VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
INAUGUROHET PAPA I TË GJITHËVE Nga FRANK SHKRELI E Mërkurë, 03.20.2013, 08:16am (GMT1) ![]()
Pasi përshëndeti dhe falenderoi udhëheqësit botërorë dhe delegacione të ndryshme nga mbarë bota si edhe trupin diplomatik, -- në fjalimin e rastit -- Papa Françesku foli për jetën e përditëshme, për jetën aktuale të të gjithë njerëzve, me të gjitha të mirat dhe vështirsitë, duke u bërë thirrje udhëheqsve botërorë dhe të gjithë popujve që të kujdesen dhe të mbrojnë të varfërit. Ai pruri si shembëll, Shën Jozefin, si mbrojtsin dhe përkrahsin e familjes së shënjtë, duke thënë të pranishëmve se të gjithë duhet të jemi të tillë, "që të mbrojmë të tjerët, ashtuqë të mund të mbrojmë krijesën." Me një ton ekumenik, Papa Françesku u tha të pranishëmve nga e gjithë bota se, "Thirrja për të qenë "˜mbrojtës' nuk u drejtohet vetëm të krishtërve", pasi, sipas tij këjo fjalë "ka një dimension që është thjeshtë njerëzor dhe përfshinë të gjithë njerëzit...e që do të thotë mbrojtjen e të gjithë krijesave, e të bukurisë së botës...do të thotë respektim për secilin prej krijesave të Zotit, si dhe respektim për ambientin në të cilin jetojmë." Sipas Papës Françesk, "˜mbrojtës' do të thotë gjithashtu "kultivim i miqësisë së sinqertë, në bazë të së cilës ne mbrojmë e përkrahim njëri tjetërin në besim, respekt dhe mirësi. Sepse në fund të fundit, çdo gjë na është besuar neve që ta mbrojmë, dhe të gjithë jemi përgjegjës për mbrojtjen e krijesave të Perendisë. Të bëhemi, pra mbrojtës të dhuratave të Perëndisë", tha Papa i ri.
Duke theksuar që "të mos kenë frikë nga mirësia", Papa Françesku u bëri
thirrje, sidomos, "atyre që janë në detyra përgjegjësie në jetën politike,
ekonomike dhe shoqërore si dhe të gjithë burrave dhe grave të vullnetit të
mirë, që të gjithë së bashku të veprojmë si "˜mbrojtës' të krijesës, si mbrojtës
të planit të Perëndisë ashtu siç është skalitur në natyrë, dhe njëkohësisht, si
mbrojtës të njëri tjetrit dhe të mjedisit në të cilin jetojmë."
Duke iu drejtuar personaliteteve të shumëta të politikës dhe udhëheqësve
botërorë, Papa tha se "nuk duhet të harrojmë se fuqia ose pushteti politik i
vërtetë bazohet në shërbimin ndaj të tjerëve", duke shtuar se, "vetëm ata
(pushtetarë) që shërbejnë me dashuri mund të mbrojnë" njerëzit dhe mjedisin.
"Mos të lejojmë që shënjat e shkatërrimit dhe të vdekjes të shoqërojnë
përparimin e kësaj bote", u tha Papa përfaqsuesve botërorë në Vatikan me rastin
e inaugurimit të tij si udhëheqës shpirtëror i Kishës Katolike Duke u uruar atyre çdo të mirë në punën e tyre dhe familjeve të tyre, Papa u kumtoi gazetarëve botërorë, bekimin në heshtje, për respekt shtoi ai, pasi "jo të gjithë të pranishmit i përkasin fesë Katolike dhe ka të tjerë që as nuk besojnë. Unë respektoj ndërgjegjen e secilit prej jush, duke ditur se secili prej jush është fëmij i Perëndisë", përfundoi Papa. Siç i tha gazetës Washington Post Arkipeshkvi Italian Giancarlo Maria Bregantini, Papa Françesku, "Nuk të le përshtypjen e një profesori. Ai flet si një mik i yti. Ai i thotë gjërat e mëdha me një ton të thjeshtë.'' Si i tillë, shënjat e para duke u bazuar në deklaratat e thjeshta por të sinqerta si dhe në sjelljet e deritanishme --janë se me inaugurimin dje të Papës Françesk, gjërat do të ndryshojnë në Vatikan për nga stili po se po, por duket se edhe nga përmbajtja. Por vetëm koha do të tregojë se cili do të jetë roli që ai do të luaj dhe influenca që ai do të ushtrojë në të ardhmen, brenda Kishës që ai kryeson si dhe në mbarë botën. ![]() FRANK SHKRELI
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |