VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
TURQIA NË TYM Nga FRANK SHKRELI E Martë, 06.04.2013, 07:44am (GMT1) ![]()
Por mënyra se si u soll qeveria Erdogan me protetsuesit paqësorë, duket se
zemëroi shumë qytetarë turq, të cilët iu bashkuan protestave, pasi u shprehën
për median se ata besojnë në një shoqëri shekullore, jo në dogma fetare, ndërsa
akuzojnë qeverinë me baza islamiste të Kryeministrit Erdogan, se pas dhjetë
vjetësh në pushtet, ai dhe qeveria e tij po bëhen gjithnjë më autoritarë. Reagimet nga organizata ndërkombëtare të drejtave të njeriut mbi përdorimin e tepruar të forcës me dhunë nga autoritetet turke, ishin të shpejta dhe denoncuese, ndërsa aleatët perëndimorë të Turqisë, përfshirë edhe Uashingtonin, i bën thirrje qeverisë turke që të tregohet e matur dhe të mbrojë të drejtën dhe lirinë e të shprehurit. Duke iu përgjigjur pyetjejes së një gazetari fundjavën që kaloi, në lidhje me autoritarizmin në rritje e sipër të Kryeministrit Erdogan dhe nëse protestat antiqeveritare në Turqi, mund të jenë shenjë e një përkeqësimi të gjendjes në rajon -- zëdhënësja e Departmentit Amerikan të Shtetit (DASH), Xhen Psaki, u përgjigj duke thënë se, "Ne jemi të shqetësuar në lidhje me numrin e njerëzve që u plagosën kur policia shpërndau protestuesit në Parkin Gezi të Stambollit". "Ne besojmë", tha zëdhënësja e DASH, "se stabiliteti, sigurimi dhe begatia afatgjatë e Turqisë garantohen më së miri duke mbrojtur liritë bazë të fjalës së lirë, të të drejtës për t'u mbledhur dhe për të protestuar, që siç duket, ishin këto të drejta që po ushtronin protestuesit. Mbrojtja dhe zbatimi i këtyre lirive është jetësor për çdo demokraci të shëndoshë", komentoi ajo duke dhënë reagimin zyrtar amerikan. Ndërkaq, Sekretari Amerikan i Shtetit Xhon Kerri tha të hënën se Shtetet e Bashkuara janë duke e ndjekur për së afërmi situatën në Turqi dhe se janë të shqetësuara nga lajmet që thonë se është përdorur forcë e tepruar nga policia kundër protestuesve. Ai shtoi duke thënë gjithashtu se Uashingtoni është tepër i shqetësuar nga numri i madh i personave të plagosur gjatë protestave. Kryediplomati amerikan iu tha gazetarve sot në Departmentin Amerikan të Shtetit se, "Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht lirinë e plotë të të shprehurit, përfshirë të drejtën e njerëve për të bërë protesta paqësore, sepse këjo është themelore e demokracisë. Zoti Kerry nenvijoi se komentet e tija nuk kanë për qëllim ndërhyrjen në punët e mbrendshme të Turqisë, por janë një shprehje e sinqertë e rëndësisë që Shtetet e Bashkuara iu kushtojnë vlerave të demokracisë në të gjitha vendet." Ai gjithashtu iu bëri thirrje, "të gjitha palëve që të mënjanojnë provokimet dhe dhunën." Zëdhënsja e DASH u tha gazetarëve se natyrisht ne kemi parë raportet e organizatës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Amnesty International, mbi ato që po ndodhin në Turqi. Organizata Amnesty International në një deklaratë në portalin e saj mbi protestat në Turqi, citon Drejtorin e Amnesty International për Europën, Xhon Dalhuisen, i cili e cilësoi ndërhyrjen e policisë atje si një, "përdorim të shëmtuar i forcës së tepëruar policore në Stambollë", dhe nënvijon se, "përdorimi i forcës së tepëruar me dhunë në Turqi është rutinë, diçka e zakonshme, normale -- por përgjigja e egër ndaj protestave krejtësisht paqësore në sheshin Taksim, është me të vërtetë një përgjigje e turpëshme." Ndërhyrja e egër e policies turke, thotë organizata Amnesty International, "ka ndezë dhe pezmatuar gjendjen nepër rrugët e Stambollit, ku kanë mbetur të plagosur me dyzina njerëz.'' Amnesty International shton se, "Autoritetet turke duhet të marrin masa urgjente për të parandaluar vdekje dhe plagosje të tjera, dhe njëkohësisht u bën thirrje atyre të lejojnë protestuesit që të ushtrojnë të drejtat e tyre themelore për të protestuar, dhe të garantojnë sigurinë e të gjithë publikut", ndërkohë që janë plagosur lart nga 1000 protestues dhe ka pasur të pakën dy të vdekur, sipas organizatës së të drejtave të njeriut, Amnesty International.
Drejtori i Amnesty Interational për Europën, Xhon Dalhuisen shtoi se,
"Është e qartë se përdorimi i forcës nga ana e policisë turke ndaj dhunës
që në vetvete ishte tepër e vogël nga ana e protestuesve -- nuk u nxit nga
dhuna e demonstruesve, por nga dëshira (e autoriteteve) për të ndaluar dhe për
të diskurajuar çdo lloj proteste."
Por siç duket, Presidenti i Turqisë Abdulah Gul, nuk i shikon këto protesta me
të njëjtin këndveshtrim politik si kryeministri Erdogan. Ai u tregua më i
kuptueshëm ndaj kërkesave të protestuesve duke thënë se zhvillimi i protestave
paqësore është një e drejtë demokratike dhe shtoi se "demokracia nuk do të
thotë vetëm mbajtja e zgjedhjeve", por sipas presidentit Gul demokracia,
"duhet të lejojë edhe shprehjen e lirë dhe të natyrshme të pikëpamjeve të
ndryshme, në situata të ndryshme dhe me kundërshtime dhe mendime opozitare të
lloj llojshme".
Reagimi i ashpër ndaj protestave paqësore në Turqi nga qeveria e Kreministrit
Erdogan ka shkaktuar shqetësime jo vetëm në radhët zyrtare amerikane, siç vihet
në dukje nga komenti i zëdhënses se DASH, por edhe në median amerikane, e cila
ka raportuar gjerë e gjatë mbi protestat dhe dhunën e policisë ndaj
protestuesve turq në Stamboll. Gazeta Nju Jork Tajms në një editorial të saj
thotë se "Z. Erdogan shpesh ka folur në lidhje me angazhimin e tij për të
zhvilluar Turqinë si një vend model demokratik dhe si një fuqi politike dhe
ekonomike rajonale......por mostoleranca e tij në rritje e sipër karshi atyre
që kundërshtojnë politikat e tija, përpjekjet e tij për të frikësuar median si
dhe planet e tija për të ndryshuar kushtetutën, me qëllim për t'i dhënë
kompetenca më të mëdha presidencës, detyrë për të cilën ka në plan të kandidojë
më 2014, me objektivin për të zgjatur periudhën e pushtetit të tij -- janë
tepër shqetësuese", komenton Nju Jork Tajms dhe përfundon duke thënë se
"Megjithëse Z. Erdogan ka fituar në tri zgjedhje.... revolucionet e
pranverës arabe kanë treguar se sa shpejt mund të ndryshojnë fatet politike.....Në
këtë moment të rrezikshëm, Z. Erdogan dhe partia e tij duhet të tregojnë
angazhimin e tyre serioz në mbrojtje të lirisë së fjalës dhe të drejtës për t'u
mbledhur dhe për të protestuar, si dhe të deklarojnë zotimin e tyre për të
plotësuar nevojat e popullit turk", përfundon editoriali i gazetës
amerikane Nju Jork Tajms, në lidhje me protestat dhe dhunën e përdorur kundër
demonstruesve nga policia turke. FRANK SHKRELI
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |