Ju, z. Gruevski, tri herë kryeministër në Maqedoni dhe lider i partisë në
pushtet VMRO-DPMNE, ma egërsisht se astenjiherë në karrierën tuaj politike
shigjetoni si ultranacionalist në Strugë dhe Kërçovë me deklaratat shovene
"kanë qënë dhe do të mbeten Maqedoni"(!).
Në këtë rast nuk mund të jeni ajo Eva biblike (Gru-evski) që t'i kërthizoni si
"maqedone"(!)trevat etnike shqiptare. Bibla dritënon lindjen e Adamit nga
toka-dhéu (sipas hebraishtes), përndryshe Pellazgu (sipas shqipes) i cili
jetnoi një territor gjeopolitik "Pellazgjia Ilire" edhe në hapësinat e sotme të
shtetit artificial maqedon.
Eva, sipas Adamit Pellazgjik, thirrej me emnin biblik "Jeta", ndërsa ju,
Gruevski, jeni vet"Vdekja" e pritshme për Maqedoninë multietnike me deklarata
shovene kundër shqiptarëve etnikë në këtë shtet të sajuar si: "Struga është
Maqedoni, Kërçova është Maqedoni dhe Maqedoni do të mbetet", "Shqipëria Etnike
në Maqedoni nuk do të mundet as tani, por asnjëherë edhe në të ardhmen. Këtu do
të jemi", etj.
Gruevski pan-maqedonas po vetëvepron me platformë të caktuar njësoj si
Millosheviçi më 28 qershor 1989 në 600-vjetorin e Betejës së Fushë-Dardanisë,
që nxiti përflaktaz nacionalizmin serb duke përgjak Ballkanin dhe çue në
shpërbarjen e ish Jugosllavisë Federale, e cila solli edhe krijimin e
Maqedonisë multietnike, që po rrezikon e rriskon të çkyhet në mes katër
fqinjëve përrreth.
Gruevski, me këto sulme ultranacionaliste në muajin mars mos po iu duket vetja
si "Perëndia e Luftës"- si në mitologjinë e lashtë. Edhe Millosheviçi e ndezi
përgjakshëm luftën e Kosovës më 5 mars 1998 me sulmin tragjik në Prekaz ndaj
familjes heroike të Adem Jasharit. Millosheviçi vdiq nga ataku në zemër në GJND
të Hagës më 11 mars 2006.
Ju, Gruevski, flisni ashpërsisht në Strugë "për një moment historik"(!) dhe
nëse do ta provonit ju kujtojmë se keni lindur në gusht, njejtësisht si edhe
Sllobodan Millosheviçi "kasapi i Ballkanit" dhe do t'iu vetëpresë edhe ju i
njëjti fat tragjik marsian nga shqiptarët dhe ndërkombëtarët.
Gabove, Gruevski! Faji yt është historik.