VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SINDROMI I ÇALLMXHINJVE TE DERZHAVNI IMAMËT!
Nga ISUF BAJRAMI

E Martë, 01.29.2013, 08:49am (GMT1)



Kohëve të fundit, sindromi i Çallmxhinjve të derzhavni imamëve të Sanxhakut, po hetohet edhe te disa pjestarë të Bashkësisë Islame të Bujanocit gjatë protesteve të fundit në rajonin e Preshevës.

Kjo dukuri ka zënë fill, që nga bashkëngjitja e Këshillave të Naim Tërnavës, nga Lugina e Preshevës në Meshihatin e derzhavni imamit-Zurkoliqit të Sanxhakut. E gjithë kjo u bë me lejen e Tërnavës, me qëllim që Zurkoliqi t'i prezantojë interesat e derzhavni imamëve të Luginës administrativisht në Serbi.Që nga ajo kohë, kanë filluar elementet e idologjisë dhe kulturës sllavo-boshnjake të depërtojnë në kulturën dhe traditën e "shqiptarëve" të Luginës së Preshevës.

Për opinionin, janë të njohura incidentet e Sanxhakut, në vitin 2007, të nxitura nga Muamer Zurkoliqi, i cili në ekstremitet e ka politizuar fenë, duke mos e kursyer as në proceset zgjedhore lokale, parlamentare e presidenciale në Serbi.

Këto elemente fetare të fokusuara në proceset zgjedhore me flamuj, simbole, çallma, duke mos përjashtuar edhe derzhavni imamët e Luginës së Preshevës, për të garuar në një shtet jo demokratik sllavo-ortodoks (besim i politizuar). Absurd i llojit të vetë!

Disa derzhavni imamë të Luginës, ishin pjesëmarrës në këto procese zgjedhore jo vetëm për ta mbështetur Zukurliqin në zgjedhjet presidenciale në Serbin e shum masakrave në Kroaci,Bosne e Kosovë, por edhe të aktiviteteve në Luginë.Qoftë për zgjedhjen e Këshillit Nacional që në fakt është anti-nacional, qoftë në protesta, qoftë në homazhe me qirinj të ndezur, që nuk është në traditën e besimit islam.

Ndikimi i Çallmave të derzhavni imamit të Sanxhakut në Luginë, krijoi një përçarje të madhe mes imamëve në këtë rajon e që gjente përkrahjen edhe të Riza Halimit- telallit të Beogradit, profiteri më i madh i kësaj katastrofe.

Paraqitja e sindromit të politikës së derzhavni imamit të Sanxhakut dhe politikës së laramanëve në Luginë, mori hov në protestat e organizuara pas burgosjeve të ish ushtarëve të UÇPMB-së, një ditë para zgjedhjeve të majit të vitit 2012, të motivuara nga telalli i Beogradit Riza Halimit dhe partnerët e tij politikë.

E gjithë kjo u bë sipas marrëveshjes së derzhavni imamit Zukurliqit me Halimin. Derzhavni imamët e Luginës ta ndihmojnë Zukurliqin në zgjedhjet presidenciale serbe, ndërsa ata të derzhavni imamit të Sanxhakut Riza Halimin në zgjedhjet parlamentare serbe(sigurimi i votave).

Këto veprime të politikës së derzhavni imamit Zurkoliq te derzhavni imamët e Luginës, janë reflektuar negativisht te Qeveria e Beogradit. Kur dihet se politika e qytetarëve të Sanxhakut ka dallim me politikën e derzhavni imamëve të Beogradit , sikur nata me ditën, ngase Sanxhaku Serbinë e njeh si shtet të dhunshëm njejt si edhe qytetarët nga Lugina!

Sa për ilustrim kemi protestën kushtuar heqjes së Lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë, në të cilën protestë më shumë kishte derzhavni-hoxhallarë me çallëm nga Bujanoci, të cilët pa turp fotografohen para qirinjve të ndezur te pllaka përkujtimore, praktikë kjo e cila shkon ndesh me predikimet islame, por qëllimi ishte dukja e derzhavni imamëve çallamxhinjë, pas ides që Lapidari të zhvendoset në xhami, për t`ia vërtetu fjalët patronit të tyre kryeministrit serbë Ivica Daçiq i cili ato ditë i barazoj dëshmorët e UÇPMB-së me Al Kaidan.

Një dukuri, gjithshtu, negative është vërejtë në Bujanoc me braktisjen e derzhavni imamëve nga Mevludi, në shenjë "solidarizimi" me rastin e heqjes së Lapidarit nga xhandarmëria serbe.

Çfarë ironie, të gjithë e dinë se gjatë kohës luftarake të UÇPMB-së, Ragmi Destani e la imamllëkun e xhamisë së Lluçanit për të ikur si "refugjat" në Gjilan.

Përkundër ftesës së xhematit, që të vijë me rastin e rënies heroike të luftëtarit të lirisë Artan Abazit, në luftimet me paramilitarët serbë në Zonën e Lluçanit.Kur duhej për ta përgatitur ceremonin e kufomës së këtij dëshmori, ai nuk erdhi. Po ashtu, nuk erdhi as kur e ftuan ushtarët e UÇPMB-së për ta falë ditën e Bajramit në Lluçan, dhe për këtë në atë ditë, nga minarja e xhamisë është ndëgjuar këngë dhe muzik shqip.

Tani paraqitja e këtyre derzhavni imamëve me çallmë në protesta, duke derdh lot krokodilli para qirinjve të ndezur, është një demagogji e llojit të vetë, si dhe është politikë e sindromit të derzhavni imamit Zurkoliq i cili e përdorë çallmin si mjet për të realizu qëllimet personale duke u fsheh politikën serbomadhe pas uniformës fetare.


ISUF BAJRAMI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.