturën e tij vetëm tri javë pasi kishte mbushur 30 vjeç. Natyrisht që nuk e kishte të vështirë të fitonte vendin e Senatorit, duke e mundur kandidatin Republikan George Cabot Lodge dhe duke bërë betimin si Senator në Janar 1963.

 

Ai kishte pak kohë i zgjedhur Senator, kur një ditë, ndërsa ishte në Senat, pikërisht më 22 Nëntor 1963, një këshilltar i afrohet dhe i thotë: "Senator, vëllai yt është qëlluar."

 

Ted Kennedy u zbeh, mblodhi letrat dhe doli në korridor, duke bërë telefonata në Shtëpinë e Bardhë dhe duke i telefonuare vëllait tjetër Robertit që ishte Prokuror i Përgjithshëm, i cili ia konfrmoi lajmin.

 

Atë mbrëmje, ai dhe motra e tij, Eunice Kennedy Shriver, fluturuan nga Washingtoni në Hyannis, Mass., tek i jati që ishte gjysëm i paralizuar prej damllasë. Familja nuk i kishte treguar asgjë atij. Vetëm kur të nesërmen, ai kërkoi që t'ia hapnin telefvizorin, Ted kennedy i tregoi të jatit se John ishte vrarë.

 

Vrasja e John Kennedy-it e bëri vëllain më të vogël që ta shihte politikën të paevitueshme. Kështu ai kandidoi rishtas për Senat. Gjatë fushatës ai rrezikoi jetën, sepse avioni ku fluturonte u rrëzua. U vranë piloti, këshilltari i tij, por Ted i sfidoi parashikimet e mjekëve, që besuan se do të mbetej i paralizuar, duke shpëtuar për mrekulli, me disa kocka të thyera, duke u rehabilituar për disa muaj. Fushatën e tij e vazhduan gruaja dhe familja.

 

Më 1968, Ted Kennedy, një luftëtar i vendosur kundër luftës në Vietnam, i cili ishte rritur dhe maturuar në Senat pranë të vëllait, ishte kundër kandidimit të Robert Kennedy-it për President të SHBA. Privatisht ai kishte frikë se edhe vëllai tjetër do t'i vritej.

 

Më 15 Mars 1968, Robert Kennedy njoftoi se do të kandidonte për president të SHBA-ve. Më 5 Qershor, Sirhan B. Sirhan, një Palestinez Kristian i tërbuar, për mbështetjen që Robert Kennedy ia bënte Izraelit e qëlloi atë për vdekje në Hotel Ambasador në Los Angeles.

 

Pas kësaj vrasjeje,  Edward Kennedy përkohësisht u tërhoq nga jeta publike. Ai mbajti fjalën në varrimin e të vëllait në Katedralen e St. Patrick në New York City, dhe pastaj kaloi rreth 10 javë i vetmuar, duke menduae se do t'i duhej të largohej edhe nga politika.

 

Por u rikthye në detyrë në Gusht të 1968, duke e kthyer si Senator prioritet përfundimin e Luftës në Vietnam. Ai afroi një plan 4 pikësh, ku kërkonte një përfundim pa kushte të bombardimeve në Vietnamin e Veriut dhe reduktimin unilateral të forcave Amerikane.

 

Më 1969, në moshën 36 vjeçare, ai mori drejtimin e Senatit, duke qenë më i riu në këtë detyrë në historinë e Senatit Amerikan.

 

Më 18 Korrik 1969 Kennedy organizoi një pritje me miq të Robert Kennedy-it në Chappaquiddick, një ishull i vogël në Martha's Vineyard. Natën e fundit, ndërsa po ngiste makinën në një urë të ngushtë, makina bie në ujë dhe pasagjerja e tij e vetme, Mary Jo Kopechne, njëra nga vajzat e fushatës të 1968 të Robert Kennedy-it mbytet në këtë aksident.

