VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
TË NESËRMEN E NJËZET E DY MARSIT TË NJËZET E DYTË Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Shtunë, 03.23.2013, 09:46am (GMT1)
Dita e djeshme u shënua nga Sali Berisha dhe nga administrata e tij, të mbledhur në Sheshin "Nënë Tereza" të kryeqytetit të Shqipërisë. Me të njëjtën përbërje, në të njëjtin vend, në të njëjtën mënyrë mund të ishte shënuar kjo ditë edhe të shtunën e 9 marsit. Sepse 22 marsi 1992 iu dorëzua pikërisht një 9 marsi, atij të vitit 1997. Protagonistët e 22 marsit të parë ishin studentët e Lëvizjes së Dhjetorit të bekuar, me ëndrrën për përmbysjen e çrrënjosjen e komunizmit dhe për Shqipërinë në Evropë, ish të burgosurit dhe të përndjekurit politikë, me ëndrrën për lirinë dhe demokracinë perëndimore, ish pronarët, të gjithë të pakënaqurit e periudhës gjysmëshekullore të diktaturës së Enver Hoxhës, me ëndrrën për shtetin e së drejtës, për shoqërinë e shanseve të barabarta. Në cilësinë e përveçme të një prej këtyre protagonistëve, unë i hedh këto radhë për lexuesit e mi. Shqipëria e atij 22 marsi të parë trashëgonte hendekë të mëdhenj të së kaluarës. Mjerisht këta hendekë në këto vite vetëm sa janë thelluar. Dhe janë krijuar hendekë të tjerë, përvjet e përditë vetëm duke u thelluar. Ishin hendekë midis të privilegjuarve dhe të paprivilegjuarve të diktaturës, përkatësisht midis të kënaqurve dhe të pakënaqurve të diktaturës. Sot të privilegjuarit e atëhershëm, përkatësisht të kënaqurit e atëhershëm shtiren sikur kanë qenë ata më të diskriminuarit, më të shtypurit, më të paprivilegjuarit, më të pakënaqurit. 22 marsit 1992, prej së nesërmes, e hënë, 23 mars 1992, i rrinte prapa derës ditë e natë 9 marsi 1997. Natyrisht, nëse viheshin në jetë idealet e atyre që e sollën 22 marsin 1992, nëse viheshin në jetë energjitë pozitive të protagonistëve të tij, 9 marsit 1997 do t'i ishin mbyllur përjetë të gjitha dyert. Ato ideale kurrë nuk u vunë në jetë, ato energji kurrë nuk u vunë në jetë. Në vend të tyre, u vunë në jetë idealet e kundërta, u vunë në jetë energjitë më negative të grumbulluara gjatë diktaturës. Prandaj flamujt blu në duart e administratës së Sali Berishës rrezatonin më shumë se kurrë kuqëlim enverist. Prandaj emblema e bardhë PD, në mesin e flamujve, rrezatonte më shumë se kurrë drapëreçekanin e artë punist. Me votën e protagonistëve të 22 marsit të parë, PD do të vinte në pushtet, kjo votë nuk do t'i mungonte as përgjatë terrorit të vitit 1997 dhe gjatë tetë viteve që pasuan. Kjo votë, për absurd tashmë, nuk i mungon deri sot PD-së. Pas votës së 3 korrikut të vitit 2005, shqiptarët shikojnë me habitje se në pushtet janë restauruar pikërisht protagonistët e 9 marsit 1997. Ata që e larguan Partinë Demokratike nga dhjetoristët, nga antikomunistët, ata që u bashkuan me lobet më antishqiptare në botë për të mbytur në zjarr dhe në hekur Shqipërinë më 1997, ata që fabrikonin netëve slloganet me të cilët turmat tregishtërore do të sulmonin shtetin e Shqipërisë, ata që do të hypnin mbi tanke me grada helene, ata që do të shkonin në Beograd tek Sllobodan Millosheviçi, ata që hymnizonin skemat piramidale, pikërisht eksponentët e klanit më të paudhë të PPSH, të priviliegjuarit më të mëdhenj e të kënaqurit më të teptisur, janë sot këmbëkryq në kreun e administratës së Shqipërisë.
Të privilegjuarit më të mëdhenj e të kënaqurit më të teptisur të diktaturës
janë sot më të pasurit e vendit. Janë bërë të pasur pa i shtuar pasuri të reja
Shqipërisë. Edhe njëzet e sa vjet pas hapjes ndaj botës, buxhetet e Shqipërisë
bëhen duke shitur hidrocentralet dhe pasuritë e tjera të krijuara gjatë
diktaturës së Enver Hoxhës.
22 marsi 1992 ishte një ditë ankthi si për ata që do të votonin për Shqipërinë
e re, si për ata që do të votonin për Shqipërinë e vjetër. Ishte një ankth në
heshtje. Heshtja e të parëve ishte heshtje e kthjellët. Heshtja e të dytëve
nxinte. Ai 22 mars mund të ishte një ditë që ndante dy epoka. Mjerisht, jo. Shqipëria e së nesërmes së 22 marsit 1992, Shqipëria e atij 23 marsi, ishte një Shqipëri krejt tjetër, një Shqipëri që rrezatonte shpresë. Një shpresë që do të mbetej në embrion. Prandaj më këtë 23 mars, të nesërmen e njëzet e dy marsit të njëzet e dytë, 22 marsi 1992 nuk mund të shkruhet ende me gërma të mëdha. 22 marsi do të mund të ishte festë e gjithnjë e më shumë shqiptarëve. Mjerisht, siç e pamë dje, është festë e gjithnjë e më pak shqiptarëve. Pa u parë mirë dhe thellë në pasqyrën e 9 marsit 1997, 22 marsi 1992 nuk do t'iu rikthehet më shqiptarëve. 23.03.2013 ©
MAFIA NUK BËN DOT ZGJEDHJE - OSE MEDITIM PËR 23 QERSHORIN THJESHT ATDHEDASHURI - TË JEMI BIJ TË ATDHEUT, TË MOS JEMI VAMPIRË TË ATDHEUT POPULLI E DI KË KA CUB KË HERO
SHKRUAR MË 21 DHJETOR 2012, NË DITËN E PARË TË EGOS GLOBALE
FUNDNËNTORI 2012, TIRANA E DAFINAVE DHE E GJEMBAVE Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ SHQIPËRISË ORA E PRONËS I KA NGECUR NË VITIN 1946 Pesëvjetori i vizitës së Presidenti amerikan në Shqipëri XHORXH W BUSHI NË TURIN EUROPIAN HISTORIK TË KOSOVËS Veta e parë LETËR ZOTIT PËR BARDHYL AJETIN! Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (shkruar më 4 qershor 2005) SHQIPËRIA POSTKOMUNISTE DREJT PRESIDENTIT TË GJASHTË Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJES Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ HAVELI QË E PATËM, HAVELI QË NUK E PATËM SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVE PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI Romani "Imazh" i Zef Mulajt Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN? 21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT 21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND ROJA TË SOVRANITETIT Zotër shtëpie Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË KOLLITJET E STALINIT... ...nesër në "tri komunat heroike" Nga SKËNDER BUÇPAPAJ MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT TË DUAN, PA TË QORTOJNË (Letër e mbyllur partive) Nga SKËNDER BUÇPAPAJ UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË" EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA? POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK
Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT
SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT
VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ HAMENDJET PARAZGJEDHORE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?
MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË
E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN... KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?
NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME
MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS © SKËNDER BUÇPAPAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |