Kohëve të fundit, sindromi i Çallmxhinjve të derzhavni imamëve të Sanxhakut, po
hetohet edhe te disa pjestarë të Bashkësisë Islame të Bujanocit gjatë
protesteve të fundit në rajonin e Preshevës.
Kjo dukuri ka zënë fill, që nga bashkëngjitja e Këshillave të Naim Tërnavës,
nga Lugina e Preshevës në Meshihatin e derzhavni imamit-Zurkoliqit të
Sanxhakut. E gjithë kjo u bë me lejen e Tërnavës, me qëllim që Zurkoliqi t'i
prezantojë interesat e derzhavni imamëve të Luginës administrativisht në
Serbi.Që nga ajo kohë, kanë filluar elementet e idologjisë dhe kulturës
sllavo-boshnjake të depërtojnë në kulturën dhe traditën e "shqiptarëve" të
Luginës së Preshevës.
Për opinionin, janë të njohura incidentet e Sanxhakut, në vitin 2007, të
nxitura nga Muamer Zurkoliqi, i cili në ekstremitet e ka politizuar fenë, duke
mos e kursyer as në proceset zgjedhore lokale, parlamentare e presidenciale në
Serbi.
Këto elemente fetare të fokusuara në proceset zgjedhore me flamuj, simbole,
çallma, duke mos përjashtuar edhe derzhavni imamët e Luginës së Preshevës, për
të garuar në një shtet jo demokratik sllavo-ortodoks (besim i politizuar).
Absurd i llojit të vetë!
Disa derzhavni imamë të Luginës, ishin pjesëmarrës në këto procese zgjedhore jo
vetëm për ta mbështetur Zukurliqin në zgjedhjet presidenciale në Serbin e shum
masakrave në Kroaci,Bosne e Kosovë, por edhe të aktiviteteve në Luginë.Qoftë
për zgjedhjen e Këshillit Nacional që në fakt është anti-nacional, qoftë në
protesta, qoftë në homazhe me qirinj të ndezur, që nuk është në traditën e
besimit islam.
Ndikimi i Çallmave të derzhavni imamit të Sanxhakut në Luginë, krijoi një
përçarje të madhe mes imamëve në këtë rajon e që gjente përkrahjen edhe të Riza
Halimit- telallit të Beogradit, profiteri më i madh i kësaj katastrofe.
Paraqitja e sindromit të politikës së derzhavni imamit të Sanxhakut dhe
politikës së laramanëve në Luginë, mori hov në protestat e organizuara pas
burgosjeve të ish ushtarëve të UÇPMB-së, një ditë para zgjedhjeve të majit të
vitit 2012, të motivuara nga telalli i Beogradit Riza Halimit dhe partnerët e
tij politikë.
E gjithë kjo u bë sipas marrëveshjes së derzhavni imamit Zukurliqit me Halimin.
Derzhavni imamët e Luginës ta ndihmojnë Zukurliqin në zgjedhjet presidenciale
serbe, ndërsa ata të derzhavni imamit të Sanxhakut Riza Halimin në zgjedhjet
parlamentare serbe(sigurimi i votave).
Këto veprime të politikës së derzhavni imamit Zurkoliq te derzhavni imamët e
Luginës, janë reflektuar negativisht te Qeveria e Beogradit. Kur dihet se
politika e qytetarëve të Sanxhakut ka dallim me politikën e derzhavni imamëve
të Beogradit , sikur nata me ditën, ngase Sanxhaku Serbinë e njeh si shtet të
dhunshëm njejt si edhe qytetarët nga Lugina!
Sa për ilustrim kemi protestën kushtuar heqjes së Lapidarit të UÇPMB-së në
Preshevë, në të cilën protestë më shumë kishte derzhavni-hoxhallarë me çallëm
nga Bujanoci, të cilët pa turp fotografohen para qirinjve të ndezur te pllaka
përkujtimore, praktikë kjo e cila shkon ndesh me predikimet islame, por qëllimi
ishte dukja e derzhavni imamëve çallamxhinjë, pas ides që Lapidari të
zhvendoset në xhami, për t`ia vërtetu fjalët patronit të tyre kryeministrit
serbë Ivica Daçiq i cili ato ditë i barazoj dëshmorët e UÇPMB-së me Al Kaidan.
Një dukuri, gjithshtu, negative është vërejtë në Bujanoc me braktisjen e
derzhavni imamëve nga Mevludi, në shenjë "solidarizimi" me rastin e heqjes së
Lapidarit nga xhandarmëria serbe.
Çfarë ironie, të gjithë e dinë se gjatë kohës luftarake të UÇPMB-së, Ragmi
Destani e la imamllëkun e xhamisë së Lluçanit për të ikur si "refugjat" në
Gjilan.
Përkundër ftesës së xhematit, që të vijë me rastin e rënies heroike të
luftëtarit të lirisë Artan Abazit, në luftimet me paramilitarët serbë në Zonën
e Lluçanit.Kur duhej për ta përgatitur ceremonin e kufomës së këtij dëshmori, ai
nuk erdhi. Po ashtu, nuk erdhi as kur e ftuan ushtarët e UÇPMB-së për ta falë
ditën e Bajramit në Lluçan, dhe për këtë në atë ditë, nga minarja e xhamisë
është ndëgjuar këngë dhe muzik shqip.
Tani paraqitja e këtyre derzhavni imamëve me çallmë në protesta, duke derdh lot
krokodilli para qirinjve të ndezur, është një demagogji e llojit të vetë, si
dhe është politikë e sindromit të derzhavni imamit Zurkoliq i cili e përdorë
çallmin si mjet për të realizu qëllimet personale duke u fsheh politikën
serbomadhe pas uniformës fetare.