 

Kennedy, që nuk e lajmëroi policinë edhe nëntë orë pas aksidentit, u akuzua për këtë fakt. Në daljen në televizion, më 25 Korrik, gjashtë ditë pas vdekjes të Kopechne, Kennedy u konfesua duke thënë se ai nuk e kishte bërë denoncimin, pasi ishte i shokuar.

 

Ky aksident do të kishte pasoja në jetën e Ted Kenedit si politikan, pasi nuk do ta lejonte të kandidonte për president të Amerikës.

 

Por, megjithatë, pas një ankete të Gallup, më 1978, ku dilte se Demokratët preferonin më tepër Ted Kenedin se Jimmy Carter, Kennedy vendosi të garojë. Por kjo dëshirë e tij nuk zgjati shumë kohë. Ai ndejti në garë deri në Konventën Kombëtare të Demokratëve që u mbajt në Madison Square Garden në New York, ku ai mbajti fjalimin më të famshëm të gjithë karierës së tij, ku nënvizon se "ëndërrat e tij nuk mund të shuhen kurrë".

 

Kështu ai u tërhoq, duke e përgëzuar për rikandidimin e Jimmy Carter, me fjalët e fundit të fjalimit të tij që ka lënë shenjë në karierën e Ted Kenedit: "Për mua, disa orë më parë, kjo fushatë mori fund, por për të gjithë ata që mbajnë shqetësimet tona, puna vazhdon, idealet mbesin, shpresat jetojnë dhe ëndërat nuk vdesin kurrë." Pas këtyre fjalëve, delegatët u ngritën në këmbë me brohori, dhe këto brohori nuk rreshtën për një orë të tërë. Por Ted Kenedi vazhdoi kontributin e tij në Senat deri në fund të jetës. Duke perifrazuar fjalët e fjalimit që përkufizon jetën e tij dhe të familjes së tij, mund të thuhet. Jeta merr fund, por ëndërrat jo. Në prill të 2006 Time e zgjodhi midis 10 Senatorëve më të mirë në historinë e Amerikës

 

Ted Kenedi pas divorcit me Virginia Joan Bennett martesa me të cilën zgjati prej 1958-82, u martua më 1992 me  Victoria Reggie. Ai la pas vetes bashkëshorten dhe tre fëmijët prej martesës së parë, që janë Kara Anne Kennedy, Edward M. Kennedy Jr. dhe Kongresmeni Patrick J. Kennedy (D-R.I.), i cili e ka fituar këtë vend në Kongresin Amerikan prej 1995, kur ishte vetëm 27 vjeç, si dhe nipër e mbesa. Ted Kenedi po ashtu ishte tutori i 13 fëmijëve jetimë, të John F.Kennedy  dhe Robert Kennedy. /(Shënim: Për këtë shkrim u konsultua kryesisht Washington Post)

Senatori Ted Kenedi, më 28 Nëntor 1989, duke ecur përgjatë Murit të Berlinit me ish Kancelarin e Republikës Federale Gjermane Willy Brandt, ndërsa rojet e Gjermanisë Lindore i ruajnë nga lart murit.

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Efektet e agjerimit në organizëm (08.25.2009)
Editorial: Proceset shqiptare janë të pandalshme (08.23.2009)
Evropa e Lirë: Propozimet e pazbatueshme për veriun (08.22.2009)
BBC: Këshillë për muajin e Ramazanit (08.21.2009)
EULEX të gjejë gjuhën e përbashkët me Prishtinën (08.18.2009)
Evropa e Lirë: Çka më tutje në Kroin e Vitakut? (08.18.2009)
RTK: Zgjedhjet lokale serbe ndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës (08.16.2009)
Jo tërheqje e nxituar nga KosovaNga Kristof Haselbah (08.15.2009)
Editorial: Kohëdhënie tjetër (08.14.2009)
Editorial: Përballja e shtetit me antishtetin (08.08.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2024  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]