VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
NJË BUSH TJETËR PËR PRESIDENT TË AMERIKËS? Nga FRANK SHKRELI E Premte, 03.08.2013, 07:49am (GMT1)
Gjatë intervistave me media të ndryshme, ish-governatori Bush, përveç subjektit
të librit të tij që është imigracioni, dhe në të cilin propozon ndryshime
rrënjësore në sistemin amerikan të imigracionit, foli gjithashtu edhe për
problemet e tanishme buxhetore me të cilat përballen Shtëpia e Bardhë dhe
Kongresi, si dhe mbi shkurtimet e mëdha buxhetore që kanë ndërmarrë entet e
ndryshme të qeverisë federale, duke i quajtur ato si, "një problem i
përkohëshëm në historinë tonë.'' Mbi subjektin e librit që është imigracioni,
një temë këjo që mbizotëroi edhe fushatën e fundit për president, Zoti Bush tha
se ndërkohë që mbështetë një politikë imigracioni që do t'u jepte status legal
atyre që janë futur ilegalisht në këtë vend --nëqoftse plotësohen disa prej
kushteve -- ai nuk është në favor që atyre t'u jepet nënshtetësia ameikane. Ai
i tha rrjetit të televizionit NBC se, ''Duhet të ketë një dallim midis atyre
personave që hyjnë në këtë vend legalisht me letra dhe atyre që futen këtu
ilegalisht.''
Në lidhje me çështjen e imigracionit, gjatë intervistave me median amerikane,
ish-governatori republikan Xheb Bush kritikoi rëndë partinë e tij, por sulmet
më të ashpëra i rezervoi për Presidentin Obama, duke e cilësuar politikën e
administratës së tij mbi imigracionin si cinike dhe të njëanshme. Në një
intervistë me gazetën USA Today, Zoti Bush tha se, ''Udhëheqsit duhet të udhëheqin,
e jo të përçajnë. Ai (Presidenti Obama) mund të jetë i mrekullueshëm si
kandidat për të bërë fushatë, por fushata ka marrë fund, ndërkohë që ai
gjithnjë vepron sikurë është duke bërë fushatë për president'', shtoi ai. Një shënjë tjetër, se Xheb Bush mund të flirtojë me ambicjet për të qenë kandidat për president në zgjedhjet e ardhëshme, është vendimi se ai pranojë ftesën për të mbajtur fjalimin kryesor javën që vjen para Konferencës Konservatore të Aksionit Politik, një organizatë këjo konservatore me influencë të madhe në Partinë Republikane Analistët e shikojnë këtë vendim, nga ana e tij, si një qëndrim, të pakën për të mos ia mbyllur derën vetes për një kandidaturë të mundëshme në të ardhëmen.
Gjatë tri dekadave të kaluara, emëri Bush ka qenë prominent në fushatat e
Partisë Republikane për president ose zëvendës president -- dhe nëqoftse Xheb
Bush do vendosë të kandidojë për president dhe nëse ai do të fitonte, familja
Bush do të ishte e para në historinë e Amerikës, që të nxjerrë nga gjiri i saj
tre presidentë. Për më tepër, nëqoftse ish-governatori Bush do vendoste të deklaronte kandidaturën e tij në zgjedhjet e ardhëshme për president, mediat amerikane spekullojnë se në zgjedhjet e përgjithëshme ai mund të gjëndet përballë një anëtarje të një familje tjetër të dalluar politike amerikane Zonjës Hillari Klinton, e cila megjithëse tani thotë se nuk ka plane për të kandiduar, as ajo nuk e përjashton mundësinë e një kandidature të tillë për president. Mirëpo, një problem i cili mund të pengojë Zotin Xheb Bush në ambicjet e tija për të kandiduar për president -- sipas vërejtësve politikë -- është mbiemëri i tij, pasi sipas tyre një pjesë e elektoratit, përfshirë edhe republikanët konservatorë janë gjithnjë të pakënaqur me disa nga politikat e babait të tij Xhorxh H.W. Bush, i cili nuk mbajti premtimin për të mos rritur taksat dhe ndaj vëllait të tij Xhorxh W. Bush, I cili gjithnjë konsiderohet si një president jo aq popullor për arsye të mbështetjes së tij për shtimin e shpenzimeve të qeverisë federale si edhe për ndihmat që ai u dha firmave financiare të Uoll Stritit, për t'i shpëtuar nga falimentimi në vitin 2008. Elektorati mund të jetë lodhur me emërin Bush dhe politikat e tyre, thonë ata.
Por sidoqoftë, ish-bashkpuntori i Xheb Bush, Cory Tilley, i tha gazetës
Washington Post se Zoti Bush, "dha sinjalin e parë të rëndësishëm këtë javë, se
ai për herë të parë, është duke marrë në konsiderim në mënyrën më serioze,
mundësinë për të qenë kandidat për president. Është një sinjal për të cilin
kanë pritur shumë veta", shtoi ai.
Në fund të fundit, cilido që të jetë vendimi i tij, ish-governatori Bush ka
mjaft kohë për të marrë në shqyrtim opcionet e tija që eventualisht të vendosë
për të ardhmen e tij politike. Dy ish-presidentët e familjes Bush FRANK SHKRELI
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |