VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
NJË THIRRJE KRYETARES SË KUVENDIT Nga RESHAT KRIPA E Mërkurë, 03.27.2013, 06:03pm (GMT1)
Të nesërmen një tjetër mik i shquar, i paharruari Abdyl Kërluku, u nda nga jeta. I dënuar për qëndrimin e tij antikomunist nga regjimi totalitar. I ridënuar përsëri për tentativë arratisje nga kampi i punës së detyruar nëpërmjet një tuneli që kishin gërmuar fshehurazi. Pas dy ditësh të tjera mësova edhe për një rast tjetër të një martiri që ishte ndarë nga jeta. Ishte fjala për qëndrestarin e orëve të para të rezistencës antikomuniste, nismëtarin e shoqatës tonë dhe burrin e urtë e të shquar, Faik Selenica, mbyllur sytë larg atdheut, në Itali. Ndjeva një dhimbje për humbjen e këtyre figurave të shquara të luftës kundër komunizmit. Të tre ishin të moshës mbi 85 vjeç. Nisur nga tre humbjet e miqve të mij të çmuar, hedh vështrimin rreth vetes dhe shoh se kemi mbetur fare pak që jemi ende gjallë. Shoh edhe të tjerë që janë në rrugën e ikjes, madje një pjesë e tyre kanë zënë edhe shtratin. Sipas statistikave të fundit të Ministrisë së Financave në vitin 2009 jetonin ende 3200 ish të dënuar politikë, numër që në fund të vitit 2011 zbriti në 2400. Të tjerët ishin shuar. Nga këta, gjithmonë sipas këtyre të dhënave, 400 ishin të moshës mbi 85 vjeç.
Ka më tëpër se një vit që Qeveria Demokratike përpiloi një projekt-ligj që
parashikonte këto pika:
Qysh prej asaj kohe ka kaluar më shumë se një vit dhe projekt-ligjit nuk po i hapet ende drita jeshile e miratimit. Përse? Asnjë përgjigje. Sipas shtypit, herë pas here, kemi mësuar se do të miratohej në Shtator, dhjetor 2012 apo janar 2013. Por të gjitha kanë qenë supozime të shtypit. Asgjë më tepër.
Në fillim të këtij shkrimi përmenda tre raste të martirëve mbi 85 vjeç që janë
shuar. Kam rreth vetes disa të tjerë si këta që presin miratimin e ligjit për
marrjen e dëmshpërblimit. Nuk po i përmend emrat e tyre sepse më duket sikur i
fyej, pasi ata nuk u burgosën me shpresën për të marrë një ditë prej ditësh një
grusht të hollash si dëmshpërblim. Ata u sakrifikuan për idealet e tyre, për
Liri, për Shqipëri, për Flamurin Kuq e Zi. Natyrisht ata sot nuk janë në
gjendjen që ishin në kohën e diktaturës. Jo vetëm moralisht por edhe
financiarisht ata janë sot shumë herë më mirë se më parë. Por, midis tyre për
një arsye apo një tjetër, ka edhe nga ata që janë mjaft nevojtarë për këtë
dëmshpërblim. Është detyrë e shtetit shqiptar të shlyejë detyrimet që ka ndaj
kësaj shtrese. Ka zëra që thonë se pengesë për këtë është mundësia financiare e
shtetit shqiptar. Atëherë dua të pyes: - Si ka mundësi që gati për çdo ditë lexojmë në shtypin e përditshëm për pensionet e posaçme që u akordohen ish ushtarakëve dhe për dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë nuk paska mundësi? Përse ky diferencim ndërmjet këtyre dy shtresave të popullsisë shqiptare? Cila prej tyre e pësoi më shumë nga periudha totalitare?
Sipas të dhënave zyrtare numri i të përndjekurve politikë që jetojnë ende, sikurse thamë edhe më lart, është 2400 persona (në fakt shifra është më e vogël pasi, qysh prej deklarimit të saj, një pjesë e tyre kanë ndërruar jetë), ndërsa periudha mesatare e kohës së vuajtjes së dënimit është tetë vjet. Një gjë e tillë është pranuar qysh në vitin 1993 kur dikutohej ligji i atëhershëm për dëmshpërblimin dhe kur periudha e dëshmpërblimit të të pushkatuarve u konsiderua e barabartë me tetë vjet, domethënë me mesataren e kryerjes së dënimit të të burgosurve politikë. Një gjë e tillë u la edhe në ligjin e vitit 2008 pikërisht në bazë të këtij fakti. Deri më sot janë marrë dy këste dhe mbeten edhe gjashtë të tjerë. Le të bëjmë llogaritjet: Persona 2400 X 6 vjet X 365 ditë X 2000 lekë/dita = 10.512.000.000 lekë. Të kthyera në dollarë këto lekë janë të barabartë me: 10.512.000.000 : 105 = 100.114.286 dollar ose në Euro: 10.512.000.000 : 140 = 75.085.714 Euro.
75.085.714 Euro : 2 = 37.542.857 Euro për një këst.
Çështja e nenit mbi terrorizmin. Është i njohur fakti që regjimi komunist për t'i dënuar më shumë të burgosurit politikë, u shtonte edhe këtë nen. Çfarë terrorizmi kanë zhvilluar ata? Kë kanë vrarë? Kë kanë masakruar apo terrorizuar? Asnjë. Për më tepër, në këtë kategori kanë futur edhe ata që tentonin për t'u arratisur si për shembull ata të burgut të Burrelit, revoltës së Spaçit apo asaj të Qafës së Barit. Edhe në vende të tjera të botës të burgosurit tentojnë të arratisen por, ata që kapen, nuk ridënohen. Ndryshimi i periudhës së vrasjes pa gjyq. Projekt-ligji parashikon 25 tetorin, ditën e fillimit të luftës së Tiranës. Ne kemi qenë dakord dhe kemi propozuar që kjo datë të jetë 1 gushti i vitit 1943, viti i Konferencës së Mukjes, pasojë e së cilës ishte hapja e luftës vëllavrasëse. Për këtë kemi bërë edhe propozimet përkatëse. Deri më sot nuk janë miratuar. Sidoqoftë propozimi për të caktuar si datë fillestare 25 tetorin 1944 duhet miratuar sa më parë. Edhe zgjatja afatit të dorëzimit të dokumentave duhet të miratohet. Në Ministrinë e Drejtësisë janë grumbulluar një sasi e madhe të tilla kërkesash që janë në pritje. Ne jemi të mendimit që për këtë çështje të mos ketë fare afat. Një personi që përfiton dëmshpërblimin nuk ka pse t'i vihet afat për të bërë kërkesën.
Këto ishin çështjet për të cilat doja të diskutoja, Ky është një fakt i hidhur
që duhet të shqetësojë këdo në Shqipëri, aq më tepër ata politikanë që i kanë
hequr mbi shpatullat e tyre pasojat e regjimit totalitar. U bëj thirrje
Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë dhe deputetëve të përndjekur politikë:
Lexojeni këtë shkrim, shikoni bashkëvuajtësit tuaj që po shuhen dita-ditës,
ktheni vështrimin prapa, te paraardhësit tuaj që e kanë provuar këtë
diskriminim dhe miratoni projekt-ligjin në fjalë i cili, megjithëse nuk është i
plotë, bënë një hap para drejt rehabilitimit të kësaj shtrese. Në rast se
miratimi i tre ligjeve që opozita në mënyrë absurde, kundërshton t'i miratojë,
është vendimtar për të ardhmen e gjithë popullit shqiptar, miratimi i këtij
projekt-ligji është vendimtar për të gjithë shtresën e të përndjekurve
politikë. Atëherë miratojeni. - Botuar edhe në gazetën "Metropol" Nr. 2931 datë 26 mars 2013. Dërguar edhe gazetave "Mapo" dhe "Panorama" që nuk e botuan, madje nuk morën as mundimin për të njoftuar shkakun e mosbotimit. Kjo nuk është hera e parë që ndodh me këto gazeta. Përse? Këtë e dinë më mirë drejtuesit e tyre. Dëshiroj t'i pyes: A është kjo etika e një medie të lirë dhe të pavarur? RESHAT KRIPA
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |