VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
MJERIMDIPLOMACIA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Djelë, 03.10.2013, 08:45pm (GMT1) ![]()
Galanxhi ia drejton letrën Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme të Republikës së Shqipërisë Gazmend Turdiu, ndërsa për dijeni iu drejtohet Selim Belortajës, Edith Harxhit, Ilda Degës, Ilir Boçkës, për të cilët për herë të parë publiku shqiptar e merr vesh se me çfarë preteksti paguhen këta njerëz. Po kështu, për dijeni, letra i drejtohet kryetarit të këshillit të Ministrave Sali Berisha, ministrit të jashtëm Edmond Panariti. Media që publikon e para letrën, thekson se ambasada e Republikës së Shqipërisë në SHBA është praktikisht e falimentuar dhe në pamundësi të sigurojë as jetesën e përditshme të diplomatëve e jo më funksionet diplomatike. Në një kohë kur qeveria shqiptare paguan miliona dollarë në vit për kompanitë lobuese, misionet zyrtare diplomatike të Shqipërisë edhe në vendet më të fuqishme të botës janë në krizë mbijetese, thekson media. Nga sa del, këto shpenzime lobuese nuk bëhen për përmirësimin e imazhit të Republikës së Shqipërisë, nuk bëhen për përmirësimin e imazhit të kombit shqiptar, për mbrojtjen e interesave të Kosovës, për mbrojtjen e interesave kombëtare të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Mal të Zi, Maqedoni e tjetërkund. Këto shpenzime lobuese bëhen për të shitur në botë imazhin e trukuar të qeverisë, dhe kështu është vepruar këta 22 vjet, për të manipuluar fytyrën, përkatësisht të klasës politike të Tiranës. Vetiu kuptohet koncepti kriptoeneverist i Tiranës së tranzicionit ndaj diplomacisë në përgjithësi dhe ndaj infrastrukturës nëpërmjet realizohet kjo diplomaci, siç është Ministria e Jashtme, shërbimet diplomatike dhe konsullore të Republikës së Shqipërisë në botë, pra rrjeti diplomatik i vendit.
Në reagimin e një zyrtari të shtypit të Ministrisë së Jashtme, që ka dashur të
mbetet anonim, është reaguar vetëm me një gjysmë fjalie: "është një
problem i brendshëm, s'kemi pse japim llogari". Nëse ishim në Luftën e
Ftohtë kjo do të kishte shpjegim të vetvetishëm, ndërsa në kontekstin e sotëm
mund të shpjegohet vetëm se është problem i brendshëm i dy partnerëve të
koalicionit, pra PD-së dhe LSI-së, njëra e mbulon buxhetin, tjetra e mbulon
politikën e personelit.
"Panorama" shkruan se tentoi të kontaktonte dje me drejtuesit e
Ministrisë së Jashtme, por asnjëri prej tyre nuk u përgjigj. "Kreu i
Diplomacisë Edmond Panariti, u kontaktua disa herë në telefon dhe me mesazhe,
por në asnjë rast nuk e hapi telefonin. E njëjta situatë u përsërit edhe me
zv.ministrin e Jashtëm Selim Belortaja, por edhe ai nuk e hapi telefonin. I
vetmi zyrtar i Ministrisë që u përgjigj ishte zv.ministrja Edit Harxhi, e cila
gjithsesi, nuk pranoi të bënte komente, pasi nuk ishte njohur me letrën e
ambasadorit Galanxhi. "Jam jashtë vendit në një konferencë dhe nuk mund të
komentoj pa e parë se çfarë është shkruar", u shpreh Harxhi." Ata pak veta që janë pyetur nga mediat e kanë parë përmbajtjen e kësaj letre si një zhvillim tjetër në përmasat e skandalit. Ky term - skandal - mjerisht, do të kishte kuptim kudo tjetër, por jo në Republikën e Shqipërisë, ku skandali është një përditshmëri në menynë e imponuar nga politika ndaj qytetarëve të saj. As në komentet e forumeve të internetit, as në çfarëdo opinioni, analize eksperte a diçka tjetër, megjithatë, nuk mund të përdoren ngjyrime stilistike më ngjethëse apo më sensibilizuese se ato që ka përdorur Glibert Galanxhi. Në forumet e internetit nuk mungojnë as shprehjet ekstreme të militantëve partiakë kundër autorit të letrës, duke kërkuar largimin e tij të menjëhershëm, çka as që mund ta përfytyrojnë eprorët e tij në Tiranë. Në të vërtetë, Galanxhi nuk e ka shkruar letrën për t'u publikuar. Publikimi i tij është një rrjedhje tjetër informacioni zyrtar, çka tregon se bucela e regjimit të Tiranës ka filluar të rrjedhë tashmë nga të katër anët duke e bërë ujë shpinën e amvisit aktual të këtij regjimi. Ajo që mund të pritej në këtë kontekst, do të ishte paralajmërimi i dhënies së dorëheqjes nga ana e autorit të letrës, çka ai duket se nuk e ka ndërmend ta bëjë. Nga sa shoh në biografinë e tij, Galanxhi, diplomat i suksesshëm, është nga ata që, në këtë periudhë tranzicioni, më shumë ka qëndruar jashtë se në Shqipëri. Edhe nëse e largonin, edhe nëse jepte dorëheqjen, pra, ai ndoshta nuk do të kthehej në Shqipëri, por do të rrinte në vendin ku tash punon dhe do të kujdesej për shkollimin e mbarëvajtjen e mëtejshme të dy fëmijëve të tij, tashmë të rritur.
Këtë gjë e kanë bërë edhe ambasadorë e diplomatë të tjerë, mërgimtarë - siç i
quajnë në Tiranë, të cilat pasi i kanë mbaruar disa mandatet e tyre rresht,
kanë qëndruar në vendet ku kanë përfaqësuar diplomacinë e vendit të
prejardhjes. Po të vinte puna, këtë gjë ndoshta do të bënte, për shembull, edhe Artur
Kuko (datëlindja 1962), i cili është ambasador i Republikës së Shqipërisë në
Bruksel prej vitit 1992 e deri sot dhe nuk dihet deri se kur - konkretisht dy
mandate ambasador i RSH në Mbretërinë e Belgjikës, dy mandate pranë Bashkimit
Evropian, dy mandate (prej vitit 2007) pranë NATO-s. Këtë gjë do të bënte ndoshta edhe
Mehmet Elezi (datëlindja 1949), tashmë në vitin e tetë të tij si ambasador i
Republikës së Shqipërisë në Bernë. Këtë gjë do të bënin ndoshta edhe plot ambasadorë të
tjerë apo diplomatë të tjerë të Republikës së Shqipërisë të salduar nëpër
shërbimet diplomatike e konsullore me mandate të tëra, ndonëse asnjëri prej
këtyre nuk e ka bërë vezën e kuqe dhe madje nuk ka ndërmend ta bëjë edhe sikur ta
mbushë shekullin atje. Përveç dukurisë së mësipërme, pra, gangrenizimit, plagët e tjera të mëdha janë emërimet nepotike, pra dërgimi i farefisit dhe krushqisë së hierarkisë së lartë të Tiranës nëpër ambasada dhe konsullata; ndarja e personelit në dy kontigjente të mëdha - kontigjent i Partisë Demokratike dhe kontigjent i Lëvizjes Socialiste për Integrim; emërimet e ashtuquajtura 'humanitare' - për të kaluar pleqërinë, për të shëruar pasojat shpirtërore nga divorcet, për të parandaluar divorcet, për ta përballuar sa më pa dhimbje xitelërinë, për të kaluar vejushërinë - burra, gra, të fejuar, të fejuara të politikanëve, të të afërmve të politikanëve dërgohen dhe mbahen për mandate të tëra në ambasadat e Republikës së Shqipërisë, madje edhe në pozicione titullarësh apo zëvendëstitullarësh. Këto dukuri e plot të tjera do trajtuar më vete në thellësi dhe me hollësi. Këtu thjesht po ceken. Të kuptohemi, lexues, letra e Gilbert Galanxhit, tregon pothuaj vetëm gjendjen e keqe të ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Uashington, ku ndërtesa e blerë para disa kohësh për 1,7 milionë dollarë është në rikonstruksion prej dy vitesh, një ndërtesë të cilën e përshkruajnë si ndër më karakteristiket dhe më të bukurat në zonën ku ndodhet, çka e bën urgjente moslejimin e rrënimit. Letra bën të ditur se ambasada nuk ka shofer dhe nuk ka pastruese, tregon se buxhetin vjetor e ka mbaruar në dy muajt e parë të vitit, tregon se edhe makinat e ambasadorit janë të dëmtuara dhe pa riparuar nuk mund të rivihen në punë. Tregon edhe plot hollësi të tjera për gjendjen e ambasadës. Letra nuk tregon gjendjen e ambasadorit. Nëse ajo do të ishte e ankueshme, atëherë vendimet do t'i merrte vetë ambasadori. Këtë do ta bënin edhe të tjerët në ambasadat dhe konsullatat e Republikës së Shqipërisë nëpër botë. Por askush nga ata nuk e ka bërë dhe nuk ka për ta bërë.
Një ish ambasador i Republikës së Shqipërisë në SHBA, në një intervistë të
djeshme, thoshte se shpenzimet vjetore të qeverisë së RSH për dy lobime në
SHBA, ua kalojnë shpenzimeve vjetore të kësaj qeverie për krejt rrjetin
diplomatik e konsullor të saj në të gjitha (27) shtetet anëtare të Bashkimit
Evropian. Duke mëtuar publikisht se këtë e bënte për arsye financiare, për shembull, ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë, në vitet 2010 dhe 2011, nuk e ka festuar 28 Nëntorin, Ditën Kombëtare! Është një skandal në vetvete! Të shtrëngohesh të mos e festosh Ditën Kombëtare në një vend si Zvicra, ku banojnë qindra mijë shqiptarë!
Në Bernë personeli i ambasadës pothuaj gjithnjë është përbërë nga tre veta -
ambasadori, konsulli dhe shoferi. Përgjithësisht këtë personel e kanë edhe
ambasadat e tjera të RSH. Me sa pashë në letrën e ambasadorit Galanxhi, edhe në
SHBA, personeli është mjaft i vogël. Në këto kushte, shoferi shndërrohet në
njeriun numër dy të ambasadave, sepse rëndom, veç të tjerash, ai dhe
bashkëshortja mbulojnë financën, furnizimin, magazinën. Shoferët në ambasadat e
RSH nuk kanë asnjë dallim nga shoferët e rëndomtë të RSH. Ata vetëm se
kryesisht janë nga radhët e më militantëve partiakë ose janë nga më të
privilegjuarit e dikujt në hierarkinë e Tiranës. Edhe vende më të vogla se
Republika e Shqipërisë, në fakt, personelin ndihmës, ky hyjnë shoferët,
pastrueset, sekretaret teknike e tjerë, e përbëjnë të punësuar nga vendet
përkatëse - të cilët, pra, njohin gjuhët dhe dialektet vendëse, njohin ligjet,
rregullat. Pas vitit 1998 gjendja e personelit diplomatik dhe konsullor të Republikës së Shqipërisë në botë u përmirësua rrënjësisht. U rritën ndjeshëm rrogat e diplomatëve, u rritën shpërblimet për dietat, për pritjet e tjerë, u muarën përsipër shpenzimet shëndetësore për personelin dhe familjet e personelit. Para këtij viti ato ishin tejet të vogla, tejet simbolike. Mobilimi i ambasadave dhe apartamenteve të familjeve të punonjësve ishte i mjerë. Në Bernë, për shembull, shërbenin pajisjet e ardhura nga ambasada në Algjer, e cila ishte mbyllur, pajisje që ishin përdorur me dhjetëra vite. Ndërsa shërbim shëndetësor nuk kishte. Deri në vitin 1990 Republika e Shqipërisë (përkatësisht RPSH, RPSSH) kishte vetëm dy tri ambasada në Perëndim. Misioni i atëhershëm i diplomacisë ishte kryesisht paralizimi dhe përçarja e emigracionit politik. Këtë Tirana e arrinte nëpërmjet këtyre ambasadave, nëpërmjet konsullatës së përgjithshme në Stamboll dhe nëpërmjet misionit pranë OKB-së në Nju Jork. Dhe e arrinte me sukses, falë integrimit me shërbimet lindore. Diaspora Shqiptare në përgjithësi konsiderohej armike e Tiranës. Reformimi i vërtetë i diplomacisë së Republikës së Shqipërisë, në fazën e hapjes ndaj botës dhe të shtrirjes së rrjetit diplomatik në gjithë Perëndimin dhe në sa më shumë vende të tjera të botës do të ishte shkëputja vendimtare nga tradita e trashëguar prej komunizmit dhe jo thellimi i mëtejshëm i kësaj tradite. Mbivendosja e lobimeve ndaj shërbimit diplomatik nuk është zgjidhje, duke paralizuar diplomacinë e vendit tënd. Kjo e demotivon diplomacinë, e bën që ajo të merret gjithnjë e më shumë thjesht me punët e veta private dhe jo me punët e shtetit të cilin e përfaqëson. Nuk ka asnjë arsye që Republika e Shqipërisë ta shtrëngojë rripin e buxhetit të saj në zërin e diplomacisë - sepse në vetvete, kur është vërtet e tillë, diplomacia e shpërblen, madje shumëfish buxhetin e shpenzuar për të. Republika e Shqipërisë t'i kristalizojë kriteret e emërimeve në shërbimin e saj diplomatik dhe konsullor, kriteret e matjes së punës së këtij shërbimi, mbi këtë bazë edhe kriteret e shpërblimit material dhe me ngritje në përgjegjësi, ashtu si dhe të largimit apo uljes së tyre. Përndryshe shërbimi diplomatik e konsullor i Republikës së Shqipërisë më shumë do t'i ngjasojë një depozite të mbetjeve të saj urbane të eksportuara nëpër botë.
Për hir të saktësisë së komunikimit me lexuesin, po jua sjell këtu poshtë
letrën e plotë të ambasadorit Galanxhi të botuar dje nga Gazeta Shqiptare.
DREJTUAR: Sekretarit të Përgjithshëm, Z.Gazmend Turdiu
PËR DIJENI: Kryetarit të Këshillit të Ministrave, Z.Sali Berisha; Ministrit të
Punëve të Jashtme, Z. Edmond Panariti; Zv/Ministres së Punëve të Jashtme, Znj.
Edith Harxhi; Zv/Ministrit të Punëve të Jashtme, Z.Selim Belortaja; Drejtorisë
së Përgjithshme të Shërbimeve Mbështetëse të MPJ, Znj.Ilda Dega; Drejtorisë së
Përgjithshme të Amerikave, Azisë dhe Afrikës, Z.Ilir Boçka
Z.SEKRETAR I PËRGJITHËM,
Duke vlerësuar se prioriteti nr.1 i Ambasadës është plotësimi i detyrave dhe
funskioneve themelore të përfqësimit diplomatik të ambasadës së republikës së
Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës;
Me keqardhje konstatoj se:
1.Konceptimi i planifikimit të buxhetit dhe për më tepër i menaxhimit të tij
është fare anakronik (thuajse ora ka ngeklur në vitin 1992), shumë larg
konceptit bashkëkohor të parimeve të menaxhimit të buxhetit (devolvet budgetin:
me të gjitha detyrimet dhe përgjegjësitë e titullarit të cilit i jepet një
buxhet i caktuar), si dhe një hap i madh prapa krahasuar me praktikën (kurajoze
dhe bashkëkohore) të vendosur 2-3 vite më parë nga Sekretari i atëhershëm i
Përgjitshëm, z.Ferit Hoxha.
Për të ilustruar sa më sipër po sjell në vëmendjen tuaj vetëm disa shembuj
teknikë dhe konkretë:
Z.SEKRETAR I PËRGJITHSHËM -- © MAFIA NUK BËN DOT ZGJEDHJE - OSE MEDITIM PËR 23 QERSHORIN THJESHT ATDHEDASHURI - TË JEMI BIJ TË ATDHEUT, TË MOS JEMI VAMPIRË TË ATDHEUT POPULLI E DI KË KA CUB KË HERO
SHKRUAR MË 21 DHJETOR 2012, NË DITËN E PARË TË EGOS GLOBALE
FUNDNËNTORI 2012, TIRANA E DAFINAVE DHE E GJEMBAVE Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ SHQIPËRISË ORA E PRONËS I KA NGECUR NË VITIN 1946 Pesëvjetori i vizitës së Presidenti amerikan në Shqipëri XHORXH W BUSHI NË TURIN EUROPIAN HISTORIK TË KOSOVËS Veta e parë LETËR ZOTIT PËR BARDHYL AJETIN! Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (shkruar më 4 qershor 2005) SHQIPËRIA POSTKOMUNISTE DREJT PRESIDENTIT TË GJASHTË Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJES Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ HAVELI QË E PATËM, HAVELI QË NUK E PATËM SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVE PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI Romani "Imazh" i Zef Mulajt Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN? 21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT 21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND ROJA TË SOVRANITETIT Zotër shtëpie Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË KOLLITJET E STALINIT... ...nesër në "tri komunat heroike" Nga SKËNDER BUÇPAPAJ MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT TË DUAN, PA TË QORTOJNË (Letër e mbyllur partive) Nga SKËNDER BUÇPAPAJ UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË" EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA? POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK
Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT
SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT
VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ HAMENDJET PARAZGJEDHORE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?
MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË
E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN... KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?
NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME
MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS © SKËNDER BUÇPAPAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |