VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
MONOLOG PAS ZYRTARIZIMIT TË LISTAVE - QAJ FACEBOOK ME LOTË PËRPJETË Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Premte, 05.10.2013, 10:23am (GMT1) ![]()
Vërtet bota e internetit, konkretisht kjo e facebook, më popullori i rrjeteve sociale, është një botë virtuale, por prapa emrave dhe pseudonimeve fshihen njerëz realë ose kolektivitete njerëzore reale, me shpirt, me ndjenja, me ndjesi. Dhe pikëllimi i tyre, dëshpërimi i tyre, halli dhe gazepi i tyre nuk mund të mos pasqyrohen në klimën e nderë që po mbretëron në facebookun shqip.
Përpara se të kaloj në hollësi disi më të prekshme, sipas reagimeve të bëra,
dua t'i ndaj në disa kategori miqtë e mi në facebook.
Në kategorinë e parë mund të përfshihen ata miq që prisnin të kenë në lista
njerëzit e tyre, pra miqtë, të afërmit, të njohurit e tyre, shefat e tyre të
derisotëm. Kjo është kategoria më e madhe dhe më e pafajshme. Mungesa e tyre,
po them - fizike, në komentet apo liket, është më e rënda në terrenin tonë virtual. Kjo kategori, më masivja, më e buta, pra, më morbidja, realisht është edhe më e ngushëllueshmja. Sepse, ende pa iu tharë lotët për faqe, vihet në kërkim të emrave të rinj të listave, duke rrëmuar nëpër biografitë e tyre, duke u përçapur sidomos nëpër pikat e dobëta të shefave të tyre të mundshëm të ardhshëm. Ende pa ndërruar fleta e pushtetit, këta janë të gatshëm dhe gjithë ankth e padurim për ta ndërruar fletën. Rëndom, këta na kanë sulmuar me komentet e tyre, na kanë keqkuptuar, na e kanë shtrembëruar kontekstin e fjalëve tona, për të treguar sa armiq jemi ne, sa të përbetuar jemi ne, sa miq janë ata, sa të vendosur për jetë janë ata ndaj pushtetit, ndaj eksponentëve të pushtetit, ndaj krerëve të pushtetit. Këta përsëri do të na sulen, do të na qortojnë, do të na i nxjerrin sytë (virutalisht, ama) për shefat e tyre të ardhshëm. Pa këta, megjithatë, nuk mund të ketë shoqëri, ashtu si pa humus nuk mund të ketë bimësi, nuk mund të ketë gjelbërim. Në kategorinë e dytë mund të përfshihen ata miq që prisnin t'i kenë miqtë e tyre, të afmërmit, shefat apo thjesht të parapëlqyerit e tyre në kreun e listave, pra, në zonat e ngrohta të tyre. Por, mjerisht, ata kanë përfunduar në zonat e ftohta. Këta janë të ngrirët. Edhe shpresat e miqve në facebook janë të ngrira. Janë gjysmëshpresa. Dhe gjysmëshpresuesit janë më keq se të pashpresët. Sepse mbeten as në qiell, as në tokë. Fati i tyre mbetet në vartësi të fatit të miqve të tyre të mbetur në frigoriferët e partive. Kjo kategori është edhe më e hutuara në facebook. Dhe ndikon në sintaksën e këtyre ditëve, e cila është jashtë çdo norme, jashtë çdo rregulli, jashtë çdo standardi, nuk është as gjuhë, as letrare, as dialekt, as jodialekt. Është jashtë çdo natyre të pranueshme të zhargonit global të facebookut dhe të rrjeteve të tjera sociale. Po të orvatesh që t'i ngushëllosh këta, me siguri, do të biesh në sherr. Këta nuk e ngushëllojnë dot veten, nuk i ngushëllon dot kush. Në kategorinë e tretë janë ata që presin mrekullira. Nga ato të ditës së fundit, të orës së fundit, të çasti të fundit. Ka prej tyre që presin të dalë e vërtetë se vërtet Kosovrastët kanë dorëzuar lista të bardha në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ka prej tyre që presin të ketë ndryshime në listat gjatë konfirmimit të kandidaturave në Komisionin e Zgjedhjeve. Hë, i thonë vetes, ndoshta, del ndonjëri me kleçka dhe e zëvendëson ky tjetri. Në kategorinë e katërt të miqve janë ata që kanë mëtuar të jenë vet në listat e kandidatëve për deputetë. Kanë pritur vitin e fundit, kanë pritur katër vitet e fundit, ndoshta kanë pritur prej kur lindi pluralizmi - apo kur e lindën pluralizmin, siç thonë ata vetë. Kanë qenë me të gjitha flokët, pa asnjë rrudhë, pa asnjë thinjë, kur i kanë hyrë valles, tash janë fare pa flokë, tash janë krejt të thinjur e krejt të rrudhur. Tash iu venitet edhe shansi i fundit. Këta kanë hapur pamje në facebook. Presin ngushëllime. Ngushëllime në formë lëvdatash. Në formë përçmimesh të rivalëve - po ku është filani para teje, po ku i pati sytë partia, po ku shkon pa ty partia.
Këta miq, jo pak sish gjoja realë, na janë distancuar sidomos muajt e fundit,
tërthor apo drejtpërdrejt madje na janë kundërvënë - neve dhe të gjithëve që
kanë pasur mendime ndryshme apo nuanca të ndryshme mendimesh. Në kategorinë e pestë - kategorinë e triumfuesve tashmë - bëjnë pjesë ata miq, ndonjëherë edhe realë të dikurshëm. Këta i janë lëkurur liderit, i janë lëkurur Vëllait të Madh. Këta i kanë vringëlluar shpatat ndaj kundërshtarëve, dhe ne na kanë rreshtuar si të tillë. Pastaj na kanë bllokuar. Dhe janë emëruar menjëherë zëvendësministra nga partia, nga lideri. Syri i Vëllait të Madh i ka kapur menjëherë dhe i ka përfshirë automatikisht në lista, madje në kreun e listave, ndonjëherë jo vetëm atje ku bën më ngrohtë, po edhe atje ku bën më nxehtë, ku përvëlon. Këta janë lëkuranët më të pështirë në historinë e politikës aq të pështirë shqiptare. Dhe me siguri nga eksperimenti kimik ku janë përfshirë do të dalin pa lënë fare gjurmë tymi, pluhuri as hiri.
Në kontekstin e facebook janë më për mëshirë se të gjitha kategoritë e
renditura më lart dhe se të gjitha kategoritë të cilat mund t'i rendisja më
poshtë pa mbarimisht. Këta ende nuk e kanë mbledhur veten nga befasia me të
cilën e morën shpërblimin, dhe nuk do ta mbledhin veten kurrë as nuk do të
bëhen esëll kurrë në mediokritetin e tyre të shndërruar tashmë në fatalitet për
partinë e tyre. Nëse pyetem se në cilën kategori të mundshme bëj pjesë unë, atëherë mund të them se i përkas asaj kategorie që e shikon rrotacionin politik si mundësinë e prekshme të shqiptarëve për t'u ndarë nga një qeverisje e konsumuar, për t'ia dhënë vetes një shans tjetër dhe për të mos reshtur as pas 23 qershorit së kërkuari një shans tjetër, shansin e merituar.
Konkretisht: unë i njoh personalisht vetëm katër nga pesë prijësit e listave.
Disa të tjerë i njoh vetëm si emra. Mbi 90% të tyre nuk i njoh as si emra. Pra,
kam pikëpamjen se politika në Shqipëri, edhe në shfaqjet e veta më të bujshme,
është një anonimitet i pakurrkund shpëtim. Faqet shqiptare të facebook dhe të rrjeteve të tjera sociale këto ditë, mjerisht, nuk iu ngjajnë aspak faqeve të vajzave që po shkojnë nuse, për të cilat është krijuar edhe vargu parodik popullor "qaj, moj bijë, me lotë përpjetë", pra, "qaj, moj bijë, me lotë të rremë". Sepse ishin lotë në ditën e tyre më të lumtur, ditën e martesës. Faqet shqiptare të faecbook dhe të rrjeteve të tjera sociale këto ditë iu ngjajnë më shumë se kujtdo shqiptarëve dhe shqiptareve, premtimshkelurve dhe premtimshkelurave. Prandaj i vetmi ngushëllim që mund t'i bënin vetes shqiptarët do të jetë qesëndia, ironia, qeshja e pamëshirë ndaj realitetit të tyre. Vetëm ashtu do të arrijnë më në fund të shohin qartë përpara.
© TIRANË - KUVENDI BURLESK NË SEANCËN E JASHTËZAKONSHME PËR EGIN CEKËN TË NESËRMEN E NJËZET E DY MARSIT TË NJËZET E DYTË MAFIA NUK BËN DOT ZGJEDHJE - OSE MEDITIM PËR 23 QERSHORIN THJESHT ATDHEDASHURI - TË JEMI BIJ TË ATDHEUT, TË MOS JEMI VAMPIRË TË ATDHEUT POPULLI E DI KË KA CUB KË HERO
SHKRUAR MË 21 DHJETOR 2012, NË DITËN E PARË TË EGOS GLOBALE
FUNDNËNTORI 2012, TIRANA E DAFINAVE DHE E GJEMBAVE Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ SHQIPËRISË ORA E PRONËS I KA NGECUR NË VITIN 1946 Pesëvjetori i vizitës së Presidenti amerikan në Shqipëri XHORXH W BUSHI NË TURIN EUROPIAN HISTORIK TË KOSOVËS Veta e parë LETËR ZOTIT PËR BARDHYL AJETIN! Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (shkruar më 4 qershor 2005) SHQIPËRIA POSTKOMUNISTE DREJT PRESIDENTIT TË GJASHTË Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJES Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ HAVELI QË E PATËM, HAVELI QË NUK E PATËM SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVE PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI Romani "Imazh" i Zef Mulajt Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN? 21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT 21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND ROJA TË SOVRANITETIT Zotër shtëpie Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË KOLLITJET E STALINIT... ...nesër në "tri komunat heroike" Nga SKËNDER BUÇPAPAJ MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT TË DUAN, PA TË QORTOJNË (Letër e mbyllur partive) Nga SKËNDER BUÇPAPAJ UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË" EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA? POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK
Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT
SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT
VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ HAMENDJET PARAZGJEDHORE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?
MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË
E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN... KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?
NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME
MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS © SKËNDER BUÇPAPAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |