VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Deutsche Welle: Kongresi i Jashtëzakonshëm i PS mbylli punimët, por nuk zgjidhi dilemat para socialistëve

                                                                                      

E Hënë, 12.09.2024, 03:57am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Deutsche Welle: Kongresi i Jashtëzakonshëm i PS mbylli punimët, por nuk zgjidhi dilemat para socialistëve
E Martë, 09.01.2009, 08:26am (GMT+1)

 

 

 

Gjatë dy muajve që kur u mbyllën kutitë e votimeve parlamentare humbja e socialistëve ka shkaktuar një furtunë të vërtetë kritikash e replikash brenda radhëve të lidershipit.

 

Kryetari i partisë Edi Rama me mjaft mbështetës për çdo ditë përsëritin argumentin se zgjedhjet ishin pa standarde dhe rezultati i tyre ishte i deformuar, por një pjesë e lidershipit shprehet hapur ndryshe. Anëtarët e kryesisë Ben Blushi, Arben Malaj dhe të tjerë e kritikojnë drejtëpërdrejtë Edi Ramën si fajtor për humbjen e 28 qershorit. Sipas tyre anatemimi i zgjedhjeve është më shumë një justifikim nga kryetari për të mos zbatuar statutin dhe ai duhet të dorëhiqet.

Këto dy qëndrime mbizotëruan dhe në kongresin e jashtëzakonshëm të fundjavës. Sipas analistit politik Aleksandër Cipa, fryma e forumit më të lartë të socialistëve do të ketë efekte në rolin e kryetarit në të ardhmen, në marrëdhëniet me strukturat drejtuese deri në bazë. Cipa thotë për DW se jo vetëm për anëtarësinë, por dhe për vëzhguesit e jashtëm, tashmë ka një imazh tjetër për PS-në.

Demokracia e brendshme në PS ka pësuar një tronditje

"Konstatojnë me një lloj ndrojtjeje se demokracia e brendshme në PS ka pësuar një tronditje që mund të eklipsohet, pse jo në ditët dhe kohët e ardhme prej autoritetit të padiskutueshëm që do të ketë kryetari i partisë, pra zoti Rama. Ajo që ishte tjetër aspekt i rëndësishëm nga punimet e kongresit dhe vendimet është vlerësimi për zgjedhjet e 28 qershorit. Mosnjohjes së të gjitha institucioneve që do të dalin nga këto zgjedhje. Pra, kemi të bëjmë me një prag të vendimit të bojkotit, jo vetëm parlamentar por dhe institucional. Gjë që në një kuptim të drejtëpërdrejtë rikthen kohët e dikurshme të një konfliktualiteti në marrëdhëniet bipolare të politikës shqiptare".

Kjo është një çështje delikate, thotë Cipa për DW, po të kihet parasysh numri i deputetëve të Partisë Socialiste në opozitë që është i përafërt me numrin e mazhorancës.

"Kështu që çdo vendim bojkoti që do të ndërmerret nga partia kryesore e opozitës mund të prishë balancën dhe të trondisë normalitetin institucional dhe politik te vendit".

Kjo lidhet direkt, sipas Cipës me realizimin e reformave dhe objektivave që ka Shqipëria në procesin e integrimit të plotë në familjen evropiane, por dhe detyrimet nga qënia një shtet anëtar i NATO-s.

Kryetari "i ri" i socialistëve do të jetë sërish "i vjetri"

Një nga çështjet që konsiderohet tashmë e ezauruar nga kongresi i fundit i socialistëve është zgjedhja e kryetarit të ri. Askush nuk dyshon se në votimet e 26 shtatorit "i ri" do të jetë sërish "i vjetri", Edi Rama. Rama do të rikonfirmohet në një mandat tjetër, përballë kandidaturës modeste të anëtarit të Asamblesë Kombëtare, Maqo Lakrori, pas tërheqjes së Arben Malajt nga gara. Oponenti kryesor i zotit Rama, Ben Blushi, mendon se rikandidimi i kryetarit është thyerje e hapur e statutit.

"Për fat të keq ai është duke thyer statutin që ka propozuar vetë dhe sipas të cilit mandati i kryetarit që humb zgjedhjet ndërpritet dhe nga kjo ndërpreje nuk ka arësye të riciklohet. Pra duke lexuar statutin sipas interesit të vet ai po grabit kryetarin e PS-së. Edi Rama po i grabit kryetarin PS-së."

Por kryetari i mbetur në detyrë Edi Rama përdor argumente të tjera: "Unë e kam propozuar vendosjen në statutin tonë të nenit që parasheh ndërprerjen e mandatit dhe dorëheqjen e kryetarit të partisë, kur partia humbet zgjedhjet e përgjithshme. Pa asnjë dyshim që në kushte normale ky nen i propozuar prej meje nuk nënkupton rikandidim e krytarit. Por e vërteta shqiptare e 28 qershorit mua më thotë se nuk ka asnjë lidhje humbja e zgjedhjeve të përgjithshme në kushte normaliteti demokratik me mosardhjen në pushtet pikërisht për shkak të mungesës së standardeve demokratike".

Pra zgjedhja e shefit të opozitës lidhet direkt me standardin e zgjedhjeve të 28 qershorit. Debati mes mazhorancës dhe opozitës, por dhe vetë grupimeve brenda opozitës për cilësinë e këtyre zgjedhjeve duket se pret edhe një vlerësim. Pas disa ditësh pritet raporti përfundimtar zyrtar i grupit të vëzhguesve ndërkombëtarë nga OSBE/ODIHR. Dhe sipas traditës, më i besueshmi, arbitri i huaj, do të ndikojë mbi klasën politike shqiptare për t'i vënë një notë të përbashkët procesit të zgjedhjeve parlamentare.DW

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Editorial: Zhvillimet e vendit në pritje të zhvillimeve socialiste (08.27.2009)
Senatori Ted Kenedi ose më i paepuri i Dinastisë së lavdishme KenediNga Elida BUÇPAPAJ&am (08.26.2009)
Efektet e agjerimit në organizëm (08.25.2009)
Editorial: Proceset shqiptare janë të pandalshme (08.23.2009)
Evropa e Lirë: Propozimet e pazbatueshme për veriun (08.22.2009)
BBC: Këshillë për muajin e Ramazanit (08.21.2009)
EULEX të gjejë gjuhën e përbashkët me Prishtinën (08.18.2009)
Evropa e Lirë: Çka më tutje në Kroin e Vitakut? (08.18.2009)
RTK: Zgjedhjet lokale serbe ndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës (08.16.2009)
Jo tërheqje e nxituar nga KosovaNga Kristof Haselbah (08.15.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2024  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]