VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
THJESHT ATDHEDASHURI - TË JEMI BIJ TË ATDHEUT, TË MOS JEMI VAMPIRË TË ATDHEUT Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Djelë, 02.03.2013, 10:09am (GMT1) ![]()
Pra, thjesht atdhedashuri. Për ne shqiptarët kjo do të thotë ta duam atdheun tonë në të gjithë shtrirjen e tij hapësinore, ta duam atdheun tonë në pesë gjashtë shtetet ku ai ndodhet në vijimësi të pandërprerë gjeografike, në vijimësi të pandërprerë historike prej disa mijëvjeçarësh. Ta duam Republikën e Shqipërisë dhe të mos e duam Republikën e Kosovës, kjo nuk është atdhedashuri. Dhe anasjelltas: Ta duam Republikën e Kosovës dhe të mos e duam Republikën e Shqipërisë, kjo nuk është atdhedashuri. Ta duam Myzeqenë dhe të mos e duam Luginën e Preshevës (Kosovën Lindore), kjo nuk është atdhedashuri. Dhe anasjelltas: ta duam Luginën e Preshevës dhe të mos e duam Myzeqenë, kjo nuk është atdhedashuri. Ta duam Tropojën dhe të mos e duam Bujanocin, kjo nuk është atdhedashuri. Dhe anasjelltas: ta duam Bujanocin dhe të mos e duam Tropojën, kjo nuk është atdhedashuri. Me pak fjalë: Ta duam atdheun tonë në të gjithë hapësirën e tij, në të gjitha nënhapësirat e tij, në të gjitha qytetet dhe fshatrat e tij, pavarësisht se në cilën njësi shtetërore ndodhen sot. Ta duam njëri-tjetrin pavarësisht nëse është shqiptar i Shqipërisë, shqiptar i Kosovës, i Maqedonisë shqiptare (hapësirës shqiptare të Maqedonisë), i Malit të Zi shqiptar (hapësirës shqiptare të Malit të Zi), pavarësisht nëse ai është myzeqar, lab, malësor, dibran, tetovar, kumanovas, ulqinak, preshevar, çam pavarësisht ku ka lindur, pavarësisht ku jeton apo ku ndodhet. Kjo është atdhedashuri. Është atdhedashuri e kulluar, e dlirë, e kthjellët. Është në të mirën tonë dhe në dëmin e askujt.
Atdhedashuri është një term i brumit të mirëfilltë shqip. Duket se është i
vetmi term që i shkon fjalorit tonë. I kam dëgjuar në media dhe i kam lexuar
shumë nga teorizimet që këto kohët e fundit i bëjnë, kryesisht në Tiranë, të
ashtuquajturat mendje të kombit. Këto teorizime janë absolutisht pakaluese,
janë frut i mungesës së ndjeshme të dijes në fushën përkatëse. Në vend që ta
ndriçojnë një objekt të shenjtë, siç është atdhedashuria, siç është çështja aq
e përbërë shqiptare, këta, qoftë nëpër studio, qoftë nëpër tribuna, vetëm sa e
errësojnë, e komprometojnë dhe e ndotin këtë objekt. Kjo e bën të domosdoshme
që të heqim dorë nga përdorimet fjalëve të huaja (termave ndërkombëtarë), por
edhe nga përdorimet e fjalëve tona me parashtesa apo me prapashtesa të huaja. I
njëjti term ndërkombëtar, nëse përdoret nga një i huaj çfarëdo, tingëllon shumë
më butë dhe shumë më pranueshëm se kur ai është i shqiptuar nga një shqiptar,
qoftë në një jubile, qoftë në një përvjetor të thjeshtë, në një festë zyrtare
apo private, në një bisedë në një studio, në një kollonë anash faqes së një
gazete.
Ta duam atdheun do të thotë të ndërtojmë një raport të drejtë me atdheun. Të
jemi bij të tij dhe jo sundues të tij. Të jemi përkushtues ndaj tij, të jemi
shërbyes ndaj tij dhe jo ta vëmë atdheun tek këmbët tona. Të mos e shikojmë
atdheun si çifligun tonë, që mund t'ia zhveshim malet nga pyjet, mund t'ia
gërryejmë shtretërit e lumenjve, që mund t'ia nxjerrim në shitje për gati kurrgjë
pasuritë dhe thesaret e tij të dhuruara nga Zoti apo të krijuara nga njeriu në
mijëvjeçarë. Ta mendojmë atdheun jo vetëm si atdhe të brezave bashkëkohës, por
edhe si atdhe të brezave pasardhës, ta mendojmë atdheun jo vetëm si atdhe të
atyre që e banojnë përkohësisht, por edhe si atdhe të atyre që janë detyruar të
largohen prej tij dhe ndodhen nëpër botë, duke e mbajtur me bukë shumicën e
popullit shqiptar që ndodhet ende në atdhe. Ta duam atdheun do të thotë të
rritim mirëqenien e të gjithëve dhe jo vetëm të një grushti të vogël njerëzish. Të jemi bij të atdheut. Të mos jemi vampirë të atdheut. Hypja në karrike, jetesa me lugë floriri, nuk të jep të drejtë që ta katandisësh atdheun në zhele. Nuk do të thotë ta ndjesh veten gjel dhe atdheun ta ndjesh plehun mbi të cili ti vikat. Të jesh vampir i atdheut do të thotë t'i grumbullosh për vete miliardat dhe të tjerëve, anekënd, t'ua lësh vetëm morrat. Pse sot, pas njëzet vitesh të hapjes ndërmjet shqiptarëve, të hapjes së tyre ndaj botës, nuk ka pasanik që të guxojë ta bëjë transparente pasurinë e tij të vënë në këto njëzet vite? Sepse këta janë vampirë të atdheut dhe nuk janë bij të atdheut. Paradoksi tjetër është se pikërisht këta, pikërisht vampirët e atdheut, janë ata që bëjnë retorika të mbrapshta se shkrihen krejt për atdheun, për kombin, për shqiptarët. Dhe nuk bëjnë gjë tjetër veçse e komprometojnë çështjen më të shenjtë në botë, çështjen shqiptare. Duke qenë te kjo pikë e temës sonë, le të kthehemi tek Voltairi (Volteri). Tek fjala Atdheu, ai shkruan: "Një atdhe është i përbërë nga më shumë se një familje; e si rëndom përkrahet familja jote thjesht për dashuri, kur nuk ke një interes të kundërt, kështu thjesht për dashuri përkrahet qyteti yt ose fshati yt që quhet atdhe. Sa më shumë që ky atdhe rritet aq më pak duhet, sepse dashuria e pjesëtuar dobësohet. Është e pamundur që të duhet një familje tepër numerike që sapo e ke njohur. Kush ka ambicjen të jetë prijës, tribun, udhëheqës, diktator bërtet se e do atdheun, ndërkohë që e do vetëm veten e vet. Secili ka dëshirë të mund të flejë në shtëpinë e tij pa pasur dikush tjetër pushtetin që ta marrë dhe ta çojë të flejë diku tjetër, secili dëshiron të jetë i sigurt për pasurinë e tij dhe për jetën e tij. E kështu, meqë të gjithë kanë të njëjtat interesa, dhe nga interesat e veçanta përbëhet interesi i përgjithshëm: i përkushtohemi republikës, kur në fakt jemi duke iu përkushtuar thjesht vetes sonë." Në epokën e integrimeve perëndimore, në epokën e integrimeve globale, në epokën që kërkon më shumë se kurrë integrim, dashuri midis njerëzve, për ne shqiptarët është e pamundur ta gjejmë veten në rajon, në kontinent, në botë, pa e gjetur më parë tek njëri-tjetri. Është e pamundur që interesat tona të jenë të përputhshme me të tjerët, pa qenë të përputhshme mes njëri-tjetrit. Është e pamundur të jemi bindës për të tjerët, kur nuk kemi mirëkuptim dhe mirëpajtim, kur nuk kemi dashuri të mjaftueshme për njëri-tjetrin. Është e pamundur që retorikat tona të mos tingëllojnë të zbrazëta, të pabazuara, prandaj të dëmshme për veten tonë dhe të tjerët. Ata që janë kundër çështjes shqiptare, vërtet bëjnë edhe ata retorikë, por retorika e tyre është pjesë gati e papërfillshme e veprimit të tyre. Kështu çëshjen shqiptare e dobësojnë kundërshtarët e çështjes sonë dhe, njëkohësisht, e dobësojmë ne vetë. Prandaj miqtë dhe aleatët na këshillojnë ne të heqim dorë nga retorikat, të shohim punën tonë, ta përparojmë punën tonë, ta realizojmë çështjen tonë në të gjithë përbërësit e saj dhe në tërësinë e saj. Kështu do ta ndihmonim veten tonë, kështu do të na ndihmonin miqtë dhe aleatët, kështu do të na ndihmonte vetë Zoti. Atdhedashuria jonë, atdhetaria shqiptare, në shenjtërinë e saj, është absolutisht e paparagjykueshme, është absolutisht qytetare, është absolutisht e pandalshme drejt triumfit të saj. Siç do të thoshte vetë Voltaire - ajo është qytetare e botës. ©
POPULLI E DI KË KA CUB KË HERO
SHKRUAR MË 21 DHJETOR 2012, NË DITËN E PARË TË EGOS GLOBALE
FUNDNËNTORI 2012, TIRANA E DAFINAVE DHE E GJEMBAVE Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ SHQIPËRISË ORA E PRONËS I KA NGECUR NË VITIN 1946 Pesëvjetori i vizitës së Presidenti amerikan në Shqipëri XHORXH W BUSHI NË TURIN EUROPIAN HISTORIK TË KOSOVËS Veta e parë LETËR ZOTIT PËR BARDHYL AJETIN! Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (shkruar më 4 qershor 2005) SHQIPËRIA POSTKOMUNISTE DREJT PRESIDENTIT TË GJASHTË Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJES Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ HAVELI QË E PATËM, HAVELI QË NUK E PATËM SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVE PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI Romani "Imazh" i Zef Mulajt Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN? 21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT 21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND ROJA TË SOVRANITETIT Zotër shtëpie Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË KOLLITJET E STALINIT... ...nesër në "tri komunat heroike" Nga SKËNDER BUÇPAPAJ MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT TË DUAN, PA TË QORTOJNË (Letër e mbyllur partive) Nga SKËNDER BUÇPAPAJ UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË" EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA? POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK
Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT
SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT
VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ HAMENDJET PARAZGJEDHORE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?
MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË
E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN... KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?
NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME
MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS © SKËNDER BUÇPAPAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |