VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
NJË GUR DREJT ZBARDHJES SË MASAKRËS SË TIVARIT Nga FRANK SHKRELI E Mërkurë, 04.03.2013, 07:54am (GMT1)
Sipas të ndjerit Prof. Dr. Zekeria Canës dhe historianëve të tjerë, numri i
shqiptarëve të ekzektutuar në Tivar dhe gjatë rrugës nepër veriun e Shqipërisë,
është vetëm një pjesë e numrit më të madh të shqiptarëve që janë vrarë duke
kaluar nga Tivari e përgjatë bregdetit të Kroacisë deri në Trogir. Masakra e
shqiptarëve në Tivar, ishte pjesë e një e një terrori të organizuar mirë dhe të
një likuidimi në masë të shqiptarëve, përfshirë edhe gra e fëmij, përpiluar me
kujdes nga autoritetet komuniste jugosllave, të cilat, ndër të tjera, donin që
me çdo kusht të mos lejonin zbatimin e vendimeve të mbledhjes së Bujanit për
vetqeverisjen dhe bashkimin e Kosovës me Shqipëri. Në këtë përpjekje, sipas
shumë të dhënave zyrtare dhe të dëshmitarëve, autoritetet komuniste jugosllave
kishin përkrahjen e plotë të Partisë Komuniste Shqiptare, në krye me Enver
Hoxhën. Me pretendimin se mijëra rekrutë të rinjë shqiptarë nga Kosova do të
dërgoheshin për të luftuar -- të çarmatosur -- në frontin e luftës në Trieste,
i detyrojnë ata të largohen nga Prizreni e nepërmjet terreitorit të Shqipërisë
së Veriut për në Tivar, ku sipas historianëve gjetën vdekjen duke u masakruar
rreth katër mija të rinjë shqiptarë, megjithëse ka mundësi që numëri i vërtetë
i të vrarërve të mos dihet kurrë. Por, ajo që dihet tani dhe që po del në dritë
dal nga dalë nga studime të ndryshme, përfshirë edhe konferencën e Ulqinit,
është se mijëra të rinjë shqiptarë të pafajshem u tradhëtuan, u vranë e u
masakruan nga kriminelë të policisë dhe ushtrisë jugosllave, nën urdhërat dhe
mbikqyrjen e partisë komuniste serbo-malezeze, por fatkeqsisht, edhe me
dijeninë dhe bashkpunimin e plotë të shokëve të tyre në udhëheqjen e partisë
komuniste shqiptare.
Para nja tre vjetëve, pata shkruar një artikull për Masakrën e Tivarit, ku në
atë kohë shpreha shpresën për zhvillimin e një debati që do të çonte në,
"hulumtime shkencore nga historianë të të gjitha trevave shqiptare për të
hedhur poshtë pretendimet e historiografisë komuniste për këtë dhe tragjedi të
tjera të kombit tonë, të kryera dhe të fshehura nga regjimi komunist shqiptar
dhe bashkpuntorët e tyre serbo-malalzez."
Konferenca e Ulqinit mbi Masakrën e Tivarit është fillimi, është konferenca e
parë e këtij lloji për këtë krim lufte që mund të radhitet me krimet më të
mëdha të Luftës së Dytë Botërore, por për shqiptarët është një ndër pikat më të
zeza të historisë kombëtare, për nga numëri i të masakruarve shqiptarë me një
rast dhe në një vend, por edhe për nga tradhëtia e udhëheqësve komunistë
shqiptarë, të cilët miratuan dhe bashkpunuan në ekzekutimin e kësaj vepre
makabër dhe pastaj heshtën duke mohuar se madje kishte ndodhur një gjë e tillë.
Këjo konferencë që pritet të botojë të gjitha referatet në një botim të vetëm
-- duhet të shërbejë gjithashtu si një formë presioni e opinionit publik dhe në
këtë rast, edhe nga studiuesit dhe ekspertët, ndaj autoriteteve shqiptare në
Tiranë dhe në Prishtinë që krime dhe masakra si këjo, kudo në trojet shqiptare,
të mos trajtohen më si tabu dhe që njëherazi ata të mos kenë frikë nga e
vërteta për zbardhjen e këtyre krimeve. Para më shumë se dy vitesh, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi, "Ngritjen e Komisionit Hetimor për Hetimin e Fakteve, Rrethanave dhe Përgjëgjësive të Masakrës së Tivarit, 1945". Nuk jam në dijeni nëse ky komision ka bërë ndonjë përparim ose nëse anëtarët e tij kanë patur ndonjë takim në lidhje me përgjëgjësitë që i ka caktuar Kuvendi shqiptar, në lidhje me këtë çështje. Shekulli i kaluar do të mbetet si një prej shekujve më tragjik për njerëzimin, kur të merret parasyshë numëri i njërzëve të pafajshëm që janë vrarë, në emër të idelogjisë komuniste. Konferenca e Ulqinit për Masakrën e Tivarit, në një mënyrë -- po të konsiderohet heshtja zyrtare mbi këtë dhe krime të tjera të komunizmit na sjell në mend se fatkeqsisht lufta e ftohët, të pakën në trojet shqiptare ende nuk ka marrë fund. Por na kujton gjithashtu se si komb i lirë tani, shqiptarët e kanë për detyrë të kujtojnë, jo vetëm ata të cilët 68-vjetë më parë kanë humbur jetën në Masakrën e Tivarit, por edhe viktimat e tjera të pafajshme të komunizmit, anë e mbanë trojeve shqiptare. Mijëra të rinjët shqiptarë nga Kosova që u mobilizuan për të "luftuar" në frontin e luftës në veri të ish-Jugosllavisë, u masakruan në Tivar"”për të mos u këthyer kurrë më pranë familjeve të tyre në Kosovë. Këta ndoshta ishin të parët ndër shqiptarët që përjetuan natyrën e vërtetë ç'njerëzore të komunizmit. Komunizmi ka vdekur, por trashëgimia e këtij sistemi dhe përjetësimi i gënjeshtrave të atij sistemi vazhdon, me pasoja të rënda për shoqërinë dhe kombin shqiptar, por edhe për vendet e tjera të Europës që kanë përjetuar të njëjtin fat.
Çka është kombi pa kujtesë? Ata të cilët e harrojnë të kaluarën, ka thënë
fillozofi Xhorxh Santajana, janë të dënuar t'a përsërisin. Organizuesit dhe
pjesëmarrësit, studjues dhe historianë nga të gjitha trojet shqiptare në
Konferencën e Ulqinit mbi Masakrën e Tivarit, meritojnë falënderimet dhe
mirënjohjen mbarëkombëtare për nismën dhe kontributin e tyre të çmuar për të
kujtuar, duke hedhur sado pak dritë mbi atë krim, duke na kujtuar rishtas atë
periudhë të errët të historisë shqiptare. Por njëkohsisht Konferenca mbi
Masakrën e Tivarit, nënvijoi edhe rëndësinë e përgjegjësisë morale dhe
profesionale që intelektualët dhe akademikët shqiptarë kanë në zhvillimin e
debatit të lirë, në një shoqëri të lirë duke na kujtuar ato që janë harruar,
qëllimisht.
Disa nga pjesëmarrësit para ndërtesës "Monopoli i Duhanit"
--------------------------------------------------------------------------------------- FRANK SHKRELI
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |