VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Sfida dhe vite të vështira për bashkëqeverisjen Berisha-Meta

                                                                                      

E Djelë, 12.08.2024, 09:32am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Sfida dhe vite të vështira për bashkëqeverisjen Berisha-Meta
E Djelë, 09.06.2009, 10:56am (GMT+1)

 

 

 

Eduard Zaloshnja: Në rast se Edi Rama për një arsye apo tjetër largohet nga drejtimi i PS-së hapet një dritare për Metën që të rikthehet tek e majta pasi objektivi i tij i përhershëm ka qenë që të bëhet lider i të majtës.

 

DW: Zoti Zaloshnja, pas nënshkrimit zyrtar në mes të kësaj jave të marrveshjes Berisha-Meta, qeveria e re e Tiranës po merr formë. Të dyja palët e kanë quajtur këtë qeveri "qeveri të integrimit europian". Ne këtë qeveri Ilir Meta merr postin e zv. kryeministrit dhe atë të ministrit të Jashtëm. Çfarë garancish shihni ju, që koalicioni qeverisës të përmbushë kërkesat e BE për progres në procesin e integrimit evropian?

Eduard Zaloshnja: Të gjitha partitë politike e kanë si objektiv jo thjesht në letër por real, integrimin e Shqipërisë në BE. Vetvetiu ky synim nuk krijon tensione mes aleatëve. Në këtë kuptim të gjithë pjesëtarët e koalicionit, pra edhe të vegjëlit, duan nuk duan, do të ndërmarrin dhe do të miratojnë pikërisht ato reforma që janë të kërkuara nga BE. Nuk parashikoj që në realizimin e këtyre reformave koalicioni qeverisës të hasë ndonjë vështirësi. Por nga pikpamja e lojës politike brenda koalicionit dhe në raport me opozitën, besoj se do të jenë katër vite shumë të vështira.

 

DW: Pse? Cilat janë argumentat tuaja, që po i parashikoni si vite të vështira ato të bashkëqeverisjes Berisha- Meta?

Eduard Zaloshnja: Në radhë të parë kjo ka të bëjë me opozitën, e cila ose do ta bojkotojë fare parlamentin, ose do ta kushtëzojë pjesëmarrjen me pranimin nga maxhoranca të deformimeve zgjedhore. Ajo që parashikoj është një rol destruktiv i opozitës në katër vitet e ardhshme, që do të jetë një rol i ngjashëm me atë që luajti opozita e drejtuar nga zoti Berisha pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2001, të fituara nga socialistët. Kjo do të krijojë padyshim tensione të vazhdueshme brenda maxhorancës dhe do të ketë përpjekje për diversione të mundshme nga të dyja palët, pra si nga maxhoranca për të kooptuar ndonjë deputet të opozitës ashtu edhe nga opozita për të tërhequr ndonjë deputet të pakënaqur të maxhorancës në krahun e saj. Pra, vazhdimisht do të kemi një luftë shumë të ashpër dhe kjo do ta bëjë më të brishtë maxhorancën. 

 

 

 

DW: Zoti Zaloshnja, bojkotimi i Parlamentit nga opozita, është tanimë i paralajmëruar. Të hënën, më 7 shtator, në seancën e parë të Parlamentit të ri, të dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit do të ulen vetëm deputetët e maxhorancës së djathtë. Dhe më pas do të kemi një qeveri të miratuar nga vetvetja, le të them, pra me votën deputëve të koalicionit qeverisës dhe pa votën e opozitës.  Si do të ndikojë kjo situatë në performancën qeverisëse?

Eduard Zaloshnja: Kemi një precedent. Ky është precedenti Berisha kur ishte në opozitë pas vitit 2001, kur ai së pari nuk i pranoi zgjedhjet dhe kundërshtoi të futej në Parlament. Por ishte presioni shumë i fuqishëm i BE-së që opoziat e atëhershme të futej në parlament. Mendoj se e njëjta gjë do të ndodhë edhe me opozitën e tanishme të liderit socialist Edi Rama. Parashikoj një presion shumë, të fortë të BE-së dhe të SHBA-së që opozita të futet në parlament. Kjo mendoj se do të kushtëzohet me ngritjen e një komisioni që do të hetojë rreth pretendimeve të opozitës për deformime në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit.

 

DW: Cilat janë rreziqet potenciale të qeverisë Berisha- Meta lidhur me qëndrueshmërinë e saj?

Eduard Zaloshnja: Tërheqja e Edi Ramës nga drejtimi i PS. Kjo duket tani pak e mundur, pra nuk ka gjasa të ndodhë. Por në rast se Edi Rama për një arësye apo tjetër largohet nga drejtimi i PS-së, p.sh. le të supozoj që nëse pas dy vitesh Edi Rama do të humbasë zgjedhjet lokale për të fituar mandatin e tretë si kryetar i Bashkisë së Tiranës do ta ketë, mendoj, shumë të vështirë që të qëndrojë ende në krye të Partisë Socialiste. Në këtë rast hipotetik hapet një dritare për Ilir Metën që të rikthehet tek e majta pasi nëse ndjekim karrierën politike të Ilir Metës objektivi i tij i përhershëm afatgjatë ka qenë që të bëhet lider i të majtës. Nëse kjo ndodh atëhere krijohet  një hapësirë që Meta të largohet nga koalicioni me Berishën dhe të futet në koalicion me Partinë Socialiste. Nëse kjo ndodh, do të ketë një çmim shumë të lartë, sepse Ilir Meta do të kërkojë vetëm postin e kryeministrit dhe në bazë të ndryshimeve kushtetuese që janë bërë në prill 2008, të kundërshtuara fort nga Meta, ekziston mundësia e rrëzimit të qeverisë Berisha nëse propozohet një kandidaturë alternative për kryeministër dhe ajo merr 71 vota. Ilir Meta me opozitën i ka 71 votat. Ai mund ta përdorë këtë mundësi pas dy vitesh, kur në Shqipëri do të zhvillohen zgjedhjet lokale. Një fitore në Tiranë e këtyre zgjedhjeve nga e djathta në pushtet mund të jetë një thikë me dy presa: ana pozitive është mundja e PS-së në Tiranë, ana negative është mundësia e hapjes së një driatareje për Ilir Metën që ai të largohet nga koalicioni me Berishën, për të kaluar në një koalicion  me PS.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Këndvështrime teknike qeverisë së re Nga Skënder BUÇPAPAJ (09.04.2009)
Deutsche Welle: Marrëdhënie të komplikuara ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe misioneve ndërkombëtare (09.03.2009)
Deutsche Welle: Kongresi i Jashtëzakonshëm i PS mbylli punimët, por nuk zgjidhi dilemat para socialistëve (09.01.2009)
Editorial: Zhvillimet e vendit në pritje të zhvillimeve socialiste (08.27.2009)
Senatori Ted Kenedi ose më i paepuri i Dinastisë së lavdishme KenediNga Elida BUÇPAPAJ&am (08.26.2009)
Efektet e agjerimit në organizëm (08.25.2009)
Editorial: Proceset shqiptare janë të pandalshme (08.23.2009)
Evropa e Lirë: Propozimet e pazbatueshme për veriun (08.22.2009)
BBC: Këshillë për muajin e Ramazanit (08.21.2009)
EULEX të gjejë gjuhën e përbashkët me Prishtinën (08.18.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2024  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]