VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
XHON KERRI NË KRYE TË DIPLOMACISË AMERIKANE Nga FRANK SHKRELI E Mërkurë, 02.06.2013, 07:09am (GMT1) ![]()
Në ditën e parë zyrtare në detyrën e re, Sekretari i Shtetit Kerri u angazhua
se do të përqëndrohet në sigurinë dhe mbrojtjen e diplomatëve amerikanë nga
sulmet terroriste anë e mbanë botës, duke thënë se ''ç'prej sot, menjëherë sa
të filloj nga puna, prioriteti im numër një është përqëndërimi mbi sigurinë e
diplomatëve tanë.'' Ai u tha të pranishëmve se e konsideron Departmentin e
Shtetit si një vend pune ku ''mund të arrijmë gjërat më të mira që është e
mundur të realizohen në qeveri'', përfshirë edhe përpjekjet për të siguruar
paqën në botë.
Në fjalën e tij të hënën para punonjësve të Departamentit të Shtetit, Sekretari
i ri amerikan i Shtetit nuk foli mbi iniciativa të reja që ai mund të ketë
ndërmend të ndërmarrë në fushën e punëve të jashtëme dhe ndërkombëtare, as nuk
përmendi sfidat e shumëta me të cilat përballen Shtetet e Bashkuara dhe bota. Por gjatë dëshmive për konfirmimin e emërimit të tij në detyrën e Sekretarit të ri të Shtetit para Komisionit të Senatit për Marrëdhënjet e Jashtëme, Zoti Kerri tha se bota është tanimë në dijeni të një numëri sfidash të rrezikshme me të cilat përballemi, veçanërisht në Lindjen e Mesme si dhe në Azinë Jugore dhe Qendrore. Ai veçoi interesimin amerikan në lidhje me mos përhapjen e armëve bërthamore, duke thënë se duhet që patjetër të zgjidhim çështjet që kanë të bëjnë me programin bërthamor të Iranit, duke shtuar se, "˜'Presidenti Obama ka vendosur definitivisht, se ne duhet të bëjmë çdo gjë që është e mundur që Irani të mos prodhojë armë bërthamore". Përveç këtyre, Zoti Kerri tha se bota gjatë luftës së ftohët e ndarë në dy kampe atë komunist dhe anti-komunist -- në shumë pikpamje ishte shumë më e thjeshtë, duke thënë se bota sot dallohet nga probleme tepër të ndërlikuara që nuk njiheshin më parë, siç është dalja në shesh e Kinës si fuqi botërore, e ashtuquajtura "˜'Pranverë Arabe'', pastaj çështjet e ndërlidhura botërisht dhe të ndëlikuara, si ekonomia e shëndetësia çështjet demografike dhe të mjedisit, varfëria, sëmundjet, si edhe përparimet teknologjike, e tjera. Zoti Kerri u tha gjithashtu senatorëve se ai është i vetdijshëm se, "˜'ne nuk mund të jemi të fuqishëm në botë, nëqoftse nuk jemi të fortë këtu në vendin tonë'', sidomos nga pikpamja ekonomike e financiare, dhe u bëri thirrje ligjvënsve që të rregullojnë çështjet financiare dhe buxhetore të Amerikës, duke shtuar se "˜'më shumë se kurrë më parë, politika e jashtëme sot është politikë ekonomike''. Kështuqë, I tha ish-Senatori Kerri, Komisionit të Senatit për Punët të jashtëme, se ky është momenti për një udhëheqje amerikane, tani është koha për mendime të freskëta, është një periudhë për të punuar së bashku'', pasi sipas tij, "˜'rruga përpara nesh është e vështirë", por përfundoi Zoti Kerri, "˜'Unë besoj se udhëheqja amerikane në botë është një strategji e doemosdoshme për Amerikën dhe jo diçka që ne bëjmë për hatër ose favor për vendet e tjera''.
Senatori Kerri është veteran i dekoruar i luftës në Vjetnam dhe ishte kandidat
i Partisë Demokrate për president në vitin 2004. Zoti Kerri dallohej si njëri
ndër senatorët më të informuar mbi çështjet ndërkombëtare politiko-ushtarake,
ndërkohë që gëzonte respekt nga kolegët e tij, si demokratë ashtu edhe ata
republikanë. Prandaj, megjithë sfidat e mëdha dhe të ndërlikuara ndërkombëtare,
me të cilat ai do të përballohet pothuaj menjëherë -- pritet që ai të dallohet
edhe në detyrën e rëndësishme si Sekretar amerikan i Shtetit. FRANK SHKRELI
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